Detajet nga shpërthimi i karburantit: Mes të plagosurve dy vajza të mitura, 5 dhe dy vjeç

AKTUALITET


Shtatë persona mbetën të plagosur mbrëmjen e së shtunës si pasojë e shpërthimit të një karburanti në autostradën Lezhë-Laç. Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën, kanë dëmtime në fytyrë dhe djegie të shumta në trup.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:10, ku një makinë është ndalur në karburant, për t’u furnizuar me gaz dhe në këtë momente ka shpërthyer bombola. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, nga një familje, mes tyre edhe dy vajza të mitura 5 dhe 2 vjeç, si dhe dy punonjësit e karburantit.


Konkretisht kanë marrë lëndime për shkak të shpërthimit, Bardhok Bushati 36 vjeç, Altin Bushati, 33 vjeç, Donika Bushati, 33 vjeçe, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjësit N.P. vjeç 40 dhe P.L.. Mësohet se dy nga të plagosurit, përkatësisht punonjësi N.P. dhe shoferi Bardhok Bushati ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Njëri prej ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë, ku dyshimet e para janë se ka qenë me makinë duke kaluar rrugën në momentin që ka rënë zjarri. Ndërkohë, i plagosur tjetër ka marrë djegie në trup në masën 50%.

Foto nga vendngjarja




Skip to toolbar