Pogradec, policia shuan sherrin mes të rinjve, dhunohet vetë nga ato

AKTUALITET


Dy persona janë arrestuar pasi kanë dhunuar efektivët e policisë së Pogradecit. Ngjarja nisi me njoftimin e policisë se mes disa të rinjve kishte lindur një sherr për motive të dobëta. Policia e Pogradecit ka bërë shoqërimin e dy të rinjve , të cilët i ndaloi në flagrancë duke u zënë, në mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Gjatë shoqërimit ato i janë kthyer efektivëve blu duke i kundërshtuar me dhunë.

Kjo ka sjellë arrestimin e tyre, të cilët do të përballen për kundërshtim të autoritetit të policisë dhe ushtrim dhune për shkak të detyrës.


Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale S.Ç, 38 vjec dhe D.G, 39 vjec, banues në Pogradec. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar