Anglia merr vendimin, s’ka shampanjë në festat e klubeve!

Festa me shampanjë kur një ekip ngre lart një trofe, nuk do të ndodhë më, të paktën në Angli. Federata e Futbollit në ishull ka vendosur të ndalojë festimet me shapanjë të ekipeve që shkojnë në finalen e një kompeticioni dhe fitojnë trofeun.

Ky rregull i ri do të aplikohet që nga finalja e “FA Cup”, sepse Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që ky rregull të zbatohet duke pasur më shumë respekt për lojtarët myslimanë, që nuk konsumojnë alokol.

Sezonin e ardhshëm është menduar që festat të organizohen të gjitha me pije dhe spumante, që nuk kanë përmbajtje alkoli.

Në Angli, sipas mediave ka ndodhur shpesh që lojtarët e besimit islam, kanë shmangur festat e fitores së trofeve me ekipet e tyre.

Në vitin 2012, u bë një ndryshim për lojtarin më të mirë të ndeshjes që si shpërblim merrte një shishe shampanjë, duke bërë që kjo shishe të hiqet për shkak se disa myslimanë e refuzuan.

Arsenal në krizë, e mund dhe Wolves (video)

Arsenal konfirmon krizën e rezultateve pasi është mundur për herë të dytë radhazi, këtë herë nga Wolves mre rezultatin 3-1.

Arsenal nuk humbte ndaj “Ujqërve” prek7 40 vjetësh, pikërisht që prej vitit të largët 1979, ndërsa në ndeshjen e së mërkurës, për të parën herë në historinë e tyre ne Premier League, Wolves futej në dhomat e zhveshjes me avantazhin e tre golave në përfundim të pjesës së parë.

Vendasit kanë kaluar në avantazh që në minutën e 28’ me anë të Neves, ndërsa Doherty ka dyfishuar në të 37’ me një finalizim në limitet e rregullshmërisë.

Një gafë në mesfushën e “Topçinjve” ka ndihmuar Jota-n të trefishojë epërsinë e Wolves në minutën e dytë shtesë para përfundimit të pjesës së parë.

Arsenal nuk ka mundur dot të bëjë më shumë se ngushtimi i shifrave në 3-1 në të 80’ falë golit të Sokratis, pas një shërbimi perfekt të Xhakës nga goditja e këndit.

Pas javës së 35, Arsenal mban vendin e pestë në kuotën e 66 pikëve, duke mos përfituar dot nga ndalesa e Chelseas, për t’i rrëmbyer vendin e katërt që përkthehet në një biletë për në Champions League.

Në kampin tjetër Wolves, në vendin e 7-të në kuotën e 51 pikëve ka hipotekuar një fitore me vlera morale, por asgjë më shumë, pasi distanca prej 13 pikësh nga Manchester United e bën një mision të pamundur Europën.

City fiton derbin me United dhe merr kreun e Premier League (video)

Derbi i Manchesterit ka përfunduar me fitoren e Cityt, të cilët mposhtën rivalët e United me rezultatin 0-2. Në këtë mënyrë skuadra e Pep Guardiolës merr kreun e Premier League me një pikë më shumë se Liverpool.

Lojtarët e Cityt kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër të besuarëve te Solskjaer në “Old Traford”, duke hedhur një hap të madh drejt titullit të dytë radhazi.

Ndeshja ishte e bukur dhe me ritëm të lart, me të dyja skuadrat që hidhen në sulm që në fillik të pjesës së parë, por rezultati nuk ndryshon në 45′ e para.

Goli erdhi krejt papritur në minutën e 54’ të takimit kur Bernardo Silva hyri i pashqetësuar në zonën kundërshtare dhe shënoi golin e avantazhit.

Në minutën e 66’ erdhi goli i nokautit nga Leroy Sane, i cili godet fortë në portën e De Gea-s. Megjithatë, portieri spanjoll mund ta kishte pritur.

Ky ishte goli i 157-t i sezonit për Manchester City, një rekord për futbollin anglez. City ka thyer rekordin e vendosur nga ai vetë në sezonin 2013/14.

Gjithsesi, Man United mbetet në garë për një vend mes katër më të mirëve pasi disfatës së Arsenal ndaj Wolves.

Skip to toolbar