Deklaratat e Palmer, Spiropali: Më troç se kaq, nuk ka

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së Zëvendës Ndihmës-Sekretarit të Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, i cili bën përgjegjës Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nëse do të ketë dhunë në protestë.

Spiropali përsëriti edhe njëherë qëndrimin e Palmer, se kush prek zgjedhjet e 30 qershorit,  nuk do të shkeli më në SHBA.

“Më qartë dhe me troç se kaq nuk ka! Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin më në SHBA po s’u ndalën SOT! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe PIKË!” shkruan Spiropali në Facebook.

Si ndërkombëtarët “qetësuan” Bashën para protestës

Pak para nisjes së protestës së 8 qershorit,  ambasada e Bashkimi Europian në Tiranë ka reaguar duke bërë thirrje që nuk do të tolerojnë asnjë lloj të dhunës apo përdorim të mjeteve që janë projektuar për të lënduar. Në një deklaratë për mediat, BE cilëson se nëse ka dhunë në protestë përgjegjës do të jenë vetëm drejtuesit e saj, ndërsa ka bërë thirrje për një dialog urgjent për të kapërcyer situatën aktuale politike.

“Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.” shkruhet në deklaratën e BE.

Të njëjtën retorikë mbajti edhe Ambasada Gjermane në Tiranë, ku bëri thirrje që drejtuesit e protestës të siguroheshin që nuk do të kishte përdorim dhune, ndërsa theksuan nevojën urgjente për tu ulur në tryezën e dialogu.

Deklaratë në prag të protestës së sotme, 8 qershor 2019Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të…

Gepostet von European Union in Albania am Samstag, 8. Juni 2019

Ultimatum Britanik: Dënojmë aktet e dhunës, uluni urgjent në dialog

Ambasada e Britanisë së Bashkuar në Tiranë ka zgjedhur ta japë mesazhin e saj për opozitën në dy gjuhë. Në anglisht dhe shqip, selia diplomatike në Britanisë në Tiranë, i drejtohet opozitës dhe kryetarit të saj Lulzim Basha, që të ushtrojë të drejtë për të protestuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejtë në mënyrë të rregullt dhe paqësore”, shkruan në nisje të deklaratës së saj ambasada e Britanisë.

Më tej, mesazhi bëhet dhe më i qartë, më domethënës për opozitën dhe drejtuesit të saj, pasi ambasada e Britanisë shprehet se “dënon të gjitha aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mpërashme të opozitës, dhe asnjë formë e dhunës nuk është e tolerueshme”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Britanisë.

“Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndim është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi  e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë në Tiranë, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave”, thuhet në deklaratën e ambasadës së vendit ishullor. Më tej, në deklaratë u bëhet thirrje autoriteteve të ligjit për përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Në fund, ambasada e Britanisë dërgon dhe një tjetër mesazh, duke u kërkuar palëve angazhim urgjent për dialog. “Ne vazhdojm t`i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike”, mbyllet mesazhi i ambasadës britanike.

LSI para protestës: Distancohemi nga dhuna, bashkë kundër krimit

Paralajmërimi i SHBA duket se nuk ka rënë në vesh të shurdhët, pasi LSI ka reaguar pas deklaratave të Palmer, duke u distancuar nga dhuna në protesta. Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari, pak orë para protestës ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe distancim nga dhuna. “LSI dënon çdo formë dhunë nga kushdo që e bën atë” tha Brahimllari ndërsa shtoi shqiptarët do të tregojnë se janë kundër rrugës që na kthen në diktaturë. Ashtu si kryetarja e LSI, Kryemadhi ditën e premte, edhe Brahimllari theksoi se beteja nuk është kundër policisë por pushtetit kriminal të Ramës.

“Protesta do jetë demonstrim i qytetarisë dhe vlerave perëndimore. Në asnjë rrethanë nuk e duam dhunën e distancohemi. Jemi bashkë me zërin e qytetarëve. LSI dënon çdo formë dhunë nga kushdo që e bën atë. Njeriu i cili kërkon të ushtrojë dhunë përmes pushtetit kriminal është Edi Rama. Dita e sotme do i tregojë qartë se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë kundër rrugës që na kthen në diktaturë. Beteja jonë nuk është kundër policëve po kundër sistemit kriminal të Ramës. Protesta është protestë kundër varfërisë, arrogancës, grabitjes së taksave. Sot është ditë vendimtare të bashkojmë zemrat në protestë jemi bashkë për Shqipërinë tonë.”- tha Brahimllari 

Balla: 5 vjet burg për ata që cenojnë zgjedhjet

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla nga Elbasani tha se ata që do të prekin zgjedhjet do të dënohen deri në 5 vite burg.

Ai tha se Kodi Penal është ndryshuar bashkë me PD-në dhe se Basha e di shumë se sa është dënimi për ata që pengojnë votuesit në zgjedhje.

“Është shumë e rëndësishme që në këtë fushatë të jemi shumë herë më shumë të angazhuar se në çdo fushatë tjetër sepse kundërshtari ynë në këtë fushatë është një grupim politikanësh të korruptuar të cilët nuk duan që populli të shprehet me votë në zgjedhje. Në Shqipëri ka marrë fund, një herë e përgjithmonë, historia se mund të marrësh pushtet në tavolinë, apo mund të marrësh pushtet me forcë. Lulzim Basha e di fare mirë këtë, padroni i vet politik, Sali Berisha e di fare mirë këtë. Kjo është një fushatë që duhet fituar për Shqipërinë, që duhet fituar për shtetit me rregulla, për shtetin me institucione.

Po ua them shumë qartë, beteja jonë për të zhvilluar një proces normal zgjedhor brenda afatit kushtetues, 30 Qershor, është një betejë që ne do ta fitojmë. Do ta fitojmë, sepse vetëm keshtu mund të bindet çdo banor i Shqipërisë që rregullat zbatohen njësoj. Të gjithë jemi këtu për një ditë të vetme, 30 Qershorin, dhe harrojeni që mund të dalë dikush të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm në 30 Qershor.

I kemi shkruar bashkë me PD nenet e kodit penal. Neni 325 e thotë shumë qartë, kush pengon një subjekt zgjedhor të zhvillojë fushatë, dënohet.

Neni 330, e drejta e zgjedhjes, kush pengon një zgjedhës të vetëm të shkojë të votojë dënohet nga 2 deri në 5 vjet burg, kur kryhet në bashkëpunim”, tha Balla në Elbasan ku bëri thirrje që qytetarët të votojnë për PS-në në zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga mosbindje civile tek bashkim qytetar. Basha ndërron gjuhë, i bën ftesë mësuesve dhe artistëve

Kreu i PD-së, Basha ka publikuar spotin e protestës, ku ndryshe nga herët e tjera nuk shfaqet asnjë pamje dhune, madje duken në sfond yjet e flamurit të BE-së. Ai gjithashtu si kurrë më parë, në thirrjen e tij i drejtohet mësuesve, pedagogëve, artistëve dhe intelektualëve ndërsa nuk përmend revolucion apo mosbindje civile, por bashkim qytetar. Ky ndryshim në fjalorin e kreut të PD-së, vjen vetëm një ditë pas kthimit të tij nga Gjermania.

“Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas! #8qershor”, shkruan Basha.

Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas! #8qershor #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 8. Juni 2019

Veliaj-protestuesve të PD-së: Prisheni Tiranën nëse i keni rregulluar fëmijët në Hollandë si Luli

Gjatë fjalës së tij në takimin elektoral në Zall-Herr, kryebashkiaku Veliaj i dha një mesazh protestuesve demokratë. Ai i tha se nëse ata i kanë rregulluar fëmijët me pasaporta në Hollandë apo në Vjenë, mund ta prishin Tiranën, nëse jo, t’i bashkohen PS-së më 30 qershor.

“Pyetja që unë kam për demokratët sot është: E shkatërrove Tiranën, ti ku do shkosh sot? Se Luli do shkojë në Hollandë. Se Bujar Nishani i ka bo fëmijët austriakë, do shkojë në Vjenë. Pyetja është: a i keni rregulluar kalamajt tuaj, siç i ka rregulluar Luli dhe Bujari? Nëse jo, bashkohuni  me ne. Nëse të gjithë demokratët i kanë bërë të gjithë fëmijët austriakë apo hollandezë, atëherë hajt ta shkatërrojmë. Por nëqoftë se demokratët nuk kanë një plan B, siç ka Luli me Jarin, por nëse demokratët do të gdhihen dhe ngrysen në të njejtin qytet si ne, duhet të bashkohen me ne se vetëm ne bëjmë qytet dhe shtet”, tha Veliaj, i cili gjithashtu përmendi dhe kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi e cila tha se kishte dëshirë të gjuante me molotov.

“Nuk ndodh në asnjë vend të botës që t’i sulesh policisë me shashka e molotov. Nuk ka asnjë vend të botës që si Voltana Ademi të thotë që do të gjuaj me molotov”, tha Veliaj.

Ai gjithashtu akuzoi Berishën se ka djegur Shqipërinë sa herë ka pasur mundësi.

“Në ‘97 dogji Shqipërinë, vdiqën 4 mijë vetë. Ai na futi në një gjakderdhje më njeri-tjetrin. E mbani mend në ‘98 iu sul me bazuka kryeministrisë. Vazhdoi me Gërdecin. Pastaj vrau njerëz në rrugë. Vriteshin protestuesit në 21 janarin. Kurse tani policët gati sa nuk i ftojnë protestuesit për drekë. Çdo gjë ka një limit. Dhe nuk i referohem limitit që t’i kthemi me të njejtën monedhë. Por limitit të datës 30, që t’i themi lamtumirë plakut  Mere, Jarit dhe Lulit për një Shqipëri të re”, tha Veliaj në Zall-Herr.

LIVE 🎥 nga Zall Herri, plot energji 🚀 për #TiranaQeDuam në #30Qershor. 🗳🌹

Gepostet von Erion Veliaj am Samstag, 8. Juni 2019

Basha i zbutur nga Gjermania, ftesë për protestë paqësore dhe “intelektuale”

“Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë e infermierë dhe mësues, etj, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë”, ka qenë kjo thirrja e Lulzim Bashës për drejtuar qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë në në protestës e tetë kombëtare që opozita do të organizojë të shtunën përpara Kryeministrisë.

Pas disa ditësh qëndrimi në Gjermani, ku pati disa takime në nivele të larta, Lulzim Basha u ka bërë ftesë qytetarëve shqiptarë për protestën, por duke zgjedhur të ndryshojë mjetin dhe mënyrën e ftesës. Një ftesë krejt ndryshe nga shtatë protestat e tjera, ku mungojnë fjalë të tilla të zakonshme si “vendos sovrani, rrëzojmë Edi Ramën, s`ka zgjedhje pa opozitën”, etj. Ndryshe nga ftesat e protestave të kaluara, ku Lulzim Basha ka ftuar shqiptarët në protestë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe videove të montuara, kreu i PD ka zgjedhur të flasë në konferencë për shtyp nga selia Blu, për ti dhënë më tepër kuptim mesazhit të tij, ndoshta edhe me gjuhën e trupit.

Në fakt, toni i zërit të kreut të PD ka qenë ndryshe, i zbutur dhe në kushte shumë normale, çka tregon se Basha ka ardhur me tjetër mendim për aksionin politik, pas takimeve që ka pasur në Gjermani. Dhe në fakt, kjo u lexua dhe nga mesazhet që përcolli gjatë fjalës së tij. Ndonëse foli gjerësisht dhe solli në kujtesë ato, që ai i quan denoncime të PD-së për lidhjen e Qeverisë me krimin, këtë herë Basha nuk e kishte drejtpërdrejt me Edi Ramën, se me ata, që sipas tij, e mbajnë në pushtet. Dhe këtë mesazh, Basha ua drejton ndërkombëtarëve, që prej kohësh kanë dalë në mbështetje të dialogut me Qeverinë dhe zgjidhjes së problemeve në tryezën e bisedimeve.

Të gjitha këto, unë dhe PD i kemi denoncuar dhe luftuar përditë. Shumë njerëz na kanë marrë për Don Kishotë, por sot don kishotët janë ata që Edi Rama ju dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal”, u shpreh Basha.

Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh Luzlim Basha.

Veç kësaj, Basha dukej se është tërhequr edhe nga prishja e zgjedhjeve, pasi në asnjë fjalë dhe mesazh të artikuluar prej tij, nuk u përmend prishja e zgjedhjeve të 30 qershorit. Madje, ndonëse nuk e artikuloi, por fjala e Bashës u duk në sinkron edhe me atë të Monika Kryemadhit, që vetëm 10 minuta më pas, artikuloi nga një takim që pati me simpatizantët e LSI, se në protestën e të shtunës, nuk do të ketë dhunë dhe prekje të unfirmoës së Policisë.

Në fakt, veç efektit “gjerman”, që mund të ketë zbutur tonin e kreut të opozitës, duket se diçka tjetër mund të ketë pasur rol në këtë qëndrim. Të premten në “Real Story”, Edi Rama deklaroi prerazi se nuk ka negociatat me opozitën para datës 30 qershor, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të ndodhë, por vetëm pas zgjedhjeve lokale.

Protesta, Ambasada Amerikane: Shmangni institucionet për një kohë të pacaktuar

Ambasada Amerikane u kërkon qytetarëve të saj të qëndrojnë larg zonës ku do të zhvillohet protesta e opozitës më 8 qershor. Duke pasur parasysh protestat e kaluara ku ka pasur përdorim dhune, ambasada bën thirrje për shmangie të institucioneve kryesore në vend pas orës 19:00, pasi nuk dihet intenerari i saj.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 8 qershor 2019, duke filluar rreth orës 19:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Ndërtesa e Parlamentit, Zyra e Kryeministrit , ndërtesa të tjera qeveritare” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane

Kryemadhi thirrje për protestë paqësore: Beteja jonë është me krimin, jo policinë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Tiranë, nga ku i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestën e 8 qershorit. Kryemadhi kërkoi nga protestuesit që të ishin të qetë, të mos dhunonin policinë dhe as institucionet pasi çdo dhunë e përdorur viktimizon më shumë Ramën.

“Protesta e nesërme është e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Sot qytetarët nuk kanë ndërmend të gjejnë armikun e klasës por të garantojmë mirëqenien e fëmijëve të tyre, të garantojnë një ekonomi të fortë. Protesta e nesërme është e rëndësishme sepse pjesëmarrja më e madhe do të shkundë nga themelet atë mentalitet të kalbur që ka ngelur në mendjen e kryeministrit të ikur. Beteja jonë nesër nuk është as me uniformat e policisë dhe as me godinat. Çdo dhunë ndaj godinave paguhet me taksat tona dhe e viktimizon Edi Ramën. “

Beteja është me krimin e organizuar që ka fytyrën e Ramës dhe se largimi i tij do të sjell dhe fundin e tranzicionit” tha Kryemadhi, e cila kërkoi nga shqiptarët t’i hiqni prizën e oksigjenit qeverisë së krimit.

Më 27 qershor të 2017, dy ditë pas zgjedhje Vasili mbajti një konferencë për shtyp ku denoncoi krimin e organizuar. Sot ja ku jemi me një kosto shumë të madhe përballë një rrënoje në grahmat e saj të fundit që kërkon oksigjen. Po ne kemi vendosur do t’ia heqim prizën. Ai sot punon për pesë veta. Ai rriti koston e jetesës por rrogat i la aty ku ishin. Duhet të jemi të gjitha në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të shqiptarëve nuk do jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare. Vetëm një protestë me të rinj dhe të reja paqësore do jetë goditja më e madhe për krimin e organizuar“, tha Kryemadhi.

Skip to toolbar