Analisti Eduard Zaloshnja, në emisionin “Real
Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24, deklaroi se Alfred Moisiu ka qenë i
vetmi president që ka ulur palët për zgjidhjen e krizës në vend. Sipas tij,
Moisiu e bëri këtë gjë, pasi ishte i vetmi president që u votua në parlament me
konsensusin më të madh nga partitë politike. “Moisiu është i vetmi president shqiptar që është
zgjedhur me shumicë dërrmuese në parlament. Ai është i vetmi që ka mbledhur palët
të ulen dhe të bien dakord për shtyrjen e zgjedhjeve. Gjithë krizat e tjera janë
zgjidhur me një amerikan, me Palmer, etj etj”, tha Zaloshnja.
Sipas tij, Meta ka vënë një bast për
opinionin e Komisionit të Venecias se “nëse
ata thonë që ka shkelur Kushtetutën, do të jap dorëheqjen”. Zaloshnja shprehet
se probabiliteti që Venecia të thotë se “Meta ka shkelur Kushtetutën është zero”.
“Meta vuri bast dhe tha; Nëse unë kam
shkelur kushtetutën, do jap dorëheqjen. Kjo bazohet në një probabilitet. Të gjithë
opinionet e Komisionit të Venecias, kanë qenë diku midis ‘Po’ dhe ‘Jo’. Si president,
Meta mund të thotë nesër që ky argument është pro meje ky kundër meje. Propabilitetit
është zero, që Venecia të thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën”, është
shprehur Zaloshnja. /Realstory.al/
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
dhe ish-rivali i tij në zgjedhjet e 30 qershorit, Arben Skënderi, kanë qenë të
ftuarit e parë të emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla në News 24.
Përballë dy analistëve, Erl Murati dhe Agron Gjekmarkaj, Veliaj ka shpjeguar
fillimisht deklaratat ndaj Ilir Metës në aktivitetin e mbajtur në Pezë të
hënën, në kujtim të Konferencës së
Pezës. Veliaj u shpreh se “nuk kam asgjë personale me Presidentin, por s`mund
t`i shmangesh betejave kur flet për pluralizëm”. “Unë nuk kam asgjë personale.
Thjesht gjërat duhen thënë siç janë. Nëse
një kryetar bashkie merr përsipër të pastrojë monumentet nga llotot e
Presidentit. Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, duhet ta themi prapë
historinë të plotë. Kur u shkrehën pushkët vetëm një pjesë vajti të luftonte
gjermanin, pjesa tjetër luftoi shqiptarin. Asgjë personale me Presidentin. Por Nuk
mund të predikosh te partizanët, dhe tu dalësh para fadromave të bashkisë, dhe
të flasësh për pluralizëm kur u shmangesh betejave”, u shpreh Veliaj.
Më tej, Veliaj është shprehur se nuk ka pasur
kohë të lexojë raportin e Ilir Metës për mbrojtjen përballë Komisionit të
Venecias. Sipas tij, gjatë të hënës i është përkushtuar hapjes së shkollave,
duke treguar se Tirana ka përfituar disa shkolla të reja si bashkëpunim mes
bashkisë dhe biznesit privat. “Nuk e kam lexuar raportin e Metës. Po të kisha
kohë të lexoja raportin, do rrija më shumë me tim bir. Në thelb ne do paguajmë
me këste shkolla sepse nuk i kemi ato lekë. Ky është një problem akut, që nuk i
thua dot Tiranës ‘që ne nuk kemi lekë dhe nuk do bëjmë shkolla’. Nga familjarët
vilen më pak se 2 milion lekë në vit. Në momentin që gjysma janë o pensionist,
persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike, dhe kjo shumë nuk
mblidhet”, tha Veliaj.
Ndërkohë, duke folur për mësimin me dy turne,
Veliaj u shpreh se tani kanë mbetur vetëm dy gjimnaze ku zhvillohet mësim me dy
turne. Ai tha se për të arritur këtë është punuar shumë për hapjen e shkollave
të reja. “Ka qenë Çajupi me dy turne. Shkolla Kosova nuk ekzistonte fare. Ne
sot jemi shumë afër kësaj arritje. Shkolla ‘Servete Maçi’ është një shkollë e
re. Sot kemi më pak mësim me dy turne. Kemi hapur disa shkolla të reja për të
reduktuar mësimin me dy turne. Na mori katër muaj vetëm sherri me Universitetin
Bujqësor të Tiranës. Kanë mbetur vetëm dy gjimnaze që kanë mësim me dy turne.
Jemi shumë afër arritjes që të mos kemi më mësim me turne. Ndërtimi i një
shkolle kushtojnë nga 2-3 milion euro por dhe më shumë”, u shpreh Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka sqaruar
vendosjen e pllakës së memorialit të viktimave gjatë grushtit të shtetit në
Turqi, një memorial tejet i diskutuar në vend, që çoi deri në thyerjen e saj në
parkun e Liqenit. Veliaj, nga studio e emisionit Real Story të gazetarit Sokol
Balla, tha se kjo ishte e pakonceptueshme, pasi nëse ka një vend që ka
kontribuar më shumë në Tiranë dhe se i gjendjet asaj në momente të vështira
është Turqia, duke shtuar se është gati t’i bëjë një pllakë memoriali kujtdo që
është i gatshëm të kontribuojë për Tiranën. Kryebashkiaku Veliaj tha se dëmtimi
i memorialit turk u dënuan që nga Shtëpia e Bardhë deri te të gjitha
Kancelaritë Europiane, ndërsa shtoi se kushdo që “bërtet” në media apo rrjete
sociale se do të paguaj për të shkatërruar atë pllakë e fton që t’i jap ato
para për të mbjellë pemë.
“Ne kemi një marrëdhënie bashkëpunimi dhe etike maksimale me Turqinë dhe se investimet e saj në Tiranë nga kopshtet, konviktet, këndi i lojërave apo mbjellja e 2000 pemëve te Liqeni në një zonë që ishte katastrofë është falë kontributit dhe fondeve që Turqia ka dhënë për Tiranën dhe qytetarët e saj. Sigurisht që për ditën e Grushtit të Shtetit në Turqi, jo vetëm Shtëpia e Bardhë, Kancelaritë Europiane por të gjithë e kanë dënuar. Ata që thonë që do jap 2000 euro për atë që e prish, i them pse nuk jep 2000 euro për pemë? Jam gati t’i bëj pllakat kujtdo që kontribuon për Tiranën.” u shpreh Veliaj. Në lidhje me pyetjet se pse ky memoriali u bë pa një vendim të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se ky vendim i takonte Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, pasi ajo merr vendime për të vendosur pllakat në varësi të kërkesave të donatoreve që dhurojnë pemë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
ka folur në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, edhe për çështjen
e faturave të hotelit të qëndrimit të Arbjan Maznikut në Barcelonë, të cilit i
është paguar fjetja nga një biznesmen. Veliaj u shpreh se kjo ka qenë një
vizitë pune, dhe jo qejfi. Megjithatë, ai shtoi, se dokumentet janë dorëzuar në
Prokurori. “E kemi referuar gjithë dokumentacionin në Prokurori. Bëhej fjalë
për një prenotim, jo pagesë. I kemi kërkuar Prokurorisë të shohë
dokumentacionin ka qenë për grup njerëzish apo për person. Sa kohë është dhënë
një çmim në paketë për tre aktorë, duhet sqarim. Mazniku do shkojë i pari, pasi
të thirret nga Prokuroria, të sqarojë”. “Kanë shkuar për punë, bashkia,
implementuesi, komisioneri, e kanë fituar të tre këtë ofertë. Nëse do kishte
qenë për qejf, do kishte sqarim tjetër. Nuk pranoj kështu gjërash, por ka qenë
prenotim pune në grup. Nëse dikujt do t’i hapësh probleme, mund t’ia bësh, nëse
i di destinacionin. Të gjitha këto le t’i sqarojë Prokuroria”, ka thënë Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa
komentoi procesin e hapjes së negociatave tha se kancelarja e Gjermanisë,
Angela Merkel ka treguar se mbështet rrugën e Shqipërisë për të marrë një “po”
në muajin tetor. I pari i Tiranës, Erion Veliaj nga studioja e emisionit “Real
Story” në Neës 24 tha sot se vendi ynë është shumë pranë hapjes së negociatave
me familjen e madhe të Bashkimit Europian. “Pse jemi sot më afër se kurrë për
të hapur negociatat. Kaq qorra janë
ndërkombëtarët. Nëse do ishte kaq keq situata, ndërkombëtarët do të thoshin ta
lëmë këtë vend të bëhet lesh e li. Merkeli po tregohet më afër se kurrë ndaj Shqipërisë
në këtë hap final”-tha kryebashkiaku, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku i ka dhënë përgjigje edhe shqetësimeve
për problemet me ujin në Tiranë. Ai tha se Bashkia është duke kryer disa
investime në rrjetin e ujësjellësit, duke shtrirë tubacione të reja, të pa dëmtuar.
“Morëm një kredi për ujësjellësin për të bërë linja dedikuar. Për inat të asaj
që ndodhte në Tiranë, linja ishte shpuar në më shumë se 1600 vatra. Ajo që ka
ndodhur në Atir ka tre segmente; nga ujësjellësi i Bovillës, nga Ministria e transporteve.
Tirana ka ujë në ujëmbledhës. Kemi marrë një kredi nga BERZH. Këtë kredi nuk e
merrnim dotë nëse nuk do kishim pasur një performancë të ujësjellësit”, tha
Veliaj, ndërsa shtoi se shumë shpejt pritet përfundimi i segmentit të Unazës
nga TEG në Shkozë. I pyetur nga gazetarët në studio nëse PS është gati për
zgjedhjet, Erion Veliaj u shpreh se PS është gjithmonë gati, por nuk komentoi nëse
do të ketë ose jo zgjedhje të parakohshme.
“Basha nuk frymëzon më askënd për të mbledhur
njerëz rreth vetës, pasi ai nuk ka bërë kurrë asgjë për vendin” dhe kjo për
Veliajn është arsyeja se pse opozita nuk po zhvillon dot protestat e radhës
edhe pse ka që në gusht që paralajmëron së do t’i nis ato në fillim të shtatorit.
Veliaj tha se Basha është një person që flet vetëm për veten e tij dhe se nuk
mendon kurrë për të bërë një vepër që do t’u shërbejë qytetarëve dhe të mbahet
mend nga ato.
Nga studio e Real Story të gazetarit Sokol
Balla, që startoi sezonin e ri në News 24”, Veliaj foli edhe për djegien e
mandatave të opozitës duke thënë se mori në qafë deputetët dhe kryebashkiakët,
që sot janë bërë pishman që e dëgjuan. “Po të kishte Basha një punë të
suksesshme në bashki do ja kishim dëgjuar zërin. Por nuk bëri një shkollë të
vetme, nuk mbolli një pemë. Basha ka gjithë gjithë jetën që flet për veten e
vetë, dhe kushdo që e dëgjon mendon: Po
kur do flasë njëherë për mua? Mirë kjo po mori në qafë dhe të gjithë deputetët
e tjerë. Kur ti je një udhëheqës i beson verbërisht atij dhe kur i thua
fillimisht mos u regjistroni në zgjedhje, pastaj mos votoni, pastaj mbajini
zyrat mbyllur, kjo ka bërë që deputetët të jenë bërë pishman ashtu si kryetarët
e bashkive. Fakti që nuk ka protesta është se Basha nuk frymëzon askënd dhe e
dinë që nuk do të bëjë asgjë për vendin.” u shpreh Veliaj. /Realstory.al/
“Basha nuk frymëzon më askënd për të mbledhur njerëz rreth vetës, pasi ai nuk ka bërë kurrë asgjë për vendin” dhe kjo për Veliajn është arsyeja se pse opozita nuk po zhvillon dot protestat e radhës edhe pse ka që në gusht që paralajmëron së do t’i nis ato në fillim të shtatorit. Veliaj tha se Basha është një person që flet vetëm për veten e tij dhe se nuk mendon kurrë për të bërë një vepër që do t’u shërbejë qytetarëve dhe të mbahet mend nga ato.
Nga studio e Real Story të gazetarit Sokol Balla, që startoi sezonin e ri në News 24”, Veliaj foli edhe për djegien e mandatave të opozitës duke thënë se mori në qafë deputetët dhe kryebashkiakët, që sot janë bërë pishman që e dëgjuan.
“Po të kishte Basha një punë
të suksesshme në bashki do ja kishim dëgjuar zërin. Por nuk bëri një shkollë të
vetme, nuk mbolli një pemë. Basha ka gjithë gjithë jetën që flet për veten e
vetë, dhe kushdo që e dëgjon mendon: Po
kur do flasë njëherë për mua? Mirë kjo po mori në qafë dhe të gjithë deputetët
e tjerë.
Kur ti je një udhëheqës i beson verbërisht atij dhe kur i thua fillimisht mos u regjistroni në zgjedhje, pastaj mos votoni, pastaj mbajini zyrat mbyllur, kjo ka bërë që deputetët të jenë bërë pishman ashtu si kryetarët e bashkive. Fakti që nuk ka protesta është se Basha nuk frymëzon askënd dhe e dinë që nuk do të bëjë asgjë për vendin.” u shpreh Veliaj.
Ndërsa për analistin Gjekmarkaj, Basha ka bërë një punë brilante
me denoncimet, edhe pse nuk ka qenë i tillë në ide. “Basha me denoncime ka qenë brilant, mbase
s’ka qenë i tillë në ide. Ai flet për njerëzit, kur denoncon koncesionet
skandaloze të rrugëve.”
Arben Skënderi, zgjodhi të fliste për punën në bashki të Bashës në
vend të aksionit të tij politik. Skënderi, i cili ka punuar në Bashkinë Tiranë
kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha, tha se ai la shumë projekte mbi tavolinë
dhe i hyri Tiranës me themel.
“The një mori gjërash për Bashën. Kam punuar dy vite me të, kam parë çfarë punësh nën rrogoz janë bërë në të gjitha lagjet e Tiranës dhe sa projekte janë lënë në tavolinë, kur kemi ikur. Për dy vitet e tjera u bllokua buxheti. Ti japim Cezarit çfarë i takon. I hyri Tiranës me themel. Jeni për t’u marrë shembull se si marketoni çdo lloj guri.” tha Skënderi /RealStory
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar vendosjen e pllakës së memorialit të viktimave gjatë grushtit të shtetit në Turqi, një memorial tejet i diskutuar në vend, që çoi deri në thyerjen e saj në parkun e Liqenit. Veliaj, nga studio e emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla, tha se kjo ishte e pakonceptueshme, pasi nëse ka një vend që ka kontribuar më shumë në Tiranë dhe se i gjendjet asaj në momente të vështira është Turqia duke shtuar se është gati t’i bëjë një pllakë memoriali kujtdo që është i gatshëm të kontribuojë për Tiranën . Kryebashkiaku Veliaj tha se dëmtimi i memorialit turk u dënuan që nga Shtëpia e Bardhë deri te të gjitha Kancelaritë Europiane, ndërsa shtoi se kushdo që “bërtet” në media apo rrjete sociale se do të paguaj për të shkatërruar atë pllakë e fton që t’i jap ato para për të mbjellë pemë.
“Ne kemi një marrëdhënie bashkëpunimi dhe etike maksimale me Turqinë dhe se investimet e saj në Tiranë nga kopshtet, konviktet, këndi i lojërave apo mbjellja e 2000 pemëve te Liqeni në një zonë që ishte katastrofë është falë kontributit dhe fondeve që Turqia ka dhënë për Tiranën dhe qytetarët e saj. Sigurisht që për ditën e Grushtit të Shtetit në Turqi, jo vetëm Shtëpia e Bardhë, Kancelaritë Europiane por të gjithë e kanë dënuar. Ata që thonë që do jap 2000 euro për atë që e prish, i them pse nuk jep 2000 euro për pemë? Jam gati t’i bëj pllakat kujtdo që kontribuon për Tiranën.” u shpreh Veliaj
Në lidhje me pyetjet se pse ky memoriali u bë pa një vendim të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se ky vendim i takonte Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, pasi ajo merr vendime për të vendosur pllakat në varësi të kërkesave të donatoreve që dhurojnë pemë.
Ndërsa për analistin Agron Gjekmarkaj, ky memorial tregoi dobësinë
e Shqipërisë para shtetit Turke, ndërsa bëri thirrje që Basha duhet të reagonte
për këtë çështje.
“At Zef Pllumbi thoshte: Në
Shqipëri ka një parti pro greke dhe një parti pro turke, ndërsa partia
shqiptare nuk është krijuar ende. Shpresoj që Basha të flasë për këtë çështje,
sepse unë e cilësoj si një veprim vasalitet.”-tha Gjekmarkaj./ RealStory
Në 18 tetor, Shqipëria pret përgjigjen e një “provimi” të rëndësishëm, hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Nëse do të ketë një vendim pozitiv ose jo për Shqipërinë në këtë datë, Realstory.al, kërkon mendimin e qytetarëve, duke votuar në sondazhin e hapur në faqen tonë me pyetjen; A do t`i hapen negociatat Shqipërisë në tetor?. Të gjithë qytetarët, brenda dhe jashtë vendit, mund të votojnë në sondazhin tonë, duke shprehur mendimin e tyre lidhur me vendimin që do të marrin vendet e Unionit për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.
A do t'i hapen negociatat Shqipërisë në tetor?
Pas qershorit, kur Komisioni i Europës
rekomandoi hapjen pa kushte të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e
Veriut me BE, Këshilli i Europës vendosi që vendimin ta shtynte për në tetor. Momenti
i të vërtetës po afron, ndërsa në vend ka optimizëm, të paktën nga mazhoranca
dhe Kryeministri Edi Rama, që së fundi ka marrë konfirmimin e Gjermanisë për
çeljen e negociatave.
Ndërkohë, disa vende anëtare të BE, kanë
konfirmuara paraprakisht votën “Pro” për Shqipërinë, duke shtuar optimizmin. Së
fundi, para Gjermanisë, ishin vendet e Grupit të Vishegradit, të cilat pas një
takimi me kryeministriat e vendeve të Ballkanit, në një deklaratë të përbashkët
kërkuan nga BE që të çel negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këto
katër vende, e cilësuan këtë veprim si “investim strategjik të BE-së” në
Ballkan.
Gazetari dhe drejtuesi i “Real Story”, Sokol Balla, ka folur në një intervistë për portalin “Tirana Post”. Në pyetjet ‘provokuese’ të Mira Kazhanit, përgjigjet e gazetarit Balla janë po aq ‘provokuese’ dhe me mesazhe të drejtpërdrejta. Fillimisht, Balla ka shpjeguar mesazhet e spotit të emisionit “Real Story”, që nis sezonin e ri në 16 shtator në orën 21:00 në News 24. “Kjo është e vërteta. Prova më e fortë ka qenë ky vit. E vërteta u fut në ujë, por ajo fliste, e zhveshën, por nuk e turpëruan. E dhunuan por ajo foli e po flet sërish. Unë mendoj kam qenë me krahun e së vërtetës. Kështu që kam ndarë e ndaj dhimbjet me të. Qoftë me një foto vere në pishinë”, është shprehur drejtuesi i “Real Story”.
Një nga pyetjet e drejtueses së “Tirana Post”, ka qenë ajo rreth
qeverisjes së Edi Ramës dhe kabinetit të tij. Ndonëse shprehet se ‘Rama nuk ka
dalë i humbur nga kriza politike’, Sokol Balla ka vënë në dukje disa të meta për
kabinetin e Edi Ramës. Sipas tij, dy prej ministreve të kabinetit, të cilat morën
detyrën rreth një vit më parë, rrinë aty vetëm sepse janë gra.
“Makina ecën vetë. Kabineti i fundit është në kontroll të tij dhe vetë
Rama duket ka nxjerrë disa mësime. Kjo krizë nuk e nxori atë humbës, por duhet
ta ketë futur shumë në mendime. Ka ministra shumë të mirë, por nja dy rrinë aty
vetëm se janë gra. Kumbaros për shembull kjo nuk i mjaftoi. Përse duhet t’i
mjaftojë Margaritit? Nëse financat nuk shkojnë mirë, dhe ti ndërron vazhdimisht
Dogana e Tatime dhe ato prapë shkojnë keq, kë mendon se duhet të ndërrosh kësaj
radhe? Por e vërteta është se “lulëzimet” e qeverisë, ato që janë, janë më
shumë prej Lulëzimit sesa prej Edit. Për herë të parë në histori jemi
zyrtarisht pa opozitë. Dhe këtu s’ka faj Edi, as amerikanët, bile as gjermanët.
Kjo është e vërteta lakuriqe. E plagosur, por që po del nga uji e po flet
sërish. Si një sirenë e lënduar nga fyerjet. Dhe thuhet se sirenat magjepsnin
me zërin e tyre. Ajo ishte arma e tyre”, shprehet Sokol Balla.
Një tjetër pyetje provokuese e gazetares Kazhani, ndaj kolegut të saj Sokol Balla, ka qenë fotoja me pronarin e televizionit News 24, Irfan Hysenbelliu. Balla shprehet se janë pikërisht këta njerëz ‘që mendojnë ndryshe nga ne (gazetarët), të cilët me çmendurinë e tyre, i kanë krijuar mundësi shumë djemve dhe vajzave të bëjnë atë që duan, të punojnë në media’.
“Mërzia” e Lulzim Bashës, që
sulmoi gazetarin Sokol Balla dhe “Real Story”, pasi më herët të njëjtën gjë bëri
Ilir Meta, ka qenë një tjetër pyetje provokuese e kësaj interviste. Për
gazetarin Sokol Balla përgjigja është: “Ata gabojnë, ne vazhdojmë punën tonë”. “Lut
Dervishi e kishte shkruar shumë bukur dhe s’dua t’i shtoj, t’i heq më tepër.
Por është një odise 27-vjeçare për mua: Politikanët gabojnë, ne vazhdojmë
punën. Ne që merremi dhe ruajmë të vërtetën kuptohet. Zagarët e fjalës së lirë
pastaj janë gjë tjetër. Edhe ajo mund të quhet dobësi e të vërtetës? Përse i lë
ata të gjallojnë? Përgjigjja: Sepse kështu ajo del dhe më e pastër në kontrast
me pisllëkun e tyre”, është shprehur ai.
“Kujt do t`ia besonte çelësin e shtëpisë Sokol Balla”, një tjetër pyetje
provokuese e gazetares Kazhani. Mes merave të shumë politikanëve shqiptarë, nga
Rama, Basha, Meta, Veliaj, apo Berisha, gazetari Sokol Balla ka treguar se i
beson vetëm amerikanëve. “Edi Rama do ta humbte, Endri Fugën nuk e kap më dot
se është jashtë. Basha? Hmmm, jo ide e keqe, por me kusht që ta mbajë bashkë me
çelësin e PD. Ilir Meta do ia jepte Çim Pekës dhe ai do ta kthente në portal
dhe tani kam portal vetë. Erion Veliaj është një kandidaturë e mirë, por me 120
takime në ditë, hajde gjeje kur të duhet të kthehesh në shtëpi. Ditmiri është
europian i shtëpive pa çelësa e dritare dhe ndruhem se për ketë s’i ka ardhur
akoma koha shtëpisë sime. Midis Azemit dhe Doktorit s’do kisha zgjedhje, por
meqë “Azemi është gjallë” vetëm në mitingje dhe Saliu gjithë kohës, kam
preferuar t’ia jap amerikanëve për 6 vjet. Do ia jepja falas, por ata
insistojnë që ta mbajnë me pagesë. Siç tha dhe Lu në intervistë para një viti:
“Ne amerikanët bëjmë oferta që ju s’mund t’i refuzoni”. Dhe s’kanë filluar
akoma. Duroni…”.
Në fund, intervista mbyllet me atë që nis, një pytje për të vërtetën që
meriton Shqipëria. Sokol Balla shprehet se “Shqipëria duhet të jetë një vend
normal”, ku të shkojnë në burg kriminelët, pavarësisht nga prejardhja me
kollare apo jo, të ketë një opozitë dhe president normal. “Kuptimi është të
fillojmë të kemi një vend më të mirë pas pak muajsh, prangash, burgjesh. Të
heqim një president të keq dhe të vendosim një normal. Që të kemi një opozitë
normale në Kuvend e bashki, e jo një tufë amorfe që mendon se SHQUP-i është
qendra e botës. Një vend ku kriminelët të rrinë në burg, pavarësisht nga
prejardhja e tyre, Laprakë, Kuvend apo Presidencë. Shqipëria një vend normal.
Kam kaq vite që e them. Por besoj ka ardhur koha ta shohim realitet. Kuptim
kanë gjërat reale, ato të vërtetat. Të tjerat? Do ngrohen në diell…”.
Qysh prej vitit 1990, kam qenë partizan
konseguent i rrotacionit politik. Atëherë, kontribuova me sa pata mundësi (me
artikuj tek RD-ja dhe me aktivitet politik), që PD-ja të vinte në pushtet, për
të zëvendësuar PPSH-në e mykur.
Më pas, në vitin 1997, kontribuova me sa pata
mundësi (kryesisht me artikuj nga SHBA-ja), që PS-ja të vinte në pushtet, për
të zëvendësuar PD-në e dështuar në vorbullën e skemave piramidale.
Në vitin 2005, kontribuova me sa pata mundësi
(me artikuj nga SHBA dhe me lobim në Uashington), që PD-ja të rikthehej në
pushtet, për të zëvendësuar PS-në e korruptuar të Nanos.
Në vitin 2013, kontribuova me sa pata mundësi
(me artikuj dhe analiza në debatet televizive) që PS-ja të rikthehej në
pushtet, për të zëvendësuar PD-në zullmqare të Berishës.
Kur Lulzim Basha u fut në garën për kryetar
të PD-së, e përkraha publikisht kandidaturën e tij, duke argumentuar se kishte
qenë deri atëherë kandidati më i suksessshëm elektoralisht i PD-së, dhe se
kishte premisa për ta rikthyer atë në pushtet. Pas asaj përkrahje publike (që
atij i erdhi e papritur), Basha më telefonoi dhe më kërkoi të takoheshim. Dhe
për herë të parë pata rastin ta takoj.
Në atë takim i ofrova çdo ndihmë (brenda
mundësive të mia modeste), duke ia bërë të qartë se jam një partizan konseguent
i rrotacionit politik, pavarsisht se kush është në pushtet. Dhe jo rrallë më ka
kërkuar mendim si ekspert i sondazheve, madje kam kryer edhe sondazhe private
për të. (Në ndonjë rast, kur i ka volitur, i ka cituar publikisht sondazhet e
mia, pa deklaruar autorin).
Por kur botova një sondazh mbi Teatrin
Kombëtar, që e zhvillova për revistën Follow Business Albania, Bashës nuk i
pëlqeu rezultati (doli 50% me 50%). Dhe të nesërmen më turri një gazetar anonim
të RD-së, i cili më akuzoi se po përdoresha si ish-spiun i Sigurimit të
Shtetit.
Kur ia dërgova Berishës atë shkrim të RD-së,
më shkroi se kishin bërë shumë gabim ata që e kishin bërë këtë akuzë të rreme
(ai e di mirë se kush ka qenë e kush nuk ka qenë spiun i Sigurimit). Por dëmi
ishte shkaktuar dhe u detyrova të marr e të botoj një vërtetim nga Komisioni i
Dosjeve, që as nuk kisha bashkëpunuar dhe as kisha qenë i survejuar apo i
favorizuar nga Sigurimi i Shtetit (shihni bashkëngjitur vërtetimin).
Ky incident më kujtoi një çast të tensionuar
që kam patur me Edi Ramën në vitin 2009, kur ai ishte kryetari i opozitës.
Para zgjedhjeve parlamentare të atij viti,
deklarova në emisionin e Sokol Ballës se, bazuar në sondazhin tim, më
rezultonte që as Berisha dhe as Rama nuk do të merrnin mjaftueshëm mandate për
krijimin e qeverisë. Rama më telefonoi pas emisionit dhe debatoi ashpër me mua
rreth saktësisë së parashikimit tim. Por ama nuk më turri të nesërmen ndonjë
gazetar të Zërit të Popullit, për të më akuzuar kot se po përdoresha si një
njeri me dosje.
Këto dy incidente me Bashën dhe me Ramën (dhe
krahasimi përkatës) mu kujtuan tani që ka dalë në dritë një memo e Bashës, në
të cilën sulmon gazetarë si Alfred Lela, Sokol Balla, Skënder Minxhozi dhe Mero
Baze, madje edhe një emision të tërë, si Real Story (ku bëj pjesë edhe unë).
Dhe vetvetiu më lind pyetja: Pa patur pushtet, Basha sulmon gazetarët; po sikur të vijë ndonjëherë në pushtet, çdo të bëjë ky njeri kundër tyre?
Të dielën pasdite, gazeta Mapo publikoi disa dokumente, në formën e një qarkore të brendshme, e cila mendohet të ketë dalë nga Partia Demokratike. Në këto dokumente, ndër të tjera, PD akuzon disa media për ‘diversion’ dhe të ‘paguara nga Edi Rama kundër opozitës’. Mes tyre ishte dhe emri i portalit Realstory.al. Ne vendosëm të heshtim për këto akuza, ndërsa i kërkuam një koment analistëve politikë lidhur me qarkoren e PD kundër medias. Analisti dhe drejtuesi i gazetës Tema, Mero Baze u shpreh se ‘Letra e Bashës është si qarkoret e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës’, që dikur informonin partinë për ‘armiqtë e tyre’. Megjithatë, Mero Baze shprehet se kjo ‘nuk i dëmton’ mediat e përmendura, më shumë ‘dëmton ato që nuk janë përmendur.
“Letra e Bashës për strukturat e PD u ngjan atyre qarkoreve të Komitetit Qendror dikur që informonin partinë për armiqtë e tyre. Nuk është se dëmton mediat që ka përmendur. Më shumë dëmton ato që nuk ka përmendur, pasi delgjitimon luftën e tyre shpeshë herë të drejtë kundër qeverisë. Në një kohë që ka disa ditë që bëjnë zhurmë për të mbrojtur dy emisione që janë larguar nga një televizion drejt televizioneve të tjera, sulmon gjithë pjesën tjetër të shtypit duke i konsideruar armiq. Unë akoma nuk kam ndonjë fakt në dorë nëse Edi Rama është investuar ndaj largimit apo mbylljes ndonjë emisioni, dhe do të isha i lumtur ta kisha për ta botuar. Por ky dokument e çon dëm gjithë këtë zhurmë, se me sa shihet po të ngelesh në dorë të Lulit është shumë herë më zi”, shprehet Mero Baze.
Nërkohë, analisti i emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla, njëherazi drejtues i portalit “Javanews.al”, Skënder Minxhozi, preferoi të mos e komentonte këtë qarkore, duke e quajtur një ‘çmenduri të Bashës”. “Po e shoh tani këtë lajmin dhe nuk dua të merrem. Nuk e meriton fare t`i shkosh pas çmendurive të tij”, tha Minxhozi i pyetur nga Realstory.al. Një tjetër analist i njohur, për qëndrimet pro opozitës në emisionin Real Story, Agron Gjekmarkaj, preferoi të mos jepte koment. Ai tha gjithashtu se “nuk dua të shprehem për këtë temë sepse mundësia e keqkuptimit është e madhe”, tha Gjekmarkaj i pyetur nga Realstory.al.
Ndërkohë, vetë drejtuesi i Realstroy.al dhe emisionit Real Story,
gazetari dhe analisti Sokol Balla, i pyetur rreth kësaj qarkoreje, u shpreh se
‘ajo më kujton një mbledhje të PD të vitit 1995, ku kryetari i FRPD, i shpalli
mediat mike dhe armike’. “Meqë dikur kam qenë në PD, kjo letër më kujton një
mbledhje të prillit të vitit 1995, kur një kryetar i FRPD-së, i ndau mediat në
mike dhe armike. Dhe atëherë dukej sikur kishte më shumë armiq sesa miq, njëlloj
si sot. Çka nuk ishte njësoj ishte se atëherë PD ishte në pushtet dhe shumë e
fortë. Unë pata propozuar që PD dhe qeveria të kishin marrëdhënie miqësore me të
gjithë, meqë “hapësirën që le ti bosh, e zë kundërshtari yt”, shprehet Balla.
Ndërsa më tej, Sokol Balla tregon se nuk mbetet i befasuar nga ky
qëndrim, pasi kupton se si në kohën kur Berisha ishte në pushtet e quante
‘opozitar’ edhe sot Basha në opozitë e quan ‘opozitar”. “Ajo që duket nga kjo
letër është se mentaliteti në raport me mediat nuk ka ndryshuar. Për tetë vjet
Sali Berisha më pat quajtur “Opozitar Kryesor” së bashku me TV ku punoja dhe
emisionin tim. Pas 6 vjetësh e gjysmë e tha me zë të lartë dhe Luli. Nuk kam asnjë
zhgënjim dhe asnjë vrasje në ndërgjegje. Partitë bëjnë detyrën e tyre, ne tonën.
Ato gabojnë, ne fitojmë lexues, ata bojkotojnë, ne fitojmë shikues. Krerët e
tyre ikin një ditë, ne gazetarët këtu jemi. Basha dhe PD e kanë të hapur derën
e RealStory? Megjithëse i mbyllën vetes çdo derë tejtër. Po nuk ka më fair-play
me pyetjet, por tashmë me përgjigjet”, e përfundon komentin e tij drejtuesi i
Real Story, Sokol Balla.
Ndërkohë, lidhur me këtë qarkore, kanë reaguar dhe figura të Partisë Demokratike. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, e quajti ‘të turpshme’ dhe ‘qesharake’ qarkoren nëse ajo është e vërtetë. Kulluri gjithashtu shtoi në komentin e tij në rrjetet sociale se “Basha dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të replikojnë dhe përballen me mediat për qëndrimet kundra, jo t`i shpallin ‘armike”, shtoi ish-drejtuesi i lartë në PD.
Ndërkohë, në një koment të datës 3 maj të këtij viti, në Ditën Botërore të Medias, Lulzim Basha duke akuzuar qeverinë për ‘kapje të medias’, shprehte angazhimin për të kundërtën e saj, forcimin e lirisë së medias. “Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë. Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit”, shkruante Basha./Realstory.al/
Realstory është përmendur me emër e mbiemër ashtu, si dhe Skënder Minxhozi, analist i emisionit Real Story, por edhe ‘armiku’ tashmë i përbetuar i PD, Mero Baze. Edhe pse nuk është cituar me emër aty është edhe Politiko.al, portali që unë drejtoj. Nga dokumenti në fjalë: “Kjo strategji antiopozitare përfshin portalet e njohur në publik për qëndrimet kritike ndaj Qeverisë dhe që, deri para pak muajsh, në linjën e tyre editoriale ishin në përkrahje të plotë të vendimeve të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj. Strategjia e financimit të këtyre portaleve nga Edi Rama bëhet me kushtin që ato të ruajnë dukjen kritike të Qeverisë- për të krijuar perceptimin e gabuar të një portal opozitar- dhe të shtojnë akuzat, lajmet e rreme, gjysëm të vërtetat dhe mashtrimet kundër Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, duke sajuar “probleme” apo duke bërë pseudo-analiza me fakte të shtrembëruara. Qëllimi është për të goditur dhe ulur besueshmërinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që të krijojnë perceptimin e gabuar se “të gjithë janë njësoj”.
Unë e kuptoj këtë
strategji të Bashës dhe e ka të marrë borxh nga Berisha, se ai nuk mendon dot
në kokë të vet: ata që nuk janë plotësisht ushtarë dhe në rresht, nuk janë
tanët se nuk janë shërbëtorë të plotë, kështuqë është më mirë t’i shpallim
kundërshtarë dhe t’i fusim në rradhët e armiqve politikë. Të djathtët që
guxojnë të mos mendojnë si ata, janë më pak shqetësues nëse nuk pranohen si të
djathtë dhe futen te mercenarët dhe armiqtë.
Mirë bëjnë. Një media që është kritike me të dy palët politike vetëm i shton pikët vetes. Sa i takon mjerimit afilozofik se ata që nuk mendojnë si Basha i shërbejnë Ramës dhe e bëjnë për të luajtur lojën të gjithë janë njësoj, ‘sorry Lul’ por Basha me këtë anatemë ndaj medias dhe gazetarëve dëshmon se ti je njëlloj me Ramën, veç ke më pak ngjyra se ai.
Edhe një gjë tjetër: e
kam lënë njëherë një punë dhe detyrë të mirëpaguar për të mbrojtur ty dhe
kuazat e tua humbëse, para dy vitesh nëse të kujtohet. (Ironia është se ti tani
je bërë mik me Çilin dhe më shpall mua armik). Nuk mund të vazhdojmë të
humbasim për ty, ndërsa ti bën sikur ke humbur për të gjithë dhe në emër të të
gjithëve, por një dorë e mban gjithmonë ngrohtë në xhepin e fitimeve.
Opozita bën
gabimin më të madh nëse pajtohet me këtë linjë të lidershipit apo liderit pa
ship (anije) dhe vendos të braktisë Realstory, një prej formateve kryesore të
debatit politik në vend. Unë e di se synohet që të çmontohet emisioni duke
hequr debatin, megjithatë një emision televiziv ka shumë mënyra për ta mbushur
minutazhin. Nëse opozita dhe përfaqësuesit e saj i shpallin luftë, nuk kanë pse
të presin përunjësi prej Ballës dhe RS.
Është bërë një gjë e ngjashme nga një prej njerëzve të komunikimit të PD edhe me Muç Nanon dhe emisionin e tij dhe kanë qenë gabim atëherë sic është gabim edhe ky ‘dokument’ i tanishëm’. Ky dokument vërteton atë që Basha kërkon të heqë nga b… e vet: të gjithë janë njësoj. Ky dokument e bën atë të barabartë me Ramën.
Le të ndërrojnë vendet në KM kur të duan, nuk ka pse të ketë gëzim as hidhërim për njërin dhe as tjetrin. Duhet parë përtej tyre tashmë. Përfundimisht./Realstory.al/
Sqarim: Editoriali i kushtohet qarkores së PD-së që sulmon mediat!
Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ishte
i ftuari i emisionit ‘special’ në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Një
nga ish-njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës disa vite më parë, Arben Ristani
ka folur për shumë çështje që lidhen me situatën e krizës politike në vend, por
kryesisht me Partinë Demokratike. Ristani u shpreh se aksioni opozitar, me
djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe protestat e
dhunshme, dështoi. Ndaj, sipas tij, tashmë është koha për reflektim, dhe Lulzim
Basha duhet të pranojë zgjedhjet, si e vetmja rrugë për të mundur Edi Ramën.
Sipas ish-deputetit demokrat, Lulzim Basha duhet të fokusohet te PD dhe të mendojë
për hapjen e saj, si Berisha në 2005, që solli më pas fitoren e të djathtëve.
Arben Ristani gjithashtu ka folur dhe për çështje të tjera, si 13 tetori, datë
për të cilën Rsitani u shpreh se po shkon drej zhvleftësimit, për shkak të
marrjes së mandateve nga të zgjedhurit e rinj në 30 qershor. Megjithatë,
Ristani shtroi propozimin që PD duhet të ulet në dialog, dhe të diskutojë për
një datë të re zgjedhjesh me Edi Ramën, në mënyrë që votat e djathta të
përfaqësohen në pushtetin lokal.
Më poshtë, pjesët kryesore të
deklaratave të Arben Ristanit.
Ristani në “Real Story”: Basha
la demokratët të pa përfaqësuar, pasoja të tmerrshme për PD
Arben Ristani ka qenë i ftuari i emisionit ‘special’ në “Real Story” të
gazetarit Sokol Balla. Ish-sekretari i PD-së, një nga ish-njerëzit më të afërt
të Lulzim Bashës, ka treguar se tashmë askush
në Shqipëri nuk është i kënaqur me situatën në vend. Ristani u shpreh se:
“Askush në këtë moment nga opozita nuk mund të jetë i kënaqur, por unë shoh që
dhe shqiptarët nuk janë të kënaqur sepse nuk jetojnë më në një vend normal. Nuk
kanë më një politikë normale, një ekonomi të mirë, po largohen nga vendi çdo
ditë. Shqipëria është në krizë dhe do zgjidhje. Patjetër që pesha e madhe
sigurisht është e Qeverisë, sepse ajo ka detyrimin kryesor që të sigurojë
normalitetin në vend. Por edhe opozita ka pjesën e saj në këtë përpjekje për ta
çuar Shqipërinë drejt Europës që kemi ëndërruar prej vitesh tashmë”, tha
Ristani.
Lidhur me aksionin e opozitës, Ristani u shpreh se gjithçka ishte e
menduar, por ajo që nuk dinin ishte reagimi ndërkombëar. Sipas Ristanit,
vendimmarrja e Bashës për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit, duhet të
kishte informacion se çfarë mendimi kishin ndërkombtarët për këtë. Sipas
Ristanit, ajo që rezultoi më pas, ishte se PD rrezikoi të shpallej ‘organizatë
e dhunshme’.
“Më pas ky veprim u shoqërua me një vendimmarrje për të mos hyrë në zgjedhje me Ramën kryeministër. Në këto kushte kryetari i partisë ka pasur informacionin më të madh, dhe u besua se diçka e tillë do të ishte dhe e dakordësuar, për të arritur në qëllimin final. Ajo që ndodhi ishte se rrezikuam dhe të shpalleshim organizatë e dhunshme. Si përfundim u krye maskarada e zgjedhjeve, pasi ato nuk ishin zgjedhje. PD tashmë humbi veç pushtetit qendror dhe atë lokal. Jemi përpara një pasoje të tmerrshme në politike. E gjithë e djathta, dhe aleatët, dhe një pjesë e shqiptarëve që besojnë te PD, mbetën të papërfaqësuar, qoftë në pushtet qendror, qoft në pushtet lokal”, tha Ristani.
Lënia e mandateve, Ristani: Edhe
Murrizi votoi ‘pro’, por s`dinim ç`mendonin ndërkombëtarët
Arben Ristani ishte i ftuari i mbrëmjes në “Real Story” të gazetarit
Sokol Balla. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka treguar një
detaj interesant nga vendimi opozitës për djegien e mandateve në muajin shkurt.
Ristani, duke treguar se vendimi për të djegur mandatet nuk erdhi rastësisht,
por i menduar, u shpreh se deputeti demokrat, Myslim Murrizi, votoi ‘pro’
lënies së mandatit dhe më pas u rikthye në Parlament. “Djegia e mandateve nuk
erdhi si dielli në një ditë me shi. Ishte paraprirë nga deklarata të Berishës.
Te demokratët ishte një mendim që kishte kohë që rrihej, ka qenë një vendim i
marrë me unitet. Vendimi për të vajtur këtu, ishte unanim. Madje edhe Murrizi
ka ngritur dorën lart pro vendimit. Pothuajse ka qenë 100% i dakordësuar. Edhe
unë kam votuar pro”.
Më tej, në delartën e tij, Ristani u shpreh se ndonëse mendimi për
lënien e mandateve nuk erdhi si rrufeja në qiell të hapur, në fakt, anëtarët e
kryesisë dhe deputetët, nuk kishin informacion rreth qëndrimeve të
ndërkombëtarëve. Sipas tij, ajo çka ndodhi më pas, tregoi se ndërkombëtarët nuk
ishin pro këtij vendimi. “Por
informacioni që na mungonte ne ishte konsulta me partnerët ndërkombëtarë, që
janë ekskluzivitet i liderit. Duhet të ishte diçka e dakordësuar para se të
merrej. Fakti që nuk pati mbështetje ndërkombëtare, tregon që nuk ishte dicka e
dakordësuar”. Gjithashtu, Ristani shton
se tashmë demokratët janë të papërfaqësuar në të gjithë Shqipërinë, duke e
cilësuar këtë si momentin e duhur për reflektim nga kreu i PD-së, Luzlim Basha.
“Ky moment është i duhuri për të reflektuar për të parë dhe gjetur se cila është rruga e duhur për t`ia arritur qëllimit. Është kollaj të thuash se Rama ka rënë, ja dhe pak, deri sa të vijnë zgjedhjet e 2021. Zgjidhja duhet gjetur shpejt, ai zullumin e ka bërë të madh, mundësitë për ta mundur janë, çështja është që ne duhet të shohim te vetja për të mundur rrëzimin e Ramës dhe për të ardhur PD në pushtet. Aktualisht kemi demokrat të papërfaqësuar. Kjo është e tmerrshme në demokraci, i një partie që duhet të mbajë mbështetësit e vetë, dhe të bëhet gati për të ardhur në pushtet. Ka vend për të reflektuar, PD është në mundësitë e veta për të qenë forcë fituese”, u shpreh Ristani.
Ristani: Rruga dështoi, zgjidhja
vjen prej zgjedhjeve, po a është gati PD?
Arben Ristani deklaroi në “Real Story” se e vetmja rrugë për të dalë
nga kriza janë zgjedhjet. Të parakohshme apo në vitin 2021, sipas
ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, në demokraci ka vetëm një rrugë për të
mposhtur kundërshtarin, zgjedhjet. “Ristani: Sigurisht që shtatori nuk është
larg. Unë besoj që rrugë për të dalë ka. Në demokraci zgjedhjet janë rruga e
vetme për të ndryshuar pushtetutet. Edhe protestat janë forma demokratike, por
në përfundim do shkojmë në zgjedhje, normale apo të parakohshme”, tha Ristani,
duke shtuar se tashmë është koha që PD të krijojë besim te shqiptarët. “Patjetër
që zgjedhjet janë. Demokratët presin që PD t`i fitojë zgjedhjet, dhe në këto
kushte, dhe e vetmja mënyrë që të kompensohet qenia jashtë institucioneve,
duhet të rritet doza e besimit te lidershipi. Që të rritet besimi, do të duhet,
duke u nisur dhe nga një sër sondazhesh, kjo do të thotë që ka probleme me
besimin te njerëzit. Pasja e një programi të mirë është pjesë. Ky program i mirë,
do dhe njerëzit që do e realizojnë programin. Besueshmëria do duhet edhe te
njerëzit që do e realizojnë programin. Ajo që mungon sot është stafet që do
realizojnë nesër programin”, u shpreh Ristani.
Megjithatë, për Arben Ristanin, aktualisht Partia Demokratike ka dhe
një problem tjetër. Mungesën e një ekipi, i cili do të duhet të prezantojë dhe
të bind shqiptarët me një program. Në këtë pikë, Ristani u shpreh se PD duhet
që së pari të hapet si parti, duke reflektuar demokracinë e brendshme, në mënyrë
që më pas, këtë demokraci ta reflektojë dhe në qeverisje. “Idea ishte që do bëjmë
të mundur që “do ketë zgjedhje pa Ramën kryeministër”. Kishte optimizëm,
mendohej që do ia dilnim një situate të tillë. Të dyja vendimmarrjet kanë qenë
njër pas tjetrës. Sidomos në situata revoltash, është e vështirë të kërkosh
dialog. Për tu kthyer te arsyetimi, nga ana tjetër, programi duhet dhe
rregullat brenda partisë. PD duhet të reflektojë demokracinë e brendshme, që do
e reflektojë në qeverisje. Partia duhet të respektojë dhe funskionojë në bazën
e disa parimeve të caktuara. Unë besoj që ka nevojë për tu vënë në pah dhe për
tu zbatuar, për të qenë të dukshme për publikun. Ka një punë që ka nisur në PD,
por që është në fazat e para. Ekipi i mirë, sigurisht dhe marrëdhëniet me
ndërkombëtarët, na duhet patjetër që të kemi mbështetjen e tyre. të gjitha
këto, unë besoj që e bëjnë përsëri PD forcë fituese”, tha Rsitani.
Duke u shprehur se Basha ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur deri më tani, Ristani u shpreh se tashmë nuk është koha për të diskutuar të keqen që kanë shqiptarët nga Rama, por çështja është se sa e përgatitur është PD për të marrë besimin e shqiptarëve. “Patjetër që lideri i PD ka peshën e vetë të përgjegjësive. Ajo që unë e kam parë me inters, me shumë miratim te zoti Basha, ka qenë ndjesia për të kërkuar ndjesë pas një gabimi. Unë di të them pas zgjedhjeve të 2017, pavarësisht se u ndikuan nga bandat, për ato përgjegjësi që ishin dukshëm të lidershipit të PD, ai ka kërkuar dhe ndjesë. Ajo që nuk duhet të ndodhë është përsëritja e gabimit të 2017. Politikanët kanë demagogjinë e tyre dhe retorikën e tyre për të shprehur mendimin. Unë besoj se koha është për të thënë të vëretën. Nuk mban më retorika që duket sikur u hedhë sy shqiptarëve. E vërteta është kjo; Rama nuk po drejton mirë vendin, që po krijon shumë probleme, për ekonominë, drejtësinë, është e keqe e madhe që shqiptarët e kuptojnë. Çështja është se sa të përgatitur jemi ne për të marrë besimin e shqiptarëve dhe për të fituar zgjedhjet”.
Ristani: Basha të futet në
zgjedhje me Ramën, nëse s`e largon dot ndryshe
Arben Ristani tregoi në “Real Story”, se sipas tij, votat e pavlefshme
të 30 qershorit, tregojnë që ka një rrevoltë ndaj qeverisë. Megjithatë, Arben
Ristani shprehet se në këto momente është mirë që PD të fokusohet te vetja,
duke u futur në rrugën e reflektimit. “Zgjedhjet e 30 qershorit, me votat e
pavlefshme, pjesëmarrjen, treguan që ka një rritje të mosdakordësisë, të
revoltës, ka vend për ndryshim, por çështja është se a do të jemi ne ata që do
të bëjmë ndryshimin?! Në fakt, do të doja shumë që fokusi të ishte te qeveria,
por bëjmë mirë që të kthehmi dhe te vetja. PD gjithsesi funksionon si
institucion, dhe gjërat zgjidhen brenda mekanizmave që paraqet institucioni. Unë
shpresoj që këto që po ndodhin të nxisin frymën e reflektimit”.
Arben Ristani shprehet se ky reflektim duhet të përfshijë edhe Lulzim
Bashën, duke pranuar zgjedhjet. “Nuk është përgjegjësia vetëm për veten, por për
të gjithë shqiptarët. Besoj që është moment reflektimi, duhet ta bëj dhe Bashën
për këtë që po ndodhë. Duhet të kapërcejmë dhe vetveten në këtë. Po përdor një
shprehje të Berishës, që i tha Bashës “në këto momente duhet të kalosh dhe
detin në këmbë”. Unë besoj që në zgjedhje do shkojmë patjetër, nuk ka rrugë
tjetër”, tha Ristani.
Mirëpo problemi është deviza e
PD, që me Ramën nuk futet në zgjedhje. Në këtë pikë, sipas Ristanit, PD përsëri
duhet të reflektojë, pra të futet në zgjedhje me Ramën, nëse s`ka mundësi për
ta larguar atë në rrugë tjetër. “Me Ramën apo jo? Nëse çështja është e
realizueshme, dakord, por nëse nuk e arrijmë dot, duhet të futemi në zgjedhje
me Ramën, të përballemi. Shembujt i kemi, nuk do shpikim në këtë mes. Është
vendimmarrja institucionale e PD është nuk ka dialog me Ramën. Unë besoj që ka
nevojë për reflektim, ka nevojë që të mblidhemi ta diskutojmë. Të gjendet
mënyra të shkohet në zgjedhje, qoftë dhe në zgjedhje të parakohshme. Shqiptarët
të papërfaqësuar sa i përket votave të djathta. Ky rezultat është një rezultat
shumë i keq që duhet korrigjuar. Prishen balancat e demokracisë, për mua do
duhet të gjejmë mënyrë për të shkuar dhe në zgjedhje të parakohshme”.
Ristani: Koha për reflektim,
Basha të tregoj planin që ka
Ish sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është
një nga ato persona që ka pranuar se opozita gaboi me vendimet e saj për
djegien e mandatave dhe refuzimin për të
marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nga studio e emisionit “Real Story” të
gazetarit Sokol Balla, në një puntatë jashtë sezonit, Ristani shfaqet i penduar për vendimin e tij për djegien e
mandateve dhe lënien e PD pa asnjë lloj pushteti. Duket parë përfundimet që nuk
ishin aspak në favor të PD, Ristani bën thirrje se ka ardhur koha që PD por dhe
vetë Basha të reflektojë dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur për të dalë nga kjo
situatë. Ristani tha se shpreson që Basha ta dijë se çfarë do të bëjë më 1
shtator dhe të mbledhë strukturat politike dhe t’i udhëzojë se cilat hapa duhen
ndjekur për arritjen e fitores përfundimtare.
“Duke parë rezultatin e vendimit tonë për djegien e mandateve, mendoj që ndoshta duhet të kishim gjetur një rrugë tjetër. Shpresoj që Basha ta di çfarë do bëjë në 1 Shtator. Është koha për reflektim dhe për të kuptuar qartë se cila është rruga në të cilën do të ecim si do të ndahet ajo rrugë në etapa dhe si do të fitohen etapat njëra pas tjetrës për të arritur tek fitorja e madhe përfundimtare. Pra kemi nevojë për një qartësi të plotë dhe unë shpresoj që ta bluaj me mendjen e vet dhe t’ia bëj prezente edhe strukturave të PD, për ta diskutuar dhe për ta vendosur. Shpresoj shumë që do të ketë një reflektim. Basha duhet të sqarojë këtë konfuzion pasi demokratët kanë nevojë për një qartësim të situatës.” – tha Ristani
Ristani në “Real Story”: 13
tetori? Jo pa dakordësinë e palëve
13 tetori, data e re e zgjedhjeve të dekretuara nga Presidenti Meta,
Arben Ristani e cilësoi si të pamundur dhe të pavlefshme nëse palët nuk bien sa
më shpejt dakord .“Nuk mund të ketë 13 tetor nëse nuk ka dakordësi mes palëve”
tha Ristani nga studio e emisionit “Real Story” duke shtuar gjithashtu se sa më
shumë ditët kalojnë pa arritjen e një marrëveshje aq më i vështirë dhe i
pamundur bëhet 13 tetori. Ristani cilësoi se dialogu dhe reflektimi sa më
shpejt mes palëve politike është gjëja e duhur për kthimin në normalitet të
vendit.
“Për momentin politika është kapur pas datës 13 tetor që sigurisht pas
arritjes me dakordësinë e palëve mund të ketë një 13 tetor. Kjo nuk do të ishte
një çudi e madhe, megjithëse gjërat kanë shkuar larg tashmë. Mbase pasi të dal
nga loja edhe 13 tetori do të shtrohet ndryshe, por unë shpresoj më shpejt tek
një reflektim për situatën. Këtu kaosi është prezent, këtu çuarja e shtetit në
një absurditet është i prekshëm, të gjithë e shohim dhe e dimë, ne ecim mbi
mina në rrugë tonë dhe shpresoj shumë që mendjet të ndriçohen dhe njerëzit të
ulen në bisedime dhe të gjejnë gjuhën për të mirën e këtij vendi. Unë besoj se
vendi duhet futur në rrugën e vet normale dhe në të kemi zgjedhje të lira dhe
të ndershme dhe shqiptarët të vendosin se si dhe nga kush duan të drejtohen.” –
tha Ristani
Ristani ka komentuar edhe vendimet e ndryshme të gjykatave për
konfirmimin e mandatit të Kryetarëve të rinj të Bashkisë, duke cilësuar se kjo
ndodh për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Por shtoi se sa më shumë
njihen mandatet e kryetarëve të rij, aq më i pamundur bëhet 13 tetori si një
datë reale.
“Ka pasur vendime të gjykatave
që kanë konfirmuar mandatet e kryetarëve të bashkive, por ka pasur edhe një
vendimmarrje tjetër nga gjykata. Sa më shumë kalojnë ditët, sa ma shumë
vendimmarrje për njohjen e mandateve të kryebashkiakëve aq më e vështirë dhe i
pamundur behet 13 tetori të jetë një datë reale. Kjo vjen në kushtet kur nuk ke
Gjykatë Kushtetuese që mund ta kishe futur në lojë për të kërkuar pavlefshmëri
të vendimmarrjeve të marra deri tani, kështu që nuk ka zgjidhje tjetër. Por
gjithsesi mundësitë janë po të ulen dhe të bien dakord palët.” – tha Ristani
Ristani: Gabuam me djegien e
mandateve, duhej gjetur një rrugë tjetër
Arben Ristani ka bërë një rikthim në vendimet e marra nga Partia
Demokratike në lidhje me djegien e mandatave. I pyetur nëse po të kthehej në
kohë do ta miratonte sërish djegien e mandateve, Ristani tha në “Real Story” se
ky ishte një vendim i gabuar edhe pse për momentin u dukë si i drejtë. Ish
sekretari i përgjithshëm i PD deklaroi se duke parë rezultatin final duhej
gjetur një rrugë tjetër për të kërkuar largimin e Ramës dhe largimin e krimit
nga qeveria. Madje Ristani shtoi se nëse
PD do të ishte futur në zgjedhje mund edhe të kishin fituar duke
shfrytëzuar skandalet e qeverisë.
Nëse virtualisht do të riktheheshit në shkurt do t’i digjnit mandatet
dhe të mos merrni pjesë në zgjedhje? Ju vet si qëndroni në këtë histori?
Ristani: Unë mendoj se nuk ka qenë zgjidhja e duhur. Mendoj se PD do të
kishte bërë mirë të gjente mekanizmat dhe të krijonte patjetër mbështetjen
ndërkombëtare për sa i përket diskreditimit të qeverisë dhe lidhjet e saj me
krimin dhe përdorimin e parave të pista dhe të mobilizonte partinë për të marrë
pjesë në zgjedhje. Jam i bindur se ne mund t’i ishim afruar më shumë fitores në
rast se do të kishim hyrë në zgjedhje. Duke u nisur nga sondazhet , duke u
nisur nga goditjet e disa grupeve kriminale që besoj shumë se mund të kishim
një rezultat tjetër. Dhe tek e fundit do të kishim pasur një shpresë më të
madhe brenda partisë demokratike për tu përballuar më pas në zgjedhjet e
përgjithshme, që afërmendsh mund të ishin edhe të parakohshme.
Pse nuk e morët mandatin në listë kur sot thoni se ishte gabim?
Ristani: Ju thash që me ndërgjegje kam votuar për djegien e mandateve dhe kam qenë pro, kam djegur edhe mandatin tim. Kjo do të thotë se kam qenë i bindur në atë moment për atë vendim që është marrë. Sot duke parë rezultatin po mundohem të reflektojë dhe të them që ndoshta mund të kishim ndjekur një rrugë tjetër. Unë dua të rris fëmijët në një vend normal. Kam besim se PD e ka drejtuar vendin më mirë në këto vite të demokracisë dhe kam besimin se ajo forcë do të duhet ta drejtojë përsëri për ta bërë më të mirë këtë vend.
Ristani: Basha të hap partinë,
aleatët t’i shoh rrugës
Arben Ristani ka komentuar edhe marrëdhëniet me aleatët e PD duke thënë
se tani është koha që PD të fokusohet tek vetja, të reflektojë dhe të gjejë
zgjidhjen që i duhet për t’u ringritur dhe arritur fitoren përfundimtare që
kërkon. Për sa i përket marrëdhënies që PD krijon apo lidh ne aleatët e tjerë
ato do i shoh rrugës. Nga studio e “Real Story” Ristani tha se PD është një
parti që ka si shtyllë fondamentale vlerat parimore dhe duhet të për qëndrohet
tek to, ndërsa aleancat mund t’i shoh edhe në mënyrë pragmatizmi, por
fillimisht duhet të forcojë rolin brenda vetës, pasi të bësh pragmatizmin
“duhen këllqe të forta”
“ Unë do preferoja që në këto kohëra pragmatizmi është një gjë, por
mbështetja mbi parime është një shtyllë fondamentale e një partie. Në këtë
kuptim unë jam që të përqendrohemi më shumë tek vetja dhe aleancat i sheh gjatë
rrugës, mund ti përdorësh edhe në mënyrë pragmatiste gjatë rrugës, por së pari
duhet të kesh këllqe të forta në partinë tënde.” – tha Ristani
Në lidhje me përfaqësimin e figurave publike të PD, Ristani tha se
Basha duhet të ndjek shembullin e Berishës në 2005 dhe të hap partinë drejt
figurave të reja dhe atyre që kanë qenë kontribuues në PD. Ristani theksoi se e gjithë kjo përvojë që ka
pasur PD, nuk mund të shkoj dëm.
“Berisha në 2005 erdhi një numër të rinj dhe sigurisht edhe vlerat. Nuk ka parti politike pa u mbështetur tek vlerat. Një vendim nuk mund të bazohet vetëm në ligj por edhe në zemër. Kjo pjesa e zemrës ka të bëj pak me përvojën jetësore që kultivon njeriu. Në këtë kuptim e gjithë kjo përvojë që ka pasur Partia Demokratik nuk mund të shkoj dëm. Duhet ribashkuar dhe rithithur një numër i madh kontributorësh të PD që e kanë dashur dhe e duan dhe janë të lidhur edhe me strukturat e saj. Militantëve duhet t’u flasësh , por që t’u flasësh duhet të kesh edhe çfarë u thuash dhe t’u transmetosh. Po nuk transmetove, po nuk i njohe, po nuk ishe në hallet e tyre, në këtë kuptim ka shumë për të bërë dhe duke e konsideruar shumë të rendë daljen nga sistemi, duhet të veprojmë më idealizmin dhe besimin dhe ndërthurje të njerëzve.”- tha Ristani. /Realstory.al/