Gazeta Shqiptarja.com vjen sot me një
kryeartikull përmes të cilit ka zbardhur dosjen ku shfaqet presidenti Meta që kërkon
200 mijë euro bizesmentit Kastriot Ismailaj një ditë para zgjedhjeve të 2009-ës,
por edhe një gazetar A.ZH i cili kërkon mbështetje për vota.
Më poshtë artikulli i plotë:
Pas 10 vitesh zbardhet dosja e prokurorisë së
Tiranës ku tregohen përgjimet e Kastriot Ismailajt me biznesmenët dhe njeriun e
besuar të Ilir Metës dhe Fatos Nanos në prag të zgjedhjeve të vitin 2009. Në
bisedat tashmë të zhdukur, del edhe ish-kryeministri Berisha. Përgjimi me
gazetarin A.Zh. dhe biseda “për ta ndihmuar me vota”.
Biseda për Berishën dhe si u asgjësuan CD me përgjimet nga prokuroria
Pas 10 viteve dalin në sipërfaqe disa nga
përgjime tashmë të zhdukura që tregojnë sistemin e zgjedhjeve në koha kur PD
dhe LSI ishin gati për të qeverisur bashkë. Bëhet fjalë për Dosjen me nr.978 e
regjistruar në 2009 në prokurorinë e Tiranës, ku objekt i hetimit ka qenë
biznesmeni i kompanisë “Adriatik Development Corporatiopn LTD”, Kastriot
Ismailaj, që sot po vuan dënimin me 11 vite burgim në burgun e Fierit, dhe ka
nxjerrë emra të njohur të politikës dhe gazetarisë. Në përgjimet që prokuroria
ka kryer në dobi të këtij procedimi penal, del një komunikim me sms mes
Kastriot Ismailaj dhe presidentin aktual Ilir Metës, ku ky i fundit një ditë
para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200
mijë euro.
Por në këtë dosje nuk është vetëm kaq, pasi
Meta dhe bashkëpuntori i tij, ka mjaft komunikime telefonike me Kastriot
Ismailaj, biseda këto që tashmë çuditërisht janë fshirë dhe asgjësuar nga prokuroria
e Tiranës me vendim gjykate. Në këto biseda Meta, Kastrioti dhe personazhi
tjetër me inicialet I.K, bisedojnë për punën e fushatës elektorale dhe
mbështetjen të nevojshme. Gjithashtu në këtë dosje del dhe emri i Fatos Nano
dhe Sali Berisha.
Në 3 mars 2009 Kastrioti gjatë një bisede
telefonike me shtetasen amerikane Rebeka Gaskin Gain, kjo e fundit i dërgon një
sms me tekst: “Ministër i kujt resurs është ai?.” Ndërsa Kastriot Ismailaj ia
kthen Rebekës se është “…kryeministri…”,
që për në atë periudhë rezulton të jetë Sali Berisha. Çfarë kërkonte Rebeka
Gaskin nga kryeministri Sali Berisha? Nuk dihet pse nga dosje mungon biseda
para dhe pas kësaj sms.
Mes emrave të tjerë që dalin në përgjimet e
kësaj dosje, janë Fatos Nano, gazatarët I.K dhe A. Zh., botues A. D. dhe A.S,
biznesmeni A.P. dhe E. Sh., dhe amerikania Rebeka Gaskin. “Shqiptarja.com”
siguron të plotë dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku evidentohen një sërë
bisedash.
Fillimi i problemeve e sms me Ilir Metën për 200 mijë euro
Viti 2009, ishte periudhë që sapo kishin nisur
problemet ligjore për Kastriot Ismailaj, dhe gjatë bisedave telefonike të
përgjuara nga prokuroria ka rezultuar se Ismailaj kanë filluar ti dalin
probleme në Zvicër, ku ai ka shkuar dhe po interesohet me një person me emrin
Mustafa, për t’i gjetur një avokat. Në këtë kohë Ismailaj komunikon me E. Sh.
për pagesat lidhur me drejtimin e kompanisë. Thuaj se çdo ditë Ismailaj ka
komunikuar në gjuhën angleze me Rebeka Gaskin Gain, si dhe t’i dërgoj fatura të
diskutoj për transferta parash, çështje biznesesh dhe në rajonin e Ballkanit.
Njëherësh gjatë kësaj kohe rezulton se Ismailaj ka bërë investime në lokalin e
marrë me qëra, pranë ambasadës Greke në Tiranë.
Ka telefonuar dhe organizuar takime me Ilir
Metën etj. Një ndër komunikimet me këtë të fundit ka qënë nje ditë para
zgjedhjeve parlamentare në 22 qershor 2009, ku Meta i thotë Kastriotit në orën
17:57 me një sms me tekst: “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen
200 mijë patjetër. Mos harro”. Ndërkohë po në këtë ditë Kastriot Ismailaj
komunikon me Edi Sh., ku bisedon për një transfertë ekspres. Kastrioti i
përgjigjet se jam rrugës duke u kthyer nga Maqedonia dhe do e përfundoj nesër.
Për çfarë i duhen ato “200 mijë patjetër” Ilir
Metës pikërisht për ditën e zgjedhjeve? Prokurori ka dyshuar që ato lekë mund
të ishin produkt nga vepra kriminale e Kastriot Ismailaj, që ishte nën hetim
pikërisht për pastrim parash dhe lekët mund të ishin të destinuar për blerjen e
votave. Sipas burimeve të prokurorisë rezulonte që Ilir Meta dhe Kastriot
Ismaili komunikonin për ditë me telefon dhe në dosje kishin edhe përgjime të
tjera.
Por të gjitha janë të zhdukur pse prokuroria e
ka mbyllur çështje dhe me vendim të gjykatës gjithë CD me audio-pergjime janë
asgjesuar. Nga dosje është shpëtuar vetëm një pjesë shumë e vogël, pjesa e të
cilave janë këto dokumenta që po botojmë sot.
Kastrioti kërkon një avokat në Zvicër
Përgjimi telefonik i Kastriot Ismailaj ka
filluar të realizohet në muajin Maj 2009, pasi akuza dyshonte për një skemë të
pastrimit të parave dhe falsifikimit të dokumentave. Në përgjime del se
Kastrioti flet me një njeri të besuar të Fasto Nano, I.K, dhe i kërkon të
zhvillonin një takim kokë më kokë në lokalin e Kastriotit që ndodhet afër
ambasdës greke në Tiranë. Mandej,në një bisedë tjetër në datën 23 maj 2009,
Kastrioti del se flet me një person tjetër në Zvicër që quhet Mustafa, dhe që
thiret Mustë. Mes dy personazheve shvillohet kjo bisedë:
Kastrioti:Çfarë po bën
Mustafai:Kam dalë në plazh afër liqenit.
Kastrioti:Unë do vij nesër
Mustafa:Kur? Mbas dite.
Kastrioti:Po nuk e di kur vjen Mustë.Duhet të
vijë rreth orës 8…, vij nga Mynihu.
Mustafai:Si e kalove këto ditë?
Kastrioti:Hiq i lodhur jam
Mustafai:Puna si shkoj?
Kastrioti:Po mirë..
Mustafai:Sa do rrish ti këtej? Kismet?
Kastrioti:Unë do rrij nja dy ditë jo më
tepër…domethënë nga e mërkura them të kthehem…
Mustafai:Atëherë shihemi kismet
Kastrioti:Po po desha, po më gjete dhe ndonjë
avokat, të ma rekomandosh vëlla. Që të shkojmë ta takojmë
Mustafai:Po tashi vajza i ka provimet
përmbyllëse, e nuk kam kohë njijherë kështu…po të hënën do ta gjejmë kismet
nji.
Kastrioti:Epo mirë nesër shifena, po që se ke
kohë
Mustafai:Nesër jam në pjesën Franceze, një nipit
tim i ka vdekut baba dhe shkoj në orën pesë për ngushëllim..
Kastrioti:S’ka problem jo
Mustafai:Po të hënën jam këtu në Zyrih në
qytet dhe takohemi, kismet. Do e gjejmë nji dikund mos u bëj merak.
Kastrioti:Mirë tu bafsha. Mirëardhsh!
Ndërkohë fill pas kësaj bisede të përgjuar nga
prokuroria në 23 maj 2009 në mëngjes Kastriot Ismailaj zhvillon një bisedë në
anglisht me një numër që mbaron në fund me shifrën 502 dhe zhvillohet kjo
bisedë.
+502:Tungjatjeta Kastriot!Jam duke shkruar një
mesazh tani nga shtëpia
Kastrioti:Në rregull jemi nga Bullgaria. Po
po. Jam në Sofje në shtëpinë time.
+502:Unë takova Irfanin me pesëmbëdhjetë…për
bashkëpunimin
Kastrioti:Po po. Edhe unë u takova me të.
+502:Faleminderit shumë Kastriot për dërgimin
tuaj…javën tjetër do tju dërgoj ofertën
Kastrioti:Më thuaj në rregull ose jo?
Pasi Kastriot Ismailaj ishte kthyer nga Zvicra
ku kishte zhvilluar një takim me Mustafain për gjetjen e një avokati,në datë 29
maj 2009, ka marë 207 herë nëj mesazh të dërguar nga Rebeka Gaskin Gain me
tekst si vijon:
“…Duhet firmosur se banka nuk bën asgjë… është
e rëndësishme të dërgosh tek Rebeka e-mailin…Unë do të dërgoj E-mail direkt do
tju dërgoj juve informacionin. Do ta dërgoj në mëngjes e-mail për Tomas në
Itali.Ju dërgoni informacionin për Rebeka që Bruno është larguar. Unë e di këtë
por e rëndësishme është informacioni për SECO….”
Po në datën 29 maj 2009 mbas dite Rebeka
Gaskin Gain telefonon Kastriot Ismailaj dhe zhvillohet kjo bisedë si vijon në
gjuhën angleze
Kastrioti:Mirdita!
Rebeka:Si jeni ju?
Kastrioti:Mirë, po ju?
Rebeka:Jam mirë…unë jam duke kërkuar ndonjë
lajm për takimin e dytë me Edin
Kastrioti:Mirë mirë jo keq. Mirë. Me Edin nuk
ka problem. Unë jam kthyer. Jam në Tiranë tani. Jam duke shkuar në vijim…Unë do
të jem tek Berti pas orës 2.
Rebeka:Super. Thuaji tungjatjera prej meje…jam
takuar dje me gruan e Mustafait. Ishte e këndshme.
Gjatë kësaj kohe Kastriot Ismailaj është
sëmurë dhe kryen seanca fizioterapie në një spital në Ohër të Maqedonisë. Një
gjë e tillë evidentohet gjatë një bisedë që Kastrioti bën me shtetasin Edi
Shimsho
Ndërkohë në datën 16 qershor 2009 mbas dite
nje personazh shumë i afërt me Ilir Metënpor edhe me Fatos Nano, me inicialet
I.K, bisedon me Kastriot Ismailaj duke zhvilluar këtë bisedë.
K:Po vij. Jam në shesh “Skëndërbej”. Ku je ti?
Kastrioti:Unë jam këtu more tek vila duke të
prit, se the do të vij që në një e gjysëm or vëlla!
K:Or vëlla po çar ti bëj unë!?Doli muhabet për
makinë e shokut Fatos, çfarë ti bëj unë. Unë po më mori ai në telefon unë….
Kastrioti:Nuk e diskutoj
K:Erdha, për dy minuta erdha aty…
Kastrioti:Hajde futu brenda një çik
Ndërkohë disa ditë më parë në 1 qershor 2009
mbas dite mes I.K dhe Kastriot Ismailaj, zhvillohet një bisedë 2 minuta e 38
sekonda, ku flasin për çështje të fushatës dhe mbështetje politike, por këto
biseda me këtë karakter janë fshirë nga prokuroria.
Në përgjimet që ka bërë prokuroria gjatë verës
së vitit 2009 ka evidentuar dhe një bisedë mes Kastriot Ismailaj dhe gazetarit
A. Zh.. Të dy së bashku flasim se kishte mbëritur nga Vjena/Austri botues A.S.
së bashku me Nanon. Dhe ketu Kastriot Ismaili u tregua i gatshëm për ta
ndihmuar për vota.
Gazetari A.Zh: O Joti!
Kastrioti: Po ku je, o deputet!? Se të mora
atë ditë, po s’e ngrejte. Isha me Sevranin…
Gazetari A.Zh: … Të mora edhe unë mbrapsht, po
s’e ngrite … dilte i padisponueshëm … Nga je ti?
Kastrioti: Unë në Tiranë jam se na erdhi edhe
Sevrani dje nga Vjena me gjithë Nanon, janë bashkë
Gazetari A.Zh: Jo ore!
Kastrioti: E ore e! Kemi habere të reja. Po ça
më tha mua ai, se nuk mora vesh nji gjë unë?
Gazetari A.Zh: He?
Kastrioti: Është ndërru zona jote, nga Tirana
e Re, ke vajt te … rruga e Fortuzit, ë?
Gazetari A.Zh: Jo, te rruga e Durrësit … nga
9-ta, te 5-a … Nga 5-a, tek 9-ta.
Kastrioti: … e ishte lagja 5 e vjetër.
Gazetari A.Zh: E, e, e
Kastrioti: Se, ndodhi rastësisht, më tako Tit
Vargu.
Gazetari A.Zh: Po
Kastrioti: Edhe më thotë jam këtu anej, knej
shefi?
Gazetari A.Zh: Ti ke ke 7-a?
Kastrioti: Jo, nuk është tek 7-a ai, vëlla …
Këtu, këtu, mor, tek Samsungu. Nuk e di si i bjen si numër. Ku ka qenë Kol Nako
… edhe kishte jo shefi pa shefi. I thashë unë: Ti do jeshë ajo nana jote ka
qenë zysha e nanës teme … po unë do jem me deputetin tjetër … Një kena shefin
dhe një kena vëllain e shefit.
Gazetari A.Zh: Sa i madh që je
Kastrioti: Po, për Zotin, Jo, tha, jo. Me më
nimu për gjana, për vota, jo për lekë, më tha mu. Për lekë, e di unë që s’kërko
ti, se ke fitu boll, i thashë unë.
Gazetari A.Zh: Lekë ka boll ai shkërdhatë.
Kastrioti: E e e
Gazetari A.Zh: … dua të them që … sot … të
mbaroj emisionin dhe të takohemi mos pimë ndonjë kafe.
Kastrioti: … Aty tek vinoteka tek Tirana e Re
e kemi lanë me shku deri tani. Nuk e di nëse ndryshon plani.
Gazetari A.Zh: Kam qef ta pi një kafe tek për
tek me ty unë, mos sot, nesër.
Kastrioti: … Jo sot, jo sot … nesër do hiki
deri në Ohër e do vij në darkë … se kam mision … vëlla. Se shtyva edhe Amerikën
unë për datën 15. Dua të hiki në Amerikë unë më datën 14 dhe mund të hiki më
16.
Gazetari A.Zh: Mirë, shifemi sot, atëhere. Kur
të mbaroj, do të të bëj telefon.
Kastrioti: Mirë, vëlla. Hajde… /Shqiptarja.com
Shënim i redaksisë RS: Në bazë të listës së kandidatëve të LSI, të atij viti, ka vetëm një emër që ka këto iniciale dhe që është edhe gazetar. Ai është i vetmi që kandidoi për deputet, por jo në Tiranë, por në Durres. Ai ishte Artur Zheji.