Baze: Turpi i Lulit. Balla: Ne vazhdojmë, ata gabojnë

AKTUALITET


Të dielën pasdite, gazeta Mapo publikoi disa dokumente, në formën e një qarkore të brendshme, e cila mendohet të ketë dalë nga Partia Demokratike. Në këto dokumente, ndër të tjera, PD akuzon disa media për ‘diversion’ dhe të ‘paguara nga Edi Rama kundër opozitës’. Mes tyre ishte dhe emri i portalit  Realstory.al. Ne vendosëm të heshtim për këto akuza, ndërsa i kërkuam një koment analistëve politikë lidhur me qarkoren e PD kundër medias. Analisti dhe drejtuesi i gazetës Tema, Mero Baze u shpreh se ‘Letra e Bashës është si qarkoret e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës’, që dikur informonin partinë për ‘armiqtë e tyre’. Megjithatë, Mero Baze shprehet se kjo ‘nuk i dëmton’ mediat e përmendura, më shumë ‘dëmton ato që nuk janë përmendur.

“Letra e Bashës për strukturat e PD u ngjan atyre qarkoreve të Komitetit Qendror dikur që informonin partinë për armiqtë e tyre. Nuk është se dëmton mediat që ka përmendur. Më shumë dëmton ato që nuk ka përmendur, pasi delgjitimon luftën e tyre shpeshë herë të drejtë kundër qeverisë. Në një kohë që ka disa ditë që bëjnë zhurmë për të mbrojtur dy emisione që janë larguar nga një televizion drejt televizioneve të tjera, sulmon gjithë pjesën tjetër të shtypit duke i konsideruar armiq. Unë akoma nuk kam ndonjë fakt në dorë nëse Edi Rama është investuar ndaj largimit apo mbylljes ndonjë emisioni, dhe do të isha i lumtur ta kisha për ta botuar. Por ky dokument e çon dëm gjithë këtë zhurmë, se me sa shihet po të ngelesh në dorë të Lulit është shumë herë më zi”, shprehet Mero Baze.


Nërkohë, analisti i emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla, njëherazi drejtues i portalit “Javanews.al”, Skënder Minxhozi, preferoi të mos e komentonte këtë qarkore, duke e quajtur një ‘çmenduri të Bashës”. “Po e shoh tani këtë lajmin dhe nuk dua të merrem. Nuk e meriton fare t`i shkosh pas çmendurive të tij”, tha Minxhozi i pyetur nga Realstory.al. Një tjetër analist i njohur, për qëndrimet pro opozitës në emisionin Real Story, Agron Gjekmarkaj, preferoi të mos jepte koment. Ai tha gjithashtu se “nuk dua të shprehem për këtë temë sepse mundësia e keqkuptimit është e madhe”, tha Gjekmarkaj i pyetur nga Realstory.al.

Ndërkohë, vetë drejtuesi i Realstroy.al dhe emisionit Real Story, gazetari dhe analisti Sokol Balla, i pyetur rreth kësaj qarkoreje, u shpreh se ‘ajo më kujton një mbledhje të PD të vitit 1995, ku kryetari i FRPD, i shpalli mediat mike dhe armike’. “Meqë dikur kam qenë në PD, kjo letër më kujton një mbledhje të prillit të vitit 1995, kur një kryetar i FRPD-së, i ndau mediat në mike dhe armike. Dhe atëherë dukej sikur kishte më shumë armiq sesa miq, njëlloj si sot. Çka nuk ishte njësoj ishte se atëherë PD ishte në pushtet dhe shumë e fortë. Unë pata propozuar që PD dhe qeveria të kishin marrëdhënie miqësore me të gjithë, meqë “hapësirën që le ti bosh, e zë kundërshtari yt”, shprehet Balla.

Ndërsa më tej, Sokol Balla tregon se nuk mbetet i befasuar nga ky qëndrim, pasi kupton se si në kohën kur Berisha ishte në pushtet e quante ‘opozitar’ edhe sot Basha në opozitë e quan ‘opozitar”. “Ajo që duket nga kjo letër është se mentaliteti në raport me mediat nuk ka ndryshuar. Për tetë vjet Sali Berisha më pat quajtur “Opozitar Kryesor” së bashku me TV ku punoja dhe emisionin tim. Pas 6 vjetësh e gjysmë e tha me zë të lartë dhe Luli. Nuk kam asnjë zhgënjim dhe asnjë vrasje në ndërgjegje. Partitë bëjnë detyrën e tyre, ne tonën. Ato gabojnë, ne fitojmë lexues, ata bojkotojnë, ne fitojmë shikues. Krerët e tyre ikin një ditë, ne gazetarët këtu jemi. Basha dhe PD e kanë të hapur derën e RealStory? Megjithëse i mbyllën vetes çdo derë tejtër. Po nuk ka më fair-play me pyetjet, por tashmë me përgjigjet”, e përfundon komentin e tij drejtuesi i Real Story, Sokol Balla.

Ndërkohë, lidhur me këtë qarkore, kanë reaguar dhe figura të Partisë Demokratike. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, e quajti ‘të turpshme’ dhe ‘qesharake’ qarkoren nëse ajo është e vërtetë. Kulluri gjithashtu shtoi në komentin e tij në rrjetet sociale se “Basha dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të replikojnë dhe përballen me mediat për qëndrimet kundra, jo t`i shpallin ‘armike”, shtoi ish-drejtuesi i lartë në PD.

Ndërkohë, në një koment të datës 3 maj të këtij viti, në Ditën Botërore të Medias, Lulzim Basha duke akuzuar qeverinë për ‘kapje të medias’, shprehte angazhimin për të kundërtën e saj, forcimin e lirisë së medias. “Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë. Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit”, shkruante Basha./Realstory.al/




Skip to toolbar