Rama prezanton projektin: Rehabilitohen 6 qendra shëndetësore në Lezhë

Kryeministri Rama e ka nisur javën me lajme të mira e projekte të rëndësishme. Mëngjesin e të hënës, Rama ka prezantuar projektin e ri të rehabilitimit të disa qendrave shëndetësore në qarkun e Lezhës. Ky projekt është pjesë e Programit të Rehabilitimit të Rilindjes të 300 qendrave shëndetësore në vend.

Rehabilitimi i këtyre qendrave shëndetësore do të lehtësoj shumë qytetarët, të cilët tashmë do të kenë kushte dhe standarde europiane dhe se nuk do t’u duhet më të udhëtojnë me orë të tera për t’u vizituar tek mjeku.

“MIRËMËNGJES dhe me kantieret e qarkut Lezhë, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes së 300 Qendrave Shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”- shkruan Rama në Facebook duke e shoqëruar shkrimin me një video ku duken qendrat me të cilat po punohet, konkretisht në fshatrat Gjadër, Fishtë, Gorre, Fushë-Lumth, Rreja e Velës dhe Skuraj.

MIRËMËNGJES 😃dhe me kantieret e qarkut Lezhë, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes së 300 Qendrave Shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë😊

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 25. August 2019

Detajet nga shpërthimi i karburantit: Mes të plagosurve dy vajza të mitura, 5 dhe dy vjeç

Shtatë persona mbetën të plagosur mbrëmjen e së shtunës si pasojë e shpërthimit të një karburanti në autostradën Lezhë-Laç. Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën, kanë dëmtime në fytyrë dhe djegie të shumta në trup.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:10, ku një makinë është ndalur në karburant, për t’u furnizuar me gaz dhe në këtë momente ka shpërthyer bombola. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, nga një familje, mes tyre edhe dy vajza të mitura 5 dhe 2 vjeç, si dhe dy punonjësit e karburantit.

Konkretisht kanë marrë lëndime për shkak të shpërthimit, Bardhok Bushati 36 vjeç, Altin Bushati, 33 vjeç, Donika Bushati, 33 vjeçe, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjësit N.P. vjeç 40 dhe P.L.. Mësohet se dy nga të plagosurit, përkatësisht punonjësi N.P. dhe shoferi Bardhok Bushati ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Njëri prej ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë, ku dyshimet e para janë se ka qenë me makinë duke kaluar rrugën në momentin që ka rënë zjarri. Ndërkohë, i plagosur tjetër ka marrë djegie në trup në masën 50%.

Foto nga vendngjarja

Shpërthen në flakë karburanti në autostradën Lezhë-Laç, 6 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak për përfshirjen në flakë të një karburanti në kryqëzimin e Shën Kollit në superstradën Lezhë-Laç. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur evakuimin e banorëve që jetojnë pranë karburanit.

Policia dhe zjarrfikësja kanë bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll dhe po punojnë për shuarjen e tyre.

Nga shpërthimi raportohet se janë plagosur 6 persona, njëri prej të cilëve është nisur drejt repartit të djegies në Tiranë. 5 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi mendohet se ka ndodhur nga një bombël gazi në karburant dhe më pas ka shkaktuar edhe disa shpërthime të tjera më të vogla. Policia njofton se është shmangur plotesisht rreziku i përfshirjes nga flakët i depozitave të karburantit.

Aksident i trefishtë në Lezhë, plagosen rëndë 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Balldre të Lezhës ku u përplasen 3 automjete duke shkaktuar plagosjen e të paktën 4 personave.

Katër të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ndërkohë që janë në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila ende nuk bën të ditur shkakun e aksidentit por dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave dhe një parakalim i gabuar.

Policia vijon hetimet e mëtejshme të ngjarjes.

Ndreu, Bashës: Shihemi në gjyq. PD: Drejtësi nga Perëndia!

Me anë të një videomesazhi, Lulzim Basha e akuzonte kryebashkiakun e ri të Lezhës, Pjerin Ndreu, si person i “futur në listën  e zezë të përtnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet por kandidohet”, shkrunte ndër të tjera kreu i PD. Pas kësaj akuze, ka reaguar Pjerin Ndreu, i cili është shprehur se me Lulzim Bashën do të ballafaqohet në gjykatë për akuzat e ngritura në drejtim të tij.

“Për Lulzim Bashën: Zoti kryetar i opozitës të pres për një vizitë në Bashkinë e Lezhës, ku të diskutojmë për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Sa për inkriminimin tim së shpejti do të shihemi në gjykatë. As ti e as perëndia në qiell nuk ka shansin të më gjej qoftë një element sado të vogël inkriminimi”, shprehej ndër të tjera Pjerin Ndreu.

Pas ftesës për të shkuar në Lezhë, dhe përgjigjes se për akuzat do të përballeshin në gjykatë, PD ka  reaguar përsëri kundër Pjerin Ndreut. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, u shpreh se “Basha patjetër do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj, për të drejtuar vendin dhe për t`u hapur rrugë planeve të zhvillimit të Lezhës dhe në të gjithë Shqipërinë”, shprehet Ivi Kaso.

Gjithashtu në deklaratën e Ivi Kasos shtohet se “si fillim, bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen!Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme”, përfundon deklarata.

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e të dielës në Lezhë, ku ka humbur jetën një person.

Mësohet se janë përplasur mes tyre një mjet me drejtues shtetasin me inicialet E.Ll., banues në Lezhë dhe një motor që drejtohej nga shtetasi F.T., banues në fshatin Shënkollë.

 Për fat të keq, drejtuesi i motorit nuk ka mundur t`i rezistojë plagëve të marra na përplasja me mjetin, duke humbur jetën në vend.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, Policia e Lezhës ka shkuar pranë vendit ku ka ndodhur aksidenti, “Ura e Prekanit”, për të kryer veprimet hetimore.

Si pasojë, është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit shtetasi E.Ll., për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe zbardhjes së përgjegjësisë.

Tenton të korruptojë policinë për tejkalimin e shpejtësisë, arrestohet i riu

Një i ri 22 vjeç është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të korruptojë efektivët e qarkullimit rrugor. Bëhet fjalë për të rriun me inicialet B.P., banues në Vig të Shkodrës, i cili i ka ofruar ryshfet efektivëve të policisë rrugore, pasi ishte ndaluar në aksin rrugor Thumanë-Milot.

Ky shtetas në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 1000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Lëviznin me fenelina policie, gjobiten 6 persona në Lezhë

6 persona janë gjobitur me gjobë dhe heqje të lejes së drejtimit (patentës) pasi lëviznin me makinat e tyre duke mbajtur fenelina policie dhe logo të hetimit tatimor. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë ndërsa nuk bëhen të dituar detaje të tjera.

Policia ka marrë masa ndaj 6 personave dhe u hoqi patentën me 6-12 muaj, ndërsa vijon patrullimet dhe monitorimet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Rama i beson Tiranën Spiropalit, në Lezhë shkon Sandër Lleshaj

Kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime lidhur me drejtuesit politik të qarqeve, por edhe në sekretariatet e Partisë Socialiste. Rama propozoi që në Shkodër të jetë Valdrin Pjetri drejtuesi i ri politik i Shkodrës, ndërkohë që Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do të drejtojnë qarkun e Tiranës. Në Lezhë nuk do të jetë më Lindita Nikolla drejtuese politike, e cila do të marrë një post tjetër, ndërsa vendin e saj do e zërë Sandër Lleshaj.

“Jam gati të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. Në Shkodër qarkun do ta drejtojë kryetari i ri i bashkisë (Valdrin Pjetri). Në Tiranë për më shumë rezultat do ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati (ne vendin e Blerina Gjylametit)”.

“Përsa i përket sekretariatit, kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime të nevojshme. Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t’u adresuar nga qeveria apo institucionet e tjera. Për këtë ngarkojmë Ilir Beqjan që të bëjë këtë punë” tha Rama.

Kontakt me elektricitetin, humb jetë 35-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë këtë të martë, teksa një 35-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e kontaktit me korentin.

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në Lezhë, ku 35-vjeçari humbi jetën pasi gjatë punës ai ka pasur një kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Lezhës ka njoftuar se 35-vjeçari ka qenë duke punuar në pikën e karburantit që ndodhet në aksin rrugor Lezhë-Mamurras. Ngjarja ka ndodhur të martë rreth orës 14:20.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia e Lezhës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet e nevojshme dhe zbardhejn e shkaqeve të këtij aksidenti fatal për 35-vjeçarin.

Gjatë javëve të fundit, kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën disa personave, kujtojmë se në Vlorë, disa ditë më parë, brenda të njëjtës ditë humbën jetën dy elektricist për shkak të kontaktit me elektricitetin.

Skip to toolbar