Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në
dalje të Pogradecit. Tre makina janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar të
plagosurit, ndërkohë që për disa prej tyre deklarohet se janë në gjendje të
rëndë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e
pasdites në tunelin e Pogradecit, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë
në spital dhe gjendja e tyre sipas mjekëve është e rëndë. Sipas pasojë e
aksidentit është bllokuar rruga për disa minuta.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka
nisur hetimet për të nxjerrë përgjegjësitë për këtë aksident të rëndë dhe me
ndihmën e forcave zjarrfikëse ka larguar mjetet nga rruga për të liruar qarkullimin
e mjeteve.
Të
shtunën një zjarr i madh përfshiu një pallat në qytetin e Pogradecit. Të paktën
12 apartamente u shkrumbuan dhe 5 familje mbetën në qiell të hapur. Banorët janë
tronditur nga ngjarja e rëndë, që tashmë i la pa strehë. Një prej banoreve, shtëpia
e së cilës u dogj të shtunën, foli për “News 24”, duke treguar se “gjithë mundi
dhe kujtimet e fëmijëve tashmë janë shuar”.
“Gjithë jeta ime më iku, nuk kam një kujtim
nga fëmijët, televizorin nuk e gëzova dot, si nuk më shpëtoi fotografia e
djalit, nuk më shpëtoi një fotografi, u shua mundi im. Nuk i kam gëzuar këto
shtëpi akoma. O Zot i madh! Nuk kam gëzuar asgjë të re. Gjithë jeta imë më iku.
Po ç’ishte kjo? I kam mbajtur me grep e me shtiza. Shisja çentro që mbaja
fëmijët. Ah ç’më gjeti mua”, thotë Shemshie Ilo në vaj.
Zjarri
përfshiu katet shtesë të një pallati në qytetin e Pogradecit të shtunën. 12
apartamente u shkrumbuan totalisht, ndërsa dy punonjës zjarrfikës mbetën të lënduar
gjatë shuarjes së flakëve. Zjarri zgjati për disa orë, ndërsa ende nuk dihen
shkaqet që çuan në rënien e zjarrit në pallat.
Një ambulancë ka përplasur një këmbësore të
moshuar duke i shkaktuar plagë të rënda. E moshuara 77 vjeçe me iniciale K.P.,
ishte duke ecur në këmbë në momentin që është përplasur nga ambulanca në zonën
e njohur si ish-banka në Pogradec.
Si pasojë e përplasjes e moshuara ka marrë
plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia arrestoi drejtuesin e ambulancës,
62-vjeçarin me iniciale Ll.P., i cili dyshohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke shkaktuar
dhe aksidentin.
Një 40-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një kabinë elektrike ku po punonte në qytetin Pogradecit. Viktima Paulin Mexhaj ishte punonjës i një kompanie ndërtimi dhe po punonte në murin e kabinës, por që është shembur duke marrë me vete. Muri u shemb si pasojë e amortizimit, ndërsa disa pjesë të tij kanë rënë mbi 40-vjeçarin duke i marrë dhe jetën.
Ngjarja
e rëndë ndodhi në lagjen Nr. 5 në Pogradec.
Dy persona u arrestuan gjatë kohës që po ndihmonin
9 klandestinë të kalonin kufirin ilegalisht me qëllim përfitimin monetar. Pas marrjes
së informacioneve, policia bëri të mundur ndalimin e dy mjeteve një fugoni, ku udhëtonin
7 klandestinë dhe një taksie, ku udhëtonin dy të tjerë.
Në pranga ranë 25-vjeçari A.V., i cili ishte drejtues
i fugonit dhe një 52-vjeçar me iniciale V.M., drejtues i taksisë. Të arrestuari,
kundrejt një shume parash, do ndihmonin 9 klandestinët të kalonin kufirin për të
hyrë më pas në vendet e BE-së.
Dy personat, së bashku me klandestinët u ndaluan në fshatin Buqezë të Pogradecit , ndërsa policia ka rritur aksionet e saj për goditjen e veprimtarisë së paligjshme kundrejt trafikimit të klandestinëve.
Disa orës pas aksidentit tragjik në aksin
rrugor Pogradec-Korçë, janë zbardhur detaje të reja. Fillimisht, mësohet se
viktima e këtij aksidenti, ka qenë 55-vjeçari Agron Qamo, banues në kamzës. Në momentin
e aksidentit, viktima ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ndërsa brenda
tij kanë qenë disa anëtar të tjerë të familjes.
Konkretisht, mësohet se në mjetin ku mbeti i
vdekur shoferi, udhëtonin dhe dy gra të tjera, Fiqirete Qamo 79-vjeçe dhe
Gentjana Akballa, mosha e të cilës nuk bëhet e ditur, ndërsa mësohet se ajo
ndodhet në reanimacion në spital në gjendje të rëndë Shëndetësore.
Ndërkohë, brenda mjetit ku mbeti i vdekur
shoferi 55-vjeçar, ka qenë dhe një vajzë e mitur në moshën 10-vjeçe, e cila
gjithashtu ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital. I plagosuri i katërt i këtij
aksidenti është shtetasi Daniel Hyka 32-vjeç, i cili ka qenë drejtues i mjetit
tip “Benz”.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka
qenë një parakalim i gabuar. Ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e
tij. Viktima e aksidentit, 55-vjeçari Agron Qamo, ka mbetur për më shumë se një
orë në mjet, deri sa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që kanë
bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga mjeti.
Një 50-vjeçare me iniciale N.B, po procedohet në
gjendje të lirë nga policia, pasi gjatë djegies së mbeturinave, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur
një sipërfaqe të madhe toke.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabovicë, ku
50-vjeçarja duke djegur një sasi mbeturinash, i ka dalë zjarri nga kontrolli
dhe për pasojë janë djegur plot 5 dylym vreshta, barishte e shkurre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës
së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga
pakujdesia”.
Dy persona janë arrestuar pasi kanë dhunuar
efektivët e policisë së Pogradecit. Ngjarja nisi me njoftimin e policisë se mes
disa të rinjve kishte lindur një sherr për motive të dobëta. Policia e
Pogradecit ka bërë shoqërimin e dy të rinjve , të cilët i ndaloi në flagrancë
duke u zënë, në mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të
konfliktit. Gjatë shoqërimit ato i janë kthyer efektivëve blu duke i kundërshtuar
me dhunë.
Kjo ka sjellë arrestimin e tyre, të cilët do të përballen për kundërshtim të autoritetit të policisë dhe ushtrim dhune për shkak të detyrës.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale S.Ç,
38 vjec dhe D.G, 39 vjec, banues në Pogradec. Materialet i kaluan Prokurorisë
pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit ka liruar 3000 m2 plazh
publik në Velipojë dhe Pogradec, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga biznese
private. Në kuadër të aksionit “Plazhi i lirë”, që nisi në Ksamil tre ditë më
parë, policia e shtetit ka nisur procedimin penal për 12 pronarë subjektesh, 9
në plazhin e Velipojës dhe 3 në Pogradec, të cilët akuzohen për veprën penale “Fshehje
e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirës publike”.
Konkretisht, Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Për këtë arsye janë proceduar penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.
Velipojë-PogradecPolicia e Shtetit vijon operacionin "Plazh i lirë", për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.Policia procedon penalisht 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec, nga të cilët 11 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për "Zënia e hapësirave publike".Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Procedon penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale "Fshehja e të ardhurave" dhe 1 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike". Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të adhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve” shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme. Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”, shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për veprën penale "Fshehja e të ardhurave", 3 shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin përkatës. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim e zbatim të planit të masave për evidentimin, ndëshkimin e paligjshmërisë dhe konkretisht goditjen e rasteve kundër informalitetit, proceduan penalisht shtetasit: E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në aktivitetet e shtetasve të lartpërmendur (plazhe private), në Pogradec, janë konstatuar një pjesë e shezlongëve pa dokumentacionin përkatës. Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e
Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër proceduan penalisht për
veprat penale “Fshehja e të adhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”
shtetasit me inicialet: E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe
L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë
të paligjshme. Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën
penale “Pushtimi i tokës”, shtetasi Gj.
F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me
çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet
përkatëse.
Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë
proceduar penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3
shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin
përkatës.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e
Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim e zbatim të planit
të masave për evidentimin, ndëshkimin e paligjshmërisë dhe konkretisht goditjen
e rasteve kundër informalitetit, proceduan penalisht shtetasit me inicilaet:
E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë
kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në
aktivitetet e shtetasve të lartpërmendur (plazhe private), në Pogradec, janë
konstatuar një pjesë e shezlongëve pa dokumentacionin përkatës.
Një 32-vjeçar është arrestuar nën akuzën e
kontrabandimit të një sasie të konsiderueshme nafte. Gjatë kontrollit të një
ambienti në pronësi të 32-vjeçarit, policia e Pogradecit ka zbuluar 150 litra
naftë pa dokumentacionin përkatës.
Sipas policisë kjo sasi nafte pritej të transportohej
kontrabandë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Në pranga ra shtetasi D.Y, 32 vjeç, banues në
fshatin Baçallëk, Pogradec, i cili pritet të përballet me veprën penale
“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë.”