Përplasja në Mesdhe, Makron flet në turqisht: Të rihapim një dialog të përgjegjshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për herë të parë nga llogaria e tij në Twitter bëri një postim në turqisht dhe një deklaratë lidhur me tensionet në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency.

“Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë; të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkroi Macron.

Më 24-25 shtator në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian (BE) ku Mesdheu Lindor do të jetë në mesin e pikave të rendit të ditës.

Javën e kaluar në Ajaccio të Korsikës u mbajt Samiti i vendeve të Evropës Jugore, anëtare të BE-së.

Zihen krushqit në Kamëz, plagoset vëllai i dhëndrit me armë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Kamëz, kanë parandaluar përshkallëzimin e nje konflikti familjar, ku është përdorur armë zjarri. Sipas një deklarate të Policisë së Tiranës, në lagjen Valias i Ri, po zhvillohej një konflikt mes dy familjeve, që kishin lidhje krushqie mes tyre. Policia njofton se “shërbimet e uniformave blu kanë reaguar në kohë dhe kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Armembajtje pa leje”, shtetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz”.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme, pistolete, shtetasin N.D., 43 vjeç, (vellai i dhëndrit), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”.

Në pranga janë vënë dhe disa shtetas të tjerë, ndërsa katër persona janë shpallur në kërim. “Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhune në famije” shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. U ndaluan shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ”Plagosje e lehte me dashje” dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, ”Armëmbajtje pa leje”.

“Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D. Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprimet të mëtejshme”, përfundon komunikata e Policisë së Tiranës.

TiranëShërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një…

Gepostet von Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë am Mittwoch, 29. Mai 2019
Skip to toolbar