Armando Sadiku shënon me “nuhatje” te Malaga (video)

Armando Sadiku është duke konfirmuar formën e tij të mirë te Malaga në La Liga 2 në Spanjë. Sulmuesi i kombëtares, gjeti golin e radhës në kampionat në sfidën mes Malgas dhe Mirandes.

Ishte minuta e 65-t, kur Sadiku shënoi një gol nga brenda zonës vetëm me nuhatje, pa e parë portën fare. Goli i dha avantazhin e përkohshëm skaudrës së Malaga, pasi më herët kisthe shënuar me Adrian nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë, miqtë barazuan në të 55`, por Sadiku prishi balancat. Megjithatë, goli i sulmuesit shqiptar nuk mjaftoi që Malaga të fitonte, pasi Mirandes shënoi në të 79`.

Ndërkohë, për Sadikun ky është goli i nëntë te Malaga, duke u renditur mes golashënuesve më të mirë të La Liga 2 në Spanjë. Gjithashtu, paraqitja e mirë që po kalon, pritet ta rikthejë elbasanasin përsëri në ekipin kombëtar.

Skip to toolbar