Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,
Belinda Balluku ka marrë pjesë në përurimin e zyrave të reja të OSHEE në Korçë.
Balluku i ka cilësuar zyrat si një investim që plotëson kushtet dhe standardet si
për punonjësit ashtu edhe për qytetarët. Rritjen e cilësisë së punës tha
Balluku do ta bëjë edhe më e lehtë arritjen e objektivave të vendosura.
Zyrat e reja janë një investim prej 60 milionë
lekësh nga OSHEE dhe i përfshin të gjitha shërbimet në një godinë të vetme duke
bërë që qytetarët të evitojë lëvizjet nëpër disa zyra.
“Është
një investim 60 milionë lekësh i OSHEE-së, dhe çfarë është më e rëndësishme,
sot të gjithë punonjësit e këtij rajonit, dhe Agjencisë që mbulon Korçën dhe
Agjencinë Rajonale, janë në kushte optimale kështu që ne presim nga ana e tyre
që rendimenti të jetë akoma dhe më i lartë dhe të arrihen objektivat e
vendosura”. – tha Balluku
Ministrja Balluku shtoi se shumë shpejt do të
bëhet edhe instalimi i sistemit të ndjekjes së proceseve teknike kudo në
rajonin e Korçës, ashtu siç bëhet në Tiranë.
“Presim
që shpejti të ketë edhe instalimin e SCADA-ës, pjesës teknologjike të ndjekës së
sistemeve, që është e instaluar si në qendër në Tiranë por dhe në disa qytete të
tjera, që do të ndihmojë ndjekjen e proceseve teknike në rajonin e Korçës, i
cili është një rajon shumë i rëndësishëm dhe që ka vëmendjen e qeverisë, qoftë
për sa i përket zhvillimit industrial, atij turistik duke qenë se është një nga
rajonet që përfshinë dy qytete të rëndësishme siç është Korça dhe Pogradeci,
por dhe zona të tjera rurale të cilat kanë potencial të madh zhvillimi
turistik, bujqësor dhe industrial.” – tha Balluku