“Një prokurori serioze duhet t`i shkojë…”, Lubonja: Këtu mafia ka shtetin e vet

Analisti Fatos Lubonja, duke bërë një analogji me Italinë, u shpreh në “Real Story” se në Shqipëri Mafia ka kapur shtetin. Duke folur për videon e drogës së kryebashkiakut të Bulqizës, Lubonja tha se një prokurori serioze duhet t`i shkojë në fund dy aspekteve të hetimit. Së pari duhet të hetohet të hetojë nëse kryebashkiaku ka marrë drogë vërtet dhe nëse e ka marrë atë nga grupe kriminale, dhe së dyti, duhet të hetojë nëse pas videos fshihet një grup kriminal.  

“Nëse në Itali shteti ka mafien e vet, këtu mafia ka shtetin e vet. Unë nuk përjashtoj dhe anën tjetër të medaljes, këta janë njerëz aktiv. Këta, fillimisht me korrupsionin, kanë shkuar dhe kanë blerë… këtu kemi një klas politike ku politikanët marin një rrogë modeste dhe paguhen njëkohësisht me vila dhe shifra të pallogritshme nga këta njerëz. Këtu është bashkëpunimi i të dy palëve. Këtu është ndërtuar një shtet i mafies, ku futet policia, gjyqtarët, avokatët. Është një krim i madh që gjeneron para. Marksi thotë; është baza ekonomike që përcakton strukturën.

Nëse ke një ekonomi kriminale, do kapet dhe superstruktura nga kjo ekonomi. Unë mendoj që “faza Rama” është një hop cilësor. Nëse krimi ishte në “kategorinë B”, pra krimi qëndronte nën tokë, tani jemi në këtë fazë ku krimi e ka vënë përfund shoqërinë shqiptare. Ne tani e kemi shumë të vështirë pastrimin. Për mua s`ka dyshim që ata që e kanë filmuar kanë interesa të tyre. Fakti konkret është se ky zotëria po thith kokainë. Dhe ky e ka marrë kokainën nga rrjete kriminale. Një prokurori serioze duhet t`i shkojë kësaj hullie, ashtu siç duhet t`i shkojë edhe faktit nëse pas kësaj video ka një grup kriminal. Këta janë bërë palë me shtetin”, tha Lubonja./Realstory.al/

Kokaina “KF Elbasani”, Hoxha: Lidhet me atë të Durrësit

Gazetari Artan Hoxha dha detaje të tjera për 617 kg kokainë, kapur në Brazil, dhe që mbante mbi pako stemën e klubit sportiv të Elbasanit. Gazetari i kronikës së zezë, është shprehur se kokaina e sekuestruar në Brazil, kishte lidhje me kokainën e kapur në Durrës, pas aksionit të DEA-s, policisë greke dhe asaj shqiptare zhvilluar disa ditë më parë. “Nga 2 shtatori lajmi është bërë sot. Çështja ka qenë nën hetim. Mbas kësaj në Brazil është kapur ajo 500 kg në Pire. Ku 380 kg janë në Pire ndërsa 137 në Shqipëri. DEA ndërhyri. Korrupsionin se mendojnë fare se kanë lek. DEA na njoftoi se po vjen në Shqipëri që në gusht. Kontenjeri ka ndenjur nga e Premtja në të Mërkurën, një javë mbrapa”, tha Artan Hoxha në Report Tv.

Më tej, sipas Artan Hoxhës, droga kishte pritësit në Elbasan dhe Fier. Sipas tij, njeriu që lidhte ngarkesën me porosinë nuk është kapuar. “Si ka mundësi që janë zhdukur njerzit. Kjo dëshmon pse DEA nuk ka patur besim dhe kishin futur oriz me GPS. Kokaina ka qenë jashtë kontenierit.  Sasia është kapur dhe është hequr në Greqi, ne na ka sjellë oriz. Avokati mund të thotë se ishte oriz. Njeriu që mund të lidhte ngarkesën dhe porositësin nuk është kapur. Jo që lidhet me atë të Brazilit…. Edhe Laboratori që u kap në Elbasan. Një i arrestuar pjesë e Çapajve,  Ervis Bardhi, mos gaboj që u kap ka lidhje me Ilir Malindin më Para. Gjurmët të cojnë në Elbasan dhe në Fier.” tha Hoxha.

613 kg kokainë, gjykim i shkurtuar për Arbër Çekaj

Kërkesa e Arbër Çekaj për gjykim të shkurtuar është pranuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. I akuzuari për trafikun e 613 kg kokainë, e cila u kap në Durrës në shkurt të vitit 2018, e fshehur në disa kontenier me banane, do të përfitojë ulje të 1/3 së dënimit, në rast se gjykata e shpall fajtor. Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbi Garden”, dyshohet se ishte personi që do të priste kokainën në Shqipëri. Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar edhe për dy persona të tjerë të akuzuar për këtë çështje.

Shoferi i kamionit, të kompanisë “Arbi Garden”, shtetasi Armando Pezaku dhe menaxheri i kompanisë “Donald Lushaj”, do të gjykohen si ish-shefi i tyre, Arbën Çekaj, pasi të tre akuzohen për të njëjtën vepër penale. Armando Pezaku kërkoi lirinë, pasi është shprehur se nuk kishte dijeni për ngarkesën që po transportonte.

“Jam vetëm një shofer. Nuk kam pasur dijeni. Me 340 mijë lekë mbaj familjen sepse jam në gjendje të vështirë ekonomike”, është shprehur Pezaku. Nëse gjykata do t`i dënojë tre të akuzuarit për kokainën e kapur në Durrës, ata do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit. Ndërkohë, Arbër Çekaj, vetëm pak ditë më parë u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të lexojë konkluzionet e hetmit për Arbër Çekajn në datën 15 tetor.

Fshehu kokainën në organet gjenitale, pranga 36-vjeçarit

Policia e Sarandës arrestoi një 36-vjeçar nga Tirana, pasi gjatë kontrollit i është gjetur 50 gram kokainë. Mësohet se shtetasi me inicialet Sh.K., lindur në Dibër e banues në Tiranë, është arrestuar në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”.

36-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Alfa Romeo”, kur është ndaluar nga uniformat Blu. Për t`i shpëtuar policisë, ai kishte fshehur drogën në organet gjenitale.

Por as kjo nuk e ka penguar policinë të kryejë kontrolle të imtësishme, derisa shtetasi Sh.K., ka nxjerr një qese me 50 gramë kokainë, të fshehur në organet e tij gjenitale. Policia e ka arrestuar në flagrancë, ndërsa vijon hetimet.

Kokaina, spiuni në Pire, lajmëroi pritësit në Shqipëri

Detaje të reja dalin nga hetimi për kapjen e 137 kg kokainë në Portin e Durrësit. Sipas një lajmi të publikuar nga Shqiptarja.com, mësohet se pritësit e vërtetë të kokainës, janë lajmëruar 1 muaj përpara, se në portin e Pireut në Greqi ishte zbuluar droga dhe në lojë ishte futur DEA Amerikane.

Sipas këtij artikulli, pritësit e drogës së nisur nga Ekuadori, ishin dy grupe kriminale, që drejtohen nga dy shtetas me inicialet A.C. dhe L.M. në Elbasan dhe Fier.

 Dyshohet se pritësit e drogës kishin informator në Greqi, një shtetas nga qyteti i Elbasanit.

Fakti që asnjë nga personat e dyshuar si pritësit e vërtetë të drogës nuk është kapur, e përforcon më tej dyshimin se operacioni policor në Greqi është zbuluar një muaj përpara se ai të finalizohej në Durrës. Informatori mendohet se është nga Elbasani dhe jeton në Greqi.

Policia ishte me grupe vëzhgimi në terren për disa ditë, por pa mundur të kap “peshqit e mëdhenj”. Policia ka vënë në pranga dy persona për kokainën në Durrës, një punonjës i portit dhe një person tjetër.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur shtetasi Gentian Malindi, i cili ishte personi që mori drogën nga kontenieri. Malindi pikasi se në 22 pakot e tërhequra nga kontinjeri, gjendjen oriz dhe kokainë, ndërsa ende nuk është arrestuar nga policia.

Skip to toolbar