Provimi i Maturës, nën monitorim. 560 policë, shërbim në çdo shkollë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit ka vënë në dispozicion 560 efektivë policisë për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore.

Policia njofton se të enjten “në zbatim  të telegramit  të Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike  “Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2019,    u bë  shoqërimi i materialeve të provimit në 10 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit kishte  angazhuar rreth 20 punonjës police dhe 10 automjete të policisë.

Gjatë natës deri sot (te premten) në orën 08:00 ambientet e DAR/ZA në rrethe u  siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan  40 punonjës policie.

Në rreth 206 shkolla në të gjithe vendin do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2019.

Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar  me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie”, njofton Policia e Shtetit.

Shërbimet policore janë vendosur në të gjitha strukturat vendore dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi.

Pas përfundimit të provimit përsëri  punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës.

Marrja e testeve ne dorezim
Skip to toolbar