Meta kujton viktimat e diktaturës dhe thumbon Ramën: Të mos kthehemi 30 vite pas

Presidenti Meta ka përkujtuar të premten Ditën Europiane të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, ndërsa ka kujtuar edhe viktimat e diktaturës në Shqipëri ku dhe ka dërguar një mesazh për kryeministrin Rama, teksa shkruan se “uron që vendi të mos kthehet 30 vite pas përmes tendencës despotike të qeverisjes”.

Meta ka publikuar disa foto nga vizita e tij në Kampin e Tepelenës dhe në Burgun e Spaçit. Ai shkruan se ka ardhur koha që Shqipëria të çlirohet nga makthi i rikthimit të çdo forme të diktaturës.

“Sot ne përkujtojmë Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë.

Për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat tek të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre.

Është detyra jonë t’u mësojmë gjeneratave të reja të vërtetën e të kaluarës tonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më.

Për të mos i vrarë edhe për një herë të dytë ata që sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre, që ne dhe brezat e ardhshëm të jetonim të lirë në një vend tërësisht demokratik.

Kujtimi i së shkuarës, të vërtetat e dhimbshme të mizorisë dhe shëmtisë së diktaturës komuniste janë një barë ndërgjegje e madhe për të gjithë ne.

Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton.

Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.

Për të bërë atë që është më mira që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat dhe liritë e tij si çdo qytetar europian, i pashantazhuar nga kontrolli politik, frika e varfëria.

Për të mos u kthyer më kurrë 30 vite pas!”, shkruan Meta.

Një tjetër përpjekje e tij për t’iu kundërvënë Ramës dhe qeverisë së tij, ndërkohë që kërkon mbështetje tek ajo shtresë e popullsisë që e lidh Ramën me të kaluarën komuniste. Kjo është një tezë e vjetër e përdorur prej vitesh nga PD dhe veçanërisht nga Berisha që herë pas herë i kujton Ramës të atin dhe postin që ai ka mbajtur në qeveri në kohën e Enver Hoxhës. Megjithëse Rama ka qenë ndër të parët që i është bashkuar lëvizjes demokratike për rrëzimin e regjimit diktatorial në Shqipëri.

Thethi turistik, zbulohet projekti i transformimit të tij

Pas prezantimit të projektit për transformimin e Shirokës, edhe zona e Thethit do i nënshtrohet këtij ndryshimi duke e bërë atë edhe më të lehtë për ta vizituar dhe jetësën e banorëve të zonës. Kryeministri Rama ka prezantuar projektin që do të transformojë rrugën e Thethit, një ndryshim i shumëpritur nga banorët dhe vetë turistët shqiptarë dhe të huaj që e vizitojnë dhe shijojnë magjinë e kësaj zone turistike.

Me një postim në Facebook, kryeministri Rama ka lajmëruar se puna nis javën e ardhshme dhe shton se ky transformim do të jetë në funksion të zhvillimit të integruar të Qarkut Shkodër.

‘Javën e ardhshme…nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës”- shkruan Rama në facebook

JAVEN E ARDHSHME… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës🌲#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 22. August 2019

Rama sulmon gjykatësit e korruptuar për guroret te mali i Tomorrit

Kryeministri Rama ka përkujtuar të enjten nisjen e pelegrinazhit drejt Malit të Tomorrit ndërsa ka sulmuar gjykatësit që rrëzuan vendimin e qeverisë për të mbyllur guroret në këtë mal, duke i cilësuar këta gjykatës të korruptuar. Sipas Ramës vendimi i gjykatësve u mor për interesa të pista, por ai premton se beteja për Tomorrin do të vijojë.

“Mirëmëngjes dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Pak ditë më parë Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave që përcaktonte zgjerimin e hartës të zonës së mbrojtur të “Parkut Kombëtar” të Malit të Tomorrit dhe që mbyllte punimet e guroreve në këtë zonë.  Ky vendim i Gjykatës Administrative në Tiranë, është pritur me protesta nga banorët e disa fshatrave, që janë pjesë e zonës së mbrojtur në “Parkut Kombëtar” të Malit të Tomorit. Banorët janë mbështetur dhe nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, i cili është shprehur se vendimi i Gjykatës Administrative është ndikuar nga biznesmenët e guroreve në Malin e Tomorrit, që prej 20 vjetësh janë duke e shkatërruar këtë park. Por pritet që ky vendim i marrë nga gjykatës që ende nuk e kanë kaluar vettingun, të apelohet.

MIRËMËNGJES 😃dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë🙏

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 21. August 2019

Genti Kame: Protestat për teatrin, një farsë qesharake. Duhet i ri

Në mbrojtje të projektit për ndërtimin e një teatri të ri, kryeministri Rama ka publikuar mesazhin e aktorit dhe regjisorit Genti Kame. Regjisori Kame, me një karrierë artistike mes Tiranës, Parisit dhe Romës, është shprehur pro ndërtimit të një godine të re dhe moderne të teatrit, ndërsa ka qenë mjaft i ashpër ndaj atyre personave që janë kundër tij duke e cilësuar protestën një farsë qesharake që tregon qartë se “kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël dhe artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtore.”.

Kame shprehet qartë pse duhet një Teatër i ri Kombëtar në vend të gërmadhës, që prej kaq kohësh ka humbur funksionet e saj, ndërkohë një pjesë e artistëve të mbështetur nga PD protestojnë për ruajtjen e  goditën së vjetër.

GENTI KAME: Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë? Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë, kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët ? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo, kur përdhosin ikonat? Një farsë qesharake që tregon edhe njëherë se kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël, që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtorë.

Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi, Philippe d’Aboville, më telefonoi i emocionuar që në Tiranë, arkitekti më i mirë sot në botë, projektoka Teatrin Kombëtar të qytetit tim. Kjo duhet të na gëzojë! Po flitet për ne, për mirë. Lëreni Tiranën ta ketë. Lërini qytetet moderne të shkojnë drejt lartësive.

Rama godet Bashën për Rrugën e Kombit (i shpëtoi drejtësisë me procedurë)

Kryeministri Edi Rama njofton se shumë shpejt do të hapen për udhëtarët 7 ura spektakolare në Rrugën e Kombit të lënë “gjysmake” nga qeverisja e kaluar e PD-së.

Ndërsa jep njoftimin e rëndësishëm kryeministri prek një temë delikate për shkak se Rruga e Kombit mbahet si vepra më madhore e qeverisë Berisha, por që ka një njollë të zezë mbi të, siç është akuza e prokurorisë ndaj ish ministrit Lulzim Basha për vjedhjen e 230 milionë eurove, i cili arriti t’i shpëtojë drejtësisë me procedurë.

Prokuroria nisi hetimet pas publikimit të raportit nga Kontrolli i Lartë të Shtetit, i cili konstaton vjedhjen e 230 milionë eurove me firmën e Lulzim Bashës. Sipas raportit të KLSH, vjedhja e parave është bërë me fatura fiktive, me rritje të kostove në letër, me tatimin mbi të ardhurat, me pagesa për punë të pakryera.

Prokuroria hetoi mbi këtë çështje dhe duke qenë se para se të dërgonte dosjen në gjykatë, duhet të njoftonte të pandehurin Lulzim Basha, ai arriti t’i shmanget marrjes në dijeni të hetimeve, duke u shtirë si i sëmurë. Disa herë, prokuroria tentoi të vinte në dijeni Bashën, që në kohën e hetimit ishte ministër i Jashtë, por ai iu shmang, duke penguar kështu prokurorinë që të çonte dosjen në gjykatë.

Pikërisht këto akuza që nuk morën asnjëherë dënimin nga gjykata la të kuptojë të martën edhe kryeministri Rama në postimin e tij, ndërsa shkruan se Rruga e Kombit mbeti “si gjysmagjel, me një krah e me një këmbë”, duke vënë në dukje abuzimet që u bënë në këtë autostradë të rëndësishme.

 “Edhe pak…. punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, shkruan Rama.

Me këtë, kryeministri ka gjetur një mënyrë thumbuese për t’iu përgjigjur kreut të opozitës, i cili prej disa ditësh përsërit të njëjtin refren për abuzime me fondet publike, por që duket se ka harruar abuzimin e 230 milionë eurove në Rrugën e Kombit, për të cilat u përgatit akuza ndaj tij që mbeti thjesht në fashikujt e prokurorisë.

EDHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave…

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 20. August 2019

Sulmet e Metës, SHBA reagon me SPAK: Të paprekshmit nën hetim

Amerikanët janë të angazhuar drejtpërsëdrejti në realizimin e Reformës në Drejtësi dhe përmes videos më të fundit të publikuar të martën, shpjegojnë sesi do të funksionojë SPAK dhe sesi do të vihen në hetim dhe para ligjit politikanët e paprekshëm në Shqipëri. Kjo është përgjigja më e mirë që SPAK i jep të gjitha sulmeve dhe kritikave që i drejtohen Reformës në Drejtësi, ku spikat presidenti Ilir Meta, por edhe përfaqësuesit e opozitës.

Presidenti Meta në shumë raste ka sulmuar hapur ecurinë e Reformës në Drejtësi ku ka shigjetuar edhe ndërkombëtarët që janë të angazhuar në hartimin dhe në realizimin e saj. Por siç thonë SHBA-të, shkak për këto sulme janë heqja e të drejtës së politikanëve për të kontrolluar sistemin e drejtësisë.

Deri më sot me drejtësinë e vjetër gjyqtarët dhe prokurorët ishin të korruptuar dhe të ndikuar nga politika dhe bosët e krimit, por me ngritjen e SPAK, këto lidhje do të priten.

Kjo për faktin se SPAK është një strukturë kushtetuese, të cilën politikanët e paprekshëm të Shqipërisë nuk e ndryshojnë dot dhe për më tepër prokurorët e SPAK do të jenë gjatë gjithë kohës nën monitorim dhe përgjim të telefonatave. Ndaj ata nuk mund të blihen dot nga politikanët. Pikërisht ky është thelbi se pse Meta dhe opozita e kundërshtojnë reformën në drejtësi.

Ja si e shpjegojnë amerikanët SPAK-un dhe funksionimin e tij.

“Çfarë është SPAK? Struktura e posaçme anti-korrupsion dhe anti-krim i organizuar është një institucion i ri kushtetues, detyra e të cilit është të hetojë dhe të ndjekë penalisht korrupsionin e kryer nga zyrtarë të nivelit të lartë.

SPAK përbëhet nga dy pjesë, prokuroria e posaçme e cila përbëhet nga prokurorë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH e cila përbëhet nga hetues. (Për këtë do të flasim më gjatë në videon e ardhshme).

Pse nevojitet SPAK?

Në sistemin e vjetër gjyqësor, gjyqtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të paprekshëm, sepse gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë.

Me anë të parave, lidhjeve dhe përkatësisë politike dhe kanosjeve këta gjyqtarë dhe prokurorë ishin të prekshëm nga ndikimi politik dhe korrupsioni. Kjo e bënte pothuajse të pamundur ndjekjen e korrupsionit në nivelet e larta. Çmimin e paguante gjithë vendi.

Si e korrigjon këtë problem SPAK?

SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar i cili do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të paprekshmit, të Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarët e lartë. Anëtarët e SPAK emërohen nga KLP dhe jo nga politikanë dhe zyrtarë të korruptuar. Po ashtu të gjithë anëtarët e SPAK do të duhet të kalojnë procesin e rivlerësimit (vetting-un). Prokurorët e posaçëm do t’i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonatave të tyre për të parandaluar korrupsionin apo kanosjen e tyre.

Kjo bazohet në modele që janë zbatuar në vende të tjera, të tilla si Kroacia dhe Rumania.

Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe  pavarësinë  për t’iu kundërvënë korrupsionit në nivel të lartë. Duke qenë se është në kushtetutë kjo do të thotë se të paprekshmit nuk mund ta ndryshojnë atë. Me pak fjalë SPAK do t’i kundërvihet niveleve të larta të korrupsionit. Me SPAK askush nuk do të jetë mbi ligjin. Askush nuk do të jetë i paprekshëm dhe i gjithë vendi do të përfitojë nga kjo”, njofton SHBA përmes videos ilustrative.

SHBA edhe më herët ka folur qartë përmes videove të ngjashme ku ka shpjeguar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procesin e vettingut. Edhe njëherë SHBA tregojnë se Reforma në Drejtësi mban vulën e saj dhe të gjitha akuzat e Metës dhe të opozitës kundër qeverisë dhe të ashtuquajturës “Ramareformë”, nuk janë gjë tjetër, veçse një përpjekje e fundit e tyre për ta shtyrë sa më gjatë realizimin e kësaj reforme./Realstory.al

Çfarë është Reforma në Drejtësi – SPAK

🇦🇱️ | Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit🇺🇸️ | In our previous video, you learned about the Constitutional Court. This week, we will talk about the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, or SPAK for short. Why do we need the SPAK and how will this institution prosecute cases of corruption at the highest levels? Learn how SPAK will be an independent, non-politicized body that will investigate and prosecute all the “untouchables” of Albania, including current and former high-level officials. #WhatisJusticeReform #StopCorruption

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Montag, 19. August 2019

15-vjeçarja me sëmundje të rëndë niset drejt Turqisë, qeveria i mbulon shpenzimet

15-vjeçarja Elona Kuburja nga Fushë Kruja, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e rrallë, është dërguar për mjekim në Turqi. Kjo sëmundje nuk mund të trajtohet në Shqipëri dhe në Turqi kurimi dhe operacioni kanë një kosto vërtet të lartë. Rasti është mbështetur nga qeveria shqiptare, e cila do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kurimin e vajzës 15-vjeçare.

Lajmi është bëri i ditur nga kryeministri Rama, i cili thekson se 15-vjeçarja ka mbërritur në një spital në Stamboll dhe është në pritje të përcaktimit të ekipit të përshtatshëm mjekësor,  pasi problematika e kësaj sëmundje është tepër komplekse.

“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi. Presim nga ora në orë përgjigjen, po na duhet durim, sepse problematika shumë komplekse e kësaj sëmundjeje, ndikon në kohën e vendimmarrjes nga specialistët e palës tjetër, për të përcaktuar strukturën spitalore dhe ekipin më të përshtatshëm mjekësor për këtë rast shumë të rrallë.

Sidoqoftë Elona para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare. Uroj me gjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri.’- shkruan Rama

Rama-Bashës: Valdrini nuk është kriminel. Të verifikohen vetëdeklarimet e të gjithë politikanëve

Kryeministri Edi Rama ka propozuar nisjen e menjëhershme të verifikimit të të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve dhe zyrtarëve të shtetit që kanë firmosur dhe dënim penal për të gjithë ata që kanë bërë deklarim të rremë. Përmes një reagimi të premten kryeministri i është përgjigjur akuave të Bashës ndaj Valdrin Pjetrit të cilin e cilësoi kriminel. Por sipas Ramës Valdrin Pjetri nuk është kriminel pasi ka qenë një nëpunës shembull administrate që në kohën e PD-së, por fakti që fshehu dënimin në vetëdeklarim është e pafalshme. Për këtë arsye Rama kërkon ndryshime në afatet ligjore në mënyrë që të kryehet verifikimi i të gjithë kandidatëve para se të futen në garën elektorale. Rama gjithashtu kërkon nisjen e verifikimit të vetëdeklarimeve të të gjithë politikanëve dhe dënimin  e tyre jo vetëm me përjashtim por edhe me ndjekje penale në rast të fshehjes së dënimeve të mëparshme.

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq, po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal. Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.

Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!”, propozon kryeministri.

Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i PS-së për Shkodrën, dha dorëheqjen nga posti ditën e enjte për shkak të akuzave të PD-së për fshehje të një dënimi në Itali të shumë viteve më parë. Pjetri premtoi se do të përballej me akuzat si një qytetar i lirë dhe do të vërtetonte se nuk ka pasur asnjë përgjegjësi ligjore në një incident të ndodhur 17 vite më parë kur ishte student.

Fill pas dorëheqjes së Pjetrit reagoi kreu i PD-së, Basha i cili tha se në politikën shqiptare do të ketë “një kriminel” më pak. Por kjo deklaratë e Bashës është kundërshtuar të premten nga Rama, i cili tha se Valdrin Pjetri nuk është kriminel por fakti se fshehu dënimin e ngarkon atë me përgjegjësi.

Cilit Basha t’i besojmë?! Tre shifra të ndryshme për luksin e Ramës

Lulzim Basha ka hedhur pas krahëve 30 qershorin, premtimin për mos njohjen e zgjedhjeve, premtimin për mos dorëzimin e zyrave nga kryebashkiakët e djathtë, premtimin e protestave pa pushim… dhe tani është përqendruar tek akuzat frontale ndaj Ramës për korrupsion dhe abuzime me fondet publike.

Në një postim të fundit në facebook Basha akuzon kryeministrin se po vë pasuri dhe luks për vete duke gjobitur sipërmarrjet e vogla dhe duke varfëruar popullin.

Sipas një video të postuar nga Basha, Rama ka harxhuar jo pak, por plot 5.5 milionë euro për luksin e zyrave në kryeministri. Më tej shkruan një tjetër shifër. Sipas Bashës, Rama i ka dhënë tender një kompanie fantazmë, 3.2 milionë euro për luksin e zyrës së tij.

Por nëse bëjmë një kontroll të fakteve do të shohim se po të njejtën akuzë por me shifra të tjera, kreu i demokratëve e ka bërë më herët, pikërisht më 1 qershor, vetëm 1 ditë para protestës së 2 qershorit të PD-së.

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar nje video me akuza ndaj qeverisë Rama.

“Zyra e Ramës kushton 1.6 milion euro”, deklaron Basha përmes një video.

E pra janë 3 shifra që publikon kreu i demokratëve që sipas tij ka kushtuar zyra e Ramës. Në morinë e këtyre akuzave ndoshta diçka mund të ketë të vërtetë por kakofonia e shifrave e bën të pabesueshëm kreun e opozitës, që dështoi në çdo premtim të tij ndaj shqiptarëve dhe demokratëve./Realstory.al

Video e dates 12.08.2019

Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri Padrejtësi dhe Pasiguri për njerëzit. Hajduti Psiqik dhunon dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare! Me paratë e grabitura atyre financohen lluksi dhe qejfet e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij. Ja si harxhon miliona euro të shqiptarëve për lluksin e tij dhe kontrata "sekrete" për miqtë dhe familjarët e tij Hajduti Psiqik:

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 12. August 2019

Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 1. Juni 2019

Video e dates 01.06.2019

Rama uron Bajramin me një dhuratë për besimtarët

Festës së besimtarëve myslimanë i është bashkuar edhe urimi i kryeministrit Edi Rama. Ai ka zgjedhur t’i urojë besimtarët myslimanë, por edhe t’u japë njëkohësisht  një dhuratë, një xhami të rikonstruktuar, ku ato mund të falen dhe ushtrojnë besimin e tyre.

Me foton e xhamisë së Pazarit në Gjirokastër që është rikonstruktuar, Rama i uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, gëzuar Kurban Bajramin” shkruan Rama.

Me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, GËZUAR KURBAN BAJRAMIN 🙏

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 11. August 2019
Skip to toolbar