U kap me ‘shurup përdhunimi’, arrestohet shqiptari në Mykonos, shiste drogë që nxit epshin

Një 26-vjeçar me orgjinë shqiptare, punonjës i aeroportit të Mykonosit, është arrestuar nga policia greke pasi shiste lëndë narkotike GBL e njohur ndryshe si “shurup përdhunimi”. Mësohet se 26-vjeçari ishte punonjës në aeroport, ndërkohë që jashtë këtij aktiviteti ai shiste në mënyrë të paligjshme lëndën që  ndez epshin seksual. GBL, sipas studiuesve, është lëng pa ngjyrë dhe pa erë, që nuk vërehet nëse e hedhë në gotë me ujë të pastër. Kjo lëndë, sipas ekspertëve, shkakton reagime seksuale, marrjemendësh dhe humbje të përkohshme të kujtesës.

Ky rast është cilësuar jashtëzakonisht i rëndë në Greqi, ndërsa hetimet janë drejtuar na Prokuroria kundër Drogës në Mykonos dhe forcat e Sigurisë në rajonin e Atikës dhe Selanikut. I riu shqiptar është mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, derisa u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës. Operacioni i policisë për arrestimin e të riut është zhvilluar të shtunën në aeroportin e Mykonos, ky policia ka ndaluar shqiptarin menjëherë sapo ai do dilte nga ky aeroport. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij, atij i është gjetur  më shumë se 1 litër GBL metamfetamine, etamine, ekstrazë, 1800 pako najloni dhe 50 shiringa.

I riu  i ka thënë Policisë se e kishte për përdorim vetjak. Sipas banorëve të Mykonos, i riu njihej me nofkën “Aleksandri Shqiptar”. Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet duke zgjeruar hartën e dyshimeve, pasi beson se 26-vjeçari nuk është i vetëm në këtë trafik, por dyshohet se shefat e tij të mëdhenj janë shqiptarë të tjerë. Mediat greke shkruajnë se për shkak të përdorimit të GBL-së në Mykonos, janë shënuar shumë raste të përdhunimeve seksuale, duke prishur imazhin dhe reputacionin e ishullit turistik.

Plagoset në atentat shqiptari në Mykonos të Greqisë. Dyshimet e policisë

Një shqiptar ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati në Mykonos të Greqisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes ku dy persona që udhëtonin me motor,  me skafandra në kokë qëlluan në drejtim të shqiptarit 34-vjeçar.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Mykonos dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sipas mediave greke, shqiptari që mbeti i plagosur në këtë atentat është arrestuar në vitin 2013 si i përfshirë në trafikun e drogës për t’u liruar më pas në 2015.

Mediat greke ende nuk e bëjnë të ditur emrin e shqiptarit, ndërkohë që ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke mos e përjashtuar mundësinë se kjo mund të ketë qenë një larje hesapesh.

Arrestohen shtatë të rinj shqiptarë në Greqi, shpërndanin drogë në ishullin e vipave

Policia greke ka shkatërruar një grup të përbërë nga shtatë shqiptarë, që shpërndanin drogë në ishullin turistik të Mykonos. Me anë të një komunikate zyrtare të Policisë Greke, bëhet më dije se është arrestuar një i ri 22 vjeç nga Shqipëria, i cili kishte marrë një shtëpi me qeta në ishullin turistik, të cilën e kishte shndërruar në një bazë të shpërndarjes së drogës.

Gjatë arrestimit i riu shqiptar ka qenë në bregdet, teksa një qen i antidrogës ka nuhatur dhe është drejtuar tek ai. Sipas policisë greke, pasi qeni nuhatur drogën te 22 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, Policët e shërbimit Portual të Mykonosit, e kanë kontrolluar duke i gjetur në çantë dy paketa najloni që përmbanin përkatësisht 57.13 gram dhe 67.41 gram kokaninë.

Më pas policia ka shkuar në shtëpinë e 22 vjeçarit, aty ku zbuluar dhe gjashtë të rinj të tjerë të moshës 24 deri në 27 vjeç. Në ambientet e shtëpisë policia ka sekuestruar dy pako me Methamfetamië, me peshë 47.01 gram, dy pako kërp me peshë 11.19 gram, dy çanta kokaine me 14.99 gram, 17 pilula të paketuara me lëndë të panjohura kimike, një shumë prej 1900 eurosh dhe 11 telefona celularë.

Skip to toolbar