Dogji mbeturinat, i vuri zjarrin 5 dynymëve tokë në Pogradec

AKTUALITET


Një 50-vjeçare me iniciale N.B, po procedohet në gjendje të lirë nga policia, pasi gjatë djegies së mbeturinave,  zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe të madhe toke.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabovicë, ku 50-vjeçarja duke djegur një sasi mbeturinash, i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë janë djegur plot 5 dylym vreshta, barishte e shkurre.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.




Skip to toolbar