The Economist: Shqipëria, nga Pakti Varshavës, në bazë ajrore e NATO

AKTUALITET


Prestigjozja “The Economist” i ka kushtuar një artikull bazës ajrore të Kuçovës, aty ku pritet që NATO të investojë 50 milion dollarë, për ta shndërruar në një bazë ajrore për forcat e saj. Artikulli nis me një përshkrim të bazës ajore në gjendjen aktuale, ku thekson se “vetëm pëllumbat janë që përdorin aktualisht bazën ajrore të Kuçovës”, shkruan The Economist. Ndërkohë, sipas kësaj gazete, punimet për ta kthyer aeroportin e Kuçovës në një bazë ushtarake të NATO-s, pritet të nisin në fillim të vitit 2020.

“Tani për tani pëllumbat janë të vetmit që përdorin aktivisht bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Por jo për shumë kohë. Në fillim të vitit të ardhshëm, makineritë e rënda pritet të lëvizin për të përmirësuar këtë bazë të heshtur në një stacion të NATO-s”, shkruan The Economist. “Ditët e lavdisë po kthehen”, thotë Viktor Vangjeli, 78 vjeç, një ish pilot i avionëve luftarak MIG, që tashmë është në pension.


Më tej, gazeta shkruan se Shqipëria kishte një forcë ajrore të frikshme, por deri në vitin 2005, ku për shkak të mungesës financiare, avionët MIG dolën jashtë funksionit. NATO ka vendosur të investojë 50 milion dollarë në fazën e parë në Shqipëri. Plani nuk është që aleanca të ketë avionë të vendosur në bazën ajrore të Kuçovës, por që ajo të jetë një bazë operative për karburantet dhe municionet, të cilat do të ruhen në tunelet e epokës komuniste, të ndërtuar fillimisht për të strehuar 100 aeroplanë luftarak.

Sipas artikullit të The Economist, baza ajrore pritet me entuziazëm nga banorët e Kuçovës. Rikthimi i saj në funksion, do të thotë punë për popullatën vendase. “Dikur në bazë ishin të punësuar 3000 njerëz”, thotë Major Arqile Olldashi. “Tani numri është 110”. Në kulmin e saj, nga baza kishte mesatarisht 25 fluturime çdo ditë. Në fillim të vitit 1999, NATO e përdori bazën për Dronët flutures për luftën e Kosovës. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane, shqiptarët janë shumë pro-Amerikanë, veçanërisht për shkak të mbështetjes amerikane për luftën e Kosovës.

Zyrtarët e NATO-s, kanë minimizuar rrezikun rusë në Ballkanin Perëndimor, por sipas The Economist, fakti që ata po investojnë në Kuçovë, nënkupton të kundërtën. Por, Shqipëria po pasurohet në të tjera teknologji ushtarake. Na male, Pentagoni po ndërton një stacion radar, i cili do të jetë gati vitin e ardhshëm, dhe do të rrisë aftësinë mbikëqyrse të NATO-s në rajonin e Ballkanit. “Kjo do ta bëjë vendin ‘syrin e rajonit”, citohet të ketë thënë Ministrja Olta Xhaçka.




Skip to toolbar