Petro Koçi, zëvendësministri i Mbrojtjes, deklaroi se arsyeja se pse disa banesa
shemben nga tërmeti është për shkak të teknologjisë së vjetër të ndërtimit dhe
në këtë rast duhet të nxirret një konkluzion nga shteti për mënyrën se si duhet
ndërhyrë në to. Gjatë emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Koçi tha
se duhet studiuar natyra e ndërtesave në Shqipëri dhe të arrihet në një përfundim
se si shteti duhet t’ia bëjë më të sigurt jetën qytetarëve.
“Ka nevojë të studiohet natyra e ndërtesave në
Shqipëri. Ndërtesat e vjetra janë të parat
që rrëzohen. Është pikërisht kjo teknologji e vjetër ndërtimi që i bën ato të
pabanueshme. Për këtë kategori banesash, duhet të nxirret një konkluzion, ose këto
banorë të mos jetojnë më aty dhe të zhvendosen në banesa të tjera të forta, ose
të ndërhyhet në restaurimin e tyre me materiale të duhura dhe qytetarët të jenë
më të sigurt.” u shpreh Petro Koçi, i cili
theksoi se qeveria aktuale ka një reagim shumë herë më të mirë për emergjencat
civile se sa qeveritë e kaluar.
“Kjo qeveri e ka menduar shumë herë më mirë se qeveritë e mëparshme reagimin për emergjencat.
Emergjencat i kaloi në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, aty ku janë edhe
kapacitetet më të mëdha reaguese në rastet e të fatkeqësive natyrore. Sot kemi një
ligj të ri, që është ligji i Mbrojtjes Civile, ku përparësi nuk merr vetëm
reagimi i institucioneve por edhe parandalimi i tyre. “ tha Koçi
Edhe për drejtorin
e Institucionit të ndërtimit, Agron Hysenlliu dëmi më i madh vjen si pasojë e
degradimit të materialit që është përdorur në ndërtim.
“Materialet e ndërtimin degradojnë me kalimin
e kohës. Tulla mund të jetë material rezistues i kohës, por materiali lidhës që
është përdoru është degraduar dhe nuk e bën më punën e tij. Kjo çon në rrëzim të
banesave apo bërjen e tyre të rrezikshme dhe të pajetueshme.” tha Hysenlliu
Në lidhje me kontrollet e banesave Hysenlliu tha se Instituti i Ndërtimit bën kontrolle vetëm në rastet që kanë problematika dhe jo në ndërtesat e tjera të vendit. / Real Story
Çështja Saimir Tahiri, ishte tema e mbrëmjes e emisionit “Real Story” të
gazetarit Sokol Balla në News 24. Pesë të ftuarit në panel, analistët: Skënder
Minxhozi, Alfred Lela, Fatos Lubonja, Alfred Peza dhe Robert Rakipllari, kanë
dhënë mendime të ndryshme në lidhje me dënimin ose jo të Saimir Tahirit. Megjithatë,
mendimi i përbashkët, ka qenë fakti që sipas tyre, “prokuroria nuk ka pasur
prova të mjaftueshme për dënimin e
Saimir Tahirit”.
“Për mendimin tim, nuk ka prova të mjaftueshme për Saimir Tahirin. Ai duhet
të hetohej në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e Saimir Tahirit si ministër. Nga
të gjitha ato që kam dëgjuar unë, gjëja më skandaloze, për mua ka qenë,
trajtimi i Zaganit. Ai ishte njeriu që po hetonte mbi këta njerëz. Unë nuk di që
Prokuroria ta ketë marrë në pyetje. Kjo është çështje…”, tha Lubonja.
Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi u shpreh, si para ashtu dhe pas dhënies
së vendimit për dënimin e Saimir Tahirit, se për shkak se nuk e kishin kaluar
Vettingun, “gjykatësit nuk kanë qenë të lumtur në marrjen e vendimit”. Ndërkohë,
pas dhënies së vendimit, analisti Alfred Lela, u shpreh se vendimi i Gjykatës së
Krimeve të rënda ishte i ngjashëm me qëndrimin e “OSBE/ODIHR dhe SHBA”. Pra, sipas
analistit Lela, SHBA është e qartë dhe e prerë kur jep një vendim, ndërsa OSBE
jep një vendim të paqartë. “Shpresoja që të ishte një vendim Amerikan, por në
fakt ishte vendim i OSBE/ODIHR, që në fund nuk thotë asgjë”, tha Lela.
Ndërkohë, analisti Robert
Rakipllari u shpreh se “vendimi ndaj Tahirit është një kompromis i gjetur nga
gjyqtarët për ta dënuar”. Ndërkohë, Alfred Peza u shpreh se ky vendim për
Saimir Tahirin, nuk e ngarkon atë me përgjegjësi penale në “dëshminë e
penalitetit”, pasi të ketë përfunduar shërbimin e provës. Megjithatë, ai u
shpreh se “vendimi Gjykatës së Krimeve të Rënda, është i pabesueshëm”.
“Të gjitha akuzat e rënda në drejtim të Saimir Tahirit ranë. Leximi ësht që të gjitha akuzat kryesore ranë. Pra, akuzat e prokurorisë nuk ekzistojnë. Shpërdorimi i detyrës është për kanabizim. Tani gjykata ku i gjeti këto prova që gjeti këtë akuzë? Kjo nuk ishte fare në dosje. Tahirit i është ngritur një akuzë, që nuk ishte fare në dosje. Për mua, ky vendim nuk është i besueshëm. Dënimi nuk bazohet në prova, por në perceptim. Nuk ka prova. Me këtë vendim Saimir Tahiri merr shërbim prove nuk i shënohet në dëshminë e penalitetit dhe tre vjet kjo e pengon. Gjykata rrëzoi të gjitha akuzat që ishin ngritur dhe gjykata ngriti një akuzë të re mbi asnjë provë. Penalisht Tahiri është i pastër, sepse ky lloj dënimi nuk i quhet se ka bërë ndonjë shkelje penale”, tha Peza. /Realstory.al/
Vendimi i gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e ish ministrit Saimir Tahiri me shërbim prove për akuzën ‘shpërdorim detyre’ ka qenë pjesë e diskutimit mes analistëve në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla. Analisti Alfred Lela e quajti këtë vendim sikur ta kishte marrë “OSBE/ODIHR-i” që ngatërronte ca gjëra dhe në fund nuk thoshte asgjë, ndërkohë që ishte përgatitur për të marrë një vendim të prerë si të ishte një vendim “amerikan”.
“Tahiri u shfaq i tronditur nga lumturia pas vendimit dhe jo i frikësuar siç e kemi parë më herët. Megjithatë prisja një vendim amerikan, por në fund doli një vendim i OSBE/ODIHR-it që ngatërronte ca gjëra dhe në fund nuk thoshte asgjë.’ u shpreh Lela për Real Story.
Ndërsa për Skënder Minxhozin, Saimir Tahiri ishte bërë hasha nga PS dhe që ai do të dënohej në një farë mënyre as që diskutohej. Minxhozi tha se vendimi i gjykatës për Tahirin bëri një gjetje të mes, ku e shpalli fajtor, por nuk e bëri kriminel.
‘Sajmir Tahiri është bërë hasha nga PS, është përjashtuar, prej kohësh ishte një murg politik brenda saj. Tahiri është një i dënuar brenda grupit të tij politik ku askush nuk i flet me gojë. Ai ka vlerë zero për Ramën. Ky vendim për mua është një gjetje e mesme për t’i thënë Tahirit se që do dënohesh nuk diskutohet, por kriminel nuk po të bëjmë.” – është shprehur Minxhozi / Real Story
Gazetarja e News 24 Klodiana Lala ka
thënë në një lidhje direkte për emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla
detajet se çfarë është duke ndodhur në këto momente te Krimet e Rënda, ku pritet
të jepet vendimi për ish ministrin Tahiri. Gazetarja Lala është shprehur se
Tahiri që prej orës 15:00 që është paraqitur në ambientet e Krimeve të Rënda
nuk ka lëvizur për asnjë moment dhe është në pritje të vendimit të gjykatës në
gjendje ankthi. Vendimi për ish ministrin Tahiri pritej të jepej që në orën
16:00, por deri në orën 21:20, gjyqtarët ende nuk kanë dalë me një vendim për këtë
çështje.
Për shkak të delikatesës së çështje dhe të
hetuarit që është një ish ministër duket se për 3 gjyqtarët Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, verdikti bëhet
edhe më i vështirë për tu dhënë.
I pyetur nga gazetari Sokol Balla se a
do të shkojë në burg Saimir Tahiri nëse shpallet fajtor nga gjykata, gazetarja
Klodiana Lala sqaroi se në fakt ligji e përcakton qartë këtë gjë. “Tahiri është
një rast që është hetuar në gjendje të lirë” dhe sipas gazetares Lala “edhe nëse
gjykata e shpall atë fajtor do të qëndrojë i lirë dhe nuk do të hyjë në burg,
pasi çështja do i kalojë gjykatës së Apelit. Do të jetë Apeli
ai që do të jap verdiktin përfundimtar dhe do të përcaktojë nëse Tahiri do të arrestohet
me burg apo do të qëndrojë i lirë.
Gjithashtu Lala ka sqaruar se nëse gjykata e shpall të pafajshëm Tahirin, atëherë do të jenë prokurorët e çështjes që do të çojnë këtë vendim në Gjykatën e Apelit.
Në lidhje me prokurorët e çështje Lala
tha se asnjëri prej tre gjyqtarëve nuk ka hyrë ende në procesin e vettingut,
dhe vendimi që ata mund të marrin mund të jetë i ndikuar nga ky fakt.
‘Procesi po monitorohet nga përfaqësuesit amerikanë dhe 3 gjyqtarët ende nuk ka shkuar në procesin e vettingut. Ky vendim mund të jetë një test edhe për ata për të parë nëse do e kalojnë apo jo më vonë vettingun.”- tha Lala për Real Story
Që prej orës 16:00, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është
duke pritur vendimin që gjykata e Krimeve të rënda do të vendos për 3 akuzat e
ngritura ndaj tij. Tahiri i rrethuar nga gazetarë dhe simpatizantë të tij, nuk është larguar për asnjë moment nga Krimet
e Rënda duke pritur me durim vendimin
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’./ Real Story
Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla
në News 24, u fokusua te mesazhi pozitiv i dhënë nga Gjermania për hapjen e
negociatave, ndërsa debati rrodhi drejt asaj që është tema e ditës prej gati një
viti, kriza politike. Të ftuarit në studio, Kryetari i Partisë Republikane,
Fatmir Mediu, analisti dhe avokati Spartak Ngjela dhe analisti Agron
Gjekmarkaj, ranë dakord në një pikë të përbashkët; “kriza do të zgjidhet nga
Reforma Zgjedhore”. Pavarësisht diskutimeve, Fatmir Mediu pranoi se “presioni
ndërkombëar”, ka bërë që opozita të afrohet për dialog me mazhorancën, ndërsa
pika e tyre e takimit, duket se do të jetë Reforma Zgjedhore.
Reforma
Zgjedhore, Mediu në Real Story: Kemi propozuar 10 pika
Reforma Zgjedhore, duket se do të jetë një
tjetër investim ndërkombëtar. Por këtë herë, ndryshe nga e kaluara, ky investim
do të jetë aq serioz sa për Reformën në Drejtësi. I pyetur nga gazetari Sokol
Balla, në lidhje me këtë reformë, kreu i
PR, Fatmir Mediu u shpreh se duhet një sistem konkurrues. “Qëndrimin tim
për sistemin e kam bërë të qartë. Kam qenë kundër këtij sistemi, kam qenë për
garë të hapur. Duhet konkurrim. Unë nuk mendoj se duhet ta reduktojmë diskutimin
tonë me ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore. Çështja është te vullneti
politik dhe vullnet legjislativ. Prandaj duhet të bëjmë një analizë”, tha
Mediu.
Më tej, në studion e “Real Story”, ai u
shpreh se opozita kërkon zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa u shpreh se
opozita ka gati propozimet për Reformën Zgjedhore. “Këtë po themi, zbatimi sa më
shpejt i Reformës në Drejtësi. Për të shkuar te një parlament përfaqësues. Ne
kemi rënë dakord para disa ditësh në një takim, një nga pikat ishte Reforma
Zgjedhore. Unë e kam bërë gati atë që mendoj. Nëse flasim sot për kushtetueshmëri
është sa kushtetues është parlamenti. Nuk duhet kthyer parlamenti në kuadër të
një partie politike. Secili ka të drejtë të jetë në garë”, tha Mediu.
Ndërsa shtoi më tej, se sipas tij, sistemi më i mirë është ai “proporcional kombëtar” me lista të hapura. “Sistemi më i mirë është proporcional kombëtar me lista të hapura. Kjo është një çështje që kërkon shumë ndryshime. Ndërkombëtarët duan një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse me opozitën reale. Kjo është një realitet që do të mbyll problemin e krizave nga pikëpamja zgjedhore. Të gjitha janë në tavolinë, kemi paraqitur prej kohësh 10 pika. Ndërkombëtarët e duan opozitën brenda procesit. Ne kërkojmë një proces që të zgjidh përfundimisht garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkombëtarët kërkojnë ndëshkimin e krimit zgjedhor”, tha Mediu.
Ngjela:
S`ka krizë politike. SHBA kundër bojkotit të Parlamentit
Avokat Spartk Ngjela, i ftuar në studion e
emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News 24, është shprehur se
PD gaboi me djegien e mandateve, pasi nuk kuptoi se SHBA dhe Gjermania nuk do e
pranonin këtë vendim. Sipas tij, largimi nga Parlamenti është koncept anti-perëndimor.
“Duhet të përcaktojmë se krizë nuk ka. Për mua kriza është në parlament.
Pushteti luhet atje. Opozita iku, tani ka bërë dy gabime të rënda opozita në
funksion të vetvetes. E para, nuk kuptoi që SHBA dhe Gjermania nuk do e
pranonte bojkotin e parlamentit. Bojkoti është koncept anti-perëndimor. E bën
dhe doli fitimtar Saliu dhe Basha. Nuk ka rëndësi se çfarë ka pasur në mendje.
Ikën nga parlamenti, nuk ta pranon perëndimi. Sepse e kupton që je i paaftë”,
tha Ngjela.
Më tej, ai shtoi se PD bëri gabim që u largua
nga Kuvendi. Sipas tij, kriza mund të shkaktohej në Parlament duke bllokuar
mazhorancën me vota. Ndërkohë, Ngjela tha se opozita nuk ka rrugëdalje tjetër
veç dialogut me Kryeministrin Edi Rama. “Përse
të duhet më shumë? Rregullo sistemin zgjedhor, kërko ndihmë nga perëndimi. Një
rast ka në historinë botërore; socialistët e Italisë, ikën nga parlamenti, ua
mori vendet Partia Komuniste. Ata kishin arsye shumë të madhe. Momenti duket,
opozita e pa që nuk ka rrugëdalje. Mirëpo nuk është në parlament. Rama më mirë
do të bashkëpunojë me këta, se sa nuk di se kush drejton opozitën parlamentare”,
tha Ngjela.
Avokat Spartak Ngjela shprehet gjithashtu se situata do fillojë të jetë në favor të opozitës, në momentin që një delegacion ndërkombëtar do takohet me përfaqësuesit e saj. “Rama tani s`mund të thotë që nuk më lë opozita. Janë tre-katër grupe konfliktesh. Politika do fillojë të ndryshojë në favor të tyre, kur një delegacion i rëndësishëm që vjen këtu t`i takojë. Kriza është kur unë bllokoj qeverinë, s`ka vota për të marrë vendime. Kjo është krizë politike”, tha Ngjela.
“S`ka
krizë”, Mediu debat me Ngjelën në “Real Story”
Deklaratat e bëra nga Avokati Spartak Ngjela
në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se “në Shqipëri nuk ka krizë
politike”, kanë shkaktuar debat në panelin e të ftuarëve. Kryetari i Partisë
Republikane, Fatmir Mediu dhe analisti Agron Gjekmarkaj, dolën kundër
arsyetimit të Spartak Ngjelës. Mediu u shpreh se opozita nuk doli nga
Parlamenti për qejf, por për shkak të vjedhjes së votës. Ndërkohë, Ngjela iu
përgjigj duke i thënë që këtë çështje “çojeni në Uashington”. Ndërkohë, Spartak
Ngjela ka treguar formulën se si PD mund të kthehet në pushtet.
Mediu: Ne nuk dolëm nga
parlamenti për qejfin tonë. Ne dolëm për shkak të asaj që po ndodh në Shqipëri.
Ky nuk ishte parlament shumice. Ishte parlament që ishte ndërtuar për shkak të
vjedhjes së votës dhe bërjes bashkë me krimin, nuk ka më as Prokurori etj.
Ngjela: Mirë ore zotëri,
çojeni në Uashington. T’iu pranojë Uashingtoni t’iu pranoj edhe unë.
Mediu: Sot Shqipëria është
në krizë. Shqipëria po shpopullohet.
Ngjela: Kjo është
ineficencë e qeverisë. Ka qenë gjithmonë.
Gjekmarkaj: Nuk mund të thuhet
se Shqipëria nuk ka krizë, siç thotë avokati.
Ngjela: Kjo nuk është krizë
politike, krizë por jo politike. Kriza është kur e ke në parlament. Nuk ka
krizë jashtë parlamentit në të gjithë Europën.
Gjekmarkaj: Me këtë krizë,
kryeministrin mund ta kesh 30 vjet në pushtet.
Ngjela: Nuk iu ka përkrahur
asnjë politikë e madhe, asnjë partner i madh ndërkombëtar. Nuk po ndihmoni opozitën. E djathta klasika
ka qenë e gjitha pa shkollë, nuk i linte komunizmi në shkollë. Më kanë thënë të
huajt se janë 1200 shqiptarë ekselentë në perëndim, thërrisni të djathtën
klasike dhe e rrëzoni për 3 muaj, ndryshe nuk bëhet. Këtë frikë ka Rama,
prandaj iu afron.
Mediu: Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese…
Mediu:
Presioni ndërkombëtar, opozita reflektoi për krizën
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediat u
shpreh se reflektimi i opozitës për të ulur në tryezë me Ramën ka ardhur edhe
si pasojë e presionit ndërkombëtar për të adresuar çështjet kryesore të vendit.
Këto deklarata Mediu i tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla
në News 24. Ndryshimi i qëndrimit të opozitës dhe presioni publik që aleatë i
kanë bërë Bashës për uljen në dialog me Ramën, Mediu i cilësoi si një reflektim
që erdhi pas 30 qershorit por edhe presionit ndërkombëtar. Për të marrë në
vendim pozitiv për çeljen e negociatave duhet të zgjidhet kriza tha Mediu dhe
në këtë pikëpamje është rritur edhe presioni ndërkombëtar.
“Unë mendoj se të gjithë arrijmë në një
përfundim, Shqipëria është në krizë politike. Përgjegjshmëria e opozitës është
se si duhet të dilet nga kriza. Duhet zgjidhje që i shërbejnë opozitës, jo për
pushtetin, por për ta bërë shtetin funksional. Ky diskutim ka kohë që ka
filluar në opozitë. Shkaktari i kësaj situate është Edi Rama. Opozita ka nevojë
për të realizuar dhe aksionin politik. Aksioni politik i opozitës nuk ka
dështuar. Bojkotimi i zgjedhjeve nga shqiptarët krijoi një raport tjetër me
qeverinë. E dyta raporti i OSBE/ODIHR-it
ka certifikuar atë që opozita ka replikuar vazhdimisht për situatën në
Shqipëri. Sot jemi para hapjes së negociatave dhe vendi ndodhet ende në krizë.
Në këtë pikëpamje presionet janë më të mëdha ndaj ndërkombëtareve për të
adresuar çështjet me rëndësi.” tha Mediu në Real Story.
Në lidhjet me krizën që shkaktoi opozita me daljen nga parlamenti dhe protestat e dhunshme, Mediu nuk pranoi të quante opozitën shkaktare të saj, por për të kjo krizë erdhi si pasojë e shkatërrimit të kushtetutës nga ana e Ramës. “Opozita nuk ishte shkaktare e krizës, por shkatërrimi i sistemit kushtues në mënyrë të qëllimshme nga Rama dhe krijimi i një parlamenti që nuk funksiononte nga asnjë lloj pikëpamje detyroi opozitën të dilte jashtë. Në këtë pikëpamje ka reflektime, siç ka pasur dhe vërejtje për aksionin e opozitës. Prandaj e rëndësishme është që të dilet nga kjo krizë duke reflektuar mbi raporte ndërkombëtare.”- tha Mediu.
Ngjela:
Në Real Story: Nuk kemi shtet, po na e bëjnë aleatët
Për avokatin Spartak Ngjela, Shqipëria nuk ka
dhe nuk ka pasur kurrë shtet, por ajo po krijohet nga ndërkombëtarët falë
Reformës në Drejtësi. Gjatë replikave të tij të ashpra me kreun e PR-së, Fatmir
Mediu në emisionin Real Story, Ngjela u shpreh se reforma në drejtësi është e
vetmja shpresë që ky vend do të bëhet. Sipas avokat Ngjelës me këtë drejtësi të
re nuk ka më rëndësi se kush është gjyqtari, por kush është ligji dhe
kushtetuta, pasi atë do të zbatojnë.
“Reforma në Drejtësi është e vetmja shpresë,
shtetin tonë po e bëjnë aleatët, pasi ne nuk mundemi dot ta bëjmë. Drejtësia
është e vetmja shpresë e jona që do të eliminojë korrupsionin në nivele të
larta qeverisëse. Nuk ka rëndësi se kush janë gjyqtarët, por kush është ligji
dhe kushtetuta dhe për fatin tonë ky ligj po bëhet nga aleatët. Nuk ka zgjedhje
të lira pas pushtet gjyqësor dhe asnjë sektor tjetër.” tha Ngjela.
Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të vlerësuara dhe të rëndësishme nga ndërkombëtarët dhe ajo është vazhdimisht nën monitorimin e SHBA që të krijohet siç duhet. Kjo drejtësi e re që pritet të vendoset sa më parë në zbatim me krijimin e strukturave të reja do të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeverisës. Falë kësaj reforme të thellë, Shqipëria ka shpresa që t’i hapen negociata më 18 tetor, por dhe ka tmerruar kreun e shtetin dhe disa opozitarë dukë vënë në zbatim planin e tyre “për djegien e vendi’ dhe sulmimin e saj në mënyrë të vazhdueshme.
Ngjela:
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor humb si Rama dhe Basha
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë
të fortë nga studio e emisionit “Real Story” në lidhje me reformën zgjedhore
dhe ndryshimin e sistemit elektoral duke thënë se këtë as Rama dhe as Basha nuk
e dëshiron, pasi dalin të dy të humbur. Një ndryshim i sistemit zgjedhor nuk
nxjerr dot as Ramën dhe as Bashën deputet, prandaj për avokatin Ngjela ato
zvarrisin çështjen sikur nuk duan të ulen në tryezën e dialogut.
‘Me ndryshimin e sistemit zgjedhor as Basha
dhe as Rama nuk dalin dot deputet deh e pësojnë si Ramiz Alia. Këtë ta garantoj
unë. Dy të mëdhenjtë nuk e ndryshojnë sistemin dhe e vetmja shpresë që ajo të
bëhet është opozita parlamentare. Edhe të mos duan më ato, nuk i lë opozita parlamentare.
Opozita në parlament e ka vënë kusht ndryshimin e sistemit dhe prandaj shpresa
e perëndimorëve është tek opozita e re” tha Ngjela në Real Story. Gjatë
emisionit Real Story, Ngjela tha se vetë ndërkombëtarët duan ndryshimin e
sistemit dhe prandaj po bëjnë presion për një tryezë për diskutimin e saj.
Opozita e re është shprehur e qartë se kërkon
ndryshim të sistemit dhe nuk do të lejojë asnjë marrëveshje të re Rama –Basha
në lidhje me të. Madje ata kanë shprehur veton se nuk do të lejojnë të kalojë
asnjë marrëveshje në kuvend që nuk parashikon ndryshimin tërësor të sistemit
elektoral. Kjo është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, të cilët përveçse e
kanë njohur zyrtarisht si legjitime këtë opozitë, e cilësojnë edhe si një
faktor real për ndryshimin e sistemit. Kjo vërehet dhe në vizitat që zyrtarët e
huaj zhvillojnë në Tiranë, gjithmonë kanë përfshirë takime me Rudina Hajdarin,
që duket se është ‘e preferuara’ e re e tyre. /RealStory.al/
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë nga studio e
emisionit “Real Story” në lidhje me reformën zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit
elektoral duke thënë se këtë as Rama dhe as Basha nuk e dëshiron, pasi dalin të
dy të humbur. Një ndryshim i sistemit zgjedhor nuk nxjerr dot as Ramën dhe as
Bashën deputet, prandaj për avokatin Ngjela ato zvarrisin çështjen sikur nuk
duan të ulen në tryezën e dialogut.
‘Me ndryshimin e sistemit
zgjedhor as Basha dhe as Rama nuk dalin dot deputet deh e pësojnë si Ramiz
Alia. Këtë ta garantoj unë. Dy të mëdhenjtë nuk e ndryshojnë sistemin dhe e
vetmja shpresë që ajo të bëhet është opozita parlamentare. Edhe të mos duan më
ato, nuk i lë opozita parlamentare. Opozita në parlament e ka vënë kusht ndryshimin
e sistemit dhe prandaj shpresa e perëndimorëve është tek opozita e re” tha
Ngjela në Real Story.
Gjatë emisionit Real Story, Ngjela tha se vetë ndërkombëtarët duan ndryshimin
e sistemit dhe prandaj po bëjnë presion për një tryezë për diskutimin e saj.
Opozita e re është shprehur e qartë se kërkon ndryshim të sistemit dhe nuk do të lejojë asnjë marrëveshje të re Rama –Basha në lidhje me të. Madje ata kanë shprehur veton se nuk do të lejojnë të kalojë asnjë marrëveshje në kuvend që nuk parashikon ndryshimin tërësor të sistemit elektoral. Kjo është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, të cilët përveçse e kanë njohur zyrtarisht si legjitime këtë opozitë, e cilësojnë edhe si një faktor real për ndryshimin e sistemit. Kjo vërehet dhe në vizitat që zyrtarët e huaj zhvillojnë në Tiranë, gjithmonë kanë përfshirë takime me Rudina Hajdarin, që duket se është ‘e preferuara’ e re e tyre. / Real Story
Reforma Zgjedhore, duket se do të jetë një
tjetër investim ndërkombëtar. Por këtë herë, ndryshe nga e kaluara, ky investim
do të jetë aq serioz sa për Reformën në Drejtësi. I pyetur nga gazetari Sokol
Balla, në lidhje me këtë reformë, kreu i
PR, Fatmir Mediu u shpreh se një sistem konkurrues. “Qëndrimin tim për
sistemin e kam bërë të qartë. Kam qenë kundër këtij sistemi, kam qenë për garë
të hapur. Duhet konkurrim. Unë nuk mendoj se duhet ta reduktojmë diskutimin
tonë me ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore. Çështja është te vullneti
politik dhe vullnet legjislativ. Prandaj duhet të bëjmë një analizë”, tha
Mediu.
Më tej, në studion e “Real Story”, ai u
shpreh se opozita kërkon zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa u shpreh se
opozita ka gati propozimet për Reformën Zgjedhore. “Këtë po themi, zbatimi sa më
shpejt i Reformës në Drejtësi. Për të shkuar te një parlament përfaqësues. Ne
kemi rënë dakord para disa ditësh në një takim, një nga pikat ishte Reforma
Zgjedhore. Unë e kam bërë gati atë që mendoj. Nëse flasim sot për kushtetueshmëri
është sa kushtetues është parlamenti. Nuk duhet kthyer parlamenti në kuadër të
një partie politike. Secili ka të drejtë të jetë në garë”, tha Mediu.
Ndërsa shtoi më tej, se sipas tij, sistemi më
i mirë është ai “proporcional kombëtar” me lista të hapura. “Sistemi më i mirë është
proporcional kombëtar me lista të hapura. Kjo është një çështje që kërkon shumë
ndryshime. Ndërkombëtarët duan një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse me
opozitën reale. Kjo është një realitet që do të mbyll problemin e krizave nga
pikëpamja zgjedhore. Të gjitha janë në tavolinë, kemi paraqitur prej kohësh 10
pika. Ndërkombëtarët e duan opozitën brenda procesit. Ne kërkojmë një proces që
të zgjidh përfundimisht garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ndërkombëtarët kërkojnë ndëshkimin e krimit zgjedhor”, tha Mediu. /Realstory.al/
Për avokatin Spartak Ngjela, Shqipëria nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë shtet,
por ajo po krijohet nga ndërkombëtarët falë Reformës në Drejtësi. Gjatë
replikave të tij të ashpra me kreun e PR-së, Fatmir Mediu në emisionin Real
Story, Ngjela u shpreh se reforma në drejtësi është e vetmja shpresë që ky vend
do të bëhet. Sipas avokat Ngjelës me këtë drejtësi të re nuk ka më rëndësi se
kush është gjyqtari, por kush është ligji dhe kushtetuta, pasi atë do të zbatojnë.
“Reforma
në Drejtësi është e vetmja shpresë, shtetin tonë po e bëjnë aleatët, pasi ne
nuk mundemi dot ta bëjmë. Drejtësia është e vetmja shpresë e jona që do të eliminojë
korrupsionin në nivele të larta qeverisëse. Nuk ka rëndësi se kush janë gjyqtarët,
por kush është ligji dhe kushtetuta dhe për fatin tonë ky ligj po bëhet nga
aleatët. Nuk ka zgjedhje të lira pas pushtet gjyqësor dhe asnjë sektor tjetër.”
tha Ngjela
Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të vlerësuara dhe të rëndësishme
nga ndërkombëtarët dhe ajo është vazhdimisht nën monitorimin e SHBA që të
krijohet siç duhet. Kjo drejtësi e re që pritet të vendoset sa më parë në
zbatim me krijimin e strukturave të reja do të luftojë krimin dhe korrupsionin
në nivele të larta qeverisës. Falë kësaj reforme të thellë, Shqipëria ka
shpresa që t’i hapen negociata më 18 tetor, por dhe ka tmerruar kreun e shtetin
dhe disa opozitarë dukë vënë në zbatim planin e tyre “për djegien e vendi’ dhe sulmimin
e saj në mënyrë të vazhdueshme. / Real
Story
Deklaratat e bëra nga Avokati Spartak Ngjela
në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se “në Shqipëri nuk ka krizë
politike”, kanë shkaktuar debat në panelin e të ftuarëve. Kryetari i Partisë
Republikane, Fatmir Mediu dhe analisti Agron Gjekmarkaj, dolën kundër
arsyetimit të Spartak Ngjelës. Mediu u shpreh se opozita nuk doli nga Parlamenti
për qejf, por për shkak të vjedhjes së votës. Ndërkohë, Ngjela iu përgjigj duke
i thënë që këtë çështje “çojeni në Ushaington”. Ndërkohë, Spartak Ngjela ka
treguar formulën se si PD mund të kthehet në pushtet.
Mediu: Ne nuk dolëm nga
parlamenti për qejfin tonë. Ne dolëm për shkak të asaj që po ndodh në Shqipëri.
Ky nuk ishte parlament shumice. Ishte parlament që ishte ndërtuar për shkak të
vjedhjes së votës dhe bërjes bashkë me krimin, nuk ka më as Prokurori etj.
Ngjela: Mirë ore zotëri,
çojeni në Uashington. T’iu pranojë Uashingtoni t’iu pranoj edhe unë.
Mediu: Sot Shqipëria është
në krizë. Shqipëria po shpopullohet.
Ngjela: Kjo është
ineficencë e qeverisë. Ka qenë gjithmonë.
Gjekmarkaj: Nuk mund të thuhet
se Shqipëria nuk ka krizë, siç thotë avokati.
Ngjela: Kjo nuk është krizë
politike, krizë por jo politike. Kriza është kur e ke në parlament. Nuk ka
krizë jashtë parlamentit në të gjithë Europën.
Gjekmarkaj: Me këtë krizë,
kryeministrin mund ta kesh 30 vjet në pushtet.
Ngjela: Nuk iu ka përkrahur
asnjë politikë e madhe, asnjë partner i madh ndërkombëtar. Nuk po ndihmoni opozitën. E djathta klasika
ka qenë e gjitha pa shkollë, nuk i linte komunizmi në shkollë. Më kanë thënë të
huajt se janë 1200 shqiptarë ekselentë në perëndim, thërrisni të djathtën
klasike dhe e rrëzoni për 3 muaj, ndryshe nuk bëhet. Këtë frikë ka Rama,
prandaj iu afron.
Mediu: Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese…/Realstory.al/
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediat u shpreh se reflektimi i opozitës për të ulur në tryezë me Ramën ka ardhur edhe si pasojë e presionit ndërkombëtar për të adresuar çështjet kryesore të vendit. Këto deklarata Mediu i tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24. Ndryshimi i qëndrimit të opozitës dhe presioni publik që aleatë i kanë bërë Bashës për uljen në dialog me Ramën, Mediu i cilësoi si një reflektim që erdhi pas 30 qershorit por edhe presionit ndërkombëtar. Për të marrë në vendim pozitiv për çeljen e negociatave duhet të zgjidhet kriza tha Mediu dhe në këtë pikëpamje është rritur edhe presioni ndërkombëtar.
“Unë mendoj se të gjithë arrijmë në një përfundim, Shqipëria është në krizë politike. Përgjegjshmëria e opozitës është se si duhet të dilet nga kriza. Duhet zgjidhje që i shërbejnë opozitës, jo për pushtetin, por për ta bërë shtetin funksional. Ky diskutim ka kohë që ka filluar në opozitë. Shkaktari i kësaj situate është Edi Rama. Opozita ka nevojë për të realizuar dhe aksionin politik. Aksioni politik i opozitës nuk ka dështuar. Bojkotimi i zgjedhjeve nga shqiptarët krijoi një raport tjetër me qeverinë. E dyta raporti i OSBE/ODIHR-it ka certifikuar atë që opozita ka replikuar vazhdimisht për situatën në Shqipëri. Sot jemi para hapjes së negociatave dhe vendi ndodhet ende në krizë. Në këtë pikëpamje presionet janë më të mëdha ndaj ndërkombëtareve për të adresuar çështjet me rëndësi.” tha Mediu në Real Story.
Në lidhjet me krizën që shkaktoi opozita me daljen nga parlamenti dhe
protestat e dhunshme, Mediu nuk pranoi të quante opozitën shkaktare të saj, por
për të kjo krizë erdhi si pasojë e shkatërrimit të kushtetutës nga ana e Ramës.
“Opozita nuk ishte shkaktare e krizës, por shkatërrimi i sistemit kushtues në mënyrë të qëllimshme nga Rama dhe krijimi i një parlamenti që nuk funksiononte nga asnjë lloj pikëpamje detyroi opozitën të dilte jashtë. Në këtë pikëpamje ka reflektime, siç ka pasur dhe vërejtje për aksionin e opozitës. Prandaj e rëndësishme është që të dilet nga kjo krizë duke reflektuar mbi raporte ndërkombëtare.”- tha Mediu / Real Story