Liverpool me hap kampioni, kalon Burnley dhe kryeson Premier League

SPORT


Katër ndeshje katër fitore. Liverpool nuk ka rivalë në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë fitoren e radhës në kampionat, pasi ka mundur me rezultatin 0-3 në tranfertë Burnley. Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 31-të, kur Wood devijon një top që përfundon në rrjetën e portës së skuadrës së tij.

Me këtë  autogol, Liverool kalon në avantazh, ndërsa pak minuta më vonë është Mane që realizon golin e dytë për skuadrën e tij. Një sprint i bukur i sulmuesit përfundoi me gol nga brenda zonës, duke dyfishuar avantazhin për “Reds”.


Goli i tretë për skuadrën e Jurgen Klopp ka ardhur në minutën e 80-të, kur një asist i dhënë nga Salah, shndërrohet në gol nga Firmino. Në këtë mënyrë vulosen shifrat 3-0 për Liverpool, që udhëheq Premier League me 12 pikë të plota pas katër javësh kampionat.

Me ritmin aktual, “Reds” konfirmohen si pretendentët kryesor për të fituar kampionatin këtë sezon në Premier League.




Skip to toolbar