Salianji zbardh skenarin e protestës. Shqetësimi i PD pjesëmarrja masive

AKTUALITET


Përmes një urdhri kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndryshoi orarin e seancës parlamentare të së hënës ku pritet të miratohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit. E gjithë kjo vetëm për shkak të protestës së opozitës e cila do të mbahet po të njejtën ditë, të hënën më 8 korrik. Ndryshimi i orarit u bë që të mos ketë përplasje mes protestuesve dhe deputetëve.

Por ish deputeti Ervin Salianji bën të ditur se PD aktualisht ka si synim kryesor pjesëmarrjen masive, ndërsa përsa i përket skenarit kjo duket se është në dorën e protestuesve pasi ish deputeti nuk e ka një përgjigje. Megjithëse Basha një ditë më herët dha garanci se protesta do të jetë paqësore.


 “Ne i kemi dhënë rëndësi gjithmonë pjesmarrjes së madhe në protestë. Ndërkohë që kërkesat që kemi për të shtruar është largimi i Ramës, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe së fundmi edhe hetimin e shpejtë të dosjeve të dala nga përgjimet e fundit.

Është një tjetër akt i opozitës së bashkuar e cila do të vazhdojë të bind dhe të ofrojë alternative të reja për qytetarët. Për të krijuar mundësi dhe kushte reale për qytetarët shqiptarë që fatkeqësisht po ikin masivisht.

Ne jemi vetëm në situatën ku dimë se do të ketë pjesëmarrje të madhe.

Po shkojmë në çdo qytet, po i bëjmë thirrje kudo nëpër media për të marrë pjesë masivisht me 8 korrik”, është shprehur Salianji në një intervistë televizive.

Por në videon e publikuar nga Basha të premten bëhej thirrje që qytetarët të merrnin me vete fëmijët në protestë duke dhënë garanci për një protestë paqësore, ndryshe nga thirrjet e Berishës për kryengritje masive.




Skip to toolbar