Indonezi, aborti dhe seksi do dënohen me burg

Indonezia, po përgatitet të miratojë ligjin, që do të cilësojë “krim” marrëdhënien seksuale jashtë martesës. Kështu, nëse kryen akt seksual me të dashurin apo të dashurën, pavarësisht konsensusit mdis dy partnerëve, në Indonezi do të quhet “krim”, dhe do të dënohet me burg e gjobitje.

Ligji është shumë pranë miratimit, ndërsa ekspertët e të drejtave të njeriut kanë shfaqur ankesa për të. Miliona njerëz me prejardhje të ndryshme sociale janë të alarmuar nga masat e reja që gjithashtu kufizojnë lirinë e shtypit me një prag gjithnjë e më të ulët të tolerancës ndaj kritikave për drejtuesit e shtetit.

Ligji do të prek jo vetëm moshën madhore, por edhe shumë djem dhe vajza adoleshente, 40% e të cilëve, sipas një studimi nga organizata jo qeveritare, “kanë pasur marrëdhënie seksuale paramartesore”. Ligji parashikon dënimin deri në 6 muaj burg apo 700 euro gjobë, sa paga mesatare e tre muajve për një indonezian.

Por si do të dërgohen para ligjit, ata që bëjnë “seks të paligjshëm” në Indonezi? Sipas mediave ndërkombëtare, ligji ka parashikuar se denoncimet mund të kryen nga të afërm të personave, apo kryetari i fshatit.

Gjithashtu, ligji i ri parashikon edhe një dënim me 4 vite burg për gratë që do të abortojnë, përveç rasteve të urgjencës mjekësore dhe të përdhunimit. “Shteti duhet të mbrojë qytetarët nga sjellja në kundërshtim me parimet e Zotit”, ka thënë Nasir Djamil, një politikan i partisë për “Drejtësi dhe Prosperitet” në Indonezi.

Tërmet 6.9 ballë në Indonezi, alarm për cunami

Një tërmet i fortë 6.9 ballë ka goditur të premten brigjet perëndimore të Indonezisë. Epiqendra e tërmetit  ishte pranë ishujve Sumatra dhe Java, ndërsa tronditja u ndje deri në kryeqytetin indonezian Xhakarta.

Tërmeti zgjati rreth 40 sekonda duke shkaktuar panik tek banorët që dolën të gjithë jashtë, ndërsa agjencitë e monitorimit të tërmeteve në vend lëshuan alarm për cunami.

Edhe pse nuk kishte asnjë ndryshim në nivelin e ujit të detit në 40 minutat pas tërmetit, Bordi Kombëtar për Katastrofat bënë evakuimin e banorëve jetojnë në vijën bregdetare drejt vendeve më të larta.

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike duke zhytur vendin në terr, ndërsa nuk ka ende raportime për të viktima apo dëme materiale.

U kap me 3 kg drogë, dënohet me vdekje

Indonezia është një ndër shtetet me ligjet më të ashpra për trafikimin dhe përdoruesit e drogës duke shkuar deri tek dënimet me vdekje.

Një rast i padëgjuar më parë është paraqitur nga një gjykatë në Indonezi, ku ka dënuar me vdekje një shtetas francez pasi u kap me 3 kg drogë me vete.

Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet heqje lirie, por gjykata miratoi dënim me vdekje për 35 vjeçarin Felix Dorfin.

Vendimi është cilësuar si absurd nga avokati i të pandehurit, duke thënë se do të apelojnë.

Skip to toolbar