Katër ndeshje katër fitore. Liverpool nuk ka
rivalë në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë fitoren e radhës në
kampionat, pasi ka mundur me rezultatin 0-3 në tranfertë Burnley. Goli i parë i
ndeshjes erdhi në minutën e 31-të, kur Wood devijon një top që përfundon në
rrjetën e portës së skuadrës së tij.
Me këtë
autogol, Liverool kalon në avantazh, ndërsa pak minuta më vonë është
Mane që realizon golin e dytë për skuadrën e tij. Një sprint i bukur i
sulmuesit përfundoi me gol nga brenda zonës, duke dyfishuar avantazhin për “Reds”.
Goli i tretë për skuadrën e Jurgen Klopp ka
ardhur në minutën e 80-të, kur një asist i dhënë nga Salah, shndërrohet në gol
nga Firmino. Në këtë mënyrë vulosen shifrat 3-0 për Liverpool, që udhëheq Premier
League me 12 pikë të plota pas katër javësh kampionat.
Me ritmin aktual, “Reds” konfirmohen si
pretendentët kryesor për të fituar kampionatin këtë sezon në Premier League.
Portieri i Liverpool, Alisson Beccker është
shpallur si “Portieri i sezonit në Champions League”, duke mposhtur Ter Stegen te
Barcelona dhe Hugo Lloris te Tottenham. Gardiani i “Reds”, fitoi me 334 pikë, përkundër
`136 të kolegut të tij te Barça dhe 105 të Hugo Lloris. Në sezonin e tij t ëparë
me ‘Reds’, pas transferimit nga Roma, Alisson veshi fanellën me numrin 13, por
që i solli fat, pasi fitoi Champions League me Liverpool. Ai bëri pritje të rëndësishme
në finalen e Madridit, ndërsa gjatë sezonit mbajti 21 herë të paprekur portën në
Premier League.
Becker luajti 13 ndeshje me Liverpool në
Champions League sezonin e kaluar, duke mbajtur të paprekur rrjetën në 6
takime, ndërsa pësoi vetëm 12 gola. “Alisson ka gjithçka që duhet të ketë një
portier modern. Unë e kam ndjekur atë për disa vite dhe jam admirues i tij. Ai është
një pritës i shkëlqyer i topit, kam parë që Alisson i jep besim mbrojtjes së
ekipit të tij”, ka thënë legjenda e portës italiane Gianluigi Buffon për
portierin e Liverpool.
Juria e përbërë nga 32 klube, që marrin pjesë
në fazën në grupe të Champions League për sezonin që kaloi dhe 55 gazetarë të
zgjedhur të mediave sportive, zgjodhën portierin e Liverpool si më të mirin e
sezonit që shkoi. Ndërkohë, ylli i mbrojtjes së Liverpool, Virgil van Dijk u
zgjodh si “Mbrojtësi i sezonit në Champions League”, duke lënë pas Mattijs de
Light dhe Trent Aleander-Arnold, shokun e skuadrës te “Reds”. Frenkie De Jong është
shpallur mesfushori më i mirë për sezonin e kaluar në Champions League.
Liverpool ka marrë fitoren e tretë rresht në
Premier Ligë duke mposhtur Arsenalin me rezultatin 3-1. Që në nisje të lojës,
Liverpool dominoi fushën duke shënuar edhe golin e parë për ndeshjen në minutën
e 41-të duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, Liverpool shënoi në minutën
e 49-të me Salah përmes një penalltie që e shkaktoi David Luiz. Dhe do të ishte
sërish Salah që do të shënonte edhe golin e tretë në minutën e 58-të.
Arsenali gjatë ndeshjes shënoi vetëm një gol në
minutën e 85-të përmes Torreiras.
Me fitoren ndaj Arsenalit, Liverpool udhëheq
Premier Ligën me 9 pikë, kurse Arsenali mbetet në vendin e dytë me 6 pikë.
Pasi mposhti Chelsea në Superkupën e Europës,
duke fituar trofeun e parë sezonal, Liverpool ka ruajtur të njëjtin ritëm dhe në
kampionat. Në ndeshjen e javës së dytë të Premier League, Liverpool ka mundur në
tranfertë Southampton, me rezultatin 1-2. Ishte Mane ai që realizoi golin e parë
për Liverpool në fund të kohës shtesë në pjesën e parë, me një gol spektakolar
nga brenda zonës.
Në të 71` ishte Firmino, që pasi kaloi mbrojtësit
kundërshtarë realizoi golin e dytë për Liverpool, që rezultoi edhe goli i
fitores, pasi vendasit ngushtuan diferencën në 1-2 në minutën e 83 me Ings, që
shënoi pas një gabimi amatoresk të portierit Adrian, që i dhuroi topin kundërshtarit.
Arsenal ka fituar ndaj Burnley duke marrë tre pikët e radhës në javën e dytë të kampionatit. Lacazette në minutën 13` dhe Aubameyang në minutën e 64`, ishin autorët e dy golave që i dhanë fitoren “Topçinjëve”, ndërsa për Burnley shënoi Barnes në minutën e 43` të takimit. Bournemouth fitoi në transfertën e Aston Vilas me rezultatin 2-1, ndëra Brighton barazoi 1-1 me Ëest Ham. Everton fitoi minimalisht ndaj Watford, ndërsa Norwich fitoi 3-1 ndaj Newcastle.
Liverpool u shpall mbrëmjen e të mërkurës
fitues i Superkupës së Europës, duke mundur Chelsea në “Vodafonë Park Arena” të
Stambollit. Një ndeshje e çmendur, por me metropolin turk që i solli përsëri
fat “The Reds”, pas suksesit 14 vjet më parë kur Liverpool fitonte Champions
League ndaj Milanit.
Pas 120 minutash lojë, me ndeshjen që përfundoi
2-2, u desh gjuajtja e penalltive dhe pritja spektakolare e Adrian, që
Liverpool të ngrinte lartë trofeun e parë për sezonin e ri të futbollit. Trajneri
i kampionëve të europës, Jurgen Klopp ka folur me superlativa për portierin e
tij, Adrian San Miguel, i cili bëri mrekullinë duke pritur penalltinë e pestë të
Chelsea, që i dha fitoren Liverpool.
“Dy javë më parë, unë as nuk e dija se ku
ishte Adrian”, ka thënë Klopp për portierin që i dhuroi trofeun të mërkurën. Portieri
32-vjeçar u bë pjesë e Liverpool vetëm dhjetë ditë më parë, kur ai erdhi nga West
Ham për t`u bashkuar me skuadrën e Jurgen Klopp.
Mungesa e Alison, bëri që Adrian të luante
titullar në Superkupën e Europës. “Ai luajti një ndeshje të
jashtëzakonshme pa asnjë përgatitje. Nuk e di kur luajti për herë të fundit për
West Ham”, ka thënë Jurgen Klopp duke i thurur elozhe portierit Adrian.
Liverpool dhe Chelsea janë përballur mbrëmjen e së mërkurës në “Vodafonë Park Arena” të Stambollit, për Superkupën e Eurpopës. Një takim mjaft emocionues, që përfundoi me rezultatin 2-2 pas 120 minutash lojë, ndërsa fati i buzëqeshi Liverpool pas gjuajtjeve të penalltive. Ndeshja ka qenë historike për shumë arsye, pasi jo vetëm se për herë të parë përballeshin në finalen e Superkupës dy ekipe angleze që fitonin dy trofetë më të rëndësishëm të UEFA-s, por edhe se në këtë përballje për herë të parë në histori, treshja e gjyqtarëve, ishin arbitre femra nga Franca.
Ndeshja ka nisur në ekuilibër të plot për të
dyja skuadrat. Si Klopp ashtu dhe debutuesi Lampard zbritën në formacionet fillestare
më të mirët e lojtarëve që kishin në dispozicion, të rreshtuar në 4-3-3 të pastër.
Ishte Giroud ai që gjeti rrjetën i pari për Chelsea në pjesën e parë, pas një
aksioni dhe pasimi të shkëqlyer të Pulisic në minutën e 36`. Tre minuta pas nisjes së pjesës së dytë,
Sadio Mane vendosi barazpeshën në fushë, duke barazuar nga brenda zonës pas një
dalje të gabuar të Arrizabalagas.
Më pas loja është bërë më agresive, me të dyja skuadrat që shkojnë disa herë respektivisht në portat e njëra-tjetrës. Liverpool i shkoi disa herë afër golit, me një rast kur Salah mund të kishte vendosur ndeshjen 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, por portieri i Chelsea bëri mrekulli, duke i mohuar një gol të sigurt. Më pas ishte Chelsea që gjeti rrjetën, por arbitrja franceze sinjalizoi pozicion jashtë loje duke i mohuar golin të besuarve të Lampard.
Por pavarësisht rasteve, koha e rregullt është mbyllur me rezultatin 1-1. Pas pesë minutash nga koha shtesë ka qenë përsëri Mane ai që ka shënuar golin e avantazhit për Liverpool, ku ashtu si në golin e parë është asistuar nga Firmino. Mirëpo avantazhi nuk ka zgjatur shumë pasi Chelsea ka barazuar me Jorginho, që shndërroi në gol një 11 metërsh në minutën e 101, duke vendosur barazpeshën në 2-2. Me këtë rezultat janë mbyllur dhe 30 minutat e kohës shtesë duke bërë që ndeshja gjithçka të vendoset nga pika e bardhë e penalltisë, ku fati i buzëqeshi Liverpool.
UEFA ka përcaktuar arbitren Stephanie
Frappart, nga Franca, si femrën që do të vendosë drejtësi në finalen e Superkupës
së Europës, që do të luhet më 14 gusht mes Liverpool dhe Chelsea në Stamboll. Kjo
do të jetë hera e parë që një arbitre femër do të gjykojë një ndeshje kaq të rëndësishme
të futbollit evropian për meshkuj, ndeshje e cila hap zyrtarisht sezonin e ri
sportiv për klube në të gjithë Europën. Finalja e Superkupës së Europës do të
diskutohet mes Liverpool dhe Chelsea, dy ekipet që fituan praktikisht Champions
League dhe Europa League.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Beshiktashit
në Stamboll. Në muajin korrik, Frappart gjykoi finalen e Kupës së Botës për kombëtaret
e femrave, që u mbajt në Francë, ku në finalen e madhe u përballën SHBA dhe
Hollanda. Ajo gjithashtu ka gjykuar gjysmëfinalen e femrave në Euro 2017 mes
Hollandës dhe Anglisë. Karriera e saj ka ardhur në ngritje në sektorin e
arbitrimit në Francë. Sezonin e kaluar, Stephanie Frappart gjykoi u bë arbitrja
e parë femër që gjykonte një ndeshje futbolli në Ligue 1, mes Amiens dhe
Strasburgut.
Ashtu si në finalen e Kupës së Botës për femra,
Frappart do të ndihmohet nga bashkëatdhetarja e saj Manuela Nicolosi dhe
Michelle O’Neill nga Republika e Irlandës. Zyrtari i katërt do të jetë Cuneyt
Cakir nga Turqisë. Ky vendim i komitetit të arbitrimit në UEFA është përgëzuar
nga presidenti i këtij institucioni, Aleksandër Ceferin. “Unë e kam thënë disa
herë, që potenciali i futbollit të femrave nuk ka kufij, dhe jam i kënaqur që
Stephanie Frappart është emëruar zyrtarisht si arbitre kryesore për Superkupën
e këtij viti”.
Edhe finalja e tretë më e rëndësishme për
klube, do të jetë përsëri një “derbi” anglez. Pas përfundimit të finales të së shtunës
në Madrid, ku Liverpool fitoi ndaj Tottenham në finalen e Champions League,
skuadra e Jurgen Klopp bëhet ekipi i dytë finalist i Super Kupës së Europës për
këtë sezon.
Përballë Reds do të jetë skuadra e Chelsea, që
fitoi finalen tjetër Europiane, atë të Europa League ndaj Arsenal. Ndeshja finale
e Super Kupës së Europës do të zhvillohet më 14 gusht të këtij viti, në
stadiumin “Vodafon Park” në Stamboll me kapacitet 41.000 vende.
Për Liverpool kjo do të jetë finalja e parë
pas 14 vitesh edhe në Super Kupën e Europës, që prej vitit 2005, kur skuadra
aso kohe drejtohej nga Rafael Benitez, që fitoi në finale ndaj CSKA Moskës 3-1
në Monako.
Super Kupa e Europës shihet si ndeshja e parë
hapëse e sezonit 2019/20 të futbollit për klube në Europë. Kjo do të jetë hera
e parë që finalja e Super Kupës së Europës do të zhvillohet në Turqi.
Kjo do të jetë hera e tetë në historinë 44-vjeçare
të Super Kupës së Europës, që dy finalistet do të jenë ekipe nga i njëjti vend.
Më herët kanë qenë pesë herë ekipet spanjolle (2006, 2014, 2015, 2016 dhe 2018)
dhe dy herë ekipet italiane (1990 dhe 1993). Në finalen e këtij viti të këtij kompeticioni,
do të përdoret për herët të par VAR.
Liverpool është Kampion i Europës në
Champions League këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mundi në
finalen e madhe Tottenham, me rezultatin 0-2 për Reds. Një ndeshje pa shumë spektakël
dhe emocione në pjesën e parë, ndryshoi katërcipërisht në të dytën, duke i dhënë
fronin e më të mirëve të Europës ekipit të Jurgen Klopp.
Kjo është hera e gjashtë në histori për Liverpool, që fiton UEFA Champions League, duke u renditur mes ekipeve më të mira, që e kanë fituar më shumë këtë trofe. Ndërsa hera e fundit që Liverpool kishte fituar një finale të Ligës së Kampionëve ishte viti 2005.
Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Liverpool, që arriti të shënonte golin e avantazhit pas gati dy minutash lojë. Në fakt ishte një penallti e fituar nga Mane pas 30 sekondash lojë nga nisja e pjesës së parë. Mohamed Salah mori përsipër të ekzekutojë gjuajtjen nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në rrjetën e mbrojtur nga Hugo Lloris.
Kështu, Liverpool kalon në avantazh dhe mban
të paprekur rrjetën në pjesën e parë. Megjithatë, minutat pas golit dukeshin si
një ndeshje rutinë, dhe jo një finale Champions League. Të dyja ekipet kontrollojnë
topin dhe mbrojnë mirë, por rastet para portës janë të kata.
Megjithatë, Liverpool arriti të kontrollonte topin në shumicën e kohës, por Tottenham bëri më shumë gjuajtje drejt kuadratit. Pas pushimit të pjesës së parë, Jurgen Klopp nxjerr nga fusha të rikthyerin nga dëmtimi, Firmino, dhe në vend të tij fut Origi.
Loja është më e hapur në fraksionin e dytë,
me Tottenham që përpiqet të shënojë golin e barazimit. Skuadra e Mauricio
Pochetino shkon disa herë para portës së Liverpool, por Alison dhe fati shpëton
Liverpool disa herë. Son dhe Kane tentojnë vazhdimisht, por gjithë mundi shkon
kot.
Kështu, nëse nuk shënon do pësosh, ky rregull i pashkruar i futbollit mori jetë në minutën e 87`, kur Origi shënon një gol të bukur nga brenda zonës dhe bën që të shpërthejë festa në “Wanda Metropolitano”. Kështu u mbyll ndeshja, Liverpool në krye të fronit të Europës, ndërsa Tottenham i mbetet ti gëzohet historisë me shkuarjen në finale.
Ka nisur në mënyrë spektakolare sfida finale
e Champions League mes Tottenham dhe Liverpool në “Ëanda Mteropolitano”.
Skuadra e Jurgen Klopp në më pak se 30
sekonda lojë ka fituar një penallti, e cila ëshë shndërruar në gol nga Mohamed
Salah, që ka gjuajtur fort dhe ka dërguar topin në qendër të portës së mbrojtur
nga Hugo Lloris.
Penalltia u fitua nga Mane, i cili arriti ta
vidhte në mënyrë spektakolare atë ndaj Sisokos, pasi ky i fundit ngriti dorën,
ndërkohë që Mane gjuan topin.
Tashmë Liverpool ka gjithçka në dorë, pasi ky gol i avantazhit i krijon mundësi Reds të mbrohet më mirë dhe të shrytëzojë me qetësi gabimet e kundërshtarit.