Tërmet 6.9 ballë në Indonezi, alarm për cunami

BOTA


Një tërmet i fortë 6.9 ballë ka goditur të premten brigjet perëndimore të Indonezisë. Epiqendra e tërmetit  ishte pranë ishujve Sumatra dhe Java, ndërsa tronditja u ndje deri në kryeqytetin indonezian Xhakarta.

Tërmeti zgjati rreth 40 sekonda duke shkaktuar panik tek banorët që dolën të gjithë jashtë, ndërsa agjencitë e monitorimit të tërmeteve në vend lëshuan alarm për cunami.


Edhe pse nuk kishte asnjë ndryshim në nivelin e ujit të detit në 40 minutat pas tërmetit, Bordi Kombëtar për Katastrofat bënë evakuimin e banorëve jetojnë në vijën bregdetare drejt vendeve më të larta.

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike duke zhytur vendin në terr, ndërsa nuk ka ende raportime për të viktima apo dëme materiale.




Skip to toolbar