Aksident tragjik në Mat, mjeti del nga rruga, humb jetën 33-vjeçari, ndalohet shoferi

AKTUALITET


Pasditen e të dielës ka humbur jetën një tjetër person si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Klos-Daras, të Matit. Mësohet se një mjet me drejtues shtetasin B.K., ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e tij. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një 33-vjeçar, emri i të cilit jepet me inicialet B.K.

Ndërkohë, nga aksidenti nuk ka pasur lëndime të rëndë për drejtuesin e mjetit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pasi është lajmëruar për aksidentit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se uniformat Blu kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, i cili do të merret në pyetje në Komisariatin e Policisë Mat.


Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhejn e rrethanave të plota të aksidentit. Ditët e fundit në rrugët e vendit kanë ndodhur disa aksidente, që kanë shënuar pasoja fatale duke shkaktuar disa viktima dhe shumë të plagosur. Shkaku kryesor i aksidenteve gjatë muajit gusht, është shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara dhe konsumi i alkolit.




Skip to toolbar