Përplasen tre makina në Peqin, katër të plagosur

AKTUALITET


E diela ka qenë një ditë me bilanc të rënduar, pasi kanë ndodhur të paktën tre aksidentete në rrugët e vendit. Pasditen e të dielës, tre makina mësohet se janë përplasur në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur katër persona, tre shoferët dhe një grua, për të cilën raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident janë përshirë dy mjetet tip “Benz” dhe një “Mitsubishi”. Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas aksidentit dhe ka nisur punën për zbardhjen e tij.


Ndërkohë, gjatë paradites, një vajzë e mitur mbeti e vdekur në një aksident që ndodhi në rrugën e Kombit, pasi babai i viktimës humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas në bordurë anësore. Gjithashtu, një kampion është aksidentuar në aksin rrugor Burrel-Milot, por fatmirësisht shoferi është hedhur para kohe nga kabina e mjetit, duke mos pasur lëndime.




Skip to toolbar