Berisha nga facebook “vret” rojën e kryeministrit

Ish kryeministri Berisha postoi mëngjesin e së shtunës një informacion sipas të cilit një nga bodygardët e kryeministrit Rama është shtypur nga eskorta e tij në protestën e zhvilluar dy ditë më parë në Librazhd dhe ka ndërruar jetë. Berisha shkruante se ky lajm mbahet i fshehtë nga policia.

“Akuzohet narkopolicia se fsheh pasojat e renda te aksidentit te Edvinit ne Librazhd. Thuhet se njeri nga badiguardet e tij ka ndrruar jete dhe tjetri eshte ne gjendje te rende. Iu bej thirrje mediave te hetojne kete çeshtje”, shkruan Berisha në Facebook.

Mediat pranë PD-së e publikuan këtë informacion duke akuzuar policinë. Por përmes një njoftimi për mediat ka reaguar Ministria e Brendshme që hedh poshtë duke e cilësuar të gënjeshtërt këtë lajm dhe bën me dije se nuk ka asnjë problem me shëndetin e truprojave të kryeministrit Rama.

“Ministria e Brendshme nuk angazhohet në përgënjeshtrimin publik të insinuatave apo lajmeve të rreme që publikohen nëpër rrjetet sociale.

Por kur media të caktuara, që pretendojnë seriozitet dhe përgjegjshmëri publike, bëhen zëdhënës të tyre, Ministria e Brendshme e quan me dobi publike reagimin.

MB hedh poshtë me neveri insinuatën e turpshme të publikuar sot në disa media për kinse humbje jete apo plagosje të truprojeve të Kryeministrit gjatë provokimeve nga disa protestues të Partisë Demokratike në Librazhd, më datë 13.06.2019.

Nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.

Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend”, njofton Ministria, e cila u bën thirrje mediave që të shpërfillin të tilla insinuata.

Nuk është hera e parë që informacionet e publikuara nga ish kryeministri Berisha rezultojnë fake news, pra jo të verteta.

Vetëm pak ditë më parë ai akuzoi policinë se kishte rrahur dhe goditur dy protestues të opozitës gjatë protetës para kryeministrisë, por më vonë u faktua me video se protestuesit ishin rrahur me shufra hekuri nga të tjerë protestues dhe se policia nuk kishte përdorur dhunë ndaj tyre.

Reagim i Ministrisë së BrendshmeMinistria e Brendshme nuk angazhohet në përgënjeshtrimin publik të insinuatave apo…

Gepostet von Ministria e Brendshme am Samstag, 15. Juni 2019

Opozita i rikthehet protestave, më 21 qershor sërish në shesh

Pas rezistencës së opozitës, ku përmes Kryetarëve të Bashkive që janë nën logon e saj, kërkuan të premten largimin e KZAZ-ve dhe listave emërore nga ambientet që ato administrojnë pasi zgjedhjet janë anuluar nga Presidenti Meta, PD ka vendosur që t’i rikthet sërish protestave në rrugë. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike vendosi që protesta e radhës kombëtare e opozitës së bashkuar, që i bie e nënta në numër, do të mbahet më 21 qershor në orën 20:00.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se Rama po tenton të bëj grusht shteti dhe se është e drejtë e saj që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën, duke mbrojtur vendin dhe Kushtetutën.

Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit. Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bënë grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve.” tha Basha gjatë fjalës së tij.

Lefter Maliqi: Do jem në protestën e radhës, populli të marrë fatin në dorë

Lefter Maliqi, deputeti i opozitës së re ardhur në Kuvend nga listat e PD-së, përmes një statusi në Facebook , ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e radhës së opozitës për liri dhe demokraci. Ai bën thirrje që populli të marrë në dorë fatin e tij dhe të dal kundër instalimit të diktaturës, krimit dhe oligarkëve që po mbajnë peng qeverinë.

Në protestën e radhës do jem bashkë me ju mes protestuesve për liri demokraci, zgjedhje të lira dhe të parakohshme. Shikojeni Kalorësin e Rilindjes si i presin rrugën. Populli do marr në dorë fatet e veta. Kundra instalimit të diktaturës, kundra zgjedhjeve farsë, kundra krimit, korrupsionit, bandave dhe oligarkëve që po mbajnë peng qeverinë.” -shkruan Lefter Maliqi

Në Protesten e radhës do jem bashkë me ju mes protestuesve per liri demokraci,zgjedhje te lira dhe të parakohshme.Shikojeni Kalorësin e Rilindjes si i presin rrugën .Populli do marr në dorë fatet e veta.Kundra instalimit te Diktatures ,kundra zgjedhjeve farsë,kundra krimit,korrupsionit, bandave dhe Oligarkëve qe po mbajnë peng Qeverinë.

Gepostet von Lefter Maliqi am Donnerstag, 13. Juni 2019

Protesta në Rusi, arrestohet kritiku opozitar i Putin

Policia ruse ka arrestuar liderin e opozitës Aleksei Navalny gjatë një proteste të zhvilluar ditën e mërkurë. Navalny, i njohur edhe si kritiku i presidentit Putin, organizoi një protestë në lidhje me rastin e arrestimit të gazetarit Ivan Golunov , i akuzuar pa të drejtë për trafikim droge. Policia rrëzoi papritur akuzat për drogë ndaj Golunov, një kthesë e pazakontë për autoritetet ruse, pasi u përballën me zemërimin e mbështetësve të tij. Gazetari u vu në shënjestër nga policia pasi ekspozoi korrupsionin mes zyrtarëve të Moskës.

Mbi 1,000 vetë marshuan në Moskë duke kënduar “Rusia do të jetë e lirë”, “Rusia pa Putin” dhe “Poshtë Cari”, ndërsa policia e ka cilësuar protestën si të paligjshme duke çuar në mbi 200 arrestime. Mediat ruse cilësojnë se numri real i arrestimeve mund të jetë dyfishi i atyre që kanë dhënë zyrtarët./realstory.al

Protesta, “lufta” e dronëve (video): Sa veta ishin në shesh. Dhe vlerësimi ynë…

Opozita e bashkuar zhvilloi më 8 qershor protestën e saj të tetë kombëtare.  Pjesëmarrja e protestuese në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duket në dy video të ndryshme të marra me dron, njëra nga PD dhe njëra është e pavarur.

Sa veta ishin në protestë?, video me dron nga PD!

Gepostet von RealStory.al am Samstag, 8. Juni 2019

Pjesëmarrja  në miting, Sa veta ishin? Video e PD-së tregon që ishin shumë, por video tjetër tregon një pjesëmarrje më të ulet dhe boshllëqe në shesh.

Ndërkohë gazetarët në terren të Realstory.al thonë se pjesëmarrja ishte e njëjtë me atë të protestës së të dielës së shkuar me një vlerësim të përafërt: Nga 7 deri në 10 mijë vetë.

Sa njerez kishte ne proteste?! Video e pavarur me dron!

Gepostet von RealStory.al am Samstag, 8. Juni 2019
Video me dron e pavarur!

Një lider në rritje, Gazi shpëton protestuesit nga gazi (video)

Pasi janë zhvendosur përpara parlamentit, protestuesit kanë hedhur sërish mjete piroteknike në drejtim të godinës, duke sjellë tension në zonë. Kjo ka bërë që policia të përdorë autobotin e ujit për të bërë shpërndarjen e protestuesve.

Përveç ujit me presion, policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës, ndërkohë që sulmi i protestuesve në drejtim të godinës së Kuvendit nuk është ndalur.

Policia ka bërë thirrje që drejtuesit e opozitës të largojnë protestuesit nga zona dhe të parandalojnë çdo akt dhune në drejtim të institucioneve.

Pas disa minutash dhunë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë thirrje protestuesve të mos hedhin kapsolla, duke kërkuar shpërndarjen e tyre. Por sërish, disa protestues kanë vijuar të hedhin flakadanë ndaj policisë.

Pas thirrjeve të vazhdueshme disa forca të policisë kanë dalë për të bërë largimin e protestuesve në mënyrë fizike, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i  sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, të cilët kanë ndërhyrë duke u kërkuar protestuesve të largoheshin nga zona.

“I bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë kriminelëve me uniformë. Nuk mund të nxisni qytetarët për dhunë. Qytetarët sot kanë kryer një protestë model dhe do jetë model deri në fund. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve kaq të pakët sa janë këtu qa pavarësisht provokimeve të policisë së shtetit të tërhiqen për të mos vënë në jetë skenarin për dhunë të Edi Ramës. Ta harrojë se mund t’i provokojë më qytetarët” – tha Bardhi

Pas thirrjeve të Bardhit, protestuesit janë larguar nga Kuvendi dhe policia ka rrethuar vendin për të vijuar me hetimet mbi dëmet e shkaktuara nga protestuesit.

Gaz Bardhi shpeton protestuesit nga gazi

Gepostet von RealStory.al am Samstag, 8. Juni 2019

Basha mbërrin në selinë e PD, militantët e presin këmbëkryq

Një orë para protestës, lideri demokrat Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha.

Teksa është afruar pranë selisë, kryedemokrati Basha është afruar pranë militantëve të grumbulluar për të pritur nisjen e protestës.

Ata menjëherë janë ngritur për të përshëndetur liderin demokrat i cili është shkëputur nga bashkëshortja për t’u takuar me ta.

Ndërkohë, pranë kryeministrisë, kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë, me vuvuzela dhe me flamuj. Gjithashtu nuk mungojnë as shashkat dhe kapsollat.

Të rinjtë e FRPD kanë sjellë me vete edhe një kafaz në protestën që do të zhvillohet përpara kryeministrisë. Brenda kafazit janë futur edhe dy militantë të veshur me uniformën e të burgosurve, ndërkohë që në fytyrë mbajnë maskat e kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Sonte në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e tetë kombëtare përpara Kryeministrisë duke kërkuar sërish largimin e Edi Ramës nga pushteti, pasi e akuzojnë si të lidhur me krimin. Protesta e sotme vjen pas daljes së përgjimeve të reja nga gazeta gjermane Bild, ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha tha se një nga arsyet pse PD ka zgjedhur të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, është se nuk mund të konkurrojnë politikisht – sipas tij me kriminelët.

Pragprotesta, ankohet PD: Policia po na bllokon flamujt dhe vuvuzelat

Efektivët e Komisariatit nr.2 në Tiranë ka ndaluar një automjet pranë kryesisë së Kuvendit, në të cilën ndodheshin flamujt, pankartat dhe vuvuzelat e protestës. Kjo gjë është kundërshtuar nga organizatorët e protestës duke e cilësuar veprimin e policisë “të paligjshëm dhe që vepron sipas urdhrave politikë.”

“Akti i paligjshëm është një nga veprimet provokuese të radhës së policisë politike, që në shërbim të një pushteti kriminal, ka arritur në kufijtë e qesharakes me arrestimin e flamujve shqiptarë, amerikanë, gjermanë, europianë apo edhe të pankartave që demaskojnë në anglisht dhe në gjermanisht vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama përmes bandave dhe krimit të organizuar.” – thuhet në reagimin e PD-së

Veliaj: Jo PS-PD, sot zgjedhjet janë mes Rusisë dhe SHBA

Pas deklaratës së fortë të Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, i cili tha se nëse në protestën e së shtunës do të ushtrohet dhunë, përgjegjës do të jenë organizatorët e saj, Kryemadhi dhe Basha, dhe se kush tenton të cenojë zgjedhjet nuk do të shkelë më në SHBA, ka reaguar edhe kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj. Nga Shëngjergji, ku vijoi fushatën e tij elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj tha se: “Lajmi i mirë është që Shqipëria nuk është pa miq. Sot ishte një lajm i jashtëzakonshëm deklarata e zyrtarit të lartë të DASH, Palmer, me emër dhe mbiemër, për Monën dhe për Lulin, që nëse shkaktoni dhunë, ta dijë bota mbarë se është faji juaj. Jeni ju përgjegjës, do të shkoni ju para drejtësisë”, tha Veliaj.

Më tej, Veliaj u shpreh se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një hetim të hapur për financime të pista nga Rusia të Partisë Demokratike. “Një parti që prodhon çadra të personalizuara për secilin protestues nuk është parti fukarenjsh dhe qartazi ka një financim të padeklaruar, por fatmirësisht paratë ruse që financojnë Partinë Demokratike kanë hapur një hetim në Amerikë dhe ka ardhur koha të hapet edhe një hetim në Shqipëri.”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se këto zgjedhje janë edhe një zgjedhje mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Sot nuk është punë PS-PD, sot është një zgjedhje mes Rusisë dhe Amerikës. Amerika foli qartazi se me kë është dhe kë po mbështet më 30 qershor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ata që paraqiten në fushë. Nuk po mbështet PS-në, por po mbështet Shqipërinë. Sepse nuk po kandidon vetëm PS, fakti që unë jam numri dy do të thotë që është edhe një tjetër”, tha Veliaj.

Basha fton shqiptarët: T’i tregojmë Ramës se populli ia ka hequr vizën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje për shqiptarët të marrin pjesë në protestë për t’i treguar Ramës së koha e pushtetit të krimit ka marrë fund.

‘Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën! Asnjë hap pas!” shkruan Basha

Skip to toolbar