Barcelona “ok”, United bën gafën e pafalshme (video)

Barcelona ka fituar 1-0 përballjen e parë çerekfinale të Champios League në transfertën ndaj Manchester United.

Skuadra katalanase kaloi në avantazh në minutën e 12 të takimit, pasi Suarez detyron rivalët të shënojnë në portën e tyre.

Një aksion i lojtarëve të Barcelonës, përfundon me Suarez që tenton të gjejë golin me kokë, por para se topi të shkonte në rrjetë, devijohet nga mbrojtësi Shaw i United.

Kështu skuadra mike kalon në avantazh me autogol të vendasve dhe hedhë një hap të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Ndeshja ka qenë e luftuar nga të dyja ekipet deri në fund, me raste të cilat nuk janë konkretizuar si duhet nga sulmuesit e skuadrave respektive.

Kështu katalansit kalojnë në avantazh duke e ruajtur atë deri në përfundim të ndeshjes, ndërsa fitorja e sotme vlen shumë, pasi në kthim Barcelona e pret Manchester United në “Camp Nou”.

Kështu kualifikimi për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve tashmë varet nga katalanasit, ndërsa United do të duhet të bëjë një tjetër mrekulli për kualifikimin, si ajo ndaj PSG-së.

Messi i gjakosur, tifozët e United i kujtojnë Ronaldon!

Lionel Mesi ishte duke u larguar nga fusha i gjakosur, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi pati një goditje në ndeshjen çerekfinale të Champios League kundër Manchester United. Megjithatë, ndonëse në një situatë asapk të mirë, ylli i Barçës nuk është lënë rehat nga tifozët vendas.

Këta të fundit nuk kanë nguruar t’i këndojnë në kor, në këtë rast, “Viva Ronaldo”. Një tjetër “shuplakë” për kapitenin e Barcelonës, teksa u detyrua të dilte me fytyrën e gjakosur nga kuadrati i blertë i “Old Trafford”

Pasi mori trajtim nga ekipi mjekësor i Barcelonës, në anë të fushës, mbështetësit e “Djajve të Kuq” shfrytëzuan rastin për ta sulmuar Messin, duke i kujtuar rivalin e tij më të madh, CR7, që mbetet idhull në Manchester.

Natyrisht, kjo ishte një mënyrë ekstra, përveç atyre në fushën e lojës nga lojtarët vendës, për ta neutralizuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

United fiton me vuajtje ndaj West Ham (video)

De Gega dhe dy penallti në favor i kanë dhënë fitoren Manchester United në përballjen me West Ham.

Ka qenë një ndeshje e luftuar deri në fund, me të dyja ekipet që kanë luftuar, por të besuarit e Solskjaer dolën fitimtar në fund.

Ishte Paul Pogba ai që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 19’ të takimit nga pika e bardhë e penalltisë.

West Ham është kundërpërgjigjur me Felipe Anderson menjëherë pas pushimit në minutën e 49’.

Miqtë goditën shtyllën një moment, ndërsa një tjetër ishte De Gea që bëri mrekullinë përpara se Pogba të rikthente avantazhin për Djajtë përsëri me penallti.

Kjo ishte penalltia e 12-të e Man United këtë sezon, duke thyer rekordin e penalltive të goditura brenda një sezoni.

Me këtë triumf, skuadra e Solskjaer ka shkuar në kuotën e 64 pikëve duke parakaluar Arsenal që ka një ndeshje më pak.

Skip to toolbar