Rama premton “Parajsën mbi tokë” për investitorët e huaj

Kryeministri Rama ka ftuar investitorët e huaj duke u treguar se “Shqipëria është parajsa mbi tokë” për të investuar, për shkak të taksave të ulëta apo mungesës të burokracive. Rama tha se askush nuk ka pse trembet më nga taksat e larta apo burokracitë, ndërsa u bëri thirrje investitorëve të zgjerojnë biznesin e tyre në fushën e turizmit, agroturizmit, infrastrukturës apo edhe në botën universitare, akademike dhe shërbimet shëndetësore. Këto deklarata Rama i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në panairin e investitorëve në Forumin ‘Ekonomia blu e Mesdheut’ në Bari të Italisë. Në lidhje me turizmin, Rama tha se ky sektor po shënon rritje gjithnjë e më shumë ku numri i tyre është mbi 6 milionë në vit.

Shqipëria që po përjeton një rritje të fortë turistike. Rritemi çdo vit dhe në katër vitet e fundit kemi dyfishuar numrin e turistëve. E nisëm nga 2,9-3,1 milionë në vit dhe tani jemi mbi 6 milionë në vit. Një shifër mjaft e rëndësishme, por edhe një sfidë për Shqipërinë, sepse duhet t’i përgjigjemi këtij fluksi me kapacitete akomoduese, infrastrukturë e të tjera. Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa qenë të terrorizuar nga taksat dhe burokracia. Kush investon sot, në Shqipëri, në turizëm hotele me pesë yje, 10 vitet e para të aktivitet i ka pa asnjë taksë dhe një TVSH prej 6%. Të investosh në agroturizëm është pothuajse e njëjta gjë, ka një taksë prej 5% dhe TVSH prej 6%. Për gjërat e tjera nga pikëpamja e taksave jemi një vend mjaft normal dhe i krahasuar me Italinë jemi një parajsë mbi tokë.”- tha Rama gjatë fjalës së tij në panair.

Në kuadër të sezonit të 3-të të Forumit “Ekonomia blu e Mesdheut” në Fiera del Levante, Shqipëria ishte e pranishme me stendat e saj, të cilat u vizituan edhe nga Kryeministri Rama.

Dhomat e Tregtisë: Kriza po pengon investimet ndërkombëtare në Shqipëri

Në një deklaratë të paprecedente, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, kanë ngritur alarmin se situata politike po dëmton jo vetëm sistemin ekonomik të vendit por dhe po rrezikon dhe pengimin e investimeve të mundshme ndërkombëtare.

Komuniteti i bizensit pjesë e këtyre dhomave të tregtisë, përmes deklaratës kërkon fuqishëm që të gjitha palët e përfshira të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend.

Skip to toolbar