Përgjimet, Rama hedh në Gjyq gazetarin Gjerman: nxorri sekretin hetimor

Pas publikimit të 16 audiopërgjimeve të tjera nga gazeta gjermane Bild, ku dëgjohen deputet dhe funksionar të Partisë Socialiste, që diskutojnë për votatat e zgjedhjeve lokale të përsëritura për bashkinë e Dibrës, Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim, ku shkruan se do të hedhë në gjyq gazetarin Peter Tiede.

Me anë të një Twitteri, Rama thotë se gjyqin ndaj gazetarit të Bild do ta hapë në gjykatat gjermane, ku sipas Ramës, drejtësia në këtë vend nuk bën lojëra me sekretet hetimore.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Pas shkrimit në Tëitter të Kryeministrit Edi Rama, që tha se do të çonte në gjyq gazetarin Peter Tiede, ka reaguar ky i fundit. Me një replikë në komentin e Ramës në Tëitter, gazetari gjerman shkruan se: “Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Tiede.

Përgjimet e Bild, Krimet e Rënda: Po verifikojmë autenticitetin e tyre

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për verifikimin e autenticitetit të audio-përgjimeve të publikuara nga Bild. Në deklaratën e saj prokuroria ka thënë se ka filluar gjithashtu hetimet për verifikimin e elementëve të veprës penale të zbulimit të dhënave sekrete.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

“Nisur nga publikimet audio te bëra sot me date 17.06.2019 ne gazeten gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal. Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.” – shkruan Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Miku i Gjiknurit: “U japim 30 ose 40 mijë për votë”

Në përgjimin e 15 të publikuar nga Bild, që i përkasin dosjes 184 të Prokurorisë, shfaqet biseda e Bekim Krashit, një biznesmen dhe një personi të paidentifikuar me numër 0686795208. Në bisedë diskutohet se sa mund të paguajnë për një votë, pasi ai ka dy familje me 5 vota në total. Çmimi për një votë varion nga 30 deri në 40 mijë.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Bekim Krashi: Alo
0686795208: O Bekim si je a je mirë?
Bekim Krashi: Hë, çfarë ke bërë si ja kalove?
0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?
Bekim Krashi: Hë…
0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës
Bekim Krashi: Po
0686795208: Ka tre vota
Bekim Krashi: Po
0686795208: Po ai do diçka mor burri dheut si do ja bëjmë?
Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?
0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë
Bekim Krashi: Sa?
0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu
Bekim Krashi: Kush Fiqiri?
0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra
Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më një
0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?
Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo
0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?
Bekim Krashi: Sa vota ka?
0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha
Bekim Krashi: 5
0686795208: Eeee
Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë lekë, 50 mijë lekë?
0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?
Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40 apo 30 për kokë
0686795208: 40 për votë?
Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre
0686795208: Po, 100 mijë lekë, po atij që ka dy vota?
Bekim Krashi: Atij ti japim 60-70 mijë lekë
0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus
Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edhe 20
0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim
Bekim Krashi: O zotni mos më thuaj më në telefon, më çmende, se përgjohet ooo
0686795208: Hë?
Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon
0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani
Bekim Krashi: Faleminderit , mirupafshim

Përgjimet e Bild, Rama: Janë mbajtur për shantazh nga shërbëtorët e Saliut

Kryeministri Rama ka reaguar pas publikimeve të audio-përgjimeve nga Bild. Ai i ka cilësuar këto auto-përgjime të ruajtura nga shërbëtorët e Saliu për të goditur Shqipërinë në procesin e saj të i integrimit si dhe për të ndalur reformën në drejtësi. Rama bëri thirrje që prokuroria të vijojë hetimet dhe të zbardh deri në fund se ku dalin provat e fajësisë pra ligjit.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24. Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma”, shkruan Rama.

Përgjimet e Bild, burri i ministres së Mbrojtjes, falenderon zyrtarin e Ministrisë së Brendshme

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë nga gazetari Peter Tiede, pasditen e kësaj të hëne janë publikuar audiopërgjimet e tjera nga gazeta gjermane, Bild. Në përgjimet e reja, dëgjohen dhe biseda të Kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarë të Policisë së shtetit.

Në një prej këtyre përgjimeve, dëgjohet një bisedë edhe mes ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtorit në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi, të cilët flasin për fushatën elektorale në zonën e Maqellarës në Dibër.

Gaçi dhe Keshi kanë një komunikim normal, ku gjatë gjithë bisedës së tyre nuk flitet për blerje vote apo problematika të kësaj natyre, por thjesht Artan Gaçi i shpreh falënderimin në emër të Kryeministrit Edi Rama për punën e bërë në zonën e Maqellarës. Për më tepër lexoni bisedëne  plotë.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Arben Keshi- Mirëmëngjes

Artan Gaçi – Mirëmëngjes, çfarë bëre?

Arben Keshi – si kalove ti?

Artan Gaçi – Isha në Ndroq me shefin e madh dhe më foli me superlativa për ty.

Arben Keshi – Faleminderit

Artan Gaçi – Nga ai, nga ai, unë po e po. Ai më tregoi dhe historinë e 2011, i ke pikët maksimale…

Arben Keshi – Inshallah kthehen në realitet se ngela tre vjet…

Artan Gaçi – Jo jo, ke vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjitha ato, gjithë Maqellarën e ke ti. Ai është, tha. ‘është tha, e ka kopsitur, e ka bo aty, tha, komplet të gjitha gjërat’. Edhe në 2011 fitoi tha, por ashtu ndodhën ca me një kuti.

Arben Keshi – Hajt mo çfarë të bësh…

Artan Gaçi – ‘Merita e Benit’, tha.

Arben Keshi – Rrofsh faleminderit…

Artan Gaçi – Desha me ta thonë…

Arbe Keshi – Faleminderit…

Artan Gaçi – Kur të vish në Tiranë lidhemi…

Arben Keshi – Ok

Përgjimi Gaçi-Keshi

Përgjimet, Rama: Prokurori i dosjes shërbëtor i Berishës, zgjedhjet nuk i ndalon dot “burri fallxhores”

Nga Pogradeci, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, dhe se ato nuk i ndalon dot as topi, dhe as Ilir Meta, “burri i fallxhores”, epiteti me të cilin kreu i qeverisë cilëson Monika Kryemadhin. “Këto zgjedhje do kishte qenë më e mira të ishin zgjedhje vendore dhe garë mes konkurentësh. Ne i kemi këta, por ishin rrugës një çetë e vogël atje, që të kujtojnë ato grupet e dëshpëruara të enveristëve, që dilnin për të frenuar të pafrenueshmen, demokracinë. Këta sot dalin për të frenuar të pafrenueshmen, drejtësinë. Unë dua që t`ju a them shumë thjesht, pse jemi në këtë situatë dhe pse ne nga ana jonë nuk lëshuam asnjë milimetër fill për ta. Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor dhe këtë se luan as topi dhe as burri i fallxhores”, tha Rama.

Duke folur për opozitën dhe krizën e shkaktuar prej protestave dhe largimit të saj nga Parlamenti, Edi Rama tha se ata nuk duan gjë tjetër veç se të mbajnë peng Shqipërinë. Ai e lidhi këtë argument, duke përdorur përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane, Bilq, që sipas Kryeministrit, s`janë gjë tjetër veç se për të penguar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. “Ata po bëjnë çmos që negociatat me BE të mos hapen. Shpërndajnë në Europë panjet e shëmtuara me kazan plehrash që digjen, për të krijuar idenë që aty s`mund të hapim negociatat. Edhe përgjimet që dolën, dolën nga valixhja e mbyllur. Në vend që të hetoheshin dhe të ndëshkoheshin të gjithë ata, sipas përgjigjmeve, që kanë apo s`kanë lidhje me përgjimet”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur shërbëtor të Sali Berishës, prokurorin, që sipas tij, ka pasur në dorë për të hetuar dosjen 339. “Ai prokurori famëkeq, i njohur si shërbëtor i Sali Berishës, në vend ti gjykonte ato përgjime dhe ti çonte në gjykatë dhe të ngrinte akuza përkëdo, sepse ne e kemi treguar se e shohim drejtësinë si të barabartë për të gjithë, hapën valixhen e nxjerrin përgjime, i hedhin në Gjermani, dhe duan ta bëjnë për budalla këtë popull, se i nxori gjermani. Për këta drejtësia ka qenë gjithmonë një zgjatim i pushtetit politik për interesa personale”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.

Deputeti gjerman: Shkrimi i “Bild” i njëanshëm, nuk ka ndikim në negociatat

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin i Partisë së Gjelbër, mendon se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave dhe se përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild” nuk kanë asnjë rol në këtë vendim. “Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin.” tha Sarrazin, i cili e cilësoi shkrimin e “Bild” një raportim të njëanshëm duke lënë përshtypjen se ka pasur një funksion politik.

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag, Sarrazin kërkoi që të ketë një hetim të videove dhe se organet e prokurorisë duhet të marrin seriozisht çështjen, por “kjo nuk e justifikon bojkotimin e parlamentit apo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e parlamentit shqiptar.

Lexoni Intervistën e plotë:

Deutsche Welle: Zoti Sarrazin, kancelarja gjermane Angela Merkel raportoi në Komisionin për Çështje të BE-së dhe, sipas një informacioni në Sueddeutsche Zeitung, tha se vendimi për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinlë do të shtyhet për në shtator/tetor. Si e argumentoi kancelarja këtë shtyrje?

Manuel Sarrazin: Ajo thjesht e tha këtë duke informuar për planin kohor dhe tha se beson se votimi do të bëhet në shtator/tetor, sepse ekziston ende nevojë koordinimi brenda grupit të saj parlamentar. Por ajo vetë nuk u shpreh as pozitivisht e as negativisht dhe nuk tha se cili do të jetë rezultati i këtij procesi votimi.

Pikërisht ato ditë gazeta “Bild” publikoi audio-përgjimet për shitblerjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës, a mendoni se ky publikim do të ndikojë negativisht në vendimmarrjen për çeljen e negociatave?

Jo,nuk besoj se luan ndonjë rol te deputetët e informuar. Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin. Veç kësaj, unë mendoj se raporti në gazetën “Bild” nuk të jep përshtypjen se është marrë si duhet me verifikimin e të dhënave. Gjithashtu unë u çudita shumë se përse pikërisht në këtë moment kur do të merren vendimet në qeverinë federale dhe në parlamentin gjerman, gazeta “Bild” shkon e boton këtë raportim kaq të njëanshëm. Dhe kjo të lë përshtypjen se ka patur një funksion politik.

Kjo pyetje është shtruar edhe në Shqipëri, por askush nuk e vë në dyshim që përgjimet janë të vërteta, sepse ato vijnë nga prokuroria.

Pyetja që shtrohet këtu është sesa i njëkuptimtë është konteksti, në të cilin janë vendosur ato. Unë nuk e shoh të njëkuptimtë. Por natyrisht që ne i marrim seriozisht akuzat dhe jemi të mendimit se pyetjet se a ka pasur blerje votash duhen sqaruar dhe këtë ua themi edhe partnerëve tanë në qeverinë shqiptare. Por përfundimi në të cilin arrin opozita shqiptare, sipas mendimit tim, nuk është aq i padiskutueshëm, së paku, nuk është provuar ende. Por nuk është detyra ime si deputet i parlamentit federal gjerman që ta konstatoj këtë. Kjo është detyrë e organeve shqiptare.

Por organet shqiptare, pra, prokuroria kanë qenë dy vjet në dijeni të këtyre audio-përgjimeve, dhe shumë vonë reagoi e megjithatë po punon me hapa tepër të ngadaltë. Edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë tha në një intervistë me DW se ai nuk ka ndikim mbi prokurorinë. Si i bëhet atëherë, kur prokuroria i vonon hetimet?

Si deputet gjerman unë nuk mund të them më shumë se kaq. Siç e dini, ne në kuadër të procesit të integrimit në BE, parashtrojmë edhe kërkesat tona ndaj qeverisë shqiptare ndaj funksionimit të gjyqësorit, organizimit të prokurorisë, ndërtimi i njësive speciale antikorrupsion, por unë si deputet nuk mund t’i jap udhëzime prokurorisë së Shqipërisë. Ne sigurisht që dëshirojmë që organet shqiptare të vijojnë me zbardhjen e çështjes dhe kjo të merret seriozisht. Nëse rezulton se ka pasur shitblerje votash, atëherë duhet të mbahet përgjegjësi. Por dëshiroj të them edhe diçka tjetër se çështja e shitblerjes së votave nuk është një fenomen vetëm shqiptar, ajo vihet re në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë nuk kam përshtypjen se shitblerja e votave është bërë në atë masë sa të ketë influencuar raportet shumicë-pakicë në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, nuk besoj se kjo e justifikon bojkotimin e parlamentit apo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e parlamentit shqiptar. Natyrisht, se akuzat duhet të merren seriozisht dhe të zbardhen.

Kryebashkiaku i Durrësit nuk e ka fshehur që ka pasur kontakte me këta persona të krimit. A ju duket normale juve, si politikan, që të keni kontakte edhe me qytetarë të lidhur me krimin e organizuar?

Këtë unë nuk e kam dëgjuar. Por Durrësi është një qytet port, dhe ka një pozitë të veçantë. Edhe unë vij nga një qytet port. Si kryebashkiak i Hamburgut unë nuk do ta quaja normal komunikimin me anëtarë të krimit të organizuar. Por nuk mund të jap një gjykim përfundimtar për rrethanat në të cilat bëhet politika vendore në Shqipëri. Unë për vete nuk kam kontakte me krimin e organizuar dhe përpiqem që të mos kem kontakte aspak me persona, që janë vërtetuar se janë të lidhur me krimin.

Përgjimet, Rama: Nuk marrim njeri në mbrojtje, çdokush të përballet me drejtësinë

Gjatë takimit të tij me banorët e Urës Vajgurore, Rama foli edhe për rastin e përgjimeve ku tha se nuk merr askënd në mbrojtje dhe çdokush duhet të përballet me drejtësinë, pasi është ajo që vendos kush është i fajshëm apo i pafajshmi. Këto deklarata Kryeministri Rama i bëri edhe ditën e enjte në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në Vizion Plus, ku tha se nuk mund të bëhet “drejtësi popullore” por duhet të vendosin gjykatat në lidhje me përgjimet e dosjes 339.

“Për përgjimet e neveritshme, askush nuk mund të çohet dhe të thotë që ne kemi hapur gojën apo për të çuar dorën për të penguar drejtësinë. Nuk na ka parë askush për të marrë në mbrojtje këdo qoftë që duhet të dalë para drejtësisë, ajo do e vendos kush është i fajshëm apo i pafajshëm. Drejtorin e Tatimeve e kishin të dënuar dhe e çonin përditë si të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë. Ne e kemi bërë të qartë ndarjen, drejtësia ka punën e vetë dhe prandaj jemi e vetmja forcë për të çuar deri në fund atë reformë në drejtësi. Ata duan që të bëjnë gjyqe popullore, pa prova, pa hetime pa asgjë”, tha Rama.

Rama ka komentuar edhe deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela mbi dosjen “339”, ku pranoi se ky reagim ka ardhur me vonesë, por kuptohet mjaft mirë se kush i ka nxjerrë këto dosje dhe i ka çuar tek partia.

“Dëgjojeni deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda. Me shumë vonesë për fat të keq, por ka shpjeguar arsyen se përse këto zbulime të mëdha, janë një abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrjen e sekretit hetimor për politik dhe kundër Shqipërisë, dëgjojeni dhe lexojeni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar. Prokurorët i kanë çuar te partia për t’i përdorur për politik, sepse i bashkon shumë gjera ata: Lufta kundër Reformës në Drejtësi. Prokurorë e politikanë që i tremben Reformës në Drejtësi. Të gjitha ato që kanë ndodhur “drejtësia vonon, por harron”. Drejtësia ka vonuar shumë, por mos harroni që nuk po bëjmë drejtësi popullore, por ndërtojmë një sistem drejtësie me ndërkombëtarët ku prokurorët e gjykatësit nuk do të kenë lidhje me politikanët”- tha Rama.

Soreca: Përgjimet duhet të faktohen, po shqyrtojmë pretendimet e opozitës

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka vlerësuar arritjet që Shqipëria ka bërë që nga qershori 2018 duke vënë një theks të fortë te reforma në drejtësi. “Kemi të bëjmë me një reformë të pashembullt të reformimit të gjyqësorit në Shqipëri, që nuk është parë në Europë e në botë” ka thënë Soreca në një intervistë për Euronews. “Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori 2018. Së pari progres ka pasur në fushën e drejtësisë, ku janë bërë hapa me rëndësi. Këtu vlen të përmendet edhe reforma në drejtësi, si kryereformë e vendit.”

Ambasadori ka folur edhe për protestat e opozitës duke thënë se “kërkesat e saj janë duke u shqyrtuar”, ndërsa rastin e publikimi të përgjimeve për dosjen 339 i cilësuar si “kompromentuese“.

Opozita duhet ta dëshmojë me fakte se kemi të bëjmë me shkelje ligji e nëse vërtetë ka thyerje ligjore, atëherë BE mbështet tërësisht zbatimin e ligjit. I bëj thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve si drejtimin më të mirë për vendin” – tha Soreca

Gazetari gjerman i Bild: Do publikoj përgjime të tjera

Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede, i cili publikoi 6 përgjime nga dosja 339, ka deklaruar se ka të tjera përgjime dhe do t’i publikojë në ditët në vazhdim. Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Tiede tha se i ka marrë materialet e përgjimeve nga kontaktet që ka në Shqipërisë.

“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policë shqiptarë të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore. Besoj që rastin Tahiri e njihni më mirë se unë. Unë e disponoj dosjen të plotë. Kemi materiale të tjera që do i botojmë. Ka më shumë materiale, nuk do t’i them tani se sa dhe çfarë. Për ne nga këndvështrimi gjerman çështja që diskutohet është nga politika e brendshme, se a mund të pranohet një vend si Shqipëria në BE.” – tha Tiede

Skip to toolbar