Një 47-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, nga
fshati Tapi në rrethin e Kuçovës i ka dhënë fund duke pirë fostoksinë. Në fjalët
e fundit që 47-vjeçarja la ishte s e”ajo e kishte blerë vetë fostoksinën dhe i
kishte pirë me vetëdije.”
Lulzime Mema, nëna e 3 fëmijëve dy vajzave dhe
një djali, ka qënë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën helmuese. Ajo
u gjet me shenja jete në dhomë nga djali i saj 17-vjeçar, por humbi jetën 30
minuta më pas në spitalin e Beratit.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan 47-vjeçaren të ndërmerrte
këtë akt, ndërkohë që policia konfirmon se gruaja kishte kohë që vuante nga
depresioni dhe ankthi.
Prestigjozja “The Economist” i ka kushtuar një
artikull bazës ajrore të Kuçovës, aty ku pritet që NATO të investojë 50 milion
dollarë, për ta shndërruar në një bazë ajrore për forcat e saj. Artikulli nis
me një përshkrim të bazës ajore në gjendjen aktuale, ku thekson se “vetëm pëllumbat
janë që përdorin aktualisht bazën ajrore të Kuçovës”, shkruan The Economist. Ndërkohë,
sipas kësaj gazete, punimet për ta kthyer aeroportin e Kuçovës në një bazë ushtarake
të NATO-s, pritet të nisin në fillim të vitit 2020.
“Tani për tani pëllumbat janë të vetmit që përdorin aktivisht bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Por jo për shumë kohë. Në fillim të vitit të ardhshëm, makineritë e rënda pritet të lëvizin për të përmirësuar këtë bazë të heshtur në një stacion të NATO-s”, shkruan The Economist. “Ditët e lavdisë po kthehen”, thotë Viktor Vangjeli, 78 vjeç, një ish pilot i avionëve luftarak MIG, që tashmë është në pension.
Më tej, gazeta shkruan se Shqipëria kishte një
forcë ajrore të frikshme, por deri në vitin 2005, ku për shkak të mungesës financiare,
avionët MIG dolën jashtë funksionit. NATO ka vendosur të investojë 50 milion
dollarë në fazën e parë në Shqipëri. Plani nuk është që aleanca të ketë avionë
të vendosur në bazën ajrore të Kuçovës, por që ajo të jetë një bazë operative për
karburantet dhe municionet, të cilat do të ruhen në tunelet e epokës komuniste,
të ndërtuar fillimisht për të strehuar 100 aeroplanë luftarak.
Sipas artikullit të The Economist, baza
ajrore pritet me entuziazëm nga banorët e Kuçovës. Rikthimi i saj në funksion,
do të thotë punë për popullatën vendase. “Dikur në bazë ishin të punësuar 3000
njerëz”, thotë Major Arqile Olldashi. “Tani numri është 110”. Në kulmin e saj,
nga baza kishte mesatarisht 25 fluturime çdo ditë. Në fillim të vitit 1999,
NATO e përdori bazën për Dronët flutures për luftën e Kosovës. Edhe pse është
një vend me shumicë myslimane, shqiptarët janë shumë pro-Amerikanë, veçanërisht
për shkak të mbështetjes amerikane për luftën e Kosovës.
Zyrtarët e NATO-s, kanë minimizuar rrezikun
rusë në Ballkanin Perëndimor, por sipas The Economist, fakti që ata po investojnë
në Kuçovë, nënkupton të kundërtën. Por, Shqipëria po pasurohet në të tjera
teknologji ushtarake. Na male, Pentagoni po ndërton një stacion radar, i cili
do të jetë gati vitin e ardhshëm, dhe do të rrisë aftësinë mbikëqyrse të NATO-s
në rajonin e Ballkanit. “Kjo do ta bëjë vendin ‘syrin e rajonit”, citohet të ketë
thënë Ministrja Olta Xhaçka.
Trupi i pajetë i një 88-vjeçari është gjetur të
dielën në një kanal në zonën e quajtur Ferma Partizan në Kuçovë.
I moshuari ishte deklaruar i humbur një ditë më
parë nga familjarët e tij, të cilët kishin nisur kërkimet duke lajmëruar dhe
policinë e shtetit. Por, shtetasi Ferit Kuçi, është gjetur pas 24 orësh i
vdekur, shkaqet e së cilës mendohet të kenë qenë temperaturat e larta.
Të paktën kështu kanë konfirmuar familjarët e
të ndierit, të cilët pasi kanë gjetur trupin e kanë dërguar në institutin e
mjekësisë ligjore. Pas kryerjes së inspektimit nga mjekët ligjor, është përcaktuar
dhe shkaku, i cili mendohet të ketë qenë një arrest kardiak, për shkak të të
nxehtit.
77-vjeçari bëhet vitima e parë e vapës për këtë
vit, në një kohë që temperaturat kanë shënaur vlera maksimale të tyre dhe kanë
shtuar ndjeshëm rrezikun e problemeve për qyetarët, sidomos për moshat e treta.
Policia e Kuçovës ka vënë në pranga një person të kërkuar nga drejtësia për vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Arrestohet shtetasi me iniciale A.P., 46 vjeç, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata Berat me 11 muaj e 15 ditë burg në vitin 2017 për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike”.
Pas informacioneve të marra policia bëri të mundur ndalimin e tij në Kuçovë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.