Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar
një të mitur 16 vjeç, që qarkullonte në rrugët e kryeqytetit me armë zjarri pa
leje.
I mituri, emri i të cilit jepet me inicialet
F.T., banues në Tiranë, rreth orës 02:30 të mëngjesit, ëshë konstatuar nga
shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4 në afërsi të një lokali,
në trotuar në rrugën “Myslym Keta”.
Në momentin që ka parë Policinë është larguar
me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme
“Shqiponjat”, njësia Shigjetat, ku gjatë kontrollit fizik Policia i
gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë .
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Tirane për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”.
TiranëQarkullonte me armë pa leje, tenton t'i shmanget kontrollit të policisë por vihet në pranga.Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", njësia ShigjetatNë kuadër të planit masave në lidhje me identifikimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 16 vjeçarit F. T., banues në Tiranë 16 vjeçari rreth orës 02.30 të mëngjesit, është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4 në afërsi të një lokali, në trotuar në rrugën “Myslym Keta”.Në momentin që ka parë Policinë është larguar me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme "Shqiponjat", njësia Shigjetat, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë .Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Tirane për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”