Ngjela: Gjatë këtyre muajve, Meta mund të arrestohet

Nga Spartak Ngjela

Në një krah po vjen SPAK, kurse në krahun tjetër po çthuren mendërisht heronjtë e korrupsionit shqiptar. Nuk mbushin dot fare këta të korruptuar. Po bëhen qesharakë me Perëndimin, se po flasin me frikë, por edhe për një forcë të madhe që thonë se kanë. Pyetja normale për forcën e tyre do të ishte kjo: sa divizione kanë Meta dhe Berisha; dhe sa mjete motorike lufte kanë në dispozicion? Asnjë divizion, madje asnjë togë, dhe asnjë mjet motorik për luftim. Atëherë me çfarë po i kërcënohet Meta Uashingtonit dhe Brukselit? Me asgjë. Por nuk e ka me ata. Këta tanët, me këto dokrra mbajnë përkrahësit e tyre injorantë dhe interesaxhi. Për ata e bëjnë.

l.

Prandaj kanë të drejtë që tallen politikat e mëdha me këta qesharakë. I marin në telefon dhe iu flasin për Venecian. Iu kujtojnë së largu edhe ndonjë fakt korrupsioni apo ndonjë proces të nisur kundër tyre, dhe i lënë që të llomotisin në jerm e përçart nga frika. Tallen me ta. Kurse Meta po pret që ata të tërhiqen, duke kujtuar se do të mendojnë që ky mund të destabilizojë Shqipërinë. As që iu shkon ndërmend ndërkombëtarëve kjo. Ata duan vetëm një gjë: të ecë reforma në drejtësi.

Por, brenda kësaj tallavaje që po e këndon vetë dhe vetëm, Meta kërkon referendum: përse? As vetë Meta nuk e di. Kushtetuta për t’u ndryshuar me amendamente, shkon domosdoshmërisht vetëm mes Parlamentit. Kjo është kushtetuta. Në anën tjetër, Ligji për Referendumet është bllokues për minorancat, sepse, që referendumi të jetë i ligjshëm, duhen 50+1 përqind të zgjedhësve në pjesëmarrje. Metës i duhet një ligj i ri që ta hedhë në referendum për të ndryshuar ligjin e vjetër. Referendumi, do tre muaj të zhvillohet. Gjatë këtyre tre muajve Meta mund të jetë nën arrest.

Por, siç e theksuam, miratimin me referendum të ligjit të ri nuk e lejon as ligji aktual. Me ligjin aktual, që të jetë aktiv si fitues, në referendum duhet të marrin pjesë si votues 50+1 përqind e trupës elektorale. Trupa elektorale në Shqipëri sot është 3.5 milionë votues. Domethënë Metës do t’i duhen rreth 1.7 milionë votues. Asnjëherë nuk është arritur kjo përqindje në votime, se 1.8 milionë votues janë jashtë shtetit.

Për Metën do kthehen këta? Por, është edhe elektorati socialist që sigurisht që nuk del në votin. Si nuk kuptoi kurrë dot asgjë nga jeta moderne dhe nga qytetërimi modern ky fshatar i rëndomtë! Është luftë me mullinjtë e erës kjo lufta jote, zoti Meta. Sepse ke një mur përpara, dhe, për të rrëzuar murin, ke vetëm një kokë. Mos e provo! se do të thyesh kokën dhe jo murin.

ll.

E njëjta psikologji arsyetuese dhe e një niveli të ulët të një province mesjetare është mentaliteti Meta në polemikë. Ka marrë dhe një grusht pseudo gazetarësh që kanë të njëjtën mendësi dhe mungesë të theksuat kulture qytetare. Me këta, Meta përgojon ambasadorët deri në erotikë. Për t’i treguar përkrahësve të vet qorra që nuk është as Uashingtoni, as Berlini dhe as Brukseli kundër Metës, por ambasadorët e korruptuar. Të gjithë këta, njerëz të paqytetëruar, nuk e njohin moralin e hekurt të qytetërimit Perëndimor në cënimin e dinjitetit diplomatik. Kundërpërgjigjia në raste të tilla historikisht ka qenë e përbindshme edhe pa asnjë tërheqje.

Prite Meta!!! E ke çështje ditësh. Edhe gazetarët e implikuar nuk do ta kenë të lehtë. Kjo sepse pikërisht në Shqipëri luftën kundër krimit të organizuar e drejton politika amerikane dhe FBI.

lll.

Çfarë fiton historia e Shqipërisë me likuidimin e të korruptuarëve të mëdhenj? Historia e Shqipërisë nis një rrugë të re të zhvillimit të saj. Ajo që do të vijë pas likuidimit të kësaj klase politike të korruptuar, është në të vërtetë kërkesa 100 vjeçare e Shqipërisë. Por kjo do të sjellë edhe frikën e çdo pushtetari të ardhshëm që, paratë e shtetit dhe abuzimi me pushtetin, do të jenë ferri për këdo. Çdo popull, në historinë e tij të zhvillimit, ka pasur një pikë kthese që e ka zhvendosur të kalojë nga pasiviteti i varfërisë së imponuar prej abuzuesëve me pushtetin politik, në aktivitetin e punësimit, prodhimit të madh dhe pasurimit të tij.

Kjo do të vijë. Po si do të vijë? Cila është rruga? Rruga është e përcaktuar saktësisht në Kushtetutën e Shqiperisë: organet goditëse dhe hetuese për gjendjen aktuale, dhe kontroll i rreptë asgjësues për shtetarët dhe administratën shtetërore që do të vijë. Kryesori është SPAK, i cili sot filloi shfaqjen e tij si instrument ligjor i zgjedhur që do të vijojë punën për likuidimin e klikës së korruptuar të shtetit shqiptar, dhe të krimit të organizuar. Suksese…

Ngjela: Meta fund si Saliu në ‘97

Çfarë do të ndodhte me një president të tillë në një vend demokratik? Do të shkarkohej nga Parlamenti sa më shpejt, dhe do të priste derisa të mblidhej Gjykata Kushtetuese. Pas shkarkimit nga Parlamenti, Presidenti i Republikës nuk ka forcë juridike derisa të dalë para Gjykatës Kushtetuese. Kjo vendos pastaj: kthehet apo nuk kthehet Presidenti sërish në zyrë me kompetenca të plota.

Po Rama dhe mazhoranca, ku janë?

Kurse Sali Berisha vajti dje ta uronte Metën për antiamerikanizmin e tij, dhe Meta sot i shpalli luftë Amerikës me një fishek. Edhe Saliu i shpalli luftë Amerikës me një fishek në vitin 1996-1997, por fluturoi si një rreckë e flakur. Tani e paska shpresën te fisheku i Metës. Dhe te lufta për sovranitet që na paska hapur Meta. Duhet të kujtohemi: tragjedinë nga komedia e ndan një diç shumë i vogël. Kurse Saliu, mirë që harroi vitin 1997, por, siç duket, paska harruar edhe Brian Yi-në që e nxori me forcë e si një gogël nga çadra në vitin 2017.

Por Meta po kërkon sovranitet.

E dini se çfarë është “sovraniteti Meta”? Sovraniteti Meta është që Meta dhe çerrdhja e madhe e hajdutëve që kanë grabitur shqiptarët në 29 vjet, të sundojnë shqiptarët me paratë që ata iu kanë grabitur shqiptarëve.

E pra, për aleatët tanë të mëdhenj kjo është komedi. Ndërsa për Metën e kompani, kjo është tragjedi.

Por, të gjithë këta të korruptuar e krijuan vetë tragjedinë e tyre: këta vodhën para për të arritur lumturinë, dhe kapën shkatërrimin e tyre tërësor.

Kështu do të shkruajë historia për ta.

Ngjela: Ku ka grekë në Shqipëri mor Dule ziu, s’ka në Athinë

Sparta Ngjela ka reaguar në lidhje me përvjetorin e vrasjes së Kacifas në Bulrat, duke e cilësuar këtë si një akt turpi për shtetin grek. Ngjela dhe se “njerëz pa vlerë” u mblodhën në Bularat për të nderuar një bandit me armë në dorë. Avokati Ngjela nuk kurseu as akuzat dhe ironitë për Vangjel Dulen, i cili u shfaq në memorialin e Kacifas në përpjekje për të “çliruar grekët” në Shqipëri. Ngjela thotë se grekë jo që nuk ka në Shqipëri, por edhe në Athinë mezi gjen tashmë.

“Turp për shtetin grek në atë që kërkoi të ndodhte dje në Bularat. Një mijë njerëz pa vlerë shoqërore, erdhën dje të dehur me marrëzi në varrin e një banditi që sigurisht se, edhe ky, në marrëzi ka qenë kur ka shtirë me armë për të vrarë njerëz, një vit më parë. Policia shqiptare dje iu tregoi vendin, por më e ashpër duhej të kishte qenë.

l.Njëzet të çmendur, me kafka të shtrembëra prej orienti që nuk kanë lidhje fare me Gadishullin Ilirik, u panë dje në Shqipëri, të ardhur nga Greqia.

Edhe Vangjel Dulia me ta. Edhe Vangjeli i shkretë, si fis, i ardhur nga Anadolli është, nuk është autokton këtu. Ku ka grekë këtu, mor Dule ziu! Grekë nuk ka në Athinë, e ju vini “të çlironi grekët” në Shqipëri. As Donkishoti nuk do ta kishte projektuar dot këtë lloj marrëzie.

ll.Këta të fantaksur kanë marrë fund. Nuk dinë ende se ku janë. Asgjë nuk i bëjnë dot tanimë Shqipërisë dhe shqiptarëve këta të ardhur nga Anadolli e nga Lindja e Mesme që kujtojnë se, me falsitetin historik të shtetit grek, janë ende të fortë si pushtues territoriesh shqiptare.

Janë të trembur.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë hyrë në një proces rivlerësimi historik nga shkenca e madhe e historisë botërore. Gjuhën shqipe nuk e zhdukën dot, as grekët dhe as serbët, me të gjithë zjarrin që hodhën kundër saj. Dhe sigurisht që, të dy këta shtete, të ngritur mbi varret e shqiptarëve të vrarë prej tyre, edhe Greqia edhe Serbia, janë nën shqetësimin e së vërtetës.

Kush na qenka ky heroi grek që u përkujtua dje?! Një bandit me armë në dorë, dhe, për më tepër, dhe, siç dëgjuam nga të ardhurit e djeshëm, i vrari na paska qenë edhe çlirurs. Pika çlirursit! Dhe të gjithë atyre që shkojnë në përkujtimin mortor të tij. Komedi të tilla, vetëm njerëz të marrë e në dëshpërim mund t’i krijojnë.

Janë të trembur. Të ardhurit po kërkojnë të çlirohen nga vendasit autoktonë: komedi e madhe! Në thelb, këta janë fakirë që po i përbuz historia. Kjo është e vërteta.” shkruan Ngjela

Ngjela: Turp historik, drejtohemi nga primitivizmi i katër njerëzve

Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta në lidhje me patriotizmin dhe intelektin e qeveritarëve shqiptarë duke i cilësuar edhe si “primitivizmi i  katër njerëzve” ka lënë Shqipërinë në këtë gjendje.

Në një krahasim me zgjedhjet në Kosovë, Ngjela shprehet se shqiptarët nuk kanë pse habiten me kulturën politike që u reflektuar si nga votuesit kosovarë ashtu dhe liderët e rinj që fituan. Për Ngjelën mungesa e kësaj kulture në Shqipëri lidhet drejtpërdrejtë me anti-intelektualizmin dhe primitivizmin e 4 njerëzve që kanë bërë historinë e Shqipërisë post komuniste.

Shqiptarët e Shqipërisë po habitën se si votuan me aq kulturë shqiptarët e Kosovës. Dhe jo vetëm kaq: shqiptarët e Shqipërisë po habitën me kulturën politike që po reflektojnë liderët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes. Po përse po habitën! Nuk e kuptojnë dot këta që kjo gjendje në Shqipëri është refleks i një politike mesjetare, injorante, dhe me shenja të theksuara marrëzie?

Në fakt gjendja primitive e politikës shqiptare është rrjedhojë direkte e egërsisë anti-intelektuale të Berishës, Metës, Ramës dhe Bashës. Është turp historik për Shqipërinë që drejtohet ende nga primitivizmi i katër njerëzve që më karakterin anti-intelektualist të tyre, urrejnë dhe përbuzin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Dyshja Kurti-Osmani në Prishtinë duhet që, me intelektualizmin e tyre, të përbuzin anti-intelektualizmin Berisha-Rama në Tiranë. Ardhja në qeverisjen e Kosovës e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nuk është një rastësi. Nëse ata do të jenë në lartësinë e duhur dhe me tharm patriotik në drejtimin e Kosovës, ditë për ditë do të zhvleftësojnë katërshen mesjetare dhe korruptive të politikës aktuale shqiptare që ka grabitur shqiptarët në 30 vjet.” shkruan Ngjela

Avokati gjithashtu ka bërë një thirrje për dy liderët e rinj të Kosovës, Kurtin dhe Osmanin që të mos kenë lidhje miqësore me katërshen injorante dhe të korruptuar shqiptare: Berisha, Meta, Rama dhe Basha.

Nëse qeveria e re e Kosovës do të fillojë procesin anti-korrupsion në Prishtinë, ky duhet të fillojë si një proces me karakter radikal. Në të njëjtën kohë, është mirë që të mos ketë asnjë lloj lidhjeje miqësore me katërshen injorante dhe të korruptuar shqiptare: Berisha, Meta, Rama dhe Basha.” tha Ngjela

Ngjela bën një vlerësim edhe për reformën në drejtësi në Shqipëri, si një formulë amerikane që do të largoje korrupsion dhe lidhjet anti-perëndimore të lidhura me Beogradin, Moskën dhe Ankaranë. Ai sugjeron se e njëjta reformë duhet të strukturoret nga amerikanët edhe në Kosovë.

Një gjë është e vërtetë, korrupsioni shtetëror në Tiranë dhe ai në Prishtinë janë bashkësi anti-perëndimore dhe të lidhura me Beogradin, Moskën dhe Ankaranë. Të dy këta korrupsione duhen shkulur nga rrënjët. Në Tiranë ka filluar reforma në drejtësi si formulë amerikane për shkallmimin e korrupsionit politik. Po në Prishtinë?

Amerikanët duhet të strukturojnë të njëjtën reformë edhe në Kosovë. Dhe pastaj, menjëherë të nisë likuidimi gjyqësor për shpronësimin dhe penalizimin e të korruptuarve në Tiranë dhe në Prishtinë.” mbyll postimin e tij Ngjela

“FBI po heton politikanët shqiptarë”

Avokat Spartak Ngjela flet me siguri ndërsa thotë se FBI ka hapur dosjet e politikanëve shqiptarë dhe ka nisur hetimet për pasuritë e tyre marramendëse dhe ka zbuluar se ka nga ata që kanë fshehur para edhe në Gjibraltar (i njohur si parajsë fiskale).

Ngjela prej kohësh ka marrë rolin e avokatit të Reformës në Drejtësi dhe vijon të besojë fuqishëm se kjo reformë do të sjellë ndryshime rrënjësore në Shqipëri, pasi do të fusë në burg politikanët e korruptuar. Ngjela thekson se SHBA-të janë investuar fort në realizimin e kësaj reforme.

 “Kam parë ligjin. Reforma ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e drejtojnë ata. Liderët e opozitës dhe të mazhorancës janë të kërcënuar. Dosjet janë marrë, kanë filluar. Ata e kanë marrë shumë seriozisht, kanë qenë ekspertët e tyre këtu, janë edhe ekspertët e FBI.

Kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës, kanë gjetur pare shumë të madhe, edhe në Gjibraltar kanë gjetur. Madje, dikush më tha që ato para do iu kthehen të gjitha shqiptarëve. Ky ishte një shtet i pakontrolluar, sigurisht që është vjedhur. Shqipëria është një hap larg shpëtimit”, tha Ngjela në një intervistë në News 24.

Më tej, avokat Ngjela u pyet nëse do të bjerë kasta 30-vjeçare, pas ngritjes së SPAK, duke thënë se rezistenca do të ishte një opsion abstrakt.

“Kjo situatë do mbarojë sapo të mbarojë Reforma në Drejtësi. “Të çmendurit” e kësaj situate janë të mbaruar. Do eliminohet korrupsioni 100%, do ikin gjithë të korruptuarit 100%%, sapo të fillojë SPAK, i cili do të fillojë këto ditë”, thotë avokati i njohur.

Në intervistën televizive Ngjela, foli për raportin e OSBE/ODIHR dhe tha se 30 qershori ishte domosdoshmëri për Shqipërinë, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama shkoi tek ndërkombëtarët dhe ju kërkoi të anulonte zgjedhjet, por ata nuk e lejuan.

“Këto kriza ka qenë do bëheshin apo jo më 30 qershor. Unë mendoj që 30 qershori është domosdoshmëri për Shqipërinë dhe këtë e thanë gjithë ndërkombëtarët. Rama vajti t’i anulonte zgjedhjet, por s’e mbajtën ata. I thanë “ik”. Unë e kam fakt, jo me opinion. Vajti dhe ju tha se do i shtyjmë zgjedhjet, por ata i thanë jo”, tha Ngjela.

Fakti është se ndërkombëtarët njëzëri nxitën politikën shqiptare që të shkojë në zgjedhje më 30 qershor, pavarësisht faktit se presidenti Meta kishte anuluar këtë datë zgjedhjesh. Ky akt i Metës nuk u njoh nga ndërkombëtarët. Ata i bënë thirrje qeverisë që të vijojë me procesin zgjedhor si kusht për demokracinë në vend, pavarësisht se opozita kishte deklaruar bojkotin./Realstory.al

Ngjela paralajmëron arrestimin e Metës: Në gusht nis goditja

Avokati Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e presidentit Ilir Meta. Gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se Metën e kap reforma në drejtësi për shkak të bëmave të tij. Sipas avokatit, shkarkimi i presidentit është hapi i parë që e çon atë drejt reformës në drejtësi. Ngjela shtoi se kreu i shtetit ka punuar kundër reformës dhe për këtë arsye tentoi t’i vinte zjarrin Shqipërisë, por theksoi se Amerika nuk mund ta toleronte një gjë të tillë. “Ambasadorja amerikane ja tha në sy Metës mbrëmë. E goditi hapur në fushën e ambasadës dhe ja tha hapur që reformën në drejtësi nuk e ndalon dot askush. Ishte një mesazh për të dhe tentativat e tij për ta bllokuar këtë reformë. Shkarkimi i Metës është hapi i parë i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe goditjen antikorrupsion. Mazhoranca duket e vendosur dhe do ta çojë deri në fund. Shkarkimi do t’ia heqë Metës imunitetin dhe do të rrezikojë arrestimin. Ai ka bërë punë për ta penguar reformën në drejtësi. Ai nuk ka pasur shumë në dorë, por tani bëri aktin e fundit. Kërkonte të bënte zjarr Shqipërinë dhe të çonte vendin në destabilizim”, tha Spartak Ngjela.

Avokati e ndali theksin edhe tek ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Duke komentuar punën e deritanishme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ngjela u shpreh shpresëplotë se goditja kundër korrupsionit do të fillojë brenda vitit, madje që muajin e ardhshëm. “SPAK ka në brendi 3 institucione të tjera goditëse, Gjykatën e Posaçme, Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Tani, e rëndësishme është Prokuroria e Posaçme, pastaj ka kohë edhe për Gjykatën e Posaçme. Patjetër që brenda këtij unë pres që të nisë goditja antikorrupsion. Unë mendoj që proceset penale do të nisin që në gusht apo shtator. Megjithëse organet e drejtësisë nuk pyesin gusht a korrik, nuk pyesin për pushime, por e nisin goditjen penale direkt. Por unë them që në shtator nuk diskutohet, do të kemi proceset e para penale. Sepse këtu ka qenë një gjendje rëndë, ti nuk e pe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, e konsideroi vendin tonë një vend me korrupsion të lartë dhe thembra e Akilit ishte pushteti gjyqësor”, theksoi Spartak Ngjela.

Për avokatin, e keqja vendit tonë i ka ardhur nga sistemi gjyqësor. Ai deklaroi se për shkak të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë shitur drejtësinë vendi u rendit nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga vendet më të korruptuara. Megjithatë, Ngjela nënvizoi se kësaj epoke tashmë i ka ardhur fundi. “Gjithë e keqja Shqipërisë i ka ardhur nga kjo bandë e tmerrshme juridike që ka përbërë pushtetin gjyqësor. Atje është mbështetur edhe korrupsioni shtetëror, edhe korrupsioni kryeministror, gjithçka e rëndë është mbështetur tek ata. Ata kanë shitur drejtësinë dhe kanë lejuar këta, politikanë, ministra, kryeministra, që të vjedhin popullin. Kjo ka qenë filozofia e tyre, por tani gjithçka ka marrë fund. Që të gjithë do të dalin para drejtësisë. Qoftë ata që kanë shitur drejtësinë, qoftë ata pushtetarë që kanë përfituar nga drejtësia. Të gjithë pushtetarët e korruptuar do të jenë të rrezikuar. Ndërkombëtarët kanë dosje për secilin prej tyre kështu që nuk shpëtojnë dot. Duhet të jemi të qartë që SPAK e mori fuqinë e vet juridike dhe tani mbetet të priten goditjet penale në shtator”, deklaroi Spartak Ngjela.

“Skenari i opozitës ishte destabilizimi. Janë të gjithë nën akuzë”. Ngjela di diçka…

Opozita kërkonte destabilizim para zgjedhjeve të 30 qershorit dhe gjithë lufta e tyre bëhet për të mbrojtur veten pasi janë nën akuzë. Kështu është shprehur të mërkurën avokati i njohur Spartak Ngjela në një intervistë televizive. Ngjela thotë se beteja e opozitës dhe e disa politikanëve duke nën kuptuar këtu edhe presidentin Meta, nuk ishte për votën e lirë, por ishte për ekzistencën e tyre, pasi janë të gjithë nën akuzë. Por Shqipëria shpëtoi nga rreziku i destabilizimit për shkak të Amerikës, thotë Avokati,

“Shteti ishte në rrezik në 30 qershor. Nuk ishte një betejë për votën e lirë, por ishte një betejë për shtetin, do ta shkatërronte korrupsioni i ngritur në reformë shtetin apo jo. Evitimi i këtij rreziku ishte meritë e politikës amerikane.

Politika amerikane e ka nisur këtë proces antikorrupsion në Shqipëri dhe do ta çojë deri në fund, ne nuk e bëjmë dot këtë. Ata kanë provat.

Sa herë këta bëjnë gjullurdira, ata nxjerrin provat. Këta janë të gjithë në akuza. Këta luajnë për ekzistencën e tyre dhe donin destabilizim, por kjo nuk i interesonte politikës amerikane”, tha Ngjela.

I pyetur për datën 13 tetor të dekretuar nga presidenti Meta për të zhvilluar zgjedhje lokale, Ngjela thotë se do të ishte marrëzi ta njihje këtë datë.

“13 tetor nuk mund të ketë. Nëse do të flisja për 13 tetorin, atëherë hyja dhe unë në marrëzi. Shqipëria e pas 30 qershorit është më e fortë”, shprehet avokati.

Përsa i përket akuzave, me ndihëm dhe me presionin e vazhdueshëm të ndërkombëtarëve ka nisur puna për ngritjen sa më parë të SPAK, njësisë hetuese antikorrupsion që do të vërë në pranga politikanët e lartë. Prej disa ditësh kanë nisur intervistat intensive me 22 kandidatët për anëtarë të SPAK. Intervistat do të përfundojnë në datën 12 korrik dhe fill pas kësaj nis procesi i pikëzimit të kandidatëve dhe prej tyre do të zgjidhen 15 anëtarë që do të përbëjnë SPAK. Me ngritjen e tij nis hetimi i akuzave për politikanët e korruptuar dhe vënia e tyre para drejtësisë ashtu sikurse e kërkojnë ndërkombëtarët.

Rrëzimi i dekretit nga KQZ dhe kurthi ku bie Meta e opozita

Opozita dhe Presidenti Ilir Meta vazhdojnë të akuzojnë KQZ për rrëzimin e dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve dhe thonë se dekretin e shqyrton vetëm Gjykata Kushtetuese. Por avokat Ngjela na shpjegon se pikërisht këtu gabojnë si Meta dhe opozita. Kjo për faktin se në momentin që KQZ nuk e zbatoi dekretin e Metës, ky i fundit mund të kishte bërë padi në prokurori për mos zbatim ligji. Dhe në rast se vërtetohej se KQZ ka shkelur ligjin duke mos zbatuar dekretin e presidentit, kryetari dhe anëtarët futeshin në burg. Por as Meta dhe as opozita nuk bëri padi ndaj KQZ. Kjo, – shpjegon Ngjela, për faktin e thjeshtë se ata e dinë shumë mirë se dekretet janë akte administrative dhe si të tilla kur janë të paligjshme janë nul.

“Nuk ka më qesharakë se ata që po na thonë: “dekreti i presidentit rrëzohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese”.

Por, dekreti i presidentit, i dërguar prej tij në KQZ, nuk u rrëzua nga KQZ, por nuk u zbatua prej saj si i pavlefshëm.

Ndërsa këtu del kjo pyetje: çfarë ndodh kur një institucion nuk pranon të zbatojë një dekret apo një ligj?

Ndaj këtij institucioni fillon menjëherë ngritja e akuzës nga Prokuroria sepse ky është krim, dhe shefi i lartë i institucionit arrestohet me vendim të gjykatës penale.

Atëherë, ky Meta, pse nuk e ngriti akuzën kundrejt Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kur ky nuk ia zbatoi dekretin? Madje edhe këta, që priren të flasin në forma të koshiencë popullore, pse nuk e denoncojnë KQZ-në në Prokurori?

E dini pse nuk e denoncojnë? Sepse e këta e dinë që ai dekret është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, zbatimi i të cilit çon drejt akuzës penale Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ja kjo është e vërteta juridike e kësaj çështjeje”, shpjegon avokati.

Ai gjithashtu thotë se zgjidhja do të vijë nga shkarkimi i presidentit dhe me shkarkimin e tij në Shqipëri, – shkruan Ngjela, do të nisë një erë e re perëndimore e zbatimit të ligjit dhe e vendosjes së drejtësisë në vend.

“Po Parlamenti do ta ngrejë komisionin e hetimit parlamentar për hetimin e Presidentit të Republikës?

Sigurisht që do ta ngrerë të hënën. Kurse Meta iu kërcënohet ndërkombëtarëve. Por ata nuk po e përfillin fare, se Meta tani është një individ i akuzuar.

Po gjykata Kushtetuese që nuk ekziston?

Riemërimi i gjyqtarëve të Gykatës Kushtetuese është çështje ditësh, kurse hetimi parlamentar kundër Presidentit të Republikës zgjat deri në 3 muaj.

Por një gjë është esenciale në këtë kohë: me shkarkimin e Presidentit të Republikës fillon në Shqipëri era e vërtetë perëndimore e ligjit, drejtësisë, demokracisë parlamentare dhe zhvillimit ekonomik integral”, shkruan Avokati.

Ngjela: Meta ka frikë burgun ndaj luan si mbret i ligjshëm

Në një analizë të situatës pas zgjedhjeve të 30 qershorit, avokati, Spartak Ngjela shkruan se presidenti Ilir Meta ka frikë burgun ndaj dhe sillet sikur të ishte mbret. Ai i referohet dekreteve të nxjerra një pas një nga kreu i shtetit, por edhe faktit që ai nuk njeh zgjedhjet dhe i sulmon ato.

“Kurse më budallai po rezulton Ilir Meta. Ai po luan rolin e komikut. Është në prag të shkarkimit të tij ligjor dhe luan sikur të jetë një mbret i ligjshëm.

Është në grupin keqbërës të Shqipërisë dhe në prag të burgut, dhe sillet sikur të jetë mbreti i një dinastie dyqindvjeçare. Janë në hall. Por nuk bëjnë dot asgjë. Pse?”, shkruan Ngjela.

Avokati shkruan se askush nuk mund të bëjë dot gjë në Shqipëri, pasi nuk i lejojnë amerikanët, ndërsa kujton se shumë shpejt do të ngrihet SPAK e cila do të vërë para drejtësisë politikanët e korruptuar.

“Sepse e keqja që mund t’iu vinte nga goditja amerikane për bëmat e tyre me krimin ndërkombëtar, është shumë më e rëndë nga goditja anti korrupsion që do të marrin nga SPAK”, thotë Ngjela.

Pak më herët presidenti Meta sulmoi me një gjuhë të ashpër jo vetëm qeverinë dhe kryeministrin Rama, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qëndrimin që ajo ka mbajtur në lidhje me njohjen e zgjedhjeve në Shqipëri por edhe me reformën në Drejtësi.  

Skip to toolbar