Rrëzimi i dekretit nga KQZ dhe kurthi ku bie Meta e opozita

AKTUALITET


Opozita dhe Presidenti Ilir Meta vazhdojnë të akuzojnë KQZ për rrëzimin e dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve dhe thonë se dekretin e shqyrton vetëm Gjykata Kushtetuese. Por avokat Ngjela na shpjegon se pikërisht këtu gabojnë si Meta dhe opozita. Kjo për faktin se në momentin që KQZ nuk e zbatoi dekretin e Metës, ky i fundit mund të kishte bërë padi në prokurori për mos zbatim ligji. Dhe në rast se vërtetohej se KQZ ka shkelur ligjin duke mos zbatuar dekretin e presidentit, kryetari dhe anëtarët futeshin në burg. Por as Meta dhe as opozita nuk bëri padi ndaj KQZ. Kjo, – shpjegon Ngjela, për faktin e thjeshtë se ata e dinë shumë mirë se dekretet janë akte administrative dhe si të tilla kur janë të paligjshme janë nul.

“Nuk ka më qesharakë se ata që po na thonë: “dekreti i presidentit rrëzohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese”.


Por, dekreti i presidentit, i dërguar prej tij në KQZ, nuk u rrëzua nga KQZ, por nuk u zbatua prej saj si i pavlefshëm.

Ndërsa këtu del kjo pyetje: çfarë ndodh kur një institucion nuk pranon të zbatojë një dekret apo një ligj?

Ndaj këtij institucioni fillon menjëherë ngritja e akuzës nga Prokuroria sepse ky është krim, dhe shefi i lartë i institucionit arrestohet me vendim të gjykatës penale.

Atëherë, ky Meta, pse nuk e ngriti akuzën kundrejt Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kur ky nuk ia zbatoi dekretin? Madje edhe këta, që priren të flasin në forma të koshiencë popullore, pse nuk e denoncojnë KQZ-në në Prokurori?

E dini pse nuk e denoncojnë? Sepse e këta e dinë që ai dekret është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, zbatimi i të cilit çon drejt akuzës penale Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ja kjo është e vërteta juridike e kësaj çështjeje”, shpjegon avokati.

Ai gjithashtu thotë se zgjidhja do të vijë nga shkarkimi i presidentit dhe me shkarkimin e tij në Shqipëri, – shkruan Ngjela, do të nisë një erë e re perëndimore e zbatimit të ligjit dhe e vendosjes së drejtësisë në vend.

“Po Parlamenti do ta ngrejë komisionin e hetimit parlamentar për hetimin e Presidentit të Republikës?

Sigurisht që do ta ngrerë të hënën. Kurse Meta iu kërcënohet ndërkombëtarëve. Por ata nuk po e përfillin fare, se Meta tani është një individ i akuzuar.

Po gjykata Kushtetuese që nuk ekziston?

Riemërimi i gjyqtarëve të Gykatës Kushtetuese është çështje ditësh, kurse hetimi parlamentar kundër Presidentit të Republikës zgjat deri në 3 muaj.

Por një gjë është esenciale në këtë kohë: me shkarkimin e Presidentit të Republikës fillon në Shqipëri era e vërtetë perëndimore e ligjit, drejtësisë, demokracisë parlamentare dhe zhvillimit ekonomik integral”, shkruan Avokati.




Skip to toolbar