Megjithëse nuk merr pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, PD kërkon
të përfaqësohet me komisionerë në KZAZ. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë sot
nga Komisioni Qëndror Zgjedhor. Por çfarë parashikon Kodin Zgjedhor, a ka të drejtë
PD që të ketë komisionerët e saj në KZAZ?
Sipas nenit 29 në Kodit Zgjedhor, KZAZ-të përbëhen nga 7 anëtarë
dhe sekretari: 2 anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës
parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës
parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare
dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.
Megjithëse PD ka djegur mandatet e deputetëve, ajo vazhdon të
ketë përfaqësues të saj në parlament ndaj dhe vazhdon të quhet parti
parlamentare. Ndërkaq në Kod nuk është parashikuar se çfarë ndodh në rast se
kjo parti vendos të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe përderisa nuk ka një
parashikim të tillë vazhdon të mbetet në fuqi neni 29.
Neni 29 i Kodit Zgjedhor
Përbërja e KZAZ-së
1. KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët
emërohen nga KQZ-ja, sipas
procedurës së mëposhtme:
a) dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës
parlamentare, dy anëtarë
propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një
anëtar propozohet nga partia e
dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga
partia e dytë e opozitës
parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik,
sipas kësaj shkronje, grupi
përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri
në baraspeshimin politik
shumicë-opozitë;
b) anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga
partia e parë e shumicës
parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e
opozitës parlamentare, sipas kritereve
objektive të bazuara në:
i) përzgjedhjen
rastësore;
ii) shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor;
c) sekretari i KZAZ-së duhet të jetë jurist dhe propozohet
nga partia, e cila propozon
zëvendëskryetarin e KZAZ-së;
ç) 30 për qind e anëtarëve të propozuar përkatësisht nga
partia më e madhe e
shumicës dhe partia më e madhe e opozitës, në shkallë vendi,
duhet të jenë nga secila gjini.
2. Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së zgjidhen nga
KQZ-ja, me propozim të
KZAZ-së. Në KZAZ-të ku anëtari i shtatë i përket partisë
kryesore të shumicës parlamentare,
kryetar zgjidhet njëri nga anëtarët e KZAZ-së, përfaqësues i
partisë kryesore të shumicës
parlamentare, kurse në gjysmën tjetër zgjidhet njëri nga
anëtarët e KZAZ-së, përfaqësues i
partisë kryesore të opozitës parlamentare. Zëvendëskryetari
është i përkatësisë politike të
kundërt me kryetarin.
3. Anëtarët e KZAZ-së nuk punojnë me kohë të plotë. KQZ-ja
përcakton orarin e punës
së KZAZ-së gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe jashtë saj. Për
punën e kryer anëtarët
përfitojnë shpërblim në masën e përcaktuar me vendim të
KQZ-së.
4. Renditja e partive për efekt të ndarjes së vendeve në
KZAZ, sipas përcaktimeve të
këtij neni, bëhet mbi bazën e numrit të mandateve që ka
fituar partia politike nga zgjedhjet
pararendëse për Kuvendin. Në rastin e zgjedhjeve vendore,
renditja përcaktohet mbi bazën
e numrit të votave të fituara në shkallë vendi për këshillat
vendorë në zgjedhjet pararendëse
nga partitë parlamentare.
Në rast se dy ose më shumë parti kanë të njëjtin numër
mandatesh dhe nuk është e
mundur të përcaktohet partia përfituese, renditja e tyre
përcaktohet mbi bazën e numrit të
votave të fituara në shkallë vendi. Nëse dy ose më shumë
parti kanë të njëjtin numër votash,
renditja përcaktohet nga KQZ-ja me short.
5. Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës
parlamentare, që
kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ, nuk e
ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e
përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij Kodi, kjo e
drejtë u kalon automatikisht partive që
vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave,
brenda grupimit përkatës. Kur
kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1
shkronja “a” të këtij neni. Nëse
edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron
kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri
në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për
vendimmarrje.
Anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në
emërimin e anëtarëve të
propozuar nga partitë politike, sipas këtij neni.
Zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30
ditë nga dita e zgjedhjeve. Në rastin e zgjedhjeve të
parakohshme, zëvendësimi kryhet jo
më vonë se 5 ditë nga dita e zgjedhjeve. Procedurat për
përzgjedhjen dhe trajnimin e
shtetasve që mund të emërohen kryesisht përcaktohen nga
KQZ-ja me udhëzim të veçantë.
6. Në rastet e zgjedhjeve të pjesshme ose të parakohshme,
KZAZ-ja ngrihet jo më
vonë se 10 ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të
Presidentit për caktimin e datës së
zgjedhjeve.
7. Kur vendi i një anëtari të KZAZ-së mbetet vakant, ai
plotësohet në përputhje me
rregullat e parashikuara në këtë nen brenda 15 ditëve nga
data e krijimit të vakancës. Gjatë
periudhës së zgjedhjeve, vendet vakante plotësohen brenda 3
ditëve.
8. Kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KZAZ-së mbetet
vakant në ditën e
zgjedhjeve, propozimi në KQZ duhet të dorëzohet jo më vonë
se 3 orë nga çasti i krijimit të
vakancës. Në rast se subjektet me të drejtë propozimi nuk
propozojnë kandidaturë në KQZ,
kjo e drejtë i kalon partive politike të të njëjtit grupim
që vijnë pas tyre në Kuvend për nga
numri i vendeve të fituara në Kuvend në zgjedhjet
pararendëse. Nëse edhe këto parti nuk
propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e
KZAZ-së deri në plotësimin e
numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje