Endri Çekiçi zbulon të ardhmen: Jam mirë tek Olimpija, tani pres ftesën e kombëtares

KOMBËTARE


Endri Çekiçi ishte një nga tifozët VIP mbrëmjen e së martës në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Moldavi ish-sulmuesi i ekipit tonë kombëtar U-21, që tashmë luan në Slloveni, duke i uruar suksese kuqezinjve, u shpreh se shpreson të rikthehet sa më parë edhe në ekipin kombëtar A.

“Natyrisht kam  ardhur si tifoz dhe si të gjithë tifozët shpresojmë për fitore. Unë kam shumë besim që do rikthehem në kombëtare. Puna kryesore mbetet te unë, të vazhdoj me këto ritme dhe nëse vazhdoj kështu ftesa nuk do mungoj”, tha Çekiçi.


I pyetur nga “Realstory.al”, Çekiçi zbuloi se nuk do të largohet nga Olimpija. Ai shprehet se ndihet mirë në Slloveni, ndërsa pjesëmarrja në Europa League është një mundësi e mirë edhe për të tërhequr vëmendjen e ekipeve ndërkombëtare.  

Për momentin do vijoj të luaj me Olimpijan. Besoj se ishte ana psikologjike. Ishin minutat që më mungonin në Kroaci. Drejtuesit më dhanë më shumë besim, trajneri i ri…synimi jonë është të futemi në grupet e Europa League. Nuk kam ndërmend të kthehem te Dinamo e Zagrebit. Synimi im është të vazhdoj me këto ritme, pasi besoj se po më ecën mirë aty”, përfundoi sulmuesi.




Skip to toolbar