Fact Checking/ Mbi 12 raste, si u dogjën KZAZ-të me dekretin e Metës

Presidenti Ilir Meta në seancën dëgjimore përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij deklaroi se dekreti për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor synonte të ndalonte gjakderdhjen dhe se fill pas firmosjes së tij u ndalën aktet e dhunës. Por pak javë kanë kaluar nga ajo kohë dhe kujtesa është ende e freskët për të mbajtur mend se ngjarjet nuk rrodhën pikërisht kështu sikurse thotë presidenti. E vërteta është se fill pas firmosje së dekretit të Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve në Shqipëri shpërtheu një valë protestash me zjarrvënie në mbarë vendin, që synonin djegien e KZAZ-ve dhe materialeve zgjedhore duke tundur si flamur dekretin e Metës.

Anulimi i zgjedhjeve nga Meta ndryshoi strategjinë e protestave të PD-së. Liderët e opozitës u tërhoqën nga protestat masive me molotov kundër kryeministrisë (pas apelit të SHBA-së dhe Palmer) dhe u shpërndanë nëpër qytetet e Shqipërisë veçanërisht aty ku ndodheshin bashkitë e djathta, ku sulmuan KZAZ-të dhe i vunë zjarrin materialeve zgjedhore. Argumenti që u përdor në të gjitha rastet si nga drejtuesit e bashkive, përfaqësuesit politikë, por edhe nga militantët dhe protestuesit e thjeshtë ishte se nuk kishte zgjedhje më 30 qershor, për shkak se presidenti i anuloi përmes dekretit.

Realstory ka bërë një kontroll të fakteve dhe ka zbuluar se pas firmosje së dekretit të Metës është paraqitur një situatë e tensionuar në qytetet të tilla, si Pogradec, Bilisht, Kukës, Çorovodë, Burrel, Kamëz, Berat, Klos, Gjirokastër, Dropull, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Lezhë, dhe Dibër.

Më poshtë kemi përzgjedhur me data ngjarjet më të rënda:

12 qershor. Dy javë para zgjedhjeve të 30 qershorit, është sulmuar Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor të qytetit të Rrogozhinës. Militantët kanë thyer fishekun e derës se kësaj qendre, ndërkohë policia ka rrethuar qendrën e KZAZ-së.

18 qershor, zjarr në KZAZ-në nr. 3 në Shkodër. Digjet shkolla Shejnaze Juka. Militantët e PD-së i vënë flakën materialeve zgjedhore. Nuk ka zgjedhje më 30 qershor, Meta i anuloi.

18 qershor, incidente janë shënuar edhe në Tropojë, ku disa shtetas kanë dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ  tek Muzeu Historik.

19 qershor, zyrtarët e Bashkisë së Burrelit dhe militantët e PD-së kanë sulmuar KZAZ-në nr. 16 dhe i kanë vënë zjarrin materialeve zgjedhore duke zbatuar kështu dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve.

19 qershor është sulmuar dhe është tentuar të hapet edhe KZAZ nr. 27 e Bashkisë Kamëz. Policia Bashkiake e Kamzës ka tentuar të lirojë ambientet e KZAZ-së që ndodhen në shkollën “Ibrahim Rugova”, por ka hasur me Policinë e Shtetit e cila është vënë në ruajtje të ambienteve të kësaj KZAZ-je.

19 qershor. Në KZAZ-në numër 11 në Kukës e cila është vendosur në ambientet e një palestre, militantë të PD-së në bashki, kanë tentuar të hyjnë me forcë për të nxjerrë nga KZAZ materialet zgjedhore. Militantët kanë thyer edhe xhamat e palestrës. Ka pasur përplasje mes tyre dhe forcave të rendit, por situata më e rëndë është bërë kur militantët kanë marrë një kamionçinë dhe me të kërcënojnë të hapin me dhunë derën e KZAZ-së.

19 qershor. Kanë vijuar në mbrëmje tensionet në Kavajë, në KZAZ nr. 42 kur disa militantë të PD janë konfrontuar me forcat e sigurisë. I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku i PD i cili ka nxjerrë në terren edhe forcat zjarrfikëse të bashkisë për të sulmuar forcat e policisë.

27 shtator, militantët e PD-së i vendosin zjarrin KZAZ-së nr.6 brenda shkollës në Vaun e Dejës. KZAZ-ja ndodhet në shkollën profesionale ‘Ndre Mjeda’ në Bushat.  KZAZ-ja u sulmua me molotv. Strukturat e PD-së janë mobilizuar në zbatim të skenarit të opozitës për të bllokuar zgjedhjet në 30 Qershor duke ndjekur modelin e Shkodrës pak ditë më parë me përplasjet që kulmuan me zjarrin që iu vendos po një KZAZ-je në shkollë.

27 qershor, incidente në KZAZ-të numër 12 dhe 13 në Lezhë. Materialet zgjedhore janë transportuar nga mjete të ushtrisë të shoqëruara nga forcat speciale të policisë. Nga ana tjetër policia bashkiake e Lezhës, e cila drejtohet nga PD ka kërkuar lirimin e ambienteve ku janë vendosur materialet zgjedhore.

28 qershor. PD tenton të futet në KZAZ-në nr. 19 në Dibër që ndodhet në palestrën e shkollës së mesme “Nazmi Rushiti”. Rreth 300 militantë janë përplasur me policinë.

28 qershor. Incidente edhe në Pogradec. Dy punonjës bashkie janë arrestuar pasi kanë mbyllur me çelës 3 shkollat dhe kopshtin, të caktuar nga KQZ si qendra votimi.

28 qershor sulmohet KZAZ 19 në Dibër. Një numër i madh mbështetësish të Partisë Demokratike ku tentuan të hyjnë me forcë. Protestuesit u përplasën fort me policinë. Të paktën gjashtë policë dhe një gazetar kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Edhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit, dekreti i Metës u përdor nga kryebashkiakët e djathtë si pretekst për të mos liruar zyrat për të zgjedhurit e rinj vendorë që dolën fitues nga zgjedhjet. Trazira u shënuan në Devoll e Kavajë, ndërkohë që PD ishte përgatitur për skenar dhune në të gjitha bashkitë e djathta, por më pas u tërhoq. Pra faktet vërtetojnë të kundërtën e asaj që Presidenti deklaroi një ditë më parë në komision. Dekreti i tij i hodhi më tej benzinë zjarrit, dhe nuk ndali “gjakderdhjen”./realstory.al

Protesta në Tropojë, por s`pengohet dorëzimi i kutive të votimit

Pas përfundimit të procesit të votimit, dhe nisjes së dorëzimit të kutive pranë KZAZ-ve, ku do të bëhet numërimi i votave, në Tropojë, disa militantë të PD-së, kanë protestuar para kësaj KZAZ-je.

Protestuesit kanë përdorur shprehjen “Rama Ik”, ndërkohë që protesta e tyre ka qenë paqësore dhe nuk ka penguar dorëzimin e kutive votimit pranë KZAZ-së.

Qendrat e Votimit u mbyllën në orën 19:00, ndërsa menjëherë pas tyre ka nisur dhe grumbullimi pranë qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë. Edhe në qytete të tjera ka pasur protesta sporadike, por që nuk kanë penguar procesin e dorëzimit të kutive të votimit pranë qendrave të vendnumërimit.

Ndonëse ende nuk ka dalë numri zyrtar i personave që kanë  votuar, njoftimet praprake tregojnë se votuesit që kanë shprehur vullnetin e tyre  këtë të diel, kanë qenë rreth 760 mijë.

Të dhënat paraprake nga KZAZ: Votuan 800 mijë zgjedhës

Me mbylljen e votimeve është bërë edhe një llogaritje paraprake sipas shifrave të raportuar nga çdo qendër votimi.  Deri tani mendohet se mbi 800 mijë persona kanë marrë pjesë në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të 61 bashkive të vendit. Ndërkohë që pritet që të ketë një shifër zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas mbylljes së votimin në orën 19:00 në të gjithë vendin, ka nisur edhe transportimi i materialeve dhe kutive të votimit në KZAZ-të përkatëse për të nisur procesin e numërimit. Më herët anëtari i KQZ,  Bledar Skëndëri tha se procesi i numërimit mund të nis pak para mesnate. Duhet theksuar se si asnjëherë tjetër, pavarësisht natyrës të pazakontë të këtyre zgjedhjeve, procesi ka shkuar i qetë dhe nuk ka pasur incidente.

Foto/ Molotovët që dogjën KZAZ-në e Vaut të Dejës

Të enjten në mbrëmje, disa dhjetra militantë të Partisë Demokratike të udhëhequr dhe urdhëruar nga zyrtarë të kësaj partie dhe drejtues të bashkisë Vau i Dejës, i vunë flakën materialeve zgjedhore të KZAZ-së së kësaj bashkie.

Ngjarja ishte më e rënda e regjistruar deri më sot, pasi materialet zgjedhore dolën tërësisht jashtë funksionit, të paktën ato që shpëtuan, ndaj KQZ-ja u detyruar të riprintonte fletët e votimit nga e para. Megjithatë, ngjarja i kushtoi pozitën si kryetar bashkie, Zef Hilës, i cili u shkarkua  nga Qeveria për aktin e rëndë të dhunimit dhe pengimit të zgjedhjeve.

Ndërkohë, Realstory.al ka siguruar foto exclusive të bombave molotov që u përdorën për djegien e shkollës “Ndre Mjeda”, ku ishte vendosur KZAZ Nr.6, që i përkiste bashkisë së Vaut të Dejës.

 Në fotot e siguruara nga Realstory.al tregojnë shishe plastike të mbushura me lëndë djegëse, që në pamjet të parë duket benzinë, të cilës i është lidhur edhe një kapsolle e fuqishme, e cila shërben për të shpërthyer dhe ndezur lëndën djegëse.

Dhunë në Dibër, plagosen 6 policë dhe disa protestues. Policia: Po na sulmojnë 300 persona

Militantët e PD kanë sulmuar policinë dhe KZAZ-në numër 19 në qytetin e Dibrës, që ndodhet në palestrën e shkollës së mesme “Nazmi Rushiti”. Militantet e PD-se pas protestës në rrugët e qytetit kanë sulmuar efektivët duke detyruar policinë që të hedhë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Në krye të protestuesve ndodhet edhe ish deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi. Protestuesit janë duke quajtur me kapsolla dhe molotov në drejtim të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Nga përplasja dhe hedhja e gazit lotsjellës në Dibër, jashtë ambienteve të shkollës ku është vendosur KZAZ-ja , janë plagosur 6 efektivë policie dhe disa protestues. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia e shtetit, që thotë se rreth 300 persona po sulmojnë me kapsolla dhe bomba molotov për të hyrë brenda KZAZ-së.  

“Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku  rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambienteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë.

Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore” – thuhet në deklaratën e policisë.

Dhuna në KZAZ, Lleshja: Verbëri politike që do marrë ndëshkimin e merituar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshja ka regjura në lidhje me dhunë  e ushtruar në Dibër ndaj policisë dhe KZAZ së vednisur në atë qytet. Ai e ka cilësuar një dhunë të verbër politike por që do marrë ndëshkimin e merituar.

“Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”

Shkodër, policia bashkiake përplaset me disa persona në KZAZ nr. 2, shoqërohen 5 persona

Policia bashkiake, me urdhër të Voltana Ademit, mban të mbyllura ambientet e KZAZ numër 2 e vendosur në pallatin e Sportit ‘Qazim Dervishi’. Kjo ka sjellë përplasjen e disa personave me policinë bashkiake, të cilët kanë kërkuar që të marrin materialet që kanë qenë brenda KZAZ numër 2 dhe kanë tentuar ta hapin atë me dhunë. Si pasojë qepenat e pallatit të sportit janë dëmtuar, nga hapja me forcë. Në lidhje me ngjarjen policia e shtetit ka shoqëruar 5 persona

Bllokimi i KZAZ nr.2 në Shkodër ka ardhur që më 18 qershor, ku policia bashkiake me urdhër të Voltana Ademit nuk lejuan që anëtarët e KZAZ të futen në ambientet e brendshme.

Duket se incidentet dhe dhuna nuk po mungon, sidomos në Shkodër, ku disa ditë më parë ju vu flaka shkollës “Shejnaze Juka” nga militantët e PD. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes iu vu flaka shkollës “Ndre Mjeda” në Bushat.

Voltana Ademi :  Nuk e dhunuam ne KZAZ-në te Pallati i Sportit

Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar pas dhunës në godinën e Pallatit të Sportit duke u distancuar nga akte të tilla.

Përmes një deklarate për mediat thuhet se “Bashkia e Shkodrës dënon dhe denoncon me forcë aktin e rëndë të dhunimit të ndërtesës së Pallatit të Sportit nga persona vandalë, të cilët janë përleshur me punonjës të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, të cilët së bashku janë përpjekur të ndalojnë këta dhunues të pronave të qytetarëve shkodranë”.

Më tej theksohet se “ka qenë një veprim banditesk, i cili nga sa mund të kuptohet deri tani, frymëzohet edhe nga deklarimet e papërgjegjshme të qeveritarëve në Tiranë”.

Sulmi ndaj KZAZ, opozita lan duart nga molotovi: Nuk janë tanët, skenar i qeverisë

Dhuna e ushtruar në KZAZ numër 6, ku ju vu flaka palestrës së shkollës “Ndre Mjeda’, është mohuar në mënyrë kategorike që të jetë e shkaktuar nga opozita. Si PD ashtu edhe LSI kanë reaguar duke e cilësuar këtë si një skenar të organizuar nga qeveria për të inkriminuar opozitën, por që do të dështojë.

Partia Demokratike mohon sulmin ndaj KZAZ se është kryer nga militantë të saj. Në një reagim Gazmend Bardhi e ka cilësuar dhunën si një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

“U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune. Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.” – thotë Bardhi

Të njëjtën retorikë mbajti edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se asnjë mbështetës i LSI nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Kryemadhi dënoi sulmin në KZAZ dhe tha se ky është skenar i qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme situatën dhe të akuzojnë opozitën.

“Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat. Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk.’- shkruan Kryemadhi në Facebook.

Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat.Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me…

Gepostet von Monika Kryemadhi am Donnerstag, 27. Juni 2019

Digjet KZAZ-ja në Bushat, plagosen tre policë

Disa militantë i kanë vënë zjarrin shkollës profesionale “Ndre Mjeda” në Vaun e Dejës, ku ndodhet KZAZ numër 6. Ngjarja ka ndodhur në Bushat, ku militantë të PD kanë sulmuar me molotov.

Forca zjarrfikëse kanë shuar zjarrin, që ka dëmtuar një pjesë të materialeve zgjedhore. Militantët kanë djegur disa kuti të votimit në KZAZ-në e Bushatit në Vaun e Dejës  duke dënuar materialet zgjedhore, për pengimin  e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Militantët janë mbledhur rreth orës 20:00, ndërsa kanë gjuajtur me bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau i Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, të përfshire në ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çështjen dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.

Lleshaj: Skizofreni politike e PD , do mbani përgjegjësi

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e cilësoi sulmin e PS si skizofreni dhe që përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov.  Ligji do të veprojë!” – shkruan Lleshaj

Edhe në Tiranë, militantët e PD, me në krye ish-deputetin , Klevis Balliu janë mbledhur mbrëmjen e të enjtes pranë KZAZ të vendosur në shkollën ‘Betim Muço’, në zonën e Kombinatit.

Militantët kanë tentuar të hyjnë brenda shkollës duke tentuar të çajnë kordonin e policisë, por nuk kanë mundur. Militantët e opozitës kanë protestuar për disa minuta dhe më pas janë larguar.

Sulmoi policët dhe KZAZ-në në Kavajë, kapet 26-vjeçari në kërkim

Të gjitha sulmet ndaj KZAZ përbëjnë krim elektoral dhe si të tilla dënohen me ligj ndaj dhe policia ka arrestuar këto ditë të gjithë ata persona që janë kapur duke sulmuar KZAZ-të dhe duke kryer akte të dhunshme. Policia e Kavajës ka ndaluar të martën një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë.

“E. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”- njofton policia.

Gjatë gjithë këtyre ditëve janë ndaluar persona për sulmet në KZAZ të ndryshme, si në Shkodër, Kamëz dhe qytete të tjera.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe shishe molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Sulmi i “opozitës” ndaj KZAZ-ve, burg dhunuesve

Dhuna e ushtruar ditët e fundit mbi disa KZAZ në disa qytetet që drejtohet nga Bashkitë e opozitës kanë çuar në arrestime të disa personave. Gjatë ditës së premte Gjykata e Tropojës ka dhënë masën arrest me burg për 3 militantë të Partisë Demokratike, që sulmuan KZAZ e vendosur në muzeun e qytetit. Gjatë dhunës së ushtruar atje militantët shqyen derën, thyen xhamat dhe dogjën materialet zgjedhore. Për këto akte dhune gjykata ka lënë në burg 3 persona, përkatësisht Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj. Katër protestues të tjerë janë lënë të lirë.

Edhe për dhunën e ushtruar në KZAZ numër 42 në Kavajë, policia ka arrestuar një 41 vjeçar të akuzuar për sulme me sende të forta ndaj efektivëve dhe hedhje të bombave molotov. Bazuar në prova filmime dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve, u bë arrestimi i shtetasit me iniciale E.D., 41 vjeç.

Dhuna ndaj KZAZ-ve, arrestohen dhunuesit, jo urdhëruesit!

Prej dy ditësh, vendi përballet me sulme të rënda të opozitës ndaj KZAZ-ve dhe forcave të policisë, ndërsa uniformat blu kanë firmosur urdhër-arreste vetëm për disa punonjës bashkie dhe militantësh të opozitës, por nuk kanë ndërmarrë arrestime për urdhëruesit e dhunës, pavarësisht se ata dalin çdo ditë, duke shpallur luftë, siç është Kryetari i Bashkisë Tropojë, që është proceduar penalisht në gjendje të lirë, apo Voltana Schwarzenneger, e cila shpall luftë e ndalohet ushtari Spahi.

Policia çdo ditë njofton për arrestime punonjësish bashkish e militantësh të PD, ndërsa Voltana shfaqet e krehur dhe e lyer çdo natë nëpër studiot e Tiranës, nga ku kërcënon me luftë civile. Edhe të enjten, policia njoftoi për arrestime në Mat, Klos dhe Kavajë, ndërsa në një ditë më parë në Kukës tërhoq nga KZAZ pas presionit të opozitës.

Sulmin ndaj KZAZ në Kamëz, ndjekje penale 2 nënkryetarëve të bashkisë

Pavarësisht dhunës së ushtruar në KZAZ-në e Kamzës, policia e Tiranës nuk ka arrestuar asnjë person, por i ka dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë. Policia e Tiranës deklaroi ka dërguar për ndjekje penale 14 persona për sulmin ndaj KZAZ-së në Kamëz, mes të cilëve janë dy nënkryetarët e Bashkisë Kamëz, 4 policë bashkiakë dhe 3 punonjës të ujësjellësit.

Sipas policisë, këta persona dyshohen për 6 vepra penale, por asnjë nuk është arrestuar, pavarësisht se të gjitha veprat penale parashikojnë dënim me burg. Veprat penale për të cilat dyshohen janë “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i Punonjësve të Policisë së Rendit Ppublik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Për këto vepra penale, në protestat e opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit, policia është treguar më e ashpër, duke bërë arrestimin e tyre, por siç duket policia ka zbutur qëndrimin, pavarësisht se opozita po tenton të shkatërrojë materialet zgjedhore në bashkitë e djathta për të mos lejuar procesin zgjedhor.

“Në përfundim të veprimeve të para procedurale, këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës disa mbetje te kapsollave plasëse, shpërthyese si dhe flakadanë, te cilët u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike, si dhe nga pamjeve filmike të administruara nga ana e policisë, u bë shoqërimi dhe dokumentimi i ngjarjes dhe u proceduan në gjendje të lirë 14 persona”, deklaroi Policia e Tiranës.

Personat e proceduar penalisht në gjendje të lirë

V. D., banues në Kamzë, me detyrë nënkryetar i Bashkisë Kamzë.

A. D., banues në Tirane me detyrë nënkryetar i Bashkisë Kamzë.

S. L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë.

R. H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

U. K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

F. U., banues ne Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

B. S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

L. B., banues në Kamzë, me precedent kriminal

H. L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

F. D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

D. M., banues në Kamzë.

Gj. P., banues në Valias

H. M., banues në Institut, Kamzë

Sh. H., banues në Kamzë

Arrestohen 3 persona në Vorë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi gjatë mësymjes së KZAZ-së në Vorë, kanë djegur materialet zgjedhore. Sipas policisë, gjatë tubimit, ku pjesa më e madhe e tyre ishin punonjës të Bashkisë Vorë, por edhe të tjerë ende te pa identifikuar, janë përpjekur të futen në ambientet e KZAZ nr. 26, në shkollën 9 – vjeçare Marqinet, ku dhe janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë, të vendosura para hyrjes së shkollës në ruajtje të KZAZ-së nr. 26. Tre prej këtyre personave kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallët e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.

Policia tha se për këtë ngjarje ka arrestuar tre  persona, mes të cilëve një është punonjës pranë bashkisë Vorë.

A. P., banues në Marqinet, Vorë

L. H., banues në Marqinet, Vorë

Y. H., banues në Marqinet, Vorë, punonjës pranë Bashkisë Vorë.

Po ashtu janë dërguar për ndjekje penale 17 persona të tjerë.

Sulmet ndaj 3 KZAZ-ve, 14 të arrestuar dhe 24 në ndjekje penale

Sulmet ndaj KZAZ-ve kanë çuar në pranga 14 persona, ndërsa 24 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 12 të tjerë janë shpallur në kërkim policor. Sipas policisë, arrestimet janë kryer në Mat, Klos dhe Kavajë, ndërsa 7 prej të arrestuarve janë punonjës të bashkive respektive.

Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi i këtyre personave është bërë në lidhje me ngjarjen e ndodhur të mërkurën, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë, të cilët mbanin në ruajtje KZAZ-të dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa”, Bashkia Mat dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bashkia Klos.

Pas veprimeve hetimore për identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë arrestuar në flagrancë 9 persona.

M. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel).

I. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administrative Suç, Klos)

M. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos)

R. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).

E. D., 21 vjeç, banues në Burrel

Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel

E. T., 49 vjeç, banues në Klos

M. Gj., 62 vjeç, banues në Klos

H. K., 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britaninë e Madhe.

Po ashtu, në Mat dhe Klos janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 persona si dhe janë shpallur në kërkim 12 të tjerë.

Policia e Shtetit tha gjithashtu se ka ndaluar pesë persona për sulmin ndaj KZAZ-së nr. 42 mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Kavajës, ku militantët e PD u konfrontuan me forcat e policisë. Dy nga të ndaluarit janë punonjës të bashkisë së Kavajës, ndërsa tre të tjerë janë militantë të PD-së.

Të mërkurën u arrestuan 14 persona, 7 për incidentet në Tropojë, 5 për Shkodrën dhe 2 prë ngjarjet në Kamëz, ndërsa në mbrëmje u ndalua ish-deputeti Bardh Spahia për sulmet ndaj KZAZ-ve.

Policia tha se vijon hetimi për arrestimin e personave të tjerë, të cilët kanë sulmuar KZAZ-të dhe janë konfrontuar  me forcat e policisë në qytete të ndryshme.

Kukës

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kukës, në KZAZ nr.11, te gjimnazi “Havzi Nela”, Kukës, ku disa persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, konkretisht:

-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. H., 42 vjeç,  banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.

-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

Janë shpallur në kërkim 7 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale  “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.

Tropojë dhe Shkodër

12 persona, mes tyre punonjës të policive bashkiake në Shkodër dhe Tropojë, specialistë të bujqësisë apo ndërmarrjeve të pastrim-gjelbërimit në këto bashki, janë arrestuar nga Policia e Shtetit për shkatërrimin e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Ndërkohë, në procedim të lirë janë disa persona për veprën penale të pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, mes tyre Isuf Çelaj, ish-deputet i partisë demokratike si dhe Besnik Dushaj, Kryetar i Bashkisë, Tropojë.

Ndërkohë, 20 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 29 janë shoqëruar në ambientet e komisariateve në drejtoritë lokale të policisë, në qytetet ku kanë ndodhur aktet e dhunimit të KZAZ-ve. Ky është bilanci i orëve të fundit që jep Policia e Shtetit, ku në një deklaratë për shtyp, zëvndës drejtoresha e Pergjithshme e Policise se Shtetit Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj, u shpreh se gjatë orëve të fundit janë sulmuar 14 KZAZ në bashki të ndryshme të vendit.

Megjithatë, ndonëse aktet e dhunës janë udhëhequr dhe urdhëruar nga drejtues të bashkive të drejtuar nga të zgjedhur nën siglën e opozitës, deri më tani, të arrestuarit e vetëm për aktet e dhunës, janë personat që kanë qenë fizikisht dhe kanë dhunuar materialet zgjedhore. Sakq, veç rastit të ish-deputetit Bardh Spahia, që është ndaluar në orët e mbrëmjes, policia ende nuk ka bërë ndalimin e asnjë kryetari bashkie, që ka urdhëruar ndërhyrjen në institucionet ku ndodhen KZAZ. Ndërkohë, Ministri Sandër Lleshaj është shprehur se askush nuk do ti shpëtojë ligjit, qoftë dhunuesit apo urdhëruesit e dhunës.

Më poshtë, lista e plota e personave të arrestuar dhe atyre të proceduar në gjendje të lirë për dhunimin e KZAZ-ve në qytete të ndryshme të vendit.

Kështu Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë 5 persona, konkretisht:

•           Gentian Bytyqi – polic i bashkisë Shkodër

•           Alfred Nikolli-  polic i bashkisë Shkodër

•           Adi Garuci – specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër

•           Aleks Ndoj – polic i bashkisë

•           Orlando Thepi

Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër. Ndërkohë 2 shtetas të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Sulmet ndaj KZAZ, 12 të arrestuar, 20 shtetas janë shpallur në kërkim, 29 janë shoqëruar në Polici dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.Në 24 orët e fundit, të paktën 14 KZAZ janë bërë objekt i sulmeve dhe dëmtimit, udhëhequr kryesisht nga subjektet politike opozitare, e shpesh në krye të sulmeve për fat të keq janë evidentuar edhe funksionarë të bashkive, ish-deputetë dhe punonjës të policive të tyre bashkiake. Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.Aktet më të rënda janë regjistruar në KZAZ në Bashkinë Shkodër, ku disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka" dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle.Gjithashtu ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të vendosur për të garantuar mos-prekjen e materiale zgjedhore. Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka dokumentuar përmes identifikimit me anë të pamjeve filmike dhe fotografike, autorët të dyshuar si të implikuar në këto akte anti ligjore. Kështu Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë 5 persona, konkretisht:• Gentian Bytyqi – polic i bashkisë Shkodër• Alfred Nikolli- polic i bashkisë Shkodër• Adi Garuci – specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër• Aleks Ndoj – polic i bashkisë• Orlando ThepiMes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër. Ndërkohë 2 shtetas të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.Në lidhje me dëmtimin e materialeve zgjedhore në KZAZ e Bashkisë Tropojë, tek Muzeu Historik, janë arrestuar në flagrancë 7 persona, konkretisht;• Ilir Margjekaj, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.• Haxhi Gjidia, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.• Bledar Pepkolaj, • Arjan Gabraj,• Ndricim Ndrepepaj, • Amarildo Gecaj,• Armando Gecaj.Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Ata janë:• Isuf Çelaj, ish-deputet i partisë demokratike.• Besnik Dushaj, Kryetar i Bashkisë, Tropojë.• Fatos Buçpapaj, Kryetar i Njësisë Administrative Bujan.• Gëzim Gjoni, Kryetar i Njësisë Administrative Fierzë.• Azgan HaklajGjithashtu janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.Pas sulmit dhe tentativës për të dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ në Kamzë janë shoqëruar 15 persona dhe po kryhen veprime hetimore ndaj tyre. Ndërsa Policia e Dibrës ka shoqëruar 14 shtetas pas sulmeve në dy KZAZ në Burrel dhe Klos, ku janë dëmtuar e djegur materiale zgjedhore. Policia e Shtetit mbetet tërësisht e angazhuar dhe në krye të detyrës në përgjegjësinë për mbrojtjen dhe garantimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve. Policia e Shtetit, e ka detyrë ligjore garantimin dhe mbarëvajtjen e të gjithë procesit zgjedhor, para, gjatë dhe pas përfundimit të procesit, dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit është e detyruar të marrë masa në zbatim të ligjit dhe vetëm të ligjit.Askush nuk mund t’i fshihet përballjes me ligjin dhe për këdo që e shkel atë, janë kryer dhe do të kryhen edhe në vijim të gjitha veprimet procedurale ligjore për ndëshkimin sipas parashikimeve të Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 19. Juni 2019

Në lidhje  me dëmtimin e materialeve zgjedhore në KZAZ e Bashkisë Tropojë,  tek Muzeu Historik, janë arrestuar në flagrancë 7 persona, konkretisht;

•           Ilir Margjekaj, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.

•           Haxhi Gjidia, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.

•           Bledar Pepkolaj,

•           Arjan Gabraj,

•           Ndricim Ndrepepaj, 

•           Amarildo Gecaj,

•           Armando Gecaj.

Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Ata janë:

•           Isuf Çelaj, ish-deputet i partisë demokratike.

•           Besnik Dushaj, Kryetar i Bashkisë, Tropojë.

•           Fatos Buçpapaj, Kryetar i Njësisë Administrative Bujan.

•           Gëzim Gjoni, Kryetar i Njësisë Administrative Fierzë.

•           Azgan Haklaj

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Pas sulmit dhe tentativës për të dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ në Kamzë janë shoqëruar 15 persona dhe po kryhen veprime hetimore ndaj tyre.

Të arrestuarit dhe proceduarit në Kavajë

31 të proceduar, ndër ta 6 të arrestuar, për sulmin ndaj KZAZ nr. 42 dhe ndaj punonjësve të Policisë, me shërbim në këtë objekt.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.06.2019, para KZAZ nr. 42 në Kavajë, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë Rendit Publik”, ’’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor mbetur në tentativë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe ‘’Shkatërrimi i pronës”, shtetasit:

• A. Xh., banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

• E. B., banues në Kavajë, punonjës i Bashkisë Kavajë (shofer).

• D. E., banues në Kavajë.

• L. D., banues në Golem, Kavajë.

• F. R., banues në Kavajë, punonjës i Ujësjellës – Kanalizime

• D. B., banues në Kavajë, punonjës i Ujësjellës – Kanalizime, Kavajë

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse:

Ne datën 19.06.2019 rreth orës 20:05, në lagjen nr. 3 në Kavajë, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm, me qëllim lirimin e ambienteve të shkollës “Tre dëshmorët”, ku ndodhet KZAZ nr. 42.

Këta shtetas kanë tentuar te futen forcërisht në ambientet e shkollës ku ndodhet duke qëlluar me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba “molotov”, punonjësit e Policisë me shërbim, në ruajtje të KZAZ-së.

Nga veprimet e dhunshme të këtyre personave është dëmtuar rrethimi i jashtëm i territorit të shkollës, në anën jugore, janë dëmtuar edhe dy portat metalike të shkollës, si dhe ka pësuar lëndime nga goditja me sende të forta, edhe një punonjës Policie.

Nga veprimet hetimore të kryera, këqyrja dhe analiza e pamjeve filmike, raportet e shërbimit, janë administruar të dhëna, fakte dhe prova, që vërtetojnë se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar veprën penale: “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, ’’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor mbetur në tentative”, “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullim të paligjshëm” dhe ‘’Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, u shpallën në kërkim policor 25 shtetas, 12 prej të cilëve punonjës të Bashkisë Kavajë.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj .

Materialet hetimore do t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Skip to toolbar