Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari
i ka dërguar një mesazh therës presidentit Meta, i cili deklaroi se të premten
do ishte në Tropojë, por edhe Partisë Demokratike, duke i kërkuar që kur të
shkojë në Tropojë dhe të ndalojë te busti i të atit, t’i japë një mesazh si pro
amerikan që është.
Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet
në Facebook Hajdari, që është njëkohësisht vendlindja e babait të saj, Azem
Hajdari, e bija e tij zbulon se asaj i është ndaluar të hyjë në këtë qytet.
“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot (e premte) para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikanë të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vij në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”, shkruan Rudina Hajdari.
Opozita do të protestojë në 8 korrik përpara godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur kështu protestën e 10 kombëtare, që nisi prej 16 shkurtit të këtij viti. Ky ishte një nga vendimet që PD mori në Kolegjin e Kryetarëve të mërkurën më 3 korrik pasdite, ndërsa më herët është bërë i ditur vendimi se kryetarët e PD në bashkitë e vendit, nuk do të lirojnë karriget për të zgjedhurit e rinj të PS në 30 qershor. Kjo situatë, sipas Rudina Hajdarit, do të krijojë përplasje. Në një studio televizive, ajo u shpreh se Lulzim Bashës i ka dalë situata jashtë kontrollit, ndërsa theksoi se ai nuk është i aftë të gjejë një zgjidhje për këta kryetar bashkie që refuzojnë të largohen nga postet që kanë.
“Është një situatë që i ka dalë jashtë
kontrollit. Kryetari i PD nuk është në gjendje të shikojë dhe të gjejë një
zgjidhje për këta kryetar bashkie që refuzojnë të largohen nga zyrat e tyre.
Mendoj se kjo do të sillte përplasje. E shikoj që kjo do ndodhë, sepse shumë
njerëz të thjeshtë do të humbin vendet e punës, dhe këtë gjë nuk mund ta
ndalojë dot asnjë njeri. Zgjedhjet dolën, u çertifikuan deri diku dhe do të
ketë një zëvendësim të kryetarëve të bashkive, dhe detyrimisht këta që kanë
qenë do zëvendësohen me të rinjtë që fituan në zgjedhjet e 30 qershorit. Unë e
shikoj të pashmangshme. Është e kotë të themi që nuk i njohim këto zgjedhje.
Nuk është në tagrin e këtyre kryebashkiakëve, nuk mund të bëjnë rolin e
gangsterëve. Mendoj se zoti Basha ndodhet në situatë të vështirë”.
Rudina Hajdari e quan çmenduri të presidentit
Meta sulmin e tij ndaj SHBA-së, ndaj dhe i kërkon falje publike të gjithë
diplomatëve të huaj.
Në një reagim pas konferencës së Presidentit
Meta, deputetja e PD-së, Rudina Hajdari thotë se ndihet e turpëruar nga qëndrimi
i tij që sulmoi ashpër SHBA.
“Asnjëherë
nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë ku
presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe
OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar.
Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar.
Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri”, thekson Hajdari.
Presidenti Meta në një konferencë të gjatë për shtyp, sulmoi ashpër SHBA të cilën e akuzoi për krijimin e një junte, për komplot dhe eksperiment kundër të ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Kryetarja e grupit të ri parlamentar të opozitës, Rudina Hajdari, ka mbështetur deklaratën e SHBA për zgjedhjet e 30 qershorin e cila ftonte ftonte klasën politike të përqendrohen tek reforma zgjedhore.
Hajdari shkruan në “Facebook” se Reforma
Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e
demokracisë para bashkëatdhetarëve dhe ndërkombëtarëve.
Hajdari iu ka përcjellë një mesazh të koduar
gjithë politikanëve, të majtë e të djathtë, teksa iu ka kujtuar se është ajo që
do të udhëheqë këtë Reformën Zgjedhore për t’u dhënë demokratëve sistemin më të
mirë të përfaqësimit.
“Përshendesim deklaratën e Ambasadës të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen absolute të Reformës
Zgjedhore.
Reforma Zgjedhore është një fitore për atë
pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë përpara bashkëatdhetarëve dhe
partnerëve ndërkombëtarë, duke treguar vendosmëri për të respektuar shtetin e
së drejtës dhe institucionet e tij, si dhe duke mos braktisur elektoratin dhe
parimet demokratike.
Ndihem e privilegjuar dhe krenare që do ta
udhëheq këtë reformë për tu dhënë demokratëve sistemin më të mirë të
përfaqësimit, në mënyrë që të avancojmë drejt rrugës Europiane”, shkruan
Hajdari.
Rudina Hajdari është deputetja e PD-së e cila ndryshe nga Grupi Parlamenti vendosi të mos e djegë mandatin e saj por të qëndrojë në parlament. Ajo shpeshherë ka bërë thirrje kundër protestave të PD-së, dhe gjetjen e zgjidhjes brenda rrugëve institucionale. Ajo drejton Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Zërit të ish-deputetes së PD-së, Jozefina Topalli, e cila kritikoi ashpër Bashën duke e cilësuar si një “eksperiment të pamerituar të PD-së” dhe kërkoi largimin e tij, i është bashkuar edhe Rudina Hajdari. Deputetja demokrate në parlament, Hajdari tha se shkatërrimi i partisë së djathtë, që nisi me djegien e mandateve dhe më pas me dhunën në rrugë dhe refuzimin për të marrë pjesë në zgjedhje, ishte trishtuese për vendin duke e lënë atë pa të drejtë zgjedhje. Por Hajdari shtoi se ndonjëherë gjërat duhet të dështojnë tërësisht në mënyrë që më pas të merret vendimi i duhur, me drejtuesit e duhur. Kjo në të lë të nënkuptosh se në fakt koha e Bashës ka mbaruar në drejtimin e PD, që sipas Hajdarit është shkaktari kryesor për dështimin e partisë së djathtë. Rudina Hajdari tha se është e nevojshme ringritja e Partisë Demokratike, larg dhunës dhe akteve që nuk i kanë hije një partie të tillë.
“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat. Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund.” – shkruan Hajdari
Deputetja demokrate Rudina Hajdari a bërë thirrje për
distancim nga dhuna për hir të Shqipërisë. Proceset integruese të Shqipërisë,
janë shumë herë më të rëndësishme se lufta mes politikanëve për interesat e
tyre tha Hajdari
“Politika nuk
duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë të ndikojë në jetën e çdo
qytetari. Ndaj bëj thirrje për distancim ndaj dhunës nga të gjitha palët për
hir të interesit të Shqipërisë. Ne nuk mund të lejojmë që lufta mes
politikanëve që shohin vetëm interesat e tyre të ngushtë të shkatërrojnë
Shqipërinë. Distancohuni nga dhuna dhe mos u bëni pjesë e atyre politikanëve,
që nuk ju shërbejnë ju dhe as vendit. Të dashur qytetarë ka ardhur koha që ne
vërtetë të distancohemi nga këta politikanë që po e thellojnë krizën çdo ditë e
më shumë, e të vazhdojmë rrugën tonë evropiane për një anëtarësim sa më të
shpejtë në vendet e BE-së.” tha Hajdari
Hajdari nuk i kursen as akuzat për opozitën, e cila është
duke përdorur politika shkatërruese për popullin dhe pengimin e hapjes së
negociatave. “Nuk duhet injoruar fakti që
jemi përpara një situate të tensionuar. Nga njëra anë kemi një opozitë
joparlamentare me politika regresive dhe shkatërruese për popullin shqiptar , e
cila gjithashtu po pengon rrugën e zhvillimit dhe hapjen e negociatave duke
zhvilluar protesta të cilat kanë qenë të dhunshme dhe që kanë dëmtuar qytetarin
e thjeshtë dhe imazhin e Shqipërisë në të gjithë botën.”
Hajdari nuk la pa përmendur faktin se korrupsioni i
lartë i Shqipërisë është burimi i çdo të keqe në këtë vend dhe se mazhoranca ka
zvarritur zbatimin e reformës në drejtësi. “Reforma
në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit ka mbetur vetëm në letër.”
Kriza politike në vend ishte tema e debatit në
studion e “Real Story” drejtuar nga Sokol Balla. Paneli i të ftuarëve i përbërë
nga deputetja e opozitës Rudina Hajdari dhe deputeti i PS Ilir Beqaj, së bashku
me analistët Alfred Lela, Arian Vasiari dhe Eduart Zaloshnja, kanë trajtuar gjerësisht
zhvillimet e orëve të fundit të aktualitetit në vend, duke nisur me mitingun
elektoral të kryeministrit në Shkodër dhe anti-mitingun e Voltana Ademit, dhe
kulmuar me sinjalin që kanë dhënë liderët politikë në vend për shkuarjen drejt
dialogut.
“Si përfaqësuese e parlamentit do të doja që gjërat të mos acaroheshin. Shikojmë diçka më të zbutur nga të gjitha palët. Nëse do kemi marrëveshje jemi në një situatë pazari dhe nuk do justifikohet fare kjo sakrificë e PD-së. Ajo që shoh unë si të rrezikshme është nëse këto palë nuk ulen në tavolin, çfarë do ndodhi pas dy vitesh. Duhet të ketë patjetër ndëshkueshmëri për politikanët e papërgjegjshëm”, tha Rudina Hajdari, e pyetur nëse palët politike mund të shkojnë në një marrëveshje.
“Për mua marrëveshja vjen ps 30 qershorit. Kjo datë do jetë, pas saj do të ketë një marrëveshje të madhe. Do të jetë i vështirë, do jetë një 30 qershor për ti shpëtuar nderin dhe turpin të gjithëve”, tha analisti Alfred Lela.
“Ngjarjet e Shkodrës sot janë shumë të rëndësishme për të matur temperaturës për arritjen e një mrrëveshje ose jo. Sot pamë një miting paqësor, kryetarja e bashkisë dhe Flamur Noka bënte thirrje që të mos ishin të dhunshëm. Nëse do të kishte qenë ajo trajektore që kulmoi me djegien e shkollës, kjo për mua është një shenjë se diçka po bisedohet. Do arrihet një marrëveshje para datës 30, palët mund të respektojnë datën, por mund të bien dakord për një datë pas një viti pasi të bëhen ato reforma”, tha analisti Eduart Zaloshnja.
ILIR
BEQAJ: S`KA LËNDË PËR KONFLIKT CIVIL, ZGJEDHJET MË 30 QERSHOR
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, i
ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, i është përgjigjur pyetjes së
bërë nga drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, nëse kemi të bëjmë me situatën e
një konflikti civil apo jo. Beqaj u shpreh se nuk ka indicie që vendi të shkojë
në një përplasje të tillë. Sipas tij, ngjarjet e deritanishme, ku opozita ka
pasur reagime, kanë treguar se qytetarët nuk e mbështesin.
“Qyteti vetë nuk ka ndjesi konflikti civil, dhe nëse nuk e ka Shkodra, që ka pasur këto dy ditë një nxitje të madhe, kjo mendoj unë, që më çon tek ajo që thatë ju, që vendi do të ketë zgjedhje. Edhe në vatra të tjera ku ka pasur reagime të opozitës, njerëzit nuk e kanë mbështetur. Qeveria ka detyrën që të garantojë zgjedhësit dhe ata që duan të votojnë, të shkojnë të votojnë më 30 qershor. Nuk ka lënë për të pasur konflikt civil”, u shpreh Ilir Beqaj.
RUDINA
HAJDARI DEBATE ME ANALISTIN VASJARI: JU NUK JENI PËRFAQËSUES TË OPOZITËS REALE
Në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës pati
një debat mes kryetares se grupit parlamentar të demokratëve në parlament,
Rudina Hajdari dhe analistit Arian Vasjari. Në çështjen e ngritur nga Vasjari
ishte nëse opozita në parlament është ajo reale apo jo, me të cilën mund të
diskutohet për zgjidhjen e krizës në vend. Ndërkohë që Rudina replikoi duke
thënë se opozitës nuk ja ka mohuar askush të drejtën të përfaqësohet në
parlament, por ka zgjedhur vetë këtë gjë.
Debati:
Rudina
Hajdari: Opozita zgjodhi vetë të mos përfaqësohet në
parlament. Ne kemi një sistem që nuk e përcaktojmë dot se kush nga deputet votohet
më shumë ose më pak.
Arian
Vasjari: A jeni ju opozita reale apo jo?
Rudina
Hajdari: Çfarë do të thotë opozitë reale apo jo? Po ju
them se nuk jemi në gjendje të verifikojmë se kush nga deputetët në atë listë
është votuar më shumë apo më pak. Ajo që po thoni është një hamendësim i juaji.
Arian
Vasjari: Ne nuk po bëjmë debat mbi sistemin këtu. Këtë
sistem që kemi hajde e diskutojmë. Ti nuk ma thua dot mua që unë jam
përfaqësuesja reale e opozitës, se pse dhe vetë nuk e ndjen këtë gjë.
Rudina
Hajdari: Ju nuk mund të flisni në emër të gjithë
shqiptarëve dhe pa fakte, ju jeni vetëm një zgjedhës
Arian Vasjari: Për mua jeni legjitim aty ku jeni, po a jeni përfaqësues real të opozitës që mund të diskutohet për zgjidhjes së krizës në vend? Sigurisht që nuk jeni.
A DO
KRIJOJË RUDINA HAJDARI PARTI TË RE? JA SI PËRGJIGJET NË “REAL STORY”
Në emisionin “Real Story”, drejtuesi i
emisionit Sokol Balla pyeti kryetaren e grupit parlamentar të deputetëve të
djathtë në parlament, nëse ajo dhe deputetë të tjerë janë duke ndërmarrë nismën
e një krimijimit të një partie të re. Hajdari, ndonëse nuk dha një përgjigje të
prerë, u shpreh se kjo nismës, sipas saj, kërkon ndryshimin e sistemit
zgjedhor, me qëllim që nëse kjo nismë do të konkretizohet, futja në farë të
jetë në kushte të barabarta.
“Formimi i një lëvizje të re kërkon dryshimin
e sistemit, sepse kështu nuk bëhesh dot pjesë e garës. Grupi jonë parlamentar,
pjesa më e madhe e opozitës që është në parlament, kushdo që do ti
bashkangjitet kësaj lëvizje për të ndryshuar sistemin, është puna jonë. Fundja
kemi pasur komisionin e reformës zgjedhore që nuk ka pasur asnjë rezultat. Nuk
duhet të harrojmë, pa pasur dakordësinë dhe pa përfshirë opozitën në
parlament…”.
“Sido që të shkojë marrëveshja, zgjidhja do
kalojë në rrugë institucionale. Reforma zgjedhore është kusht jo për të
zgjidhur krizën, por se ne do kryesojmë OSBE/ODIR. Unë nuk kërkova të dilja jashtë nga PD, madje
nuk kam asnjë letër që të më thotë që kam dalë nga PD. Unë jam anëtare e PD-së,
nuk isha unë ajo që zgjodha të isha jashtë Partisë Demokratike. Unë vazhdoj të
përfaësoj demokratët.
“Do shikojmë situatën, po patjetër që po, por
që Shqipërisë i duhet një alternativë reale. Nuk kam parë diçka konkrete apo një
platformë të Bindjes Demokratike. Unë do doja një platformë që të bazohej në
disa pika që ka nevojë rinia shqiptare apo ekonomia. Kështu që mendoj se ka
disa hapësira ku mund të punohet fortë”, ka thënë Rudina Hajdari.
/Realstory.al/
Në emisionin “Real Story”, drejtuesi i
emisionit Sokol Balla pyeti kryetaren e grupit parlamentar të deputetëve të
djathtë në parlament, nëse ajo dhe deputetë të tjerë janë duke ndërmarrë nismën
e një krimijimit të një partie të re. Hajdari, ndonëse nuk dha një përgjigje të
prerë, u shpreh se kjo nismës, sipas saj, kërkon ndryshimin e sistemit
zgjedhor, me qëllim që nëse kjo nismë do të konkretizohet, futja në farë të jetë
në kushte të barabarta.
“Formimi i një lëvizje të re kërkon dryshimin e sistemit, sepse kështu nuk bëhesh dot pjesë e garës. Grupi jonë parlamentar, pjesa më e madhe e opozitës që është në parlament, kushdo që do ti bashkangjitet kësaj lëvizje për të ndryshuar sistemin, është puna jonë. Fundja kemi pasur komisionin e reformës zgjedhore që nuk ka pasur asnjë rezultat. Nuk duhet të harrojmë, pa pasur dakordësinë dhe pa përfshirë opozitën në parlament…”.
“Sido që të shkojë marrëveshja, zgjidhja do kalojë në rrugë institucionale. Reforma zgjedhore është kusht jo për të zgjidhur krizën, por se ne do kryesojmë OSBE/ODIR. Unë nuk kërkova të dilja jashtë nga PD, madje nuk kam asnjë letër që të më thotë që kam dalë nga PD. Unë jam anëtare e PD-së, nuk isha unë ajo që zgjodha të isha jashtë Partisë Demokratike. Unë vazhdoj të përfaësoj demokratët”.
“Do shikojmë situatën, po patjetër që po, por që Shqipërisë i duhet një alternativë reale. Nuk kam parë diçka konkrete apo një platformë të Bindjes Demokratike. Unë do doja një platformë që të bazohej në disa pika që ka nevojë rinia shqiptare apo ekonomia. Kështu që mendoj se ka disa hapësira ku mund të punohet fortë”, ka thënë Rudina Hajdari. /Realstory.al/
Në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës pati një debat mes kryetares se grupit parlamentar të demokratëve në parlament, Rudina Hajdari dhe analistit Arian Vasjari. Në çështjen e ngritur nga Vasjari ishte nëse opozita në parlament është ajo reale apo jo, me të cilën mund të diskutohet për zgjidhjen e krizës në vend. Ndërkohë që Rudina replikoi duke thënë se opozitës nuk ja ka mohuar askush të drejtën të përfaqësohet në parlament, por ka zgjedhur vetë këtë gjë.
Debati:
Rudina Hajdari: Opozita zgjodhi vetë të mos përfaqësohet në parlament. Ne kemi një sistem që nuk e përcaktojmë dot se kush nga deputet votohet më shumë ose më pak.
Arian Vasjari: A jeni ju opozita reale apo jo?
Rudina Hajdari: Çfarë do të thotë opozitë reale apo jo? Po ju them se nuk jemi në gjendje të verifikojmë se kush nga deputetët në atë listë është votuar më shumë apo më pak. Ajo që po thoni është një hamendësim i juaji.
Arian Vasjari: Ne nuk po bëjmë debat mbi sistemin këtu. Këtë sistem që kemi hajde e diskutojmë. Ti nuk ma thua dot mua që unë jam përfaqësuesja reale e opozitës, se pse dhe vetë nuk e ndjen këtë gjë.
Rudina Hajdari: Ju nuk mund të flisni në emër të gjithë shqiptarëve dhe pa fakte, ju jeni vetëm një zgjedhës
Arian Vasjari: Për mua jeni legjitim aty ku jeni, po a jeni përfaqësues real të opozitës që mund të diskutohet për zgjidhjes së krizës në vend? Sigurisht që nuk jeni. / RealStory.al
E ashpër ndaj presidentit është treguar Rudina Hajdari, e cila foli të enjten në Kuvend. Teksa e cilësoi të pavend propozimin e PS për ndryshime në Kodin Penal për personat që kryejnë krim elektoral, ajo tha se ky propozim është i ngjashëm me rezolutën e miratuar në Kuvend për dekretin e Metës, që i hodhi më shumë benzinë zjarrit.
Pastaj shtoi se presidenti nuk e ka në
kompetencë të shpërndajë parlamentin dhe në rast se e bën një gjë të tillë i thotë
burgut hapu.
“Përsa i përket Kodit Penal, që është shtuar
një nen, dhe që do të na jepet kohë për ta shqyrtuar. Uroj që ta kemi kohën,
pasi nenin 43, pika 1, tregon se merr përsipër që të ndalojnë shqiptarët që të
udhëtojnë jashtë nga 5-10 vite nëse mundohen të prishin zgjedhjet. Ju kujtoj që
Kodi Penal që parashikon nen të posaçëm, kemi një dënim dhe nuk na duhet një
dënim shtesë. Unë e cilësoj si ajo rezolutë që erdhi para një jave, i hodhi
benzinë zjarrit. Nëse mendoni se presidenti do të shpërndajë parlamentin, ti thotë
burgut hapu. Nuk e ka për kompetencë. Përsa i përket vendimit për të shtuar
këtë nen. Ironi është që edhe vetë zoti Braho e kundërshtoi këtë. Imagjinoni ku
ka arritur Kuvendi. Po një individ ka probleme shëndetësore do të ndaloni që të
dalë jashtë vendit. Nuk e kam parë në asnjë vend të BE-së”, tha kryetarja e opozitës
parlamentare.