Protestat antiqeveritare në Moskë, arrestohen 1300 persona

1300 protestues u arrestuan nga policia në Moskë gjatë një tubimi që kishte për qëllim kundërshtimin e vendimit të autoriteteve ruse, për të përjashtuar disa anëtare të opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 8 shtator. Tubimi, i konsideruar i jashtëligjshme nga policia,   çoi në arrestimin e 1300 protestuesve, madje disa edhe kalimtarë të rastit.

Policia i bënte thirrje me megafon turmës, që të shpërndaheshin, në të kundërt do të përballeshin me ligjin që po organizonin demonstrata të paligjshme dhe po bllokonin rrugët.

Sipas autoriteteve vendase, personat e ndaluar për të marrë pjesë ne zgjedhje nuk kishin mbledhur firmat e nevojshme për të kandiduar edhe pse opozita pretendon të kundërtën. Autoritetet ruse përjashtuan rreth 30 persona nga e drejta për të kandiduar në zgjedhje duke shkaktuar zemërimin e popullsisë.

Protesta ishte thirrur nga lideri opozitar, Aleksei Navalny, i cili është arrestuar më 24 korrik dhe është dënuar me 30 ditë burgim për thirrje të protestave.

Ndërhyrja ruse, Ish-Prokurori i Posaçëm Robert Mueller dëshmon përpara Kongresit

Në një ditë dramatike në Uashington, ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller filloi të mërkurën dëshminë e tij para Kongresit, lidhur me ndërhyrjen ruse në favor të Donald Trumpit dhe nëse presidenti më pas pengoi drejtësinë, duke u përpjekur të ndalte hetimin e prokurorit.

Në komentet e tij në fillim të seancës, zoti Mueller tha se hetimi arriti në përfundimin se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet amerikane në mënyrë të gjerë dhe sistematike.

Zoti Mueller tha për një nga përfundimet më të rëndësishme dhe të debatueshme:

“Ne nuk e trajtuam bashkëpunimin me qëllim, që nuk është një term ligjor”. Mbështetur tek politikat dhe parimet e Departamentit të Drejtësisë për drejtësinë (e procesit), ne vendosëm që të mos japim një përcaktim, lidhur me faktin nëse presidenti kreu krim”, tha ai.

Zoti Mueller theksoi gjithashtu se dëshmia e tij do të ishte e kufizuar, pasi ajo mund të ndikonte në çështje që nuk janë përfundimtare dhe sepse Departamenti i Drejtësisë kishte përdorur provilegjin që të mos ta lejonte të fliste për disa tema.

Presidenti Trump kishte thënë se nuk kishte ndër mend ta shohë seancën pesë orëshe të zotit Mueller që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion, ose ndoshta vetëm pjesë të vogla të saj. Ai këmbëngul se seancat janë një humbje e jashtëzakonshme kohe dhe se është bërë e qartë se ai nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme me rusët, dhe nuk ka ndërhyrë me hetimin e zotit Mueller.

Por miliona amerikanë që nuk e kanë lexuar raportin prej 448 faqesh të prokurorit të posaçëm, pritet t’i shohin seancat para komisioneve juridik dhe të zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, që pritet të jenë të nxehta dhe interesante.

Seancat janë kritike për 235 demokratët e opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve, një e treta prej të cilëve kanë bërë thirrje për fillimin e një procesi shkarkimi ose një hetimi për shkarkim për presidentin Trump.

Aleatët e Presidentit Trump në Kongres thonë se zoti Mueller nuk gjeti asgjë inkriminuese për zotin Trump dhe se kjo çështje duhet mbyllur. Por ata e kanë bërë gjithashtu të qartë se kanë ndër mend ta pyesin zotin Mueller për një hetim që ata thonë se është defektoz dhe me fillesa të dyshimta.

Ndërsa pritet të fillojë seanca, një gjë është e qartë: prokurori me përvojë dhe ish-drejtori i FBI-së, nuk do të thotë asgjë që nuk është pjesë e raportit përfundimtar që i dorëzoi Prokurorit të Përgjithshëm, Ëilliam Barr.

Në maj, zoti Mueller u tha gazetarëve të mos presin shumë përtej asaj që përmban raporti.

“Raporti është dëshmia ime. Nuk do të jepja para Kongresit informacion tjetër përveç asaj që është bërë tashmë publike”, tha ai.  /VOA

Meta “aleatë” në Lindje. Mediat ruse pasqyrojnë deklaratat (kundër Reformës në Drejtësi)

Deklaratat e presidentit Ilir Meta kundër Reformës në Drejtësi si dhe sulmet ndaj ndërkombëtarëve dhe SHBA kanë gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ruse. Bie në sy portali rus regnum.ru i cili ka pasqyruar çdo deklaratë të presidentit shqiptar gjatë dy muajve të fundit. Vetëm dy ditë më herët portali ka pasqyruar sulmin e presidentit Meta kundër asaj që ai e cilëson si “Ramaforma” dhe që akuzon kryeministrin që së bashku me amerikanët kanë penguar hedhjen e shortit për KED-në dhe zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

“Sipas Metës, në 2017 Kryeministri i Shqipërisë kërcënoi hapur anëtarët e sapo zgjedhur të këshillit gjyqësor, një strukturë kjo e ngritur posaçërisht për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese , duke theksuar se gjysma e tyre ishin të përfshirë në korrupsion (Meta, madje i ka bërë lidhje me video deklaratat e Ramës në atë kohë)”, shkruhet në artikullin e medias ruse.

A thua rusët janë kaq të interesuar për Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri dhe debatet midis Presidentit shqiptar dhe kryeministrit shqiptar për zgjedhjen e anëtarëve në këtë gjykatë?!

Më tej media ruse nga gjithë deklarata e gjatë e Metës përzgjedh pikërisht paragrafin që lidhet me amerikanët dhe ish ambasadorin Donald Lu.

“Presidenti i Shqipërisë rikujtoi se për shkak të sulmeve të socialistëve ndaj anëtarëve të Këshillit, ish-ambasadori i SHBA Donald Lu kritikoi ashpër anëtarët e KED, por më vonë ai pranoi se kishte gabuar në deklaratat e tij dhe se ishte keqinformuar nga mbështetësit e kryeministrit”, shkruajnë mediat ruse.

Duket se presidenti shqiptar ka gjetur mbështetje nga mediat ruse në lidhje me deklaratat e tij kundër reformës në drejtësi. Reformë kjo që mbështetet gjerësisht nga ndërkombëtarët dhe veçanërisht nga amerikanët.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më herët Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker, në një takim me ministrin në detyrë Gent Cakaj, deklaroi se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej”.  Pra reforma nuk ka kthim pas, pavarësisht deklaratave të presidentit dhe pasqyrimit të tyre në mediat ruse./realstory.al

Dy adoleshente masakrojnë dhe vrasin shoqen e tyre se ishte më e bukur

Dy adoleshente kanë torturuar dhe vrarë bashkëmoshataren e tyre pasi, ishte më e bukur se ato. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Rusi, ndërsa dy 16-vjeçare janë arrestuar pasi kanë pranuar krimin.

Policia gjeti trupin e pajetë dhe të masakruar të 17-vjeçares Viktoria Averina në një godinë të braktisur. Ajo ishte e shpërfytyruar në fytyrë dhe e prerë me copa xhami, ndërsa më pas ishte rrahur dhe mbytur nga dy shoqet e saj.

Njëra nga adoleshentet e arrestuara rrëfeu se ato e goditën viktimën deri sa e lidhen dhe më pas i kanë thyer një shishe në kokë, dhe me copat e xhamit i kanë prerë fytyrën duke e shpërfytyruar. Sipas policisë viktima është torturuar për një kohë të gjatë dhe më pas ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes.

Protesta në Rusi, arrestohet kritiku opozitar i Putin

Policia ruse ka arrestuar liderin e opozitës Aleksei Navalny gjatë një proteste të zhvilluar ditën e mërkurë. Navalny, i njohur edhe si kritiku i presidentit Putin, organizoi një protestë në lidhje me rastin e arrestimit të gazetarit Ivan Golunov , i akuzuar pa të drejtë për trafikim droge. Policia rrëzoi papritur akuzat për drogë ndaj Golunov, një kthesë e pazakontë për autoritetet ruse, pasi u përballën me zemërimin e mbështetësve të tij. Gazetari u vu në shënjestër nga policia pasi ekspozoi korrupsionin mes zyrtarëve të Moskës.

Mbi 1,000 vetë marshuan në Moskë duke kënduar “Rusia do të jetë e lirë”, “Rusia pa Putin” dhe “Poshtë Cari”, ndërsa policia e ka cilësuar protestën si të paligjshme duke çuar në mbi 200 arrestime. Mediat ruse cilësojnë se numri real i arrestimeve mund të jetë dyfishi i atyre që kanë dhënë zyrtarët./realstory.al

Merret vendimi, dënohen me burg dy futbollistët e kombëtares ruse!

Alexandër Kokorin dhe Pavel Mamaev, dy futbollistët e Kombëtares ruse, kanë mësuar ditën e sotme vendimin e gjykatës, në lidhje me përfshirjen e tyre në një sherr vitin e kaluar.

Gjykata ka vendosur ti dëndojë dy lojtarët, ku Kokorin do të vuajë 1.5 vite burg, ndërsa Mamaev 17 muaj. Megjithatë, ata e kanë ktyer gjysmën e dënimit pasi kanë 7 muaj që janë paraburgim.

Ky dënim vjen pas incidenteve të ndodhura tetorin e vitit të kaluar, ku Kokorin dhe Mamaev u përfshinë në disa incidente në Moskë. Në gjdndje të pirë dy futbollistët dhunuan disa persona në një hotel dhe lokal në qendër të Moskës.

Nëse nuk do të ketë ulje dënimi apo lirim me kusht, dy futbollistët do të qëndrojnë në burg deri në fillim të vitit 2020, sepse 7 muajt paraburgim konvertohen në 10.5 muaj.

Rrëzohet dhe merr flakë avioni, 41 viktima në Rusi

41 është numri i viktimave të shkaktuara si pasojë e uljes urgjente të një avioni që shpërtheu në flakë në aeroportin Sheremetyevo në Moskë.

Mediat ruse raportojnë se avioni mbante 73 pasagjerë dhe një pjesë prej tyre kanë shpëtuar për mrekulli duke u larguar me vrap nga avioni që kishte marrë flakë.

“Janë 37 të mbijetuar – 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit”, tha një zyrtar i komisionit hetimor, Yelena Markovskaya.

Zyrtarët bëjnë të ditur se aeroplani ishte i detyruar të kthehej në aeroport “për arsye teknike”.

Nga Korea në Rusi me tren, Kim Jong takim me Putin

Pas takimeve të zhvilluara me presidentin amerikan Donald Trump, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka udhëtuar me trenin e tij privat drejt Rusisë ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin.

Kim Jong-un do të marrë pjesë në një samit që do të zhvillohet në qytetin rus Vladivostok ku do të diskutohet për çarmatimin bërthamor.

BBC shkruan se Kim Jong un pritet të kërkojë nga presidenti rus lehtësimin e sanksioneve në një kohë kur bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çarmatim bërthamor, kanë ngecur.

Kim Jong-un ka zhvilluar dy samite me Donald Trump, por pa finalizuar një marrëveshje. Të shohim se si do të shkojnë bisedimet me Putin.

Siri: Raketa ruse kundër grupeve të milicisë në Idlib

Bombardime intensive ajrore janë njoftuar të kenë ndodhur në rajonin verior sirian të Idlib, në të cilin jetojnë të paktën tre milionë civilë. Në zonën që operojnë trupat anti-qeveritare mesohet se forcat e qeverisë siriane dhe ato Ruse kanë realizuar një fushatë bombardimesh intensive nga toka dhe ajri.

Lajmin e ka publikuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili i konfirmon nga terreni ngjarjet e fundit, ku gjithashtu mësohet se dhe qytetit Jisr ash Shughur në jug të Idlib, është bombarduar në mënyrë të përsëritur nga raketa me rreze të largët të lëshuara nga flotat rusë në detin Mesdhe.

Skip to toolbar