Kuvendi miratoi të hënën kërkesën me 101 vota pro, 6 kundër dhe 3
abstenim, kërkesën e Komisionit të Ligjeve, për ngritjen e Komisionit Hetimor
Parlamentar, që do të kryejë procedurat ligjore të shkarkimit të Ilir Metës. Presidenti
mendohet të ketë shkelur rëndë Kushtetutën e vendit, pasi vendosi të anulonte
me një dekret, të pabazuar në Kushtetutë, datën e mbajtjes së zgjedhjeve më 30
qershor, dhe më pas, nxorri një tjetër dekret për 13 tetorin si datë e re
zgjedhjesh, por që në fakt dhe në kushte normale, dhe kjo datë bie ndesh me
aktin themelor të shtetit. Arsyeja është se Presidenti duhet t`a dekretojë 9
muaj para datën e zgjedhjeve lokale apo vendore.
Ndërkohë, shqiptarja.com ka publikuar emrat e deputetëve që votuan pro
ngritjes së Komisionit Hetimor në Parlament përfshirë emrat nga deputetët e opozitës.
Deputetët nga radhët e opozitës parlamentare,
që i dhanë kartonin jeshil në kuvend ngritjes së Komisionit Hetimor, janë:
Eugen Bojaxhiu, Ediola Braha, Arlind Canani, Arben Elezi, Ramazan Gjuzi,
Majlinda Halilaj, Halil Jakimi, Selami Janisheri, Rema Lala, Korab Lita, Aurora
Mara, Ervis Meço, Nimet Musaj, Kostaq Papa, Andi Përmeti, Klajdi Qama, Enver
Roshi, Edmond Rrushi, Krenar Rryçi, Ylli Shehu, Zef Shqefni, Nikolin Staka,
Edmodn Stojku, Koçi Tahiri, Halit Valteri, Elena Xhina dhe Alban Zeneli.
Po nga opozita, por që votuan kundër ngritjes së Komisionit Hetimor,
dhe që për rrjedhojë janë kundër shkarkimit të Ilir Metës, janë deputetët: Elda
Hoti, Lefter Maliqi, Artur Roshi, Vasil Sterjovski, Suzana Topi dhe Besnik
Troplini. Ndërkaq, kanë abstenuar deputetët Kujtim Gjuzi, Edlira Hyseni dhe
Enada Kapllani. Adriatik Alimadhi, ishte i pranishëm në seancën parlamentare,
por nuk ka marrë pjesë në votim, ndërsa deputetët që munguan në seancë janë: Rudina
Hajdari dhe kolegu i saj Myslim Murrizi e ndoqën seancën plenare nga kafeneja e
Kuvendit duke mos marrë pjesë në votim.
Gjithashtu në këtë seancë ka munguar edhe Tom Doshi, i Partisë Socialdemokrate, Ligoraq Karamelo dhe Erion Piciri. Në radhët e Partisë Socialiste ka munguar vetëm deputeti Fatmir Velaj. Për deputetin socialist që kalon një pjesë të konsiderueshme të kohës në Austri, ndonëse ka pasur një urdhër nga Grupi Parlamentar që të gjithë deputetët të ishin të pranishëm ditën e hënë në seancë, nuk dihet ende arsyet pse Fate Velaj nuk ka qenë i pranishëm.
Deputetët që votuan pro shkarkimit të Ilir Metës
Eugen Bojaxhiu (opozita)
Ediola Braha (opozita)
Arlind Canani (grupi demokrat, opozita)
Arben Elezi (grupi demokrat, opozita)
Ramazan Gjuzi (opozita)
Majlinda Halilaj (opozita)
Halil Jakimi (grupi demokrat, opozita)
Selami Janisheri (opozita)
Rema Lala (opozita)
Korab Lita (grupi demokrat, opozita)
Aurora Mara (opozita)
Ervis Meço (opozita)
Nimet Musaj (opozita)
Kostaq Papa (opozita)
Andi Përmeti (opozita)
Klajdi Qama (opozita)
Enver Roshi (opozita)
Edmond Rrushi (opozita)
Krenar Rryçi (opozita)
Ylli Shehu (opozita)
Zef Shqefni (opozita)
Nikolin Staka (opozita)
Edmodn Stojku (opozita)
Koçi Tahiri (opozita)
Halit Valteri (grupi demokrat, opozita)
Elena Xhina (opozita)
Alban Zeneli (grupi demokrat, opozita)
Sadri Abazi (PS)
Arben Ahmetaj (PS)
Anastas Angjeli (PS)
Taulant Balla (PS)
Besnik Baraj (PS)
Vila Bello (PS)
Ilir Beqaj (PS)
Ismet Beqiraj (PS)
Dritan Bici (PS)
Bitri Robert(PS)
Edlira Bode (PS)
Erion Braçe(PS)
Spartak Braho(PS)
Xhevit Bushaj (PS)
Ditmir Bushati (PS)
Ervin Bushati (PS)
Klotilda Bushka (PS)
Bujar Çela (PS)
Bledar Çuçi (PS)
Jurgis Çyrbja (PS)
Antoneta Dhima (PS)
Artemis Dralo (PS)
Luan Duzha (PS)
Milva Ekonomi (PS)
Ermonela Felaj (PS)
Bashkim Fino (PS)
Eglantina Gjermeni (PS)
Damian Gjiknuri (PS)
Blerina Gjylameti (PS)
Luan Harusha (PS)
Elona Hoxha (PS)
Alket Hyseni (PS)
Vasilika Hysi (PS)
Eljo Hysko (PS)
Adriana Jaku (PS)
Arben Kamami (PS)
Blendi Klosi (PS)
Mimi Kodheli (PS)
Ardit Konomi (PS)
Mirela Kumbaro (PS)
Evis Kushi (PS)
Edmond Leka (PS)
Pandeli Majko (PS)
Ogerta Manastirliu (PS)
Ulsi Manja (PS)
Andrea Marto (PS)
Senida Mesi (PS)
Fadil Nasufi (PS)
Ilir Ndraxhi (PS)
Lindita Nikolla (PS)
Niko Peleshi (PS)
Arben Pëllumbi (PS)
Ilirian Pendavinji(PS)
Tatiana Piro (PS)
Xhemal Qefalia (PS)
Edi Rama (PS)
Adelina Rista (PS)
Rrahman Rraja (PS)
Gramoz Ruçi (PS)
Eduard Shalsi (PS)
Adnor Shameti (PS)
Vullnet Sinaj (PS)
Klodiana Spahiu (PS)
Florenc Spaho (PS)
Elisa Spiropali (PS)
Paulin Sterkaj (PS)
Musa Ulqini (PS)
Sadi Vorpsi (PS)
Olta xhacka (PS)
Fatmir Xhafaj (PS)
Rolant Xhelilaj (PS)
Almira Xhembulla (PS)
Anduel Xhindi (PS)
Fidel Ylli (PS)
Deputetët që votuan kundër shkarkimit të Ilir Metës
Elda Hoti (opozita)
Lefter Maliqi (opozita)
Artur Roshi (opozita)
Vasil Sterjovski (opozita)
Suzana Topi (opozita)
Besnik Troplini (opozita)
Deputetët abstenuan
Kujtim Gjuzi (opozita)
Edlira Hyseni (opozita)
Enada Kapllani (opozita)
Deputetët që nuk morën pjesë në votim
Adriatik Alimadhi
Deputetët që munguan në seancës
Amra Borova (opozita)
Fatjona Dhimitri (grupi demokrat, opozita)
Tom Doshi (PSD)
Ralf Gjoni (opozita)
Rudina Hajdari (kryetare e grupit demokrat)
Ligoraq Karamelo (opozita)
Myslim Murrizi (grupi demokrat, opozita)
Erion Piciri (opozita)
Fatmir Velaj (PS)