Endri Çekiçi zbulon të ardhmen: Jam mirë tek Olimpija, tani pres ftesën e kombëtares

Endri Çekiçi ishte një nga tifozët VIP mbrëmjen e së martës në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Moldavi ish-sulmuesi i ekipit tonë kombëtar U-21, që tashmë luan në Slloveni, duke i uruar suksese kuqezinjve, u shpreh se shpreson të rikthehet sa më parë edhe në ekipin kombëtar A.

“Natyrisht kam  ardhur si tifoz dhe si të gjithë tifozët shpresojmë për fitore. Unë kam shumë besim që do rikthehem në kombëtare. Puna kryesore mbetet te unë, të vazhdoj me këto ritme dhe nëse vazhdoj kështu ftesa nuk do mungoj”, tha Çekiçi.

I pyetur nga “Realstory.al”, Çekiçi zbuloi se nuk do të largohet nga Olimpija. Ai shprehet se ndihet mirë në Slloveni, ndërsa pjesëmarrja në Europa League është një mundësi e mirë edhe për të tërhequr vëmendjen e ekipeve ndërkombëtare.  

Për momentin do vijoj të luaj me Olimpijan. Besoj se ishte ana psikologjike. Ishin minutat që më mungonin në Kroaci. Drejtuesit më dhanë më shumë besim, trajneri i ri…synimi jonë është të futemi në grupet e Europa League. Nuk kam ndërmend të kthehem te Dinamo e Zagrebit. Synimi im është të vazhdoj me këto ritme, pasi besoj se po më ecën mirë aty”, përfundoi sulmuesi.

Endri Çekiçi realizon dygolësh në Slloveni, skuadra e tij siguron Europën (video)

Endri Çekiçi ka konfirmuar dhe sot se është duke kaluar një moment të shkëlqyer në karrierën e tij, pas transferimit nga Dinamo Zagreb te Olimpija Ljubjana. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka shënuar dopietën e tij të parë në tetë ndeshjet e luajtura në kampionat.

Futbollisti kuqezi i ka dhënë fitoren ekipit të tij, duke përmbysur avantazhin 1-0 të Rudar në fushën e kësaj të fundit. Pasi vendasit kishin kaluar në avantazh në pjesën e parë, Endri Çekiçi ka përmbysur gjithçka për ekipin e tij në të dytën.

Ishte minuta e 52′ kur Çekiçi ka realizuar golin e barazimit nga brenda zonës. Në të 76-ën, sulmuesi kuqezi ka shënuar përsëri nga brenda zonës duke kaluar në avantazh skuadrën e Olimpija, që arriti ta ruante rezultatin deri në fund.

Me dygolëshin e sotëm, Endri Çekiçi shkon në kuotën e 5 golave në kampionat, në vetëm 8 ndeshje i aktivizuar. Me fitoren e sotme skuadra e sulmuesit kuqezi ka siguruar vendin e dytë në kampionat si dhe pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

Çekiçi shkëlqen përsëri, tjetër gol spektakolar në Slloveni (video)

Vijon të dhurojë spektakël në Slloveni futbollisti shqiptar, Endri Çekiçi, që ka gjetur përsëri rrjetën me skuadrën e tij, Olimpija Ljubjana.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka gjetur rrjetën në minutën e 35′, duke shënuar golin e tretë dhe që vulosi fitoren 3-0 të ekipit të tij kundër Mariborit.

Endri Çekiçi ka shënuar një gol spektakolar pas një aksioni në krah. Kështu Endri Çekiçi vijon të jetë një nga lojtarët më në formë te Olimpija, duke fituar zemrat e tifozëve të saj.

Gol dhe asist, Endri Çekiçi spektakolar në Slloveni (video)

Endri Çekiçi po shndërrohet në protagonist në Slloveni, teksa këtë mbrëmje ka shënuar përsëri për ekipin e Olimpija Ljubjana, në fitoren 4-2 ndaj Triglav

Sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, ka realizuar golin e tretë, pas një lëvizje të bukir në krahun e majtë, Çekiçi gjuan me të djathtën duke shënuar golin e qetësisë për ekipin e tij.

Megjithatë, ai nuk u ndal me kaq pasi dha dhe asistin e golit të katërt për Olimpijan, që vulosi fitoren dhe i jep siguri ekipit për të ruajtur pozitat në vendin e dytë kampionat dhe siguruar pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm.

Olimpija Ljubjana – Triglav 4 -2 Goli i shenur nga Endri diten e sotme!

Publiée par Endri Cekici sur Dimanche 5 mai 2019

Endri Çekiçi gjen golin e parë në Slloveni (video)

Endri Çekiçi ka gjetur golin e oarë në Slloveni me ekipin e Olimpija Ljubjana, duke dhënë sinjale pozitive se së shpejti mund të jetë gati edhe për ekipin kombëtar.

Sulmuesi anësor hapi serinë e golave në fitoren 3-2 të Olimpijas ndaj Krsko. Pogradecari gjeti rrjetën në minutën e 20′ të takimit.

Më pas u shënuan dhe 4 gola të tjerë në këtë sfidë që u mbyll me fitoren e ekipit të Çekiçit. Olimpija Ljubjana mban vendin e dytë në kampionatin slloven të futbollit, duke siguruar pjesëmarrjen në kupat e europës sezonin tjetër.

Çekiçi e nis mbarë, protagonist për Olimpijan në Slloveni (video)

Endri Çekiçi ka luajtur ndeshjen e tij të tretë me ekipin e Olimpija në Slloveni, që pas transferimit në janar nga skuadra e Dinamos së Zagrebit, ku nuk gjeti hapësirë në ekipin e parë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka bërë paraqitje të mirë dje me skuadrën e Olimpija, duke fituar një penallti në ndeshjen ndaj Gorica, që u mbyll me rezultatin final 3-1 për ekipin e sulmuesit shqiptar.

Në pjesën e dytë të takimit, Endri Çekiçi fitoi penallti pasi një nga kundërshtarët, Haliloviç, e pengoi në zonë duke shkaktuar faull. Lojtari i Goricas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Kronaveter realizoi golin e dytë për Olimpijan.

Penalltia e realizuara nga Kronaveter për 2-0 e sidomos epërsia numerike bëri më të thjeshtë punën e Olimpija, që gjeti shpejt edhe golin e tretë duke siguruar suksesin e radhës, por që e lë 9 pikë larg Mariborit të vendit të parë.

Skip to toolbar