Kokaina, spiuni në Pire, lajmëroi pritësit në Shqipëri

AKTUALITET


Detaje të reja dalin nga hetimi për kapjen e 137 kg kokainë në Portin e Durrësit. Sipas një lajmi të publikuar nga Shqiptarja.com, mësohet se pritësit e vërtetë të kokainës, janë lajmëruar 1 muaj përpara, se në portin e Pireut në Greqi ishte zbuluar droga dhe në lojë ishte futur DEA Amerikane.

Sipas këtij artikulli, pritësit e drogës së nisur nga Ekuadori, ishin dy grupe kriminale, që drejtohen nga dy shtetas me inicialet A.C. dhe L.M. në Elbasan dhe Fier.


 Dyshohet se pritësit e drogës kishin informator në Greqi, një shtetas nga qyteti i Elbasanit.

Fakti që asnjë nga personat e dyshuar si pritësit e vërtetë të drogës nuk është kapur, e përforcon më tej dyshimin se operacioni policor në Greqi është zbuluar një muaj përpara se ai të finalizohej në Durrës. Informatori mendohet se është nga Elbasani dhe jeton në Greqi.

Policia ishte me grupe vëzhgimi në terren për disa ditë, por pa mundur të kap “peshqit e mëdhenj”. Policia ka vënë në pranga dy persona për kokainën në Durrës, një punonjës i portit dhe një person tjetër.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur shtetasi Gentian Malindi, i cili ishte personi që mori drogën nga kontenieri. Malindi pikasi se në 22 pakot e tërhequra nga kontinjeri, gjendjen oriz dhe kokainë, ndërsa ende nuk është arrestuar nga policia.




Skip to toolbar