“Lufta e citateve”, Rama i përgjigjet Bashës me Presidenten e KE

Prej disa ditësh ka nisur një “luftë citatesh” mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha ku hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit në lidhje me vendimin për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Pas postimit të Bashës ku citonte Merkel, Macron, Rutte e Tuppurainen , Rama ka zgjedhur të kundërpërgjigjet me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, e cila vlerëson arritjet e dy vendeve dhe mbështetjen se duheshin hapur negociatat.

“Ndjej keqardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme, për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i tyre“,  thuhet në citimin e kryeministrit Rama.

Duket se palët politike nuk preferojnë të ulen në tryezën e dialogut për të diskutuar dhe zgjidhur krizën në vend, por preferojnë që deklaratat e tyre t’i mbajnë në nivelin e postimeve të facebook-ut. Beteja e tyre në rrjetet sociale po zhvillohet përmes citateve të disa prej liderëve të Bashkimit Europian që thanë gjatë diskutimeve të Këshillit të Europës.

Rama: Një“JO”, s’na ndryshon drejtimin

Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe se nuk është duke kërkuar as lëmoshë dhe as dhuratë, por atë që i takon. Gjatë konferencë për shtyp me homologun italian Conte, Rama u shpreh se Shqipëria ka një histori dashuri me Europën për shkak të të kaluarës së saj. Kryeministri Rama hodhi batuta duke thënë se “Shqipëria kërkon të martohet me Europën, ndërsa Britania kërkon divorc.”

Megjithatë Rama tha se edhe nëse nuk marrin një “po” për hapjen e negociatave, dielli do të lind sërish më 19 tetor dhe se vendi do të vazhdojë punën e tij në përmirësimin e reformave të kërkuara nga BE.

Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kryer detyrat e tyre të shtëpisë dhe e meritojnë çeljen e negociatave pa kushte. Ne kemi një histori dashurie me Europën dhe nëse britanikët dëshirojnë divorcin, por nuk na shërben si një shembull për të hequr dorë, pasi për ne Europa është një marrëdhënie e fortë që ka një prejardhje të hershme. Është rrugëtim për ta shndërruar Shqipërinë në një shtet të së drejtës. Ne nuk po kërkojmë një dhuratë as lëmoshë, por jemi duke kërkuar atë që na përket, jo për t’u shndërruar në anëtarë të BE-së por për të çelur negociatat dhe më tej do të tregojmë se do të jemi të gatshëm për t’u shndërruar në anëtarë.

Në këto momente, shumë prej vendeve anëtare të BE, po të ishin në vendin tonë, do të kishin bërë të njëjtën gjë. Data 18 është e rëndësishme, por në 19 dielli do të lindë sërish, dhe nëse nuk do të kemi një PO do të vijojmë pasi rrugëtimi është për ne dhe nuk është se e bëjmë vetëm për Europën” tha Rama

“Prokurorë të korruptuar”. Rama vazhdon presionin

Kryeministri Rama ka folur ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë duke akuzuar prokurorë e gjyqtarë të korruptuar që ende nuk kanë kaluar vettingun dhe po bëjnë kërdinë me vendimet që japin. Duke akuzuar drejtpërdrejtë prokurorin dhe një gjyqtare në Durrës, Rama tha se duhet t’i jepet fund njëherë e mirë grupit kriminal KÇK (Kap Ç’të Kapësh) dhe të vendosen para drejtësisë. KÇK për Ramën është grupi më i madh kriminal në Shqipëri.

Rama ka kërkuar që ndaj këtij grupi të reagojë edhe parlamenti dhe ta vendos si objektiv të tyre luftimin dhe shporrjen e këtij grupi njëherë e mirë. Për kreun e qeverisë, parlamenti në unitet duhet të vendos me ligj të ndjek penalisht të larguarit nga vettingu.

Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’, këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me çdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë si ai i Durrësit apo gjyqtar të bëjnë kërdinë.

E dëgjova gojtarin e nderuar të opozitës dhe kur erdha thashë kur po zihet në sallë se dëgjohej ulërima deri jashtë, se po fliste për të mëdhenj dhe të vegjël. Shpallja në kërkim e ‘KÇK’-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. Ti japim ‘KÇK’ me ligj mesazhin që është në kërkim. Për ata që janë rrugëve dhe që jo vetëm nuk u hyn gjë në këmbë por e kanë bërë prokurorinë si kafene, pasi policia i kap dhe prokuroria i nxjerr pas një kafeje të shkurtër janë edhe të përfshirë në procese grabitje, të tokave apo për të legalizuar pallate arrinë që të fusë prokurorin dhe gjykatësen që punojnë për ata. KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Këtë ndërhyje duhet ta bëjë parlamenti me çdo çmim le të thonë çfarë të duan të gjithë.” tha Rama nga foltorja e Kuvendit.

Rama, prokurorëve: Po luani si të jetë “vakti i fundit”

Kryeministri Rama ka paralajmëruar prokurorët, që ende nuk kanë kaluar vettingun, se do të përballen me drejtësinë, pavarësisht lojës që po luajnë. Kryeministri tha se për shkak të vettingut në nivele të larta si kryeprokurorë e kryegjyqtarë, shumë prej tyre janë trembur dhe se po luajnë sikur është “vakti i fundit”. Gjatë aktivitet për dhunën ndaj grave, Rama foli për ecurinë e Reformës në Drejtësi, ku tha se ka dhënë rezultatet e para me pastrimin rrënjësor të një sistemi të kalbur prej kohësh të drejtësisë.

Po punojmë shumë për Legjislacionin, se po jetojmë në një moment jetik, por edhe në kthesë dramatike sa i përket Reformës në Drejtësi që është shumë i qartë për të ardhmen që duam të kemi, por s’është një vend ku mund të bëjmë një gjumë të qetë për të tashmen se kemi procesin e Vettingut të gjyqtareve e prokurorëve, është proces shumë i vështirë dhe praktikisht po prodhon një situatë pastrimi rrënjësor dhe madhor në 180 raste që kanë kaluar vettingun 68 janë jashtë dhe po flas për nivele më të larta, kryeprokuror e kryegjyqtar. Kemi një sërë prokurorësh e gjyqtarësh që e dinë se nuk mund ta kalojnë Vettingun. Ata po luajnë sikur është vakti i fundit, pra nuk po luajnë mirë dhe duan që t’i kenë të gjitha. Ky proces i kalbur i drejtësisë ka krijuar një zinxhir të gjatë ngjarjesh tragjike, presioni e dhune”, tha Rama

Më herët Rama ka akuzuar prokurorin e Durrësit Arian Ndoja të lidhur me bandat kriminale. Kryeministri tha se pas shkarkimi nga vettingut, ai do të përballet me drejtësinë për të dhënë llogari për paratë e krimit.

Fondi amerikan për burgjet, Rama: Mesazh i qartë për dyshuesit

Kryeministri Rama është shprehur mirënjohës ndaj ndihmës që SHBA-të dhanë në lidhje me akordimin e një fondi shtesë për reformimin e burgjeve, si pjesë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Rama e cilëson SHBA-në si mikun e përhershëm të shqiptarëve që shfaqet gjithmonë në çastin e duhur.

Investimi amerikan, sipas Ramës është mesazhi i duhur për të gjitha që dyshojnë në vendosmërinë për të luftuar krimin dhe  korrupsionin.

“Miq të përhershëm në çastin e duhur. Në procesin e thellimit të reformës së ndërmarrë nga qeveria,

e mbështetjen e shumicës parlamentare, e të udhëhequr nga ministrja jonë e drejtësisë, me kurajo e vendosmëri, për regjimin special të izolimit të vazhdueshëm të individëve me profil të lartë kriminal, si edhe për transformimin e sistemit të burgjeve nga një sistem korrupsioni shumëvjeçar, në një sistem penitenciar pa favorizime të paligjshme dhe pa qoka të neveritshme për të dënuarit, nuk na ka munguar në asnjë hap, inkurajimi e ndihma e qeverisë mike të Shteteve të Bashkuara. Deklarimi i sotëm publik, i përfshirjes së drejtpërdrejtë të partnerëve tanë strategjikë, me ekspertë të administrimit të regjimit special të izolimit, si edhe teknologji të lartë monitoruese, shënon një hap të madh përpara dhe përmban një mesazh të qartë, për këdo që dyshon në vendosmërinë tonë për ta çuar deri në fund, luftën e paprecedentë që i kemi hapur krimit. Thank You!” shkruan Rama  

Shtetet e Bashkuara akorduan një fond prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri dhe reformimit të burgjeve, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë.

Tema: Rama mund Metën, 7 herë më shumë shikues

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë qenë të dy të ftuar në emisione televizive mbrëmjen e të enjtes. Kryeministri Rama ishte i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24 dhe Presidenti Meta ka qenë në “Opinion”

Transmetimet live janë dhënë edhe në faqen zyrtare të Kryeministrit dhe Presidentit në Facebook. Sipas faqes së tyre Edi Rama ka 3 200 shikues live, ndërsa Ilir Meta rreth 500 vetë live, rreth 7 herë më pak se Kryeministri. Në këtë rast nuk po flasim për statistikat e audiencës së dy emisioneve, por interesin rreth Ramës e Metës nga vetë publiku në faqet e tyre zyrtare.

Dekriminalizimi, Rama: Burg për kandidatët që gënjejnë

Dekriminalizimi dhe akuzat e hedhura nga Partia Demokratike për disa kryebashkiak socialist kanë qenë pjesë e diskutimeve në emisionin “Real Story” mes kryeministrit Rama dhe gazetarit Sokol Balla. Për Ramën secili duhet të mbajë përgjegjësi personale, ndërsa garantoi se ligji për dekriminalizimin do të forcohet. “Burg për këdo që gënjen në plotësimin e formularit” tha Rama, ndërsa u shpreh se rasti Kajmaku e të tjerë nuk janë arsye pse disa vende anëtare janë skeptike për negociatat.

Kush gënjen ka përgjegjësi personale. Ne do të ashpërsojmë ligjin për dekriminalizimin, ku të gjithë ata që gënjejnë në formular, do të shkojnë në burg. Në një shoqëri si e jona përgjegjësia qenka kolektive. Njerëzit janë të detyruar për vetëdeklarim. Do e forcojmë ligjin për vetëdeklarimin. Listat do të shkojnë përpara, pra do e vendosim si ligj. Se nuk do shkojmë në Interpol ne. Ato lista janë marrë nga PD ilegalisht. Do t’i çojmë listat përpara në KQZ dhe t’i marrë prokuroria. Është faj i partisë politike? Jo mo jo. Dikush që gënjen para partisë, para njerëzve, para ligjit, kjo duhet ndarë.” tha Rama

Ndërsa në lidhje me shpalljen “non grada” të Vangjush Dakos nga SHBA, Rama tha nuk e di, dhe se autoritete amerikane kanë pasur arsyet e veta. Megjithatë kryeministri shtoi se Dako ka bërë më shumë për Durrësit se çdokush tjetër.

Po pra nuk është i dëshirueshëm në SHBA për arsye që i dinë ata. Unë se di. Unë di që Dako ka bërë për Durrësin më shumë sesa ka bërë njëri. Ai nuk është më kryetar. Ai është anëtar i PS. Ai nuk ka asnje funksion publik. Patjetër që Dako dhe cilido duhet të përgjigjet përpara drejtësisë, nëse kërkohet. PS është familje e madhe, ka nga të gjitha rrugët e jetës. Fajin në këtë sistem e vendos gjykata. Aspektet morale që kanë të bëjnë me gënjeshtrën e vendos partia.”, -tha Rama.

Në lidhje me rastin e Shkodrës, ku për shkak të dorëheqjes së Valdrin Pjetrit dhe bashkia drejtohet ende nga Voltana Ademi, Rama tha se për këtë rast duhet të flasin institucionet përkatëse. Rama thotë me ironi se një prej tyre është Presidenca, por që ai është ende në pritje të mbajtjes së zgjedhjeve më 13 tetor.

‘”Shkodra? Do ta vendosin institucionet. Një nga institucionet që do duhet të vendos për zgjedhjet në Shkodër, pret zgjedhje në 13 tetor.” tha Rama

Ndërsa në lidhje me kërkesën e Ditmir Bushatit ku tha se “PS duhet të kërkojë ndjesë për Valdrin Pjetrin”, Rama tha se mirë bëri pasi e propozoi ai si kandidat, por nuk ka pse partia të mbajë përgjegjësi kur gënjen një kandidat.

E tha, mirë bëri që e tha. Është drejtuesi politik ai që e ka propozuar atë kandidat dhe që nuk mund të fajësohet se kandidati gënjen. Që e ka një ide të vetën Bushati, s’ka asnjë problem. Është ide e tij. Pse duhet të kërkoj ndjesë partia këtu se një kandidat gënjehu?? Jo. Një anëtar të një familje me baba dhe mama shembullore, del dru i shtrembër. Por s’mban përgjegjësi familja.” tha Rama në Real Story.

Rama: Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja brenda vitit

Kryeministri Rama tha se Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese do të jenë funksionale brenda vitit. Këtë deklaratë Rama e bëri nga studio e emisionit ‘Real Story”, ku theksoi se brenda 2019, këto dy gjykata do të jenë funksionale, të cila prej kohësh janë bllokuar për shkak të vettingut dhe askujt tjetër. Pra kjo është një sukses për reformën në drejtësi dhe pastrimin e gjyqësorit theksoi Rama dhe jo dështim i sistemit.

Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja do bëhen funksionale brenda viti. Sigurisht që nuk do të jenë të plota me të gjithë anëtarët, por do të kenë kuorumin e nevojshëm të anëtarëve për të marrë vendime. Ikën gjyqtarët nga vettingu dhe prandaj s’ka Gjykatë të Lartë e këtu nuk është faji i askujt. Duhet ndarë nëse kjo është një sukses i gjyqësorit dhe pastrimit të tij apo dështim i sistemit.” tha Rama

Në lidhje me reformën në drejtësi, kryeministri Rama tha se vettingu i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve është edhe një kërkesë dhe vlerësim i bërë edhe nga vete Merkel në sy të të gjithë grupit parlamentar në Poznan. Rama tha se arritja më e madhe e reformën në drejtësi do të ishte edhe dënimi prapa hekurave i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu shmangën vettingut duke dhënë dorëheqjen.

Merkel ka thënë në Poznan dhe ka artikuluar në sy të të gjithë grupit të saj parlamentar se i kemi kërkuar Shqipërisë pastrim të gjyqtarëve me vetting. Merkel e ka thënë, pra një njeri më i madh, në aftësinë për t’i thënë gjërat. Dështimi im do ishte nëse Komisioni Europian do thoshte që Shqipëria s’ka bërë detyrat, por kjo nuk ka ndodhur. Gjyqtarët dhe prokurorët që iu shmangën vettigut, shpresoj ti shohim pas hekurave vitin e ardhshëm” tha Rama në Real Story.

Lobimi në SHBA, analiza në Real Story: Ndryshimi mes Ramës dhe Bashës

Lobimi në SHBA nga Rama dhe Basha ka qenë tema e diskutuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës në News24, ku analistët shprehen se ato nuk janë të së njëjtës natyrë dhe se çështja e Bashës mund të cilësohet edhe më e rëndë, pasi kreu i opozitës po hetohet edhe në Shqipëri për pastrim parash.

Deklarata e avokatit të amerikanit 61-vjeçar William Argero, i cili pranoi se klienti i tij ka kontribuuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë për llogari të një politikani të huaj në fushatën presidenciale amerikane të vitit 2012, dhe që “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës” ka hapur një debat të fortë për lobimin e politikanëve shqiptarë në SHBA.

Duke marrë shkas nga kjo, analisti Agron Gjekmarkaj në krahasimin mes dy liderëve politikë, pozitën e Ramës e shikon më të rëndë. “Kryeministri në kontekstin moral, është në vështirësi. Ndërsa në aspektin juridik, mbetet për t’u parë. Unë mendoj se Arta Marku ka treguar se është e varur politikisht. Kam dyshimet e mia te kjo Prokurori, e cila dosjet më të nxehta i çon nga Tirana në Dibër. Kjo që ndodh në Amerikë është një gjykim i vërtetë, është dënim i vërtetë. Së paku në SHBA nuk di që të ketë procedim ndaj Lulzim Bashës. Mirëpo, në Amerika ka një gjyq për një person që ka ndihmuar Ramën për të bërë foto me Obamën. Moralisht Rama është në gjendje kritike”, tha Gjekmarkaj.

Kurse gazetari Frrok Çupi shkon edhe më tej, duke vënë në dukje se lobim në SHBA nuk bëjnë vetëm politikanët shqiptarë, megjithëse sipas tij, çështja e Bashës është më komplekse. Si Rama dhe Basha, por jo vetëm këta të dy, keqpërdorin Kushtetutën e Amerikës dhe rregullat e lobimit. Në Shqipëri, Basha është i akuzuar për pastrim parash, sepse nuk ka treguar shumat e vërteta dhe nga kanë ardhur. Në fillim ka thënë ‘i kam marrë nga shqiptarë amerikanë’, pastaj doli se nuk ishin shuma 25 mijë por edhe 675 mijë të tjera, gjëra që rëndojnë shumë pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike”, deklaroi Çupi. E përbashkëta mes Ramës dhe Bashës, sipas Çupit, është fakti se që të dy keqpërdorin Kushtetutën e Amerikës dhe parimin e lobimit. Ndërsa për dallimet mes tyre, analisti theksoi se fondet e përdorura nga Rama nuk janë deklaruar në Departamentin Amerikan, ndryshe nga çka ndodhur me Bashën. “Basha ka financuar Presidentin e SHBA, që do të thotë ka përzier në një çështje të pistë financimesh vetë kreun e shtetit të Amerikës. Fondet e përdorura nga Rama nuk janë deklaruar në DASH, por fondet e Bashës janë deklaruar. Ndërsa Rama ka këtë çështjen e fotos, Basha është i akuzuar në Shqipëri për pastrim parash, pasi nuk ka dëshmuar asnjëherë shumat e vërteta dhe nga kanë ardhur. Sipas ligjit, rëndohet më shumë pozita e Bashës”, tha Frrok Çupi.

Ndërsa Edvin Kulluri, një kritik i ashpër si për Bashën, ashtu edhe për Ramën shprehet se duhet sqaruar se nuk ka ende një gjykim në themel të çështjes. “Nuk dihet nëse hetimet do të bëhen në Amerikë apo në Shqipëri, për sa kohë që janë shtetas shqiptarë. Kemi çështje serioze të implikimit të dy liderëve, Ramës dhe Bashës. Jemi 7 vjet më pas dhe drejtësia amerikane ka pasur kohë. Unë besoj se Edi Rama është në pozicion të vështirë, besoj do ketë problem ligjor me këtë financim, që dyshohet i paligjshëm. Një person ka përmendur z. Rama në gjyq. Kemi dy liderë që bëjnë këto punë, të cilët sulmojnë njëri-tjetrin politikisht. Nëse Rama falsifikon dhe paguan 80 mijë USD për të bërë një foto me Obamën dhe fiton zgjedhjet, kundërshtari i tij shpenzon 950 mijë USD dhe del më keq në zgjedhje se 4 vite më parë”, tha Kulluri.

Po ashtu, në të njëjtën linjë ishte edhe Minxhozi, sipas të cilit, problemi i Bashës, ndryshe nga Rama është se ai ka rënë në det me këmbët e tij për çështjen e financimit. “Edi Rama nuk e nxori foton në rrjetet sociale, kurse Basha bëri me jehonë. Besoj se Basha ka rënë në det me këmbët e veta për financimin. Këtu nuk ka asnjë transparencë për paratë e partive. Këtu gropat skeptike të vërteta janë fushata elektorale. Nëse Rama ka lobuar për foto me Obamën gjatë fushatës, Basha ka lobuar për Presidentin Trump, pikërisht në kohën kur kritikat ishin shumë të mëdha”, u shpreh Minxhozi. Gjithsesi, analisti shtoi se dalja në publik me personin më të rëndësishëm në botë, është një tundim që nuk i shpëtojnë dot jo vetëm politikanët shqiptarë, por edhe të tjerë.

Foto e Ramës me Obamën, reagon Kryeministria

Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga reagoi në lidhje me dënimin e William Argeros, një shteas amerikan që u dënua me 4 muaj burg, pasi pranoi se kishte kontribuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë në fushatë presidenciale të vitit 2012. Sipas të dënuarit nga gjykata e New Jersy në SHBA, 80 mijë dollarët ishin për llogari të një politikani të huaj, duke pranuar fajësinë në vitin 2016.

Ndërsa sipas avokatit të tij, John Azzarello, “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës”, që në atë kohë ishte kryetar i opozitës dhe kandidat për Kryeministër, i cili, sipas avokatit, donte një foto me Obamën. Endri Fuga e quajti një “përgojim” që për çështjen e lekëve meriton “keqardhje” dhe jo “koment”.

“Kjo është një histori e vjetër dhe e stërqartë për sa i takon kryeministrit dhe s’kemi asnjë interes të merremi me kush thotë çfarë! Çdo përgojim i tij për çështje lekësh në këtë rast apo në çdo rast, meriton keqardhje po jo koment,” tha Fuga për BIRN.

Rama nuk u lejua të merrte pjesë në takimin për mbledhjen e fondeve, por pati mundësi të bëjë një foto me ish-presidentin Obama. Argeros shpërtheu në lot para vendimit dhe i tha gjyqtares, “unë jam i turpëruar dhe marr përgjegjësi të plotë për çfarë kam bërë,” shkroi Associated Press.

Skip to toolbar