PD akuzon gjyqtarin për lidhje me Aldo Baren, Salianji: Do e apeloj

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për çështjen e famshme ‘Babale’ që shpalli fajtorë ish-deputetin Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Fredi Alizotin që thuhet se ka imituar zërin e Agron Xhafaj dhe Albert Veliun, ose ‘dëshmitarin X’, PD ka shpërthyer ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni, duke e akuzuar për lidhje me bandën e Aldo Bares.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi hodhi akuza të forta në drejtim të gjykatësit të çështjes Artan Gjermeni duke e quajtur anëtar të bandës së Lushnjës. “Një vendim i pritshëm, asnjë surprizë që gjyqtari anëtari i bandës së Lushnjës Artan Gjermeni do të merrte këtë vendim ndaj një përfaqësuesi të PD. Në momentin që zotëria do kalojë në vetting do bindeni që kjo që them është e vërtetë.

Sot ata janë dënuar nga një anëtar i bandës së Lushnjës. Prokuroria dhe Gjykata kanë marrë një vendim politik për të mbrojtur trafikantët e drogës në Vlorë dhe për t’i mbyllur gojën opozitës dhe medias. Ky vendim nuk do të na ndalë në betejën e përditshme me qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar por na bën më të fortë për të vazhduar betejën jo vetëm me përfaqësues e krimit në qeveri por edhe përfaqësues të krimit në gjykatë e prokurori. Sot Ervin Salianji është dënuar nga banda e Lushnjës pse ka akuzuar bandën e Xhafaj”, deklaroi Bardhi.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Salianji mbi gjyqtarin Gjermeni, ndërsa përsëriti se akuza nuk u bazua në prova, por vetëm në deklarata të njerëzve të paguar nga mazhoranca. Ai tha se do e apelojë vendimin dhe do ta ndjekë në të gjitha shkallës e gjyqësorit.

“Siç ishte e pritshme ishte një pretencë e shkruar. Ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më parë, e pabazuar në ligj dhe në prova, nga një gjyqtar i bandës së Lushnjës, i cili i shërben karrierës së tij në PS. Po ky gjyqtar në një çështjet tjetër të mëparshmen timen është tërhequr për shkak të konfliktit të interesit. Nuk ka llum, llucë dhe qelbësira që më ndalin dot. Kanë tentuar të më devijojnë të vërtetën. Më bëjnë të jem më i motivuar. Nuk më tremb aspak se fjala e kryeministrit për të intimiduar për opozitën, nuk është një kërcënim për burgosje por për karrierën politike. Do të apeloj dhe do ta ndjek në çdo instancë gjyqësore. Gjyqtari shok me Xhafajn sot i ka bërë një nder atyre”, tha Salianji.

Minxhozi, Salianjit: A ke prova që aktiviteti i Geronit ka lidhje me Fatmir Xhafajn?

Pretenca e Prokurorisë për dënimin e ish-deputeti të PD, Ervin Salianji, nxiti debate në studion e “Real Story”. Analisti Skënder Minxhozi, u shpreh se historia e “Babales” ka dy probleme. Ai i kërkoi Ervin Salianjit që të provonte lidhjen që ka pasur aktiviteti kriminal i Geron Xhafajt, me vëllanë e tij, Fatmir Xhafaj.

“Problemi është këtu: e para sot kjo histori është e ridimensionuar, pasi Fatmir Xhafaj nuk është më ministër, Agron Xhafaj është në Itali, Babalja iku. Kanë dëshmi që e kanë relativizuar si histori, për të mos thënë e kanë ndotur. Ju po zhvlerësoni historinë fillestare. Së dyti, ju kujtoj se nga momenti kur Geron Xhafaj i ka konsumuar veprat e vjetra penale, në Shqipëri, kur nuk ka qenë ministër i vëllai, por kahu tjetër politik”.

“Nuk do doja që politikanët të vlerësoheshin për atë që kanë bërë të afërmit e tyre. Duhet vlerësuar për atë që bën apo s’bën vetë. Përveç dosjeve të përgjimeve ambientale, ky njeri ka jetuar në Vlorë. Dihet kush e bën drogën. Si nuk doli një provë tjetër, përveç historisë “Babale”. Tani, përveç kësaj historie, Geron Xhafaj ka ndonjë histori tjetër? A ka ndonjë lidhje aktiviteti i tij me të vëllait?”, tha Minxhozi.

Ndërkohë, Ervin Salianji u përgjigj duke sjellë në kujtesë rastin e Habilajve me ish-ministrin Tahiri. “Në 4 vite a kishte provë për Habilajt e Saimir Tahirin? Asgjë! Përveç nesh, që e denoncuam që ditët e para dhe e kapi drejtësia italiane. Alfred Alizoti nuk ka dalë kurrë në media, nuk ka ekzistuar, por u përfshi shumë pas publikimit të denoncimit. I vetmi që më përfshin mua në këtë llumnajë është Fred Alizoti”, tha Salianji. /Realstory.al/.

A është autentik përgjimi “Babalja”? Salianji: Ekspertiza britanike tha se…

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh se prokuroria devijoi akuzat për trafik droge ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj. Duke folur për pretencën e Prokurorisë, që kërkoi dënimin e tij me 1.6 vite burg, Ervin Salianji tha se ndaj tij prokuroria nuk ka asnjë provë apo fakt për të.

“Ka kohë që jam i pandehur. Sot konfirmohet ajo që kam thënë prej kohësh, një grup prokurorësh shmangën akuzën për trafikun e drogës dhe devijuan. Ditën që u publikua përgjimi, Agron Xhafaj shkoi për të vuar dënimin. Vëllai i tij ministër u dorëhoq. Dhe tre prokurorë që janë marrë me këtë çështje janë larguar nga sistemi drejtësisë. Ajo që nuk mbulohet dot sot është se nuk ka asnjë provë apo fakt, përveç dëshmisë së një personazhi që unë nuk e kam takuar asnjëherë”, tha Salianji.

Më tej, Salianji u shpreh se pretenca e prokurorisë për dënimin e tij dhe të gazetarit Olldashi është një ditë e keqe për qytetarët shqiptarë. Ai tha se do të dalin përgjime më vonë, ndërkohë që prokuroria duhet të kishte hetuar Agron alias Geron Xhafën për grup të strukturuar kriminal. Salianji gjithashtu tha se mes tij dhe Alfred Alizotit, personi që pretendon se ka inskenuar audi-përgjimin, nuk ka asnjë bisedë telefonike.

“Mendoj se është një ditë e keqe, jo për mua, por për shqiptarët që presin drejtësi. Nuk u hetua grupi, nuk u hetua investigimi i gazetarit Jetmir Olldashi. Duhet të mbahej këtu Agron Xhafaj, me qëllim që të zbulohej grupi i strukturuar kriminal. Do kemi kohë të nxjerrim përgjime dhe më vonë. Drejtuesit e policisë në Fier vendosen në dispozicion të Alfred Alizotit duke i dhënë para. Ai nuk ka asnjë thirrje me mua, ndërsa ka mbi 25 thirrje telefonike me Taulant Ballën. Aktekspertimi britanik thotë se “zëri i publikuar në video është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafajt”, tha Salianji.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla, nëse ishte 100 përqind i sigurt për vërtetësinë e audio-përgjimit, Salianji nuk dha një përgjigje konkrete. Ai iu referua, sipas tij, aktekspertimit të bërë në Angli të audio-përgjimit, që thotë se “zëri i publikuar në video është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafajt”. Ndërkohë, Salianji akuzoi prokurorinë se ka dërguar një audio të vënë në dispozicion nga avokati i Agron Xhafajt dhe jo atë që është publikuar nga PD.

“Ekspertët britanikë kanë marrë zërin dhe thonë se zëri i Agron Xhafajt është i ngjashëm. Kampioni Agroni thonë është i ngjashëm me zërin e z.Xhafajt. Britanikët thonë se për zërin e Agron Xhafajt dhe të Alizotit ata ja\në zëra të ngjashëm. Prokuroria nuk ka dërguar në gjyq materialin bruto, por ka marrë një bisedë telefonike me Agron Xhafajt dhe familjarëve të tij. Nuk dimë se a është dërguar zëri origjinal. Ne e dimë se mafia përdor mjete të ndryshme dhe këta persona e ndryshojnë zërin. Megjithëse e kanë dërguar kështu, prapë thuhet se është zë i ngjashëm. Prokuroria ka çuar Agron Hysenin, që nuk dihet se kush është. Siç ka thënë Rama e Fatmir Xhafaj, edhe Prokuroria ka thënë se është komplot shtetëror”, tha Salianji./Realstory.al/  

Çështja “Babale”, të martën pretenca e prokurorisë. Nën hetim dhe Salianji

Të martën në datën 10 dhjetor, Gjykata e Tiranës e ka caktuar si ditën kur Prokuroria do të duhet të japë pretencën për çështjen Xhafaj-Babale, raporton News 24. Për këtë çështje janë disa të akuzuar, mes tyre dhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali.

Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur trafikantët e drogës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë.

Akuza zyrtare e Prokurorisë është “kallëzim i rremë në bashkëpunim” dhe parashikon burgimin deri në 5 vjet heqje lirie për ish-deputetin Ervin Salianji, akuzuar si organizator, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe të pandehurit Veliu dhe Alizoti.

Salianji i fortë vë kushte: Në PD, vetëm ata që s’na kanë dëmtuar rëndë

Ish deputeti demokrat Ervin Salianji u ka mbyllur derën të gjithë atyre që sipas tij kanë bashkëpunuar me Ramën dhe kanë dëmtuar rëndë partinë. Këto kushte, Salianji i ka vendosur vetëm një ditë pas mbledhjes së Partisë Demokratike, ku u shpreh por hapjes së partisë me emra të rinj por edhe figurave të larguara. Duket se kjo ftesë nuk vlen për ata persona që sipas Salianjit kanë dëmtuar rëndë ato.

PD është në një proces hapje, apo në një proces thirrje për të bashkuar në PD të gjithë elementët nëpër zona, që mund të kenë qenë ish funksionarë të PD që duan të bashkohen, por pa diskutim që është akoma më e rëndësishme hapja e PD-së drejt ekspertëve të rinj, njerëzve që e shohin politikën për fat të keq si gogol për shkak të keqqeverisjes apo dramave që ka shkaktuar përgjatë këtyre viteve politika. Duhet hapur drejt fytyrave, emrave, eksperiencave, njerëzve me ekspertizë të plotë të së pari dhe pa diskutim nëse do duan të vijnë personat që janë larguar vetë nga PD për shkak të qëndrimeve të tyre duhet të vijnë. Në rast se disa të tjerë kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me qeverinë për shkak të interesave thellësisht personale dhe jo të demokratëve e qytetarëve shqiptarë nuk besoj se është pengesë PD.” tha Salianji për Ora News.

Në lidhje me kritikat e Jozefina Topallit se “nëse kritikon shefin, përjashtohesh”, Salianji tha se ajo vijon të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, por nuk e ka parë të japë kontribut në asnjë mbledhje. Ai ka mbështetur idenë e hapjes se partisë, por ka kërkuar që paralelisht me këtë të vlerësohen figurat që sipas tij kanë kontribuar dhe kanë bërë betejë kundër qeverisë në këto 6 vite.

Kjo nuk është çështje emrash. Emri konkret nuk është i larguar nga PD për shkak të statutit, është anëtare e këshillit kombëtar dhe nuk e kam parë në asnjë mbledhje të japë kontribut. Sa kam parë unë në këto 6 vite të PD-së nëse njerëz që për shkak të angazhimit ose për shkak të përbaltjes, apo për shkak se mund të vendoset pas aksioneve duke tentuar që ti baltosë mund të promovohet dhe këtë nuk kam kompleks ta them për asnjë personazh qoftë ky edhe personi në fjalë. Unë them që nëse do duan nuk i ka penguar njeri. Unë shoh një qëndrim të opozitës për t’u afruar drejt figurave apo drejtë personaliteteve  qofshin këta edhe njerëz që mund të mos kenë pasur qëndrime, apo që mund të kenë dëmtuar rëndshëm PD-në. Siç ka qenë qëndrimi i personave që kanë dalë kundër në fushatën e 2017 dhe sot ndodhen në kryesi dhe ne forume të larta, që dhe persona që kanë kontribuuar nuk i kanë atë fat. Kështu që kjo çështja e trajtimit me përkëdheli sikur disa janë të nënës dhe disa të njerkës, disa që njohin pushtetin dhe disa që njohin opozitën, besoj se u është bërë bajat shumë njerëzve.” tha Salianji

“Basha ik”, kreu i PD sulmon kritikët me Salianjin: S`kanë ide

Ndonëse nuk ka folur personalisht për lëvizjen “Basha ik”, kreu i PD ka zgjedhur rrugë dytësore për të sulmuar dhe shuar zërat brenda të djathtës, që kërkojnë largimin e tij nga funksioni i kryetarit të partisë. Këtë të hënë, ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji, i cili në një intervistë për një televizion, ka sulmuar kritikët e Lulzim Bashës. Sipas Salianjit, të cilin Basha e la pa post në PD në janar të këtij viti, ish-funksionarët e partisë janë kontaktuar, por sipas tij, ata nuk kanë ardhur të diskutojnë në forumet drejtuese të partisë. Ndaj, Salianji, i quan njerëz pa ‘ide’ dhe me ‘inate’, kritikët e Lulzim Bashës.

“Të gjithë ish-funksionarët e PD-së janë kontaktuar. Një pjesë e madhe e funskionarëve nuk kanë ardhur menjëherë që të flasin dhe besoj që janë edhe këta që janë më të zëshmit në publik, pavarësisht se kanë të njëjtin funksion si unë në Këshill, nuk i kam parë në ndonjë mbledhje. Nuk është sekret të thuash që deri më tani kanë inate, nuk kanë ide”, tha Salianji. Ndërkohë, ish-deputeti demokrat, është shprehur se protestat e PD-së nuk pengojnë hapjen e negociatave. Sipas Salianjit, opozita është gati për zgjedhje kurdo që ato të dodhin.

“Vendimi për dhënien ose jo të dakordësisë për hapjen e negociatave nuk ka të bëjë me protestat. Për 50 vite Shqipëria nuk ka pasur asnjë protestë, por nuk ka pasur asnjë negociatë. Protestat shërbejnë se tregon që ka demokraci. Janë kushtet e qarta dhe të mirëfillta të partnerëve europianë për hapjen e negociatave dhe ato janë lufta ndaj krimit të organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe padyshim në kushtet e sotme, zgjedhje të lira. Ne mendojmë që jemi gati për zgjedhje të parakohshme, në çdo moment që ato zhvillohen, duke mos na gjetur të papërgatitur siç mund të ketë ndodhur në momente të caktuara për të mos pasur asnjë alibi për pjesën strukturore të partisë”, është shprehur Salianji.

Megjithatë, kritikët e Lulzim Bashës, kanë shprehur hapur qëndrimet e tyre, duke hedhur idenë e një analize brenda të djathtës, dhe më pas zhvillimin e zgjedhjeve për forumet drejtuese. Kritikët ndaj Bashës nuk kanë kërkuar përjashtimin e kreut të PD-së nga partia, por krijimin e mundësisë që Basha të përballet në garë reale brenda partisë me kandidatë të tjerë, duke marrë votëbesimin ose jo të anëtarësisë.

PD shpalli mediat armike, Salianji ia vë PS-së në prehër: Qarkoren e shkruan ata

Partia Demokratike, pasi shpalli mediat armike, po përpiqet të mbulojë gafën përmes akuzave kundër Partisë Socialiste.

Ish deputeti Ervin Salianji është shprehur se qarkoren e PD-së kundër mediave, mund ta ketë shkruar PS ndërsa thekson se ky dokument nuk ka asnjë firmë dhe as vulën e PD-së. “Kjo e ashtuquajtura qarkore mund të mos jetë fare një dokument i dalë nga PD. Unë për vete nuk e kam marrë. Ajo mund të jetë bërë nga PS dhe aty janë futur edhe disa të vërteta, dhe ndaj ka ngjitur ajo në publik. Ajo nuk ka asnjë vulë apo firmë të PD-së dhe unë nuk e di kush e ka hartuar. Unë e dënoj çdo sulm ndaj medieve si dhe neveris çdo gazetar që paguhet nga qeveria për të bërë propagandën e saj”, tha Salianji.

Por në fakt edhe më herët PD ka shpërndarë urdhra përmes dokumenteve që nuk janë të firmosur dhe të vulosur, siç ishte rasti i dokumentit të publikuar nga Realstory ku kërkohej që të mos komentoheshin akuzat e Metës ndaj Soros.

Pra duket se PD e ka taktikë pune shpërndarjen e qarkoreve të tilla pa firmë dhe pa vulë në mënyrë që më pas t’i mohojë ato, siç po ndodh në rastin konkret.

Vetëm dy ditë më herët gazeta Mapo, (që njihet për qëndrimet e saj kundër qeverisë) publikoi qarkoren e shpërndarë nga PD për anëtarët dhe ish deputetët e saj ku kërkohej që një sërë mediash përfshirë edhe Realstory.al të shpalleshin armike. Fill pas publikimit të këtij dokumenti pati një reagim nga gazetarë dhe analistë por edhe nga Reporterët pa Kufij, të cilët e dënuan këtë akt të opozitës, duke e cilësuar si një tentativë për të luftuar median e lirë.

Pas këtij reagimi në grup të komunitetit mediatik, PD po përpiqet të tërhiqet duke e mohuar se ka pasur gisht në hartimin e kësaj qarkoreje dhe për më tepër duke akuzuar PS-në për këtë. Por në të vërtetë edhe më herët vetë kreu i PD-së, në disa deklarata ka sulmuar hapur disa media në vend që nuk ndajnë të njëjtin qëndrim më të./Realstory.al

Dorëzimi i bashkive nga PD, Salianji: Kam qarë me lot për bashkinë e Devollit

Megjithëse i dorëzuan një nga një bashkitë e djathta dhe pa shumë zhurmë, ndryshe nga sa kishin premtuar, kjo s’do të thotë se demokratët janë ndjerë mirë. Përkundrazi ka nga ata që edhe kanë qarë dhe një prej tyre është edhe ish deputeti Ervin Salianji. Ai e ka pranuar vetë faktin se ka derdhur lot teksa ka parë dorëzimin tek socialistët të drejtimit të bashkisë së Devollit.

“Në momentin kur isha në bashkinë e Devollit dhe shihja demokratë, qytetarë dhe njerëz që mbështesnin prej kohësh kauzën e PD dhe dridheshin nga uzurpimi apo nga pushtimi, pa diskutim që nga përmbajtja edhe vetë kam lëshuar lot. Kjo është një sakrificë që bëjnë demokratët, por është një sakrificë që i shërben në fund interesit publik. I gjithë aksion opozitar do të matet në ditën kur të arrijë apo jo suksesin”, është shprehur Salianji në një intervistë për Ora News.

Pavarësisht kësaj Salianji vazhdon të mbështesë aksionin 6 mujor të PD-së që nisi me djegien e mandateve dhe përfundoi me dorëzimin e bashkive për të cilat thotë se ka derdhur lot.

“Qëllimi i parlamentit është që të përfaqësojë zërin e qytetarëve  dhe të marrin vendime. Në parlamentin aktual nuk ishte një parlament i cili i shërbente interesave të qytetarëve. Në momentin kur ne si përfaqësues të qytetarëve ishim kthyer në fasadë sepse asnjë mekanizëm ligjor nuk funksiononte, asnjë pushtet nuk kishte, por vetëm fjala e kryeministrit, padiskutim që i shërben interesit publik lënia e mandateve  dhe qëndrimi jashtë sistemit, për t’ia lënë të gjitha kostot e këtij sistemi, qeverisjes së Edi Ramës dhe Edi Ramës personalisht, i cili po qeveris si despot dhe jo si një kryeministër i një vendi demokratik. Kështu që jo vetëm nuk e ka ul skepticizmin lënia e mandateve, por e ka rritur entuziazmin dhe besueshmërinë tek PD, sepse nuk po lufton për pushtet apo për karrige, sepse ato karrige që kishim i lamë me vullnet, por po sakrifikon njësoj si çdo qytetar shqiptar”, është shprehur Salianji.

Partia Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe si rezultatat dorëzoi të gjitha bashkitë e djathta dhe tani ka mbetur pa asnjë pushtet si në nivel qendror ashtu dhe në atë lokal. Për më tepër PD refuzon të futet në një proces tjetër zgjedhor pa plotësuar dy kushtet e saj të panegociueshme që është largimi i Ramës nga posti i kryeministrit dhe ngritja e një qeverie teknike.

Salianji zbardh skenarin e protestës. Shqetësimi i PD pjesëmarrja masive

Përmes një urdhri kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndryshoi orarin e seancës parlamentare të së hënës ku pritet të miratohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit. E gjithë kjo vetëm për shkak të protestës së opozitës e cila do të mbahet po të njejtën ditë, të hënën më 8 korrik. Ndryshimi i orarit u bë që të mos ketë përplasje mes protestuesve dhe deputetëve.

Por ish deputeti Ervin Salianji bën të ditur se PD aktualisht ka si synim kryesor pjesëmarrjen masive, ndërsa përsa i përket skenarit kjo duket se është në dorën e protestuesve pasi ish deputeti nuk e ka një përgjigje. Megjithëse Basha një ditë më herët dha garanci se protesta do të jetë paqësore.

 “Ne i kemi dhënë rëndësi gjithmonë pjesmarrjes së madhe në protestë. Ndërkohë që kërkesat që kemi për të shtruar është largimi i Ramës, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe së fundmi edhe hetimin e shpejtë të dosjeve të dala nga përgjimet e fundit.

Është një tjetër akt i opozitës së bashkuar e cila do të vazhdojë të bind dhe të ofrojë alternative të reja për qytetarët. Për të krijuar mundësi dhe kushte reale për qytetarët shqiptarë që fatkeqësisht po ikin masivisht.

Ne jemi vetëm në situatën ku dimë se do të ketë pjesëmarrje të madhe.

Po shkojmë në çdo qytet, po i bëjmë thirrje kudo nëpër media për të marrë pjesë masivisht me 8 korrik”, është shprehur Salianji në një intervistë televizive.

Por në videon e publikuar nga Basha të premten bëhej thirrje që qytetarët të merrnin me vete fëmijët në protestë duke dhënë garanci për një protestë paqësore, ndryshe nga thirrjet e Berishës për kryengritje masive.

PD thotë nuk ka zgjedhje, por ankohet për zgjedhësit

Opozita ka vendosur, jo vetëm të mos marrë pjesë në zgjedhje, por edhe të mos lejojë zhvillimin e tyre më 30 qershor, por nga ana tjetër drejtuesit e saj janë të shqetësuar për zgjedhësit. Ervin Salianji ka renditur një sërë akuzash mes të cilave edhe ndërhyrja në sistemin e gjendjes civile nga ana e ministrit të Brendshëm.

“Pasi e kanë të sigurt që zgjedhje nuk ka, përsëri vesi nuk i le, ndërhyjnë dhe në sistem, sepse Ministri i Brendshëm kërkon t’i tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithçka dhe si qershia mbi tortë, ndërhyjnë dhe në regjistrin e gjendjes civile!”, shkruan Salianji, i cili nuk jep prova se si është bërë ndërhyrja në regjistrin e gjendjes civile dhe çfarë ndryshimesh janë bërë dhe si do ndikojnë këto ndryshime në zgjedhjet, që sipas tij nuk do të bëhen.

Rrëzohet sistemi i gjëndjes civile!Janë bërë me hije, frika ju ka hyrë në palcë.Nuk i mjaftojnë:- 1.2 milion karta…

Gepostet von Ervin Salianji am Donnerstag, 20. Juni 2019
Skip to toolbar