“Kjo nuk është politikë”, Rama i dërgon përsëri ftesë Bashës

Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për kreun e opozitës, Lulzim Basha, që të ulen së bashku në tryezë për t`u bashkuar në këtë situatë të vështirë që po kalon vendin. Një ditë pasi Basha u shpreh se “nuk është koha për propagandë dhe politikë”, kreu i Qeverisë tha se nuk e kupton dot refuzimin e opozitës për t`u përfshirë në këtë proces.

“Më mundon pak mungesa e një elementi. Skepticizmi i opozitës për t`u përfshirë në këtë proces dhe për të pasur përfaqësuesit e vet. Nuk e kuptoj dot refuzimin që forcat politike të ulen në një tryezë. Duhet të reflektohet për këtë. Kjo nuk është politikë. Sepse politika në fakt ka lindur që njerëzit të adresojnë sfida dhe të zgjidhin probleme që nuk zgjidhen kur janë vetëm. Politika duhet të bëjë mrekullira. Nuk e kuptoj dot që të ulet në tryezë përfaqësia e këtij vendi, qenka propagandë”, tha Rama.

Ndaj, kreu i Qeverisë i kujtoi Lulzim Bashës se tashmë është kohë për bashkim. “Nuk dua të bëj asnjë polemikë por edhe njëherë tjetër i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës të mos ia kursejnë popullit shqiptar këtë nevojë. Është nevoja e njerëzve të shikojnë këtu bashkim, që në këto ditë të zeza ata që nuk e shohin dot njëri-tjetrin në sy të bëjnë një hap prej asaj që ka ndodhur. Unë e kam parë me kënaqësi dhe respekt një mesazh të tij që bënte thirrje për bashkim, sepse tingëllojnë si hipokrizi  ku nuk ka vepra, po ky nuk është rasti sepse besoj se mesazhi ka qenë i ndjerë”, tha Rama.

“Mes atyre që flasin shqipen me zemër, ka dhe nga ata që flasin shqipen e mllefit”

Emisioni “Real Story” dhe gazetari Sokol Balla zbritën të mërkurën në mbrëmje në terren, aty ku tërmeti ka lënë pas rrënoja, viktima, njerëz që mungojnë në apel dhe qindra forca shpëtimi që punojnë vazhdimisht. Stacioni i parë i “Real Story” ishte në qytetin e Durrësit, pranë një hoteli të rrënuar, ku humbën jetën disa persona. Gazetarit Sokol Balla iu bashkua në emision Kryeministri Edi Rama që erdhi për të ndjekur nga afër operacionin e shpëtimit. Rama u shpreh se është bërë një punë heroike në raport me situatën dramatike.

“Forcat tona kanë bërë një punë heroike me numrin e lartë të të shpëtuarëve në raport me situatën dramatike. Kontributi kryesor është i tyre. Një pjesë e të shpëtuarëve janë kontributi I miqëve nga të gjitha vedeve. Mes atyre që flasin shqipen e zemrës ka dhe nga ata që flasin shqipen e mllefit. U lutem shumë që ta lënë. Kjo është koha për tu bërë bashkë dhe për të cliruar energji pozitive”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama shtoi se pas kësaj situate do të ketë një ristrukturim të emergjencave civile. “Këtu ka ardhura ajka e Francës, ajka e Turqisë, Greqisë. Italia ka kaluar tërmete dhe sot ka njerëz në tenda akoma. Është shumë e rëndësishme ti shohim gjërat me zemër dhe dashamirësi. Këtu nuk jemi në kushtet e një përmbytje. Pas kësaj faze do kemi një ristrukturim për të blerë instrumenta super të shtrenjta. Gadishmëria është totale. Më shqetëson helmi i asaj pakice që rri në facebook dhe vetëm shan. Ka një moment për të reflektuar, mos vallë kjo që ndodhi është dhe një mesazh për të marrë frymë. Ata që janë në çadra janë më mirëkuptuesi se sa ata që bëjnë sikur vijnë dhe bëjnë sikur u vjen keq”, tha Rama.

Rama viziton Thumanën, familjarët kërkojnë shpëtimin e të afërmeve

Kryeministri Edi Rama, zëvëndësi i tij Erion Braçe dhe Ministri Sandër Lleshaj vizituan Thumanën, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i të martës.

Drejtuesit e qeverisë kanë ndjekur nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit të personave që kanë mbetur në rrënojat e pallateve të shembur.

Familjarë të këtyre personave, të dëshpëruar dhe me lot në sy, kanë kërkuar nxjerrjen sa më parë të afërmve të tyre.

Një grua mes lotësh kërkoi ndihmë që t`i shpëtojnë vëllain së bashku me bashkëshorten e tij, që ndodhen ende nën rrënoja, ndërsa nuk dihet nëse janë gjallë apo jo.

“Dublon SPAK”, Rama mesazh opozitës: S`kanë parë gjë akoma

Kryeministri Edi Rama e cilësoi paketën ligjore Anti-KÇK më agresiven në këto 30 vite që pritet të godasë krimin dhe korrupsionin duke i dhënë fund njëherë e mirë sistemit të drejtësisë së vjetër dhe të korruptuar. Prezantimi i paketës ligjore Anti-KÇK solli reagimin e opozitës jashtë parlamentare që e cilësoi këtë strukturë si dublim të SPAK dhe akuzuan kryeministrin Rama se përmes kësaj nisme synon t’i marrë kompetencat SPAK dhe BKH-së. Rama i cilësoi këto akuza si ‘reagime idiote” ndërsa sqaroi se “Operacioni Forca e Ligjit” as nuk dublon dhe as nuk pengon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi.

“Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma, po ama s’kanë parë gjë akoma!

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është  komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin” shkruan Rama në një reagim në twitter.

“Operacioni Forca e Ligjit” ishte një njësi speciale e krijuar nga Ministria e Brendshme gjatë vitit 2017-2018,  që kishte pikërisht synim të saj luftën kundër krimit të organizuar dhe grupet kriminale në vend. Ajo u riaktivizua sërish nga kryeministri Rama duke e implementuar atë në paketën Anti-KÇK.

“Një xhevahir i nxjerrë në dritë”, ja transformimi i Teatrit të Operas dhe Baletit

Teatri i Ri Kombëtar i Operas dhe Baletit është një tjetër xhevahir i nxjerrë në dritë që i shtohet Tiranës. Kryeministri Edi Rama publikoi disa foto në “Facebook” ku tregoi punimet dhe transformimin e ambienteve të TKOB duke e cilësuar si “një tjetër xhevahir del në dritë falë vizionit e pasionit të paepur për ndryshimin”.

“JA DHE PAK… dhe një tjetër xhevahir i nxjerrë në dritë falë vizionit e pasionit tonë të paepur për ndryshimin, do të jetë në dispozicion të publikut, Teatri i Ri Kombëtar i Operas dhe Baletit”, shkruan Rama.

S’e takon në Ohër, e takon në Paris

Deklaroi se nuk shkoi në Ohër, sepse Serbia nuk e njihte Kosovën, por për dy ditë, Hashim Thaçi ka ndryshuar mendje.

Presidenti i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takuan të martën në Paris me ndërmjetësimin e presidentit francez Macron, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, Thaçi refuzoi të takohej me Vuçiç në Samitin e Ohrit, pas ftesës së kryeministrit Rama, me pretendimin se Kosova s’mund të jetë pjesë e samiteve, ku marrin pjesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë.

Të martën, në Samitin e Paqes, Thaçi pranoi ftesën dhe dorën e Macron për t’u takuar me Vuçiç, pra duke refuzuar Ramën dhe pranuar pikërisht ftesën e atij që vetëm një muaj më parë nuk lejoi që popullit të Kosovës t’i liberalizohen vizat. Në momentin që hyri nga dera e Macron, Presidenti i Kosovës “harroi” se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

Kohët e fundit Macron është vënë në shënjestër të vetë BE-së për shkak të politikave të tij bllokuese për zgjerimin, ku i mbylli derën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa refuzoi liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas takimit trepalësh, Thaçi tha se qëllimi i tij ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve të pavarura dhe sovrane, ndërsa theksoi nevojën për bashkëpunimin ndër-fqinjësor dhe të ardhmen evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.  Por vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se nuk e kishte kursyer Thaçin. Media serbe “Blic” shkruan se Vuçiç tha në sy të Macron dhe Thaçit se edhe 10 shtete po presin për të hequr njohjen për Kosovën. Mesa duket edhe Sandri i Beogradit, e ka kuptuar se tani “ligjin” në Prishtinë e bëjnë të tjerë…/ RealStory

Arrestimi i grabitësve në Krujë, Rama: Dëshmi e forcës goditëse kundër ‘KÇK’

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur Policinë, e cila bëri të mundur arrestimin e grabitëseve të postës në Krujë, që në fakt vepronin si bandë kriminale. Përmes një postimi në Twitter, Rama tha se kjo është dëshmi e forcës goditëse kundër grupeve KÇK dhe se grupe të tilla kriminale nuk do të ketë më fat, pasi po përgatitet një plan masash për goditjen e tyre.  

Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë, që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë, një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK” shkruan Rama në Twitter.

4 të arrestuarit Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), përveç vjedhjes së 110 milionë lekëve në kasafortën e postës Krujë, akuzohen edhe për një sërë veprash të tjera penale.

Emërimet në Shkodër përplasin Ramën me Sterkajn

Mbledhja e Këshillit Koordinativ për Veriun e zhvilluar në selinë e PS u zhvillua me debate të forta, njëlloj si në mbledhjen e strukturave të PS në Shkodër një ditë më parë. Emërimi i drejtorëve të rinj në Shkodër ka qenë sërish pika kyçe e debatit, ku pati një përplasje mes deputetit socialist Paulin Sterkaj dhe kryeministrit Rama.

 “E keni bërë si tender këtë çështje. Secili çon emrat e vet” tha Sterkaj në mbledhje, por që ka hasur qëndrimin e fortë të Kryeministrit Rama, i cili tha se do i jap vetë drejtim kësaj çështje, duke qenë se koordinatorët socialist të qarkut nuk bënë gjë. Rama tha se të hënën do zhvillojë një mbledhje vetëm me Shkodrën duke paralajmëruar se do ndodhin ndryshime.

“Nuk e kemi bërë tender. Musai me ka thënë që i keni çuar nga 7 lista. Kam menduar që ju do ta zgjidhni këtë gjë. Tani do merrem vete. Meqë ju nuk i dhatë drejtim, të hënën do bëjmë mbledhje të posaçme vetëm me Shkodrën për këtë çështje”  ka thënë Rama.

Emërimi i drejtorëve të rinj në Shkodër dhe shkrirja e strukturave drejtuese të PS në këtë qytet kanë shkaktuar debate dhe përplasje të forta mes socialistëve edhe në mbledhjen e strukturave të PS-së në Shkodër ditën e enjte. Mungesa e kryetarit të degës së PS Shkodër për të riorganizuar strukturat drejtuese të socialistëve në këtë qytet do bëjë që procesi të menaxhohet nga një grup koordinatorësh. Kjo nuk është pëlqyer nga socialistët e Shkodrës të cilën shpreh revoltën e tyre ndaj emërimeve të drejtorëve nga Tirana dhe mos dhënies rëndësi të socialistëve të Shkodrës.

Dalin pamjet, Rama, 55 minuta kokë më kokë me Mitsotakis

Takimi mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis u zhvillua në zyrat e Kryeministrisë greke. Ka qenë vetë Rama që ka shpërndarë videon e takimit me Mitsotakis, me të cilin pati një pritje të ngrohtë dhe miqësore në hyrje të godinës së Kryeministrisë. Në takimin që zgjati rreth 55 minuta, ishte e pranishme dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në takim mendohet se është folur për disa çështje të rëndësishme mes dy vendeve si çështja e detit,  të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri apo dhe vendimi i BE për negociatat.

Athinë – Në selinë e Kryeministrit

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 29. Oktober 2019

Rama: Nënkryetare gra për bashkitë e drejtuara nga burrat

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi drejtuesit vendor duke ju kujtuar se në çdo bashki numri dy i saj duhet të jetë një grua, duke e parë këtë gjini si më të aftë dhe më pak të korruptueshme. Rama është treguar i ashpër me burrat e partisë socialiste në periferi duke fajësuar këta të fundit se kanë lënë jashtë vëmendjes gratë dhe vajzat në zonat e tyre dhe mbajtur ato larg vendimmarrjes me argumentin se nuk ka gra për në poste drejtuese. Rama i bëri deklaratat gjatë takimit të zhvilluar me drejtueset femra që mbajnë poste të rëndësishme në nivel qendror dhe vendor realizuar në kuadër të nismës më të re “Edhe një”. Projekti synon bashkëkryesimin mes dy gjinive në të gjitha organizatat e partisë socialiste, gjë që është kërkuar edhe nga kryeministri Rama.  

“Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne. Çka është më e rëndësishme në kushtet e stome të shoqërisë tonë është se nuk na duhet përfshirja më e madhe e grave për të pasur barazi gjinore, por për të pasur sa më shumë njerëz që janë serioz dhe të aftë. Një barrë e madhe e punës së qeverisë sot mbahet nga ministret që janë gra. Kur vijmë te pushteti vendor, ne kemi përcaktuar një rregull, në rast se kryetari i Bashkisë është mashkull, më e pakta nënkryetari i parë duhet të jetë grua. Sot nuk kemi zbatim të këtij rregulli. Sot para se të vija këtu, iu kam çuar një mesazh kryetarëve të bashkive që të respektojnë këtë rregull. Gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament dhe në terren. Territori shqiptar është i mbushur me plagë në kuptimin e refuzimit ndaj faktorit grua.”  tha Rama

Skip to toolbar