Përgjimet e Bild, Krimet e Rënda: Po verifikojmë autenticitetin e tyre

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për verifikimin e autenticitetit të audio-përgjimeve të publikuara nga Bild. Në deklaratën e saj prokuroria ka thënë se ka filluar gjithashtu hetimet për verifikimin e elementëve të veprës penale të zbulimit të dhënave sekrete.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

“Nisur nga publikimet audio te bëra sot me date 17.06.2019 ne gazeten gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal. Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.” – shkruan Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prokuroria, urdhër qesharak për heqjen e përgjimeve

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi për publikimin e përgjimeve të dosjes 339, i firmosur nga prokurorët Vladimir Marra dhe Dritan Prençi. Një shkresë komike në fakt që bie ndesh me të drejtën kushtetuese për informim. Mesa duket meqë nuk ka ç’ti bëjnë gomarit, i bien samarit. Megjithëse me këtë deklaratë rolet e gomarit dhe samarit ngatërrohen, është vetë gomari që i bie samarit. Argumenti : Urdhri nuk i adresohet mediave por vendos detyrim për oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët

Gazeta gjermane Bild ka publikuar gjashtë përgjime të reja mes Astrit Avdylajt, anëtar i bandës së Shijakut, i cili komunikon me Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Kryetarin e Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani dhe funksionarë të tjerë të PS-së në Durrës.

Më herët, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Tiranë dënuan publikimin e këtyre përgjimeve duke e cilësuar si cenim të sekretit hetimor dhe kërkuan që të hetohet për të vënë para përgjegjësisë personat e implikuar.

Përgjimet e fundit Dako-Avdylaj:
Skip to toolbar