Shkrimi i BILD, Rama: Nuk komentoj burimet Manjani dhe Collaku

Për shkrimin e gazetës gjerman “Bild” ku e cilësonte Shqipërinë si një vend në kaos, protesta të dhunshme dhe që qeveriset nga gangsterët ishte një nga diskutimet me kryeministrin Rama në Opinion. Rama tha se nuk mund të komentojë një shkrim që është bazuar vetëm në burimet e Manjani dhe Collaku.

“Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Collaku, janë këta të dy që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them.” – tha Rama

Bild shkruan se më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. A është bërë kjo bisedë?

“Nëse nga dhjetëra e mijëra biseda që unë bëj ju më kërkoni diçka që unë nuk e gjej dot. Por kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe të cilat kanë marrë përsipër t’i pastrojnë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku. Unë nuk kam asnjë problem që të përballem me çdo lloj hetimi. Nuk mundet kurrë të shkëpusësh një fjali dhe të ngresh një kauzë.” – tha Rama

Momente prekëse, Rama premton mbështetje për fëmijët e Majorit

Është zhvilluar mes lotësh dhe mesazhesh ngushëlluese ceremonia e lamtumirës së majorit Klodian Tanushi. Edhe kryeministri Rama në fjalën e tij shprehu emocion për ndarjen nga jeta të ushtarakut shqiptar që la pas bashkëshorten dhe 3 fëmijë, ndërsa premtoi mbështetje për familjen e këtij heroi.

“Për herë të dytë në një hark të shkurtër kohe, flamuri kombëtar mbështjell trupin e një tjetër dëshmori të Atdheut. Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo, për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku prindi të tre fëmijëve, djalë i prindërve, dhe një babi i cili trashëgoi sensin e misionit të FA dhe bashkëshort që ndahet krej para kohe nga gruaja dhe familja e tij. Dhe përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalë që të mbushin zbrazëtinë e këtij momenti për të gjithë ne, por që do të mbetetet aty në zemrën e fëmijëve të gruas prindërve të afërmve e shokëve të tij. Sidoqoftë, shpresoj që prania jonë këtu se bashku me ju, shumë të respektuar prindër e familjarë e shumë të dashur fëmi të dëshmorit, t’ju jap sadopak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendesueshme.

Klodiani ishte në një mision paqeruajtës e jetë shpëtues, e la jetën e tij për të mos lejuar jetë të tjera. Ky është thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse, i Forcave tona të Armatosura si pjesë e Aleancës së madhe. Është më e lehtë të japësh jetën në caste ekstreme, kur mësyn armikun sy më sy. Por është tejet e vështirë dhe besoj, edhe sublime të pranosh që jeta jote mund të ndalojë në cdo cast për të shpëtuar jetë të panjohurish. Të pranosh të korrësh nga vdekja në një vend që nuk është Atdheu yt, se duke sheshuar plagën e minave antinjeri, ke dashur të mbjellësh farën e mirë që ushqen jetën. Ky është rasti. Dhe ky është momenti për t’u përpjekur ta themi atë që për shumë kënd mund të duket e pakuptueshme. Pse një djalë, një burrë duhet të kthehet pa jetë nga një tokë e panjohur. Sepse sot Shqipëria e shqiptarët dhe FA përmes tyre janë pjesë e këtij misioni, i cili mbart një vlerë të pakrahasueshme, NATO.

Klodiani i ngjiti shkallët e karrierës një nga një, njeri i përkushtuar, fisnik dhe tejet i respektuar. Gjë që shpjegon përtej dhimbjes edhe lotët e panatyrshme në fytyrën e shefit të shtabit teksa foli për të, apo zërin e mezi përmbajtur të ministres. Për shumë pak kohë do të kthehej në atdhe sërish, do ishte pranë familjes, do përkëdhelte fëmijët, do ishte në sytë e babait një arsye krenari, por është kthyer mbështjellë më flamurin kuq e zi, jo për të shkuar në shtëpi, por për t’u bashkuar në banesën e kombit, aty ku Kombi ka mbledhur të gjithë ata që dhanë jetën për të.

Duke njohur familjet e dy dëshmorëve, nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për ti shërbyer atdheut të vijë shumë hollë mes jetës e vdekjes, është edhe trashëgim brezash. Provë e asaj që themi ne shqiptarët, gjaku nuk bëhet ujë. Jeta e Klodianit e Zarifes e qindra të tjerë që shërbejnë në misione, flet për dinjitëtin e gjakut që nuk bëhet ujë. Flet për shembullin e krijuar ditë pas dite që nga qumështi i nënës e këshillat e para të babait, deri në përfshirjen e FA, e cila është cdo ditë e përkushtuar për të mbrojtur bashkësinë e madhe të njerëzve të këtij vendi. Ata na tregojnë se paqja ka gjithmonë një çmim. Se bashkimi ka një vlerë.” u shpreh Rama.

Shërbimi më i ri që u ofrohet bizneseve, i kursen kohë dhe para

Të gjitha bizneset tashmë mund ta marrin vulën elektronike përmes portalin e-albania. Shërbimi më i ri që i ofrohet atyre nga qeveria është njoftuar sot përmes një video nga kryeministri Edi Rama.

 Rama shkruan se me këtë shërbim të ri bizneset do kenë mundësi jo vetëm të kursejnë kohë, por edhe të shmangin evazionin fiskal.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë shërbim të ri elektronik e lehtësues për bizneset në portalin e-albania që kursen kohë, para dhe shmang evazionin fiskal, ju uroj një ditë të mbarë ?“, shkruan Rama.

“Shqipëria shtet kaotik në duart e gangsterëve”

Gazeta gjermane BILD ka publikuar një shkrim për Shqipërinë ku ka folur për protestat e dhunshëm të opozitës, qeverinë Rama, si dhe e ka cilësuar Shqipërinë një “shtet kaotik në duart e gangsterëve.” Në shkrim përmenden disi nga çështjet mjaft të diskutuara në politikë dhe mediat shqiptare, ndërsa i referohet intervistave të dhëna nga ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe gazetarit Basir Çollaku.

Lexoni shkrimin e plotë të BILD:

Gjatë ditëve të fundit, gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin, Tirana, pati përleshje në rrugë. Demonstruesit e opozitës hodhën koktejle molotov, shashka dhe bojë drejt ndërtesës së zyrës së kryeministrit Edi Rama. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topat e ujit kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe demonstruesish u plagosën.

Çfarë po ndodh në shtetin ballkanik?

Tashmë po bëhet e qartë në pjesën tjetër të kontinentit se diçka është seriozisht gabim në vendin që ishte tërësisht i izoluar nën komunizmin e epokës së gurit të Enver Hoxhës, nga viti 1944 deri në vitin 1985. Në vitin 2017, BE vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Ironikisht me Shqipërinë! Ironikisht me një shtet mafioz!

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Kryeministri dhe thashethemet e drogës

Po Rama vetë? Kryeministri akuzohet vazhdimisht për lidhje me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë.

Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

“Qeveria mbron mafien”

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”.

Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

Manjani vetë dikur kishte kërkuar luftë kundër drogës- madje edhe nuk e përjashtonte edhe përdorimin e ushtrisë në vendin anëtar të NATO-s. Ai u lirua për këtë në janar të vitit 2017.

Gazetari investigativ, Basir Çollaku, thotë: “Nën Edi Ramën ka pasur një shpërthim eksploziv të prodhimit të drogës në Shqipëri”. Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Evropën Perëndimore dhe Jugperëndimore, vjen nga Shqipëria.

Udhëheqja e policisë konsiderohet e korruptuar

Vetë policia shqiptare konsiderohet shumë e korruptuar, veçanërisht udhëheqja e policisë. Pjesë të drejtuesve janë nën dyshime mafioze- sipas të dhënave që vijnë nga jashtë.

Policët shqiptarë, që hetojnë vërtet kundër politikës dhe policisë, burgosen ose vendosen nën arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë dhe Finlandë, disa oficerë të lartë të policisë kanë marrë azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-kreu i policisë kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës.

Zagani u mbajt në izolim për një vit e gjysmë dhe më pas në arrest shtëpiak, pasi u tha eprorëve të tij për prova konkrete të trafikut të drogës të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Më në fund ai ishte në gjendje të largohej nga Shqipëria me familjen falë agjentëve dhe policëve italianë.

Konkluzioni i tij në Bild: Vendimi im është një shtet mafioz. Atje sundon mafia”.

Si do pengohen zgjedhjet? Basha: Janë shtyrë edhe në të kaluarën

I pyetur nga gazetarët se kush është platforma për të ndaluar zgjedhjet më 30 qershor, Basha tha ato janë shtyrë edhe në të kaluarën madje nga vetë Rama në 2007, prandaj nuk ka se pse kjo të mos ndodh tani. Basha tha se largimi i Ramës është e vetmja mënyrë që Shqipëria të çlirohet nga krimi.

Gazetari: Kryeministri Edi Rama tha se më 30 qershor do të bëhen zgjedhjet. A ka PD ndonjë platformë që të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve, pasi opozita i konsideron si proces fals dhe të korruptuar?

Basha: Kjo që ka deklaruar Rama tregon sesa në panik ndodhet. Nuk besoj se është rënduar aq shumë sa të mos kujtojë se më 2007 shtyu zgjedhjet. Këta janë të gjitha vetëm pretendime. Rama ka marrë peng karrigen e kryeministrit me krimin e organizuar dhe thotë se është i kërcënuar. Nga kush është i kërcënuar? Nga krimi. Edhe ndodh. Nëse ndodh që kryeministri kërcënohet nga krimi i organizuar, imagjino se çfarë mund të ndodhë me popullin. Kemi një kryeministër të marrë peng nga krimi. Kandidati i Shijakut është i diktuar nga Abdylaj. Kandidatja e Durrësit e diktuar po ashtu. Lista e kandidatëve të PS është pasqyra e bashkëpunimit kriminal të Ramës me bandat. Ata janë bos të bandave kriminale. Në vend se të jenë këta prapa hekurave, janë prapa hekurave qytetarët. Me Ramën e keqja do të shkojë thellë e më thellë. Vetëm largimi i tij do të bëjë që Shqipëria të çlirohet nga krimi dhe t’ia zgjidhë duart drejtësisë.

Rama sqaron pse zgjodhi ish gardistin e 21 janarit për Bashkinë Mat

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, kryeministri Rama ka sqaruar situatën në lidhje me ish gardistin në protestën e 21 janarit Agron Malaj, i cili është edhe kandidati zyrtar i PS për Bashkinë Mat.

Rama tha se Malaj nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 21 janarit as moralisht, por ka qenë pjesë e të larguarve si shumë të tjerë për t’i dhënë mundësinë e transparencës të gjithë procesit.

“Nuk flas shumë shpesh për 21 janarin, kam folur se lindi nevoja për të bërë një krahasim të thjeshtë. E vërteta është që Agron Malaj ka qenë pjesë e Gardës dhe ka qenë pjesë e atij grupi por është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit. Ju që merreni me informacionin keni të drejtën por edhe detyrën që para se ti vendosni njerëzit në një kornize shabllone të investigoni. Unë i kam bërë investigimet e mia, është larguar si shumë të tjerë po nuk është larguar për të konfirmuar fajësinë morale, po për t’i dhënë mundësinë e transparencës të gjithë procesit. Si mund, në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë për të pranuar një person që do ishte fajtor qoftë edhe moralisht në 21 janar. Jo, ka qenë një nga ata njerëz që kanë informuar imtësisht për 21 janarin. Jam shumë i qetë në këtë drejtim.”- tha Rama

Rama bëri edhe një lidhje paralele me protestën e opozitës më 11 maj dhe asaj të socialistëve më 21 janar duke thënë se nuk ka pasur sulme me bomba molotov.

“Thash që në 21 janar nuk është gjuajtur asnjë molotov drejt këtyre mureve, dhe duke parë imazhet pash që ishin djegur edhe 2 kazanë, për të bërë diferencën, jo për të justifikuar djegien. Kryeministria ishte me gardh, si kopsht zoologjik, se ishte luani brenda, e njerëzit rrinin varur mbi kangjella. Këtu vijnë te dera dhe keni parë që vijnë edhe të zhveshur me mbërthim zbërthim pantallona. Kështu sepse jemi ndryshe.” – tha kryeministri

“Nuk rrëzohet qeveria me bomba molotov”

Kryeministri Rama ka folur sërish sot për protestën e opozitës ndërsa ka theksuar se qeveria nuk rrëzohet nga bombat molotov kundër saj. Ndërkaq ai i cilësoi protestat e dhunshme të opozitës dëmi më i madh që mund t’i bëhet imazhit të Shqipërisë në botë dhe që sjell edhe ulje të numrit të turistëve.

“Manifestimi i djeshëm nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr të institucioneve, se sulmet e djeshme në Policinë e Shteti dhe Parlamentit rrezikuan jetën e uniformave blu.

E djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë përjashtuar nga zgjedhjet. Kjo krijoi jo pak ankth për qytetarët.

As me sulme, as me marshime nuk zëvendësohet dhe rrëzohet qeveria dhe aq më pak kur bombat molotov janë një program qeverisës, apo një alternative qeverisës, por sigurisht përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të atyre që jetojë në këtë vend.

Operatorët turistikë më thanë se pas publikimit të atyre imazheve ka pasur anulime të turistëve dhe rënie të vendeve pune. Ky është një shqetësim real sot, fakti që këto manifestime në emër të gjithë atyre që thuhet, jo vetëm që nuk sjellin asgjë të mirë për shqiptarët, por iu bëjnë keq.

E vetmja pjesë që nuk ndryshon dhe nuk ka shans të preket nga e gjithë kjo është qeveria , gjithçka tjetër preket më shumë për keq. Si mund të zëvendësohet qenia e një partie politike që duhet të votohet, në një trup pa kokë?”, tha Rama.

“Nuk ka asnjë paketë negocimi dhe as negociata për të shtyrë zgjedhjet”

Nuk ka asnjë negociata dhe as paketë negocimi me opozitën. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp ku sqaroi njëherë e mirë se nuk do të pranojë negociata për të shtyrë zgjedhjet. Rama tha se për t’u futur në dialog me opozitën është i hapur edhe pa ndihmën e ndërkombëtareve, ndërsa theksoi se ka qenë PD që ka hedhur lajmin se ekziston një paketë negocimi, vetëm që të pengonte kandidatët që regjistroheshin në garën elektorale si të pavarur apo nën siglën e ndonjë partie tjetër.

“Shpreh mirënjohjen për përfaqësuesit e unionit kristian demokrat, të cilës i ka rënë edhe PD si anëtare e familjes, që mbajtën një qëndrim absolutisht korrekt dhe të qartë.

Sa i përket dialogut unë nuk kam nevojë as për gjermanë as për amerikanë as për holandezë, as për francezë, as për anglezë, as për norvegjezë, për tu ulur dhe për të dialoguar. Personalisht. E kam thënë dhe e përsëris që dialogu është i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës politike në një vend normal dhe në një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj tek vota. E kam kërkuar këtë gjë edhe kur nuk kishte kapsolla dhe mbase pala tjetër kishte më pak nevojë për dialog. Sot pala tjetër ka më shumë se asnjëherë për dialog. Dhe vendi ka më shumë se asnjëherë nevojë për dialog, sepse nuk ja kanë borxh shqiptarët politikanëve që në vend të mendojnë se çfarë do bëjnë me familjen ditën e shtunë, ose të pushojnë, duhet të festojnë vitin e ri që ëndërron imagjinata qesharake e udhëheqësve të PD-së dhe të përballojnë zhurma që as për Vit të ri në kohën kur ishin armët rrugëve nuk i dëgjonin. Për sa i përket dialogut nuk diskutohet që është gjithmonë i nevojshëm, jo më për të krijuar komunikim mes njerëzve, që përfaqësojnë të tjerë që kanë një barrë të madhe për t’i përfaqësuar.

E dyta, në leximin tim miqtë gjermanë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, shumë e mirëseardhur, por negociata nuk ka, që të jemi të qartë. Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhet me 30 qershorin, se nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë kushtetutën e Shqipërisë. Bëmë një marrëveshje në 2017 nuk e negociuam Kushtetutën e Shqipërisë, e kam refuzuar që në sekondën e parë dhe deri në sekondën e zgjedhjeve përtej afatit kushtetues. Këto nuk shtyhen dot asnjë ditë se për shkak se presidenti mes 23-shit dhe 30-ës ka zgjedhur 30-ën. Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen më 30 qershor. Unë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar, sepse është kushtetuta e Shqipërisë.

Do të shikoni shumë paketa këto ditë, paketa që prodhohen këtu për shumë arsye të ndryshme, për t’i thënë kryetarëve të bashkive, që PD-së, që tundimet për tu regjistruar si të pavarur, apo me një parti tjetër, janë gabim, sepse ndërkohë ka një paketë, paketa për të mbajtur njerëzit që kanë filluar të firojnë nga manifestimet”, tha Rama.

Rama-Bashës: Lëri xhirot bosh, por kur do flasim?

Marshimin e protestës së opozitës nëpër institucionet e ndryshme të vendit, kryeministri Rama e ka cilësuar si xhiro bosh që nuk nxjerrin askund.

Rama gjithashtu i ka bërë thirrje Bashës se kur do të flasin dhe të takohen për të zgjidhur problemet.

“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobusin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?” – shkruan Rama në Twitter

Rama: Zjarri dëmton Shqipërinë, jo qeverinë

Kryeministri Rama ka reaguar pas dhunës në protestë dhe vënies së zjarrit në derën e institucionit që ai drejton. Rama e ka cilësuar atë si një akt dhune ndaj dëmtimit të Shqipërisë dhe jo qeverisë.

Rama bën thirrje që me protestën e sotme, çdo qytetari t’i jenë hapur sytë dhe të mos ndjekin më këtë politikë qorre.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm.” – shkruan Rama

Skip to toolbar