Makina përplas nënën dhe vajzën, 3 të vdekur në aksident në Kavajë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës ku një makinë ka përplasur nënën bashkë me vajzën e saj që ishin duke ecur në trotuar. Si pasojë nëna ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa vajza e saj 21 vjeçare është në gjendje të rëndë në spital. Ne vendngjarje ka ndërruar jetë edhe pasagjeri në makinë, ndërsa shoferi i saj ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spital, duke shënuar kështu 3 viktima në një aksident.

Mbrëmë humbën jetën Lumturie Demrozi 46-vjeç, dhe pasagjeri i makinës që u aksidentua Gentjan Belba 23-vjeç, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i ‘Benz’-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç, i cili sot festonte 24-vjetorin e lindjes.  Dy të rinjtë kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por aksidenti tragjik u preu jetën në mes. Ndërsa vajza Xh. Demrozi 21-vjeçe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa mendohet se ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë që sollën humbjen e kontrollit dhe daljen e makinës nga rruga.

Përmbyset makina, tre të plagosur në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, te kthesa pranë Liqenit të Viroit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mësohet se 3 persona janë plagosur në aksident dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës.

Bëhet e ditur se makina tip ‘Renault’ mban targën ‘AA 129 VI’. Në të udhëtonte shoferi dhe dy pasagjerë.

Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Zjarr makinës së kryetarit të PS së Elbasanit

Një makina është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ajo i përket Xhevahir Budanit, i cili është kryetar i Partisë Socialiste në këtë qytet, njëherësh edhe Drejtor i Shëndetit Publik.  Makina, Honda më targa AA 574 TH  ishte parkuar pranë shtëpisë së tij dhe është djegur pjesërisht.

Vetë Budani është shprehur se nuk ka konflikte me njeri ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bëni një xhiro nga Kryeministria. Shikoni ç’bëhet atje

Nëse ende nuk e keni parë se ç’po ndodh te Kryeministria, mos e humbni galerinë e fotove.

Nuk po flasim për rikonstruktim të saj, apo për ndonjë instalacion të ri që mund të ketë zgjedhur nga kreu i qeverisë, Edi Rama, por sot si asnjëherë tjetër është e rrethuar nga dhjetëra makina të bukura retro. Një rikthim pas në kohë, që të kujton Shqipërinë e vjetër, epokat historike…Brenda pak minutash ose orësh, aq sa mund të zgjasë ai qëndrim, të bën të ndihesh plotësisht banor i asaj periudhe.

Kjo nismë është ndërmarrë nga Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. “RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë”, shkruhet në faqen zyrtare të Retro.

Makina del nga rruga në Tepelenë, vdes shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bypassin e Tepelenës.

Automjeti i tipit Benz ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit, 50 vjeçarit me inicialet Y.R.

Sipas policisë viktima e këtij aksidenti është banues në Memaliaj. Ndërkohë uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacioni nga policia

Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Digjen dy makina në Elbasan, pranë Drejtorisë së Policisë

Dy makina janë shkrumbuar gjatë natës në Elbasan, ndërkohë që policia ka identifikuar autorin që është një person me precedent penal. Ai quhet Mario Toçi, 38 vjeç.  Ndërkohë makinat e djegura ishin parkuar përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Bëhet e ditur se është djegur plotësisht automjeti tip Volsvagen me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut. Pjesërisht  është djegur mjeti tip Skoda me Targë AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxhës.

Digjet makina e Shefit të Krimeve. Shkaku sipas policisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka marrë flakë dhe është djegur një automjet në qytetin e Tepelenës. Makina i përket shtetasit Gentian Shehu që është edhe Shefi i Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Tepelenës.

Policia bën të ditur se mjeti është djegur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që ishte i parkuar poshtë pallatit në lagjen “15 Shtatori”. Por sipas policisë mjeti është djegur për shkak të një defekti teknik.

Njoftimi i policisë:

Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qenë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental (difekt elektrik).

E frikshme! Shpërthen në ecje makina me familjarë brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan -Cërrik, ku një mjet ka marr flakë në lëvizje. Brenda tij udhëtonte një familje me dy fëmijë, që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike.

Mendohet se shkak i flakëve është bërë një defekt i automjetit.

Skip to toolbar