Juventus dhe Atletico Madrid janë dy ekipet që vijojnë aventurën në turin tjetër të Champions League nga Grupi D. të dyja ekipet fituan mbrëmjen e të mëkurës, ku Juventus mundi me rezultatin 2-0 Bayern Leverkusen, ndërsa Atletico Madrid fitoi ndaj Lokomotiv Moscoë 2-0. Skuadra e Leverkusen do të vijojë aventurën në Europa League, pas eleminimit nga Champions League.
Bayern Munich dhe Totenham u përballën mes tyre në takimin e fundit të fazës në grupe të Champion League në Grupin B. Bayern fitoi 3-1 ndaj Tottenham, duke e mbyllur grupin me 18 pikë, ndërsa “Spurs” u renditën të dytët në grup me 10 pikë. Ndërkohë, skuadra greke e Olympiacos vijon aventurën në Europa League pasi u rendit në vendin e 3 në grup me 4 pikë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Crvena Zvezdës.
Në Grupin A, Paris Saint-Germain kaloi si ekipi i parë në grup me 16 pikë, pasi fitoisfidën e fundit duke mundur skuadrën turke të Galatasaray me rezultatin 5-0. Në vendin e dytë u rendit Real Madrid që mundi 3-1 Clube Brugge. Në vend të tretë në grup u rendit pikërisht clube Brugge, që tashmë do të vijojë në turin tjetër të Europa League.