Përplasen tre makina në Peqin, katër të plagosur

E diela ka qenë një ditë me bilanc të rënduar, pasi kanë ndodhur të paktën tre aksidentete në rrugët e vendit. Pasditen e të dielës, tre makina mësohet se janë përplasur në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur katër persona, tre shoferët dhe një grua, për të cilën raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident janë përshirë dy mjetet tip “Benz” dhe një “Mitsubishi”. Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas aksidentit dhe ka nisur punën për zbardhjen e tij.

Ndërkohë, gjatë paradites, një vajzë e mitur mbeti e vdekur në një aksident që ndodhi në rrugën e Kombit, pasi babai i viktimës humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas në bordurë anësore. Gjithashtu, një kampion është aksidentuar në aksin rrugor Burrel-Milot, por fatmirësisht shoferi është hedhur para kohe nga kabina e mjetit, duke mos pasur lëndime.

Rekomandimi pozitiv për negociatat me BE, përplaset PS-LSI

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Ky rekomandim bazohet tërësisht në progresin e arritur, plotësimin e detyrave të vendosura në kalendarin e përcaktuar nga Këshilli Europian në Qershor 2018 dhe në ecurinë impresionuese të procesit “screening”, pararendës i negocijatave për anëtarësim”, shkruan Balla në rrjetet sociale. Më tej, Taulant Balla shprehet se tashmë vendi ynë pret miratimin e rekomandimit nga Këshilli Europian, ndërsa thekson se rekomandimi pozitiv erdhi si rrjedhojë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Edhe në këtë Progres Raport shprehet qartë se rruga për hapjen e negociatave kaloi detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë krye-detyra e shumicës sonë parlamentare. Reforma në Drejtësi është pa dyshim një prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë që ka për të ardhmen tonë evropiane”, shkruan Balla. Ndërsa më tej, Balla shton se pikërisht ndaj kësaj reforme, opozita ka hedhur baltë sistematikisht çdo ditë. “Megjithatë reforma të tilla të thella kanë nevojë për unitet kombëtar dhe politik. Për fat të keq këtë Reformë, të cilën e mbështesin 94% e qytetarëve, opozita e ka sulmuar sistematikisht duke hedhur baltë 135do ditë ndaj implementimit të saj”, shkruan Balla.

Komisioni Europian rikonfirmon rekomandimin pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërinë dhe…

Gepostet von Taulant Balla – Faqja Zyrtare am Mittwoch, 29. Mai 2019

Pas këtij komenti në Facebook të Taulant Ballës, ka pasur dhe një reagim nga LSI. Në konferencë për shtyp ka dalë Luan Rama, i cili është shprehur se qeveria po gënjen, duke bërë të njëjtën gjë si një vit më parë, kur rekomandimin e KE, e shiti si hapje të negociatave. “Jam këtu per te thënë se përveç vullnetit të komisonit rekomandimi i sotëm nxjerr zbuluar atë që ne e kemi denoncuar. Gënjeshtrën e para një viti, ku qeveria i gënjeu shqiptarët ku u paraqit vendimi i 2018 si hapje negociatash. U bë edhe festë me hapje shampanje. Km bëri edhe dekorata. Mirëpo ja ku jemi sot në rekomandimin e radhës që gjithashtu ka bashkëlidhur shumë por’  dhe ‘duhet’.”, u shpreh Luan Rama.

Më tej, ai shton se: “Më lejoni tju bëj të qartë se një vit më parë. Opozita i ndërpreu protesta për të krijuar kushtet që rekomandimi të gjente rrugën. Por kjo nuk ndodhi. Opozita u rikthye në kuvend dhe për ti ofruar shansin mazhorancës për një klimë kompromisi, për integrimin e një vendi. Mbi të gjitha kjo është detyrë kombëtare e përbashkët. Mirëpo qeveria duke mos patur parasysh asnjë prej rekomandimve të KE e refuzoi bashkëpunimin. Dhe ktheu këtë prioritet sfidë të egos politike. Duke e sabotuar të gjithë progresin. Dy rekomandimet e sotme për korrupsionin dhe krimin e organizuar janë detyrat e para të qeverisë. Por mesa duket kjo dëshmon se nuk ka prioritet BE. Prandaj theksohet në rekomandim qe Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën kundër këto dy rekomandimeve. Edhe një herë gënjështra i ka këmbët e shkurtra. Qeveria i ka jo vetëm këmbët por edhe duart e gjata“.

Zv/kryetari i LSI-së z. Luan Rama konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Zv/kryetari i LSI-së z. Luan Rama konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Gepostet von Lëvizja Socialiste për Integrim am Mittwoch, 29. Mai 2019
Skip to toolbar